Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

"Kjo larushi e ngjarjeve që merren për ditë kombëtare në vende të ndryshme na jep të kuptojmë se kanë qenë vendime politike dhe jo ndonjë parim i caktuar se çfarë do të jetë dita kombëtare për secilin komb. Si u vendos që 17 shkurti të jetë dita kombëtare e Kosovës?"
Nga Nexhmedin Spahiu
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntori është festa kryesore kombëtare në Shqipëri e po ashtu edhe dita e Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurti është festa kryesore kombëtare në Kosovë. Ndryshe, festa kombëtare kryesore quhet dita kombëtare.
A është thënë që dita kombëtare të jetë data e pavarësisë së një vendi?

Ditë kombëtare caktohet data që është më e rëndësishmja në kujtesën e kombit. Ndonjëherë ajo është dita e kryengritjes, ndonjëherë dita e çlirimit, ndonjëherë dita shpalljes së pavarësisë, ndonjëherë dita e njohjes së pavarësisë, e ndonjëherë dita bashkimit me një territor të madh.

13 Korriku i vitit 1878 është data kur Kongresi i Berlinit njohu pavarësinë e Serbisë, pavarësinë e Rumanisë, dhe pavarësinë e Malit të Zi. Nga këto tri kombe vetëm malazezët e festojnë si ditë kombëtare 13 Korrikun. Rumunia e feston për ditë kombëtare 1 Dhjetorin e vitit 1918, ditën kur territori rumun u dy-trefishua me bashkëngjitjen e Transilvanisë.

Serbia në historinë e vet moderne dy-trefishoi territorin e vet në 2 raste. Pas Luftës së Parë Ballkanike kur zaptoi Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovën dhe Maqedoninë, dhe herën e dytë, pas Luftës së Parë Botërore, me 1 Dhjetor 1918 kur territoret e saj i zgjeroi trefish me marrjen e Vojvodinës, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë e Sllovenisë.

Serbia nuk konsideron ditë kombëtare as 13 Korrikun e as 1 Dhjetorin po 15 Shkurtin, ditën kur Karagjorgjje Gjorgje Petroviq nisi kryengritjen kundër osmanëve më 1804. Kjo ditë përputhet edhe me një ngjarje tjetër të rëndësishme në historinë e Serbisë moderne: 15 shkurtin e vitit 1835 datë kjo kur Serbia autonome nën Perandorinë Osmane u bë me kushtetutën e saj të parë.

Kombi më i hershëm modern i botës, suedezët, për ditë kombëtare festojnë 6 Qershorin, datën kur më 1523 Gustav Vasa Erickson u bë mbret i cili, për rrolin e tij, njihet si baba i kombit suedez.

Amerikanët kanë për ditë kombëtare datën e shpalljes së pavarësisë 04.07.1776 ndërsa Francezët për ditë kombëtare festojnë 14 Korrikun datën e pushtimit të Bastilës.

Spanjollët ditë kombëtare kanë një datë që nuk ka të bëjë fare me historinë e tyre moderne. Ata festojnë 12 Tetorin, ditën kur më 1492 Kristofor Kolumbi zbuloi Amerikën.

Edhe zvicranët ditë kombëtare kanë një datë para se të bëheshin komb, datën e një fitoreje lufte nga mesjeta: 1 gushtin e vitit 1291.

Rast i kundërt me spanjollët dhe zvicranët që festojnë data para se të bëheshin kombe, gjermanët e festojnë një datë shumë të vonshme: bashkimin e Gjermanisë Perëndimore me atë Lindore më 3 Tetor 1990.

Grekët njësoj si serbet, për ditë kombëtare festojnë ditën e kryengritjes së tyre kundër osmanëve: 25 Marsin e vitit 1821.

Interesante është se bullgarët nuk e festojnë as ditën e kryengritjes e as të pavarësisë së tyre por 3 Marsin e vitit 1878, ditën kur Bullgaria fitoi autonominë në kuadër të Perandorisë Osmane.

Kjo larushi e ngjarjeve që merren për ditë kombëtare në vende të ndryshme na jep të kuptojmë se kanë qenë vendime politike dhe jo ndonjë parim i caktuar se çfarë do të jetë dita kombëtare për secilin komb. Si u vendos që 17 shkurti të jetë dita kombëtare e Kosovës?

