I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë

Kresha

A pretty face can never trick me

Qassim kaloi katër vjet e gjysmë në Guantanamo, por në fund u shpall i pafajshëm nga një gjykatë federale amerikane dhe më pas u dërgua në Shqipëri.

Abu Bakker Qassim, një musliman kinez, i liruar nga burgu famëkeq i Guantanamos dhe pasi ka fituar azil në Shqipëri, tashmë ka nisur një jetë të re në Tiranë, bën pica. Ai pret të bëhet sërish baba, por nuk ka asnjë shpresë për tu kthyer sërish në Kinë.

Kështu shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP, e cila citon Qassim; “Unë fillova një jetë të re në Shqipëri, unë nuk mund të kthehen në Kinë sepse autoritetet kineze nuk do të lejojnë të kthehem sërish tek familja ime në Kine”

Ai punon në një piceri të vogël në afërsi të një shkolle teknike në kryeqytet, vazhdon më tej artikulli, një punë krejt e ndryshme nga puna në një fabrikë lëkure që bënte kur ishte në Kinë.

اdo pasdite, ai nis punën në orën 16:00 deri në kohën e mbylljes së Picerisë.

“Unë e kam patur të vështirë të mësoj se si bëhet pica, një punë që nuk është e lehtë, sepse nuk është një specialitet që vjen nga vendi im “- i ka thënë Qassim AFP-së.

Shteti shqiptar paguan qiranë e shtëpisë dhe një shtese, prej 300 euro në muaj, por Qassim thotë se duhet të punojë për të fituar para për të mbajtur familjen e tij.

“Konkurrenca është e ashpër, por unë përpiqem të bëj receta të miat për klientët, të cilët kryesisht janë studentë të rinj,”- thotë ai.

Qassim, 43 vjeç, është një nga pesë ujgurët kinezë etnike të rivendosur në Shqipëri pasi u liruan nga kampi i burgimit të SHBA-vë në Kubë në vitin 2006.

Ai ishte në mesin e disa ujgurëve të kapur në Afganistan, kur Shtetet e Bashkuara filluan “luftën mbi terrorin” pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Ai ka shpjeguar për AFP-në se kishte shkuar në Afganistan për t’i shpëtuar persekutimit të ujgurëve në provincën Xinjiang nga autoritet kineze.

Kina e akuzon atë për lidhje me Lëvizjen Islamike Lindore të Turkestanit.

Qassim kaloi katër vjet e gjysmë në Guantanamo, por në fund u shpall i pafajshëm nga një gjykatë federale amerikane dhe më pas u dërgua në Shqipëri.

Duke folur në gjuhën shqipe, Qassim shpjegon se prej vitesh shpreson që SHBA-të ose shteti shqiptar ta ndihmojnë të bashkohet me familjen, me gruan e tij të parë dhe tre fëmijët që prej 12 vjetesh nuk i ka parë.

Pas një pritje të gjatë, ai është rimartuar, por mban kontakte të rregullta me gruan e tij të parë dhe fëmijët nëpërmjet internetit.

Ai është rimartuar dhe pret që fëmija i parë nga kjo martesë të vijë në jetë për pak javë. Gruaja e tij e dytë është gjithashtu ujgure. Ajo jetonte me familjen në një shtet tjetër evropian, të cilin nuk e përmend për arsye sigurie, dhe prej një viti ajo ka marrë azil politik në Shqipëri.

“Ne do ta quajmë fëmijën Zejnep ajo do të jetë xhevahir i kurorëzimit të jetës sonë të re në Shqipëri”- thotë Qassim.

“Në Guantanamo kemi mbajtur mjekrat tonë, sepse ajo është pjesë e zakoneve tona, por në Tiranë e kam hequr atë, sepse ka ende njerëz … që mendojnë se ka një terrorist te fshehur prapa çdo mjekre”- thotë ai.

“Unë jam shpallur i pafajshëm. Unë kurrë nuk kam qenë një anëtar i ndonjë grupi terrorist, vazhdon Qassim rrëfimin, dëshira ime më e madhe është që krahina ime të fitojë pavarësinë dhe të kthehem një ditë në vendin tim në Kinë./panorama/
 
Titulli: I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë

Shteti shqiptar paguan qiranë e shtëpisë dhe një shtese, prej 300 euro në muaj,

Do kerkoj azil politik ne Shqiperi u pa puna
 
Pe: I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë

Qenka dy here i martuar...Ishalla e gjen beqo gruan e tij te pare...
 
Titulli: I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë

E marrte mortja me mire shtetin Shqiptare, edhe punon , edhe shteti i jone i paguan qerane dhe i jep 300 euro , shtet i trashe ka mijera Shqiptare qe nuk ju del buka e gojes dhe vrasin veten ne ndertim per 10 mije lek , dhe keta i japin kinezit 300 euro , kur kete rroge nuk e merr nje me shkolle te larte.
 
Titulli: I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë

Shtet kot ..........
 
Hajde tru hajde , tkishe qene ne shqiperi ti do te thojka ka te drejt por edhe ti ke ik ne amerik dhe ke marre social apo ndoshta merr ende , he si thua duhet ta ndalte edhe ty amerika apo jo ! ?
 
Edhe ti u rrite dhe u poqe , dhe po ashtu .... ngele. Perhere i ngaterron filmat ti , nuk kam kerkuar ndonje here te shkoj ne Amerike ne rralle te pare , jam mire ketu ku jam. asistence sociale merr ne pergjithesi cdo emigrant fillestar qe vjen ketu, kane marrur edhe burra me te mire se une. Te shpjegoj edhe disa gjera qe te kesh pak me shume horizont here te tjera para se te flasish, por ti shef aty qe eshte Musliman dhe para partizan, te bej disa krahasime mes ekonomise se Shqiperise dhe per qejfin tend po them Amerikes , Ketu papunesia eshte 7.5%, kurse ne Shqiperi eshte 75%, ketu rroga minimale eshte $ 10,25 cent per ore . Kurse ne Shqiperi eshte diku tek 5-10 mije lek ne dite kete dhe te punosh ne ndertim. pastaj llogarine beje vet ti mqns je edhe intelegjent, Asistenca sociale ketu eshte diku tek 550 dollare, qe i bie pak a shume rreth 400 euro, dhe asnjeri nuk te paguan qerane e shtepise , dhe nqs punon nuk te japin as edhe nje cent , biles perkundrazi nqs te zene duke punuar duhet tu kthesh te gjithe leket qe ke marrur prapa.
 
Ta marrin shpirtin thuaj po i genjeve sikur per nje cent... Deri kur dikush e jeton, nuk e kupton Beni.
 
Pe: Titulli: I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë

Ta marrin shpirtin thuaj po i genjeve sikur per nje cent... Deri kur dikush e jeton, nuk e kupton Beni.

E njejta gje eshte me dhe UK...Pothuajse i njejti sistem...
 
Titulli: I liruar nga Guantanamo, ujguri bën pica në Tiranë

Shteti shqipetar eshte me te vertete i cuditshem. Ka njerez qe vuajne per buken e gojes dhe per ta nuk ka asistence, ndersa per keta paska? O zot o zot...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top