Cfare Mendoni Per Abortin ??

Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Jam kunder abortit,nuk do mundesha dot kurre ta beja,do me vriste ndergjegja ime nese do ta beja!Por doja te thoja;ka dhe raste te cilat nuk kane zgjidhje te tjera perderisa arrisin deri ne ate pike.
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

jam pro ..po varet nga situata...psh nje situate do ishte kushtet ekonomike ste lejojne per te krijuar nje familje ska kuptim qe ti shtosh dhe nje barre tjeter....
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Ehu kushte ekonomike....po asnjehere sdo jesh i kenaqur e do duash me shume...Kjo eshte pune qe zgjidhet...
Do me shume leke...puno me shume...
Po aborti ne kete rast eshte me te vertet krime...
Pse se mendove para .... te merje mjete protektuese...

Apo ska gje...krijojme femije...e pastaj i vrasim...se ska asnje problem...per ate ekziston aborti.
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Aborti eshte nje gjyq i prisht qe denon me vdekje nje njeri aq te pafajshem sa ende nuk ka filluar se jetuari
Ata qe marin si justifikim kushtet ekonomike, kur te zgjohen ne mengjes ne vend se te mendojne sa her sot do te bejne seks, te dalin e te kerkojne nje pune e cila neser ia mundeson ta rrisin nje femi ashtu siq meriton e bile edhe i ndihmon qe ne te ardhmen te bejne seks me me qejf duke u mbrojtur me prezervative se kur je i papune as ato smund ti blesh.
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Jam pro, sepse varet nga kushtet dhe rrethanat ne te cilat femra ndodhet, dhe sduhet te harrojme qe edhe mjetet mbrojtese nuk jane 100% efektive, por 97-98%. Dhe pikerisht sepse akoma nuk ka filluar se jetuari, me mire ta parandalosh ne ate faze, sesa me vone femija te rritet ne kushte te keqija pao ku di une. Sepse ky femije i lindur ne ato kushte ka gjasa per t'u bere kriminel, ose te jete me probleme etj etj.
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Kto abortet qe te themi keshtu nuk jan pasojat e perdorimit te mjeteve protektuese...dhe hop u krijua bebushi...( waaa...pikerisht ai 1% ishte ky cifti...) por jan pasojat e mosperdorimit te mjeteve protektuese....
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Po, ai 2-3% eshte shume io vogel, por po te kapi ama? Ne rastin kur nuk perdoren mjetet, fajin e ka femra ose mashkulli, nuk po i lej te pafajshem. Po ne rastin e 2%? A eshte mire ta mbash ate femije?
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Siguria e mjeteve protektuese eshte 99%, dhe nqs do 100% perdor dhe femra dhe mashkulli mjete- femra pilulat, mashkulli prezervativ....
Me vjen keq te te them, por kur vendos te kesh kontakte seksuale me dike e bene me vetedije, dhe me responsabilitet...
Nqs sdo te vihesh ne poziten te vendosesh per jeten e nje femije...mer masa dyfish...

Mos me thuaj...1% gjynaf nga Zoti qe i ndodhi pikerisht atyre....

Femijen e krijon me dije...e jo padije....
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

OK, jam shume dakord qe duhet te mbash pergjegjesi per veprimet. Por ai 1% ka ndodhur, sepse shancet qe te ndodhe ne 6 miliard e ca njerez jane te medha, nuk eshte gje shume e rralle kur nuk kane funksionuar mjetet mbrojtese.
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Digjo une po te them kete : nqs nuk je ne gjendje si cift te kesh kujdes per nje femije, atehere meren masa 2 fish, ose 3 fish...ose mos bej seks sa eshte periudha fertile e femres...14 dite ne muaj jan boll them une...nqs do te ruhesh 100%