Kosovarët duke bërë jetën e një minoriteti etnik në Serbi (Jugosllavi) tradicionalisht kanë festuar 28 Nëntorin, ditën kombëtare të shtetit amë, Shqipërisë. Kjo datë u përforcua si festë me dy ngjarje tjera: dalja publike e UاK-së (1997) që mund të merret si datë e kryengritjes dhe ditëlindja e Adem Jasharit (1955).

Opinioni publik në Kosovë ishte më së i gatshëm ta pranonte 28 Nëntorin për ditë kombëtare të Kosovës, por aktori kryesor i politikës kosovare, në kohën kur vendosej për këtë çështje, ishte kryeministri Thaçi, i cili preferoi që kjo datë të jetë 17 Shkurti, datë në të cilën pretendon se ai personalisht ka pasur rrol historik.

Si edhe në raste tjera Thaçi përdori blofin: “28 Nëntorin s’po e lejojnë ndërkombëtarët” dhe publiku e hëngri karremin. Thaçi blofoi me sukses edhe për punën e flamurit kombëtar të Kosovës duke përhapur opinion se flamurin e promovuar nga Presidenti Rugova “nuk po e lejon Ahtisaari” e po ashtu edhe për himnin kombëtar kosovar “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” të propozuar nga autori i këtyre rreshtave më 26.09.1999 dhe përkrahur e intonuar publikisht nga Presidenti Rugova më 28.11.2002. Kështu, Thaçi me perfiditet vuri 17 Shkurtin për ditë kombëtare të Kosovës.

Si u vendos që 28 Nëntori të jetë dita kombëtare në Shqipëri?

Pse 28 Nëntori dominoi si ditë kombëtare në Shqipëri mbi datat tjera historike ka më pak të dhëna historike (do t’ishte mirë që ndokush të doktoronte mbi këtë temë). Në kohën e Mbretit Zog krahas kësaj date kremtohej edhe dita e Kongresit të Lushnjës (16-20.01.1920), i cili realisht themeloi Shqipërinë si shtet.

Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, 28 Nëntori veç ishte stabilizuar si ditë kombëtare sa që me përfundimin e saj dhe me fitoren e komunistëve, Enver Hoxha nuk pati guxim që ta hiqte nga kalendari zyrtar, por i shtoi kësaj date 29 Nëntorin ditën kur komunistët ngadhënjyen në luftën civile në Shqipëri.

Duke qenë se 29 vinte pas 28 dhe paradat ushtarake e ceremonitë në varrezat e dëshmorëve bëheshin me 29, Enveri u përpoq që ta linte 28-shin në hije të 29 Nëntorit.

Sali Berisha dhe 29 Nëntori

Ardhja e demokracisë dhe Sali Berishës në pushtet më 1992, nuk e shkundi Shqipërinë nga komunizmi. Berisha nuk kishte guximin që të dilte hapur dhe të thoshte se nuk do ta festojmë fare tani e tutje fitoren e komunistëve më 29 Nëntor, por ai bëri një përpjekje perfide për ta shmangur këtë datë. Tha se Shqipëria nuk qenkësh “çliruar” me 29 po me 28 Nëntor. Debati u fut në një rrugë qorre dhe sot e kësaj dite është objekt diskutimi.

10 Qershori -Ditë kombëtare e Kosovës dhe Shqipërisë

Festimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është një rast i mirë që prej vitit 2013 e tutje të festohet një ditë tjetër për ditë kombëtare në Shqipëri e në Kosovë. Sidomos për Kosovën, 10 Qershori është datë që lidhet shumëfish si ditë kombëtare, përveç si datë e Lidhjes së Prizrenit është dita e Rezolutës 1244 të KS të OKB kur forcat serbe kapitulluan në Kosovë dhe është dita kur Presidenti Bush shpalli në Tiranë se Kosova do të jetë e pavarur (2007). Lidhja e Prizrenit është ngjarja vendimtare që ngjizi idenë kombëtare rezultat i së cilës sot ka dy kombe shqiptare në Ballkan. Pra, lidhet edhe me historinë e Kosovës edhe me historinë e Shqipërisë.

Nëse parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë do të miratonin një propozim të tillë, jo vetëm që Kosova e Shqipëria do të mund të festonin në një ditë dhe atë në një ditë (pran)vere, por edhe liderët botërorë do t’ua uronin në të njëjtën ditë festën liderëve politikë në Kosovë e Shqipëri, dhe këta njëri tjetrit. Edhe shqiptarët në botë do të kishin një ditë ku s’do të shtrohej pyetja përse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës.
noa-16/12/2011
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Ne fakt çudi me ka bere kjo gje .Vertet jemi NJE Shqiperi Kosove, por kta te fundit jane treguar me atdhetar dhe korrekt me datat historike te Shqiperise ,sesa e kunderta.
 
Ata qe e kane e kane,,,

Por une kam entuziasmu gjith naten kur u tha "New Born"...Me shume shqiptare vella :)
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Kosovarèt kane shume respekt per Shqiperine, por Juve....

nuk dijme qka beni ju ???
 
Titulli: Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarës

Kosovarèt kane shume respekt per Shqiperine, por Juve....

nuk dijme qka beni ju ???

Ne fakt e kame thene ne nje teme tjeter Nuk duhen perdore terma juve apo neve se i dime kush jemi te gjithe..............

Sa i perket temes eshte e drejte por ta analizojme politiken qe behet ne kosove eshte e inpunuar nga te huajt edhe nuk futet ne gjak nje flamur me ngjyra te ndryshme qe te festohet ne shqiperi ..........tjetra eshte se baci ra per flamur kuqe e zi dhe jo nje qe i kane vu tani ''kjo ishte edhe shrehja e nje shqiptari qe jetonte ne prishtine'' dmth edhe pse e festojne nuk e kane me kuptim te plote festimin keshtu qe teknikisht i perkasin asaj date dhe atij flamuri tani por shpirterisht ato i perkasin kuq e zi dhe dates se clirimit te nentorit.
...........................
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

JU perdoret ende, sepse na ndan kufiri.

Kur te bashkohen, tani themi NE
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Kosovarèt kane shume respekt per Shqiperine, por Juve....

nuk dijme qka beni ju ???
Edhe Tironcit kane respekt per Shqiperine, edhe Shkodranet, edhe Matjanet. Se nje gjuhe flasim te gjithe, e te gjithe kemi nje komb.

Une ne mergim jam...por festoj edhe 28 Nentorin edhe 17 Shkurtin. Flamuri shqiptar valvitet po njesoj...si ne Nentor ashtu dhe ne Shkurt.
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

hm... nuk jam fare dakort kur thone qe kosovaret jane me patriot ose duan me shume shqiperine... patriotizmi nuk tregohet te nje feste e nje date, por tregohet te sjellja e individeve, etj..
Sa i perket festimit te festave, kosovaret e kan festuar 28 nentorin pasiqe ata jane shqiptar dhe gjithmone syte e tyre kane qene kah shqiperise..mos harroni se me pare te gjitha trevat e shqiprise u quanin shqiperi.., gjuha qe flasim eshte shqip dhe jo kosovarshe apo maqedonse shqiptare psh... pra Shqiptaret dhe jo vetem te kosoves por te kujdo vendi tjeter(maqedoni, mal te zi) jane SHQIPTAR dhe prandaj i festojne keto festa... sa i perket faktit qe a duhet te festojne shqitaret 17 Shkurtin, kjo eshte ne dore te politikes dhe organizatave te organizojne dicka, jo pupulli i thjesht... Dhe se sa shume duhemi dhe kush duhet me pak a me shume, smudn ta vendosim me thike, ajo eshte relative... personalisht me kane treguar qe ne nje shtet jasht shqiprise me 28 nentor ambasada shqiptare, mblidhte te gjith shqiptaret shqipfoles, ama kur perfaqesuesit e kosoves bene festen e pavaresise se tyre, fatkeqesisht nuk ftuan asnje shqiptar... ME kete nuk dua ti paragjykoj, ndoshta e kane bere nga ana ekonomike, por e solla thjesht si fakt qe s'ben me i pergjithsu gjerat...
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Kosovarèt kane shume respekt per Shqiperine, por Juve....

nuk dijme qka beni ju ???