Por me beso, qe nr i aborteve nuk eshte i reprezentuar nga ajo 1 % qe nuk funksionoj mjeti... por jan njerez qe veprojne pa menduar, ose nen influencen e alkoolit...ose pasojat e dhunes...
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Normal, e thashe me siper, CIFTI DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI! Nuk po them qe numri i aborteve perfaqesohet nga ai 1%, me keqkuptove. Thjesht jane raste te cilat nuk jane te shpeshta kuptohet, por qe ndodhin, dhe nuk ke si e merr vesh. Dhe nuk po shfajesoj ata qe bejne seks pa menduar, nen influencen e alkoolit, ose nga dhuna. Perkundrazi. Faji ka qene, eshte dhe do ngelet i tyre. Besoj se jam treguar i qarte.
Gjithsesi jam pro abortit, por ngelet nje ceshtje shume delikate, dhe qe cdo rast aborti duhet shqyrtuar.
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Ehu kushte ekonomike....po asnjehere sdo jesh i kenaqur e do duash me shume...Kjo eshte pune qe zgjidhet...
Do me shume leke...puno me shume...
Po aborti ne kete rast eshte me te vertet krime...
Pse se mendove para .... te merje mjete protektuese...

Apo ska gje...krijojme femije...e pastaj i vrasim...se ska asnje problem...per ate ekziston aborti.

po masat mbrojtese jane po sjan 100 % te sigurta....pastaj eshte me mire ta parandalosh probelmin me perpara...pse si do ishte me mire ta lindje dhe pastaj ta lije ne jetimore kjo do ishte me e mire per te???
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Me mire do ishte mos e krijoje.... nqs sjan mjetet protektuese 100% te sigurta...abstinenca eshte :D
Nqs ben dicka....i mer parasysh ...gjithe mundesite....
 
Pe: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Mendoj dhe besoj se liria e nje femre per te vendosur per trupin e saj duhet te egzistoje. Cfaredo menyre qe ajo te ngelet shtatezane, pakujdesi;abuzim;apo kur rrezikon shendetin e nenes. Jam dakort me abortin brenda 3 muajve te pare..
 
Pe: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Sa do i vogel te jet embrioni esht krijes e zotit dhe esht jet,qe ka rrahje te vogel ne nje cep te trupit ton Dmth jet qe krijohet jet qe pret te shoh driten e diellit.Un jam kundra abortit !!!!!!!
 
Pe: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Kundraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
 
Pe: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Une jam totalisht kunder.Nese nje krijese fillon e krijohet barkun e nenes,do te thote se eshte krijuar si nje rezultati nje kenaqesie te personave qe une mendoj se duhen.Qofte me dashje apo pa dashje kjo gje.Mendojeni pak veten tuaj para nje rasti te tille ?!Besoj se do ish akoma me e veshtire te vendosje per nje abort.
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

nese nje vajz 13 vjece mbetet shtatzan
ose nje vajz e cila braktiset nga i dashuri i fejuari ku tadi un se cfar mund ta ket jam pro abortit
pasi ne te dyja rastet vajza nuk esht ne gjendje tkujdeset per femijen e vetme pa pranin e babait te femijes
apo si disa idjote qe e heqin fmijen kot se se dun ateher jam kunder
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Jam Pro. Si zgjedhje e lire dhe jo detyrim nga asnje lloj faktori social apo personal.
Do e praktikoja nese gjykoj se nuk jam gati per arsye te miat.
Te sjellesh ne jete apo jo nje femije eshte zgjedhje personale e aspak ceshtje e gjere opinioni.
Dhe sdo kerkoja asnje justifikim per pale te treta jashte procesit per arsyet qe me shtyne.
Perderisa nuk e dua ate femije qe ne ngjizje ...sdi si do ta dua me vone. Kshuqe une jam pro abortit me shume ndergjegje dhe koshience.
Demi i vetem qe shoh eshte komplikacionet qe mund te has une si personi direkt i involvuar ne lidhje me shendetin tim kuptohet.
 
Titulli: Cfare Mendoni Per Abortin ??

Jam pro nqs bahet ne kohe,dhe per arsye shum te forta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top