sa tendicioz si shkrim ky. me kalon ne mënd nje mosmirnjohje , por te flasim me personalizime ketu un do te thoja " kalova lumin te dhjefsha kalin ". mos harro respektin ma te madh qe i ka ofru shqiptari , shqiptaris nje kosovari . normalisht tani qe te esht mundesu dhe kondicioneri ne zyr apo shpi do flasesh siç po flet ti , po hajt po bojm njanin sy shurdh , e njanin vesh qorr .

shqiponja ka tregu qe ka zemnen me te madhe , mjafto mos te merren parasysh personalizime, ose raste si te thush qe nuk sjellin tjeter veçse anet ma negative . pse duhet me festu me ngjyrat e nji flamuri qe esht imponu politikisht (siç pretendoni ju) , i bie sjemi nje komb , nuk ndajm te njejtin simbol , nuk i falemi te njejtit flamur ...per ineteresa dakort , mud ti falemi edhe atij flamuri X te shtrembrum nazist, nuk po them jo.
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

I paskeni hi fellit me kto komente ketu.
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Kosovarèt kane shume respekt per Shqiperine, por Juve....

nuk dijme qka beni ju ???

Sic shef ketu ne forum ska kufij moj Jetesa, kemi qene e jemi nje, ne respekt, ne mendim e ne asapirata, Shqiptar e Kosovar, keshtu qe po fluturoi Shqipja nga zemra ime, te ty, tek Ado, tek Kitrra123, tek Loverboy, tek XHigolo, Ida Angel e gjithkund ku ka shqiptare, te jesh e binduar qe as interesat politike skan me e nda Shqiptarin, as ngjyrat e Flamurit, as datat e Panvarsive.
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Kosovarèt kane shume respekt per Shqiperine, por Juve....

nuk dijme qka beni ju ???

Nuk e din ti jetesa, ja se ta them une moter:
Dhe Shqiptari ka shume respekt per Kosoven..:)..
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Kosovarèt kane shume respekt per Shqiperine, por Juve....

nuk dijme qka beni ju ???

Kjo gje tashem ska nevoj per te ta vertetuar ty pasi e kemi vertetuar me koh nje gje te till dhe vazhdojm e tregojm akoma ........

Sa i perket temes :D

Po te shikojm mir zvillimet politike ne kosov nuk jan ato qe vet kosova vendos por kan nje polituk te impinjuar nga te huaj,
Shqiperia fesotn festen e cilirimt te nentorit dhe perfaqsohet na nje flamur kuq e zi , gjithashtu dhe kosovo po ashtu, po te shikojm mir kosova ka nje flamur qe esht caktuar nga nje politik e huaj dhe jo nga vet kosovaret nje flamur qe si perket trojeve shqiptare ATE KUQ E ZI ,shqiperia ka si fest clirimi daten 29 muajit te nentorit dhe e feston jo vetm per shqiperin por per te gjitha trojet shqiptare pasi ne kte .
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Desha edhe une ti beja quote Jeteses por paski mbyt vete ju :D keshtu qe po rezervohem :p

Per temen Lauri ti sjell cdo here tema te gjata
por duke e marre nga titulli, nuk e di pse.
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

sa tendicioz si shkrim ky. me kalon ne mënd nje mosmirnjohje , por te flasim me personalizime ketu un do te thoja " kalova lumin te dhjefsha kalin ". mos harro respektin ma te madh qe i ka ofru shqiptari , shqiptaris nje kosovari . normalisht tani qe te esht mundesu dhe kondicioneri ne zyr apo shpi do flasesh siç po flet ti , po hajt po bojm njanin sy shurdh , e njanin vesh qorr .

Kjo behet ngase kombi lidhet per trungu e jo per dege. Pra 28 memtori festohet anekekend vendeve ku ka shqiptar dhe ne cdo qoshe te trojeve shqiptare ngase me kete date nuk eshte shpallur vetem Pavaresia e Shqiperise ne kufijte qe egzistone sot por eshte shpallur pavaresia e Shqiperise natyrale dhe kjo dihet tanime boterishte. Kjo eshte arsyeja se pse shqiptaret nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva dhe cdo qoshe e banuar me shqiptare e feston 28 nentorin. Shqiperia nuk ka asnje arsye per te festuar 17 shkurtin. Logjikishte e gezon si ceremoni dhe dergon telegrame urimi por asnje arsye nuk e lidhe qe ta festoje deri sa kemi 28-in. kjo ma ha mendja qe eshte pergjigja logjike qe duhet dhene budallalleqeve te Nexhmedin Spahiut.

PS. Zhigolo, nese Jetesa (kjo fare rrnesa qe me ca shkrime e ke bitis fare) e ka dhi ne kete teme ti ne njefar menyre e ke pshurre kshu qe kesaj fare pune munde ti themi lajm mut me shurre. Per cfare respekti je duke me folur ketu. Per respekt apo diq tjeter munde te flitet ke taljoni, allamoni, inglizi, amerikani se mes shqiptareve, ne kte restin qe po flasim nuk behet fjale per respekt, ngase ketu kemi te bejme me obligime kombetare. Keto jan dy ceshtje krejtesisht te ndryshme.
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Ky do jet fans i atij spahiut qe don me kriju parti politike ne kurriz te dobesise mendore qe kan shqiptaret per nje Bashkim KOmbtar.
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Nese ju kitrra (apo dikush tjeter) e keni shprehi te perdorni fjalor te ndyt, mua mos me perdorni me fjal te tilla. Faleminderit per kuptim!

Sme intereson 28 nentori jo se jo, por as 17 shkurtin nuk e festoj. Le te rrijne data historike, ska nevoj kurgj mi festu.

Nje njeriu qe nuk i intereso dicka nuk vjen ktu e thurr perrala zonjush Jetessa ....... Nese ska nevoj per asgje per ti festuar atere kur ske gje per te then me mir te kalosh ne te tjera tema ske nevoj te shkruash budalleqe te pa vlera :D
 
Mendoj se ti shkruan budalleqe, gje qe tregon se qfar personi je ti ReNdEx.
Mvjen keq qe mduhet te them...

E kam mesu Historin shqipetare fort mir dhe disa permendje ketu ne tekst jan veq rikujtim per mua.

Mendoj se pas ketyre Datave historike fshihet djersa jone pas tyre, jo veq festim vit pas viti -nese dikush e sheh te rendesishme aq shum.

Po e pelqej shum 17 shkurtin... Jo pak por shum.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Kosovarèt kane shume respekt per Shqiperine, por Juve....

nuk dijme qka beni ju ???

Respekti është reciprok e nderuar,përderisa po na thoni që duhet të festojmë festën e ndasisë së Shqipërisë etnike ju nuk keni respekt as për ''shqiptarët'' edhe as për Shqipërinë . Më fal që jam pak paragjykues por e kam parë dhe në ndonjë postim tjetër që je goxha ''etnike'' edhe pse tek kosovarët normalisht koncepti etni kosovare nuk duhet të egzistonte , vetëm Shqipëtare po ,është normale të egzistojë.Prsh turqit e Qipros e quajnë veten turq, ashtu edhe grekët e Qipros e quajnë grekë dhe përpos festave të tyre zyrtare festojnë edhe ato të vendit mëmë. Nuk di nëse festohet në Turqi ndarja e ishullit të Qipros dhe shpallja shtet , por nuk e besoj të ndodhë , ashtu si as në Greqi nuk festohet ndonjë festë e qipriotëve.Për temën do të thoja që kitrra e ka përmbledhur më së miri pse festohet kjo datë, dhe nuk do të bëja gjë tjetër përveç se do të përsërisja ato që ka thënë. Për ty Jetesa , diku pate thënë që kosovarët duan të bashkohen me Shqipërinë, bashkimi nuk vjen duke festuar festa që në një apo tjetër mënyrë janë ato që j'u ndajnë nga ne . 28- Nëntori nuk është vetëm festa e shqiptarëve të Shqipërisë por e të gjithë atyre që janë shqiptarë pavarsisht se ku kanë lindur
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Pergjigje per ju Iron Leon

Deri ne vitet 1989 kemi organizu gjera te ndryshme festive ne Kosove rreth 28 Nentorit, pastaj kemi pasur Konfliktin ton ne vend.

Kurse per 17 Shkurtin e shoh shume date te rendesishme (nuk bej diq siq vallezojne tjeret apo leshojn muzik te larte apo diq jonormale) por fakt qe kur vjen kjo date nga gezimi me shume permallohem per vendin tim nga dashuria qe kam per te.

Eshte e vertet qe jam vendase: shume e dua Kosoven dhe fakt qe respektoj edhe shqiptaret -Besimtaret qe jetojne ne vendin tim. Poashtu e respektoj qdo njeri qe me flet mir per vendin tim.

Nese dikush ka mendime negative rreth meje, smund askend ta ndryshoj. Une e di vet kush jam.

Per ju Shqiperine -ju kam shkrujt me lart, skam qka te shtoj mè.
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

PS. Zhigolo, nese Jetesa (kjo fare rrnesa qe me ca shkrime e ke bitis fare) e ka dhi ne kete teme ti ne njefar menyre e ke pshurre kshu qe kesaj fare pune munde ti themi lajm mut me shurre. Per cfare respekti je duke me folur ketu. Per respekt apo diq tjeter munde te flitet ke taljoni, allamoni, inglizi, amerikani se mes shqiptareve, ne kte restin qe po flasim nuk behet fjale per respekt, ngase ketu kemi te bejme me obligime kombetare. Keto jan dy ceshtje krejtesisht te ndryshme.

po thash pra mo , mos e nisim si personale se do dalim 8 me 2 bre lalke .

fundja un qe futa ne shpi 2 familje kosovare ,, nuk do te thot obligim apo jo ? nuk me obligon morali kombit , apo flamurit apo i dreqit e shejtonit por morali njerzllikut , shpirti mir , zemra. si do ta them ndryshe qe te kuptosh ? he...si thu , kam bo un a jo ,, apo do te themi se me detyroj shteti ,, çik si e veshtir me e pa me ket sy .

mu kta njerez me dolen siç shprehja me lart ,, por ça...me lejohet me thon tani se jeni gjith derra ?? ose tju fus gjith me i thes, jo pra , ket po them. ka njerez te mir sa te dush ,, shqiptaret dhe festen e flamurit e kan kthy si fest komerciale ,, e ja ma tujen ,,

apo sa per sy e faqe ,, siç bohet zakonisht,, po flitet ktu.
 
Titulli: Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarës

po thash pra mo , mos e nisim si personale se do dalim 8 me 2 bre lalke .

fundja un qe futa ne shpi 2 familje kosovare,, nuk do te thot obligim apo jo ? nuk me obligon morali kombit , apo flamurit apo i dreqit e shejtonit por morali njerzllikut, shpirti mir, zemra. si do ta them ndryshe qe te kuptosh ? he...si thu , kam bo un a jo ,, apo do te themi se me detyroj shteti ,, çik si e veshtir me e pa me ket sy .

Rrush, ulu ne Faqa e veje gishtin kokes, dhe beje dallimin mes obligimit kombtare dhe ceshtjes humanitare. Kombi si ceshtje madhore rreth te cilit mblidhen mileti i vetdijshem dhe i pavetdijshem jo rralle kalon neper sfida ku leshon zerin e arsyes per ti dal zot kombit. Ne keso raste ata qe e kuptojne se cfare eshte obligimi kombtare i therasin arsyes dhe bejne zgjedhjen e duhur. Ca kapin pushken, ca japin ushqim, ca bejne strehim, ca bartin uje e ca me mendje bejne politika nacionale. Pra secili me kaqikun e vet.

E pra rrush ne momente kur luhen fatet e kombit, kombet e pjekura dhe te formesuara, nuk ta pyesin fare ty njerzillekun, as moralin, as zemren, por shpallin gjendjen e jashtzakonshme dhe ta marrin tepricen per tua dhene te tjereve ne nevoje. Por, fatbardhesisht ne Shqiperi nuk kishte nevoje ngase populli atje u tregua i gatshem ta kryente obligimin kombtar dhe e kreu me perpikeri, madje trumcak mos harro se ca nga ta e kryen edhe ate me te shenjten, rane deshmore te ketij vendi qe para ati strehimit tende te famshem ishte veper sublime.

Kshu Zhgulo, veper humanitare, njerzilleku, qenia jote munde te kryej, ndaj te varferve, ndaj pakistanezit, ndaj afganistanezit, ndaj amerikanit, ndaj allamanezit, ndaj taljonit, ndersa ne kohe rreziku per kombin tende nuk ka vepra humanitare ngase ajo ngelet nen hijen e kryerjes se obligimit kombtar.
(PIKE E MADHE E SHTYPIT)
 
Titulli: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë

Ketu eshte beere nje keqkuptim jo kosova po Shqiptaret e kosoves e festojne Diten e pavarsise se shqiperise sejan shqiptar edhe eshte obligim moral me festu edhe pse te ne ne kosove e kan hjek prej kalendari kete dite poprape me 28 nentor shqiptaret e kosoves festojne se jan shqiptar...
Sa i perket asaj a duhet shqiperia te festoj diten e pavarsise se Kosoves une mendoj se jo pse ne jemi njekomb kemi nje dite pavarsie ajo o 28 nentori e keto tjerat jan imtesira mbi te gjitha shqiptar .

Heret ose vone do te ndihet zoni i shqiptarve te kosoves me mire po njehere eshte bota qe sundon mbi ne edhe bon qka te don une jan per bashkim kombtar po edhe ideja me dy shtete shqiptare ne ballkan nabon mate forte se kurre..
Rasti ma i lehte me u kuptuu se jemi shqipe e joo koisovar eshte se kur luan kombetarja ne vijme me mijra per te perkrahur kombtaren qe eshte edhe e jona jo vetem e shqiptarve te shqiperise sepse edhe ne jemi shqiptar edhe pse jetojme nenje shtet tjeterr
 
Pe: Titulli: Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pav

Rrush, ulu ne Faqa e veje gishtin kokes, dhe beje dallimin mes obligimit kombtare dhe ceshtjes humanitare. Kombi si ceshtje madhore rreth te cilit mblidhen mileti i vetdijshem dhe i pavetdijshem jo rralle kalon neper sfida ku leshon zerin e arsyes per ti dal zot kombit. Ne keso raste ata qe e kuptojne se cfare eshte obligimi kombtare i therasin arsyes dhe bejne zgjedhjen e duhur. Ca kapin pushken, ca japin ushqim, ca bejne strehim, ca bartin uje e ca me mendje bejne politika nacionale. Pra secili me kaqikun e vet.

E pra rrush ne momente kur luhen fatet e kombit, kombet e pjekura dhe te formesuara, nuk ta pyesin fare ty njerzillekun, as moralin, as zemren, por shpallin gjendjen e jashtzakonshme dhe ta marrin tepricen per tua dhene te tjereve ne nevoje. Por, fatbardhesisht ne Shqiperi nuk kishte nevoje ngase populli atje u tregua i gatshem ta kryente obligimin kombtar dhe e kreu me perpikeri, madje trumcak mos harro se ca nga ta e kryen edhe ate me te shenjten, rane deshmore te ketij vendi qe para ati strehimit tende te famshem ishte veper sublime.

Kshu Zhgulo, veper humanitare, njerzilleku, qenia jote munde te kryej, ndaj te varferve, ndaj pakistanezit, ndaj afganistanezit, ndaj amerikanit, ndaj allamanezit, ndaj taljonit, ndersa ne kohe rreziku per kombin tende nuk ka vepra humanitare ngase ajo ngelet nen hijen e kryerjes se obligimit kombtar.
(PIKE E MADHE E SHTYPIT)

zhgulo un ë? po mer po...po si nuk e paskam pa ket xhevahir tatin un . ca her te kam respektu per hir moshe , edhe pse fjalet i lidh simas interesit tat ,, gjithsesi ti kokërr lexo pak ,,

pse nuk kupto ku ta hudh un zarin , e me bohesh si gogol duke mu bo si profesor . per cfar obligimi kombetar po flet or malesor kosove ,, (ket ta thash qe te ndihesh krenar me veten ,, si i till qe je ) . ju luftut per te shpetu Faqen tuj , sic do luftoshin ne me grekun nuk luftut per shqiptari ndryshe do kishit luftu deri ne fund per flamur e komb, (jo duke u mçef fundja , por si boshnjaku si ajo historia , nqs do u shfarosnim , do u shfaroste gjith fshati )

un nuk mund te kuptoj nga politika e te jem i pa aft te kuptoj, por di te them se bohet sic thot populli . jo siç dun Rrugaçet politikan , siç do vendi bohet kuvendi , jo me kot ju u shpallet shtet i pavarur dhe me flamur tujin . ose siç mund te thuhet per gjendjen qe ndodhet Shqiperia sot ,,

shembulli qe te dhash esht obligim human ,, njerzor qe ka çdo individ , ne ket rast shteti SHQIPTAR , (jo ai kosovar ). fundja interesa jan po he...

un e ti , bojm gam gam kot.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk f

Mos mu beje kalama lagje ketu e kupton. Kur futesh ne debat nuk duhet qyrravitur. O debato si burrat o mos beje gam, gam,........ respekti,....... c'respekti se mua sme duhet fare respekti yt e as i askujt tjeter. Respekto debatin jo mua, e kupton apo se kupton?

Se per cfare luftuam ti rruan veze kot (se veja lesh nuk ka) e se cfare fituam ajo eshte tregim tjeter qe munde te ta shtjellojme ne tema te ndryshme.

Mbi obligimet kombtare dhe ceshtjet humanitare ta kam spjeguar me poshte dhe nuk kam cfare shtoj me teper ngase e shof se horizonti i erret i mendjes tate nuk prodhon drite me shume.

Ti si zhgulo e kishe obligim kombtar luften e Kosoves se si kreve obligimin kjo i ngelet historise

Une e kuptoj se pyll pa derra nuk ka ama qe ta marresh vesh edhe ti mire dil ne lagje e pyeti te tjeret dhe te tregon mileti. Edhe ke ne ka ca si puna yte qe i ndajne gjerat ne humanitet e c'humanitet por mos harro se turmat dhe opinionet e turmave asnjehere nuk kan dhene perfundime, dhe ndaj gjakut tende nuk ka ceshtje humanitare. Kete ta meson familja ne radhe te pare e pastaj shkolla.
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Sme intereson 28 nentori jo se jo, por as 17 shkurtin nuk e festoj. Le te rrijne data historike, ska nevoj kurgj mi festu.

Po e pelqej shum 17 shkurtin... Jo pak por shum.

Shume abstrakte Jetesa ne ato qe thua.. E pavendosur qenke.. Nje here thu s'me intereson.. njehere thu po me pelqen dhe shume..
Vendosu ne veten tende, para se te besh ofendime ndaj te tjereve..

Sa per temen.. Ne te dyja datat shfaq respektin tim per gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen..
As nuk shikoj dallime jo ju e festuat, jo ne nuk e festuam..
Nuk keni pse i pergjithesoni shqiptaret e Shqiperise dhe te Kosoves..
Nese nuk e pelqen dikush, apo nuk e feston, apo nuk respekton.. nuk do te thote se ai/ajo nje perfaqeson Shqiperine apo Kosoven..
Si e kane thene dhe disa: Pyll pa derra nuk ka.. mos beni pergjithesime..
 
Pe: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kos

Pergjigje per ju Iron Leon

Deri ne vitet 1989 kemi organizu gjera te ndryshme festive ne Kosove rreth 28 Nentorit, pastaj kemi pasur Konfliktin ton ne vend.

Kurse per 17 Shkurtin e shoh shume date te rendesishme (nuk bej diq siq vallezojne tjeret apo leshojn muzik te larte apo diq jonormale) por fakt qe kur vjen kjo date nga gezimi me shume permallohem per vendin tim nga dashuria qe kam per te.

Eshte e vertet qe jam vendase: shume e dua Kosoven dhe fakt qe respektoj edhe shqiptaret -Besimtaret qe jetojne ne vendin tim. Poashtu e respektoj qdo njeri qe me flet mir per vendin tim.

Nese dikush ka mendime negative rreth meje, smund askend ta ndryshoj. Une e di vet kush jam.

Per ju Shqiperine -ju kam shkrujt me lart, skam qka te shtoj mè.

Per ne Shqiptaret??? Ti per ca e mbake veten ?? Kosova e kujt esht sipas teje .....Mos do te thoje ju te shqiperis sepse une pervete kosovon e cilsoj shqiperi... si duket kjo per ty jetesa ????
 
Titulli: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë

Me thene te drejten me ka ngel icik qejfi qe Kosova ka zgjedh flamur tjeter... jam allnuar me Kosoven, dhe nuk dua ta festoj 17 Shkurtin :p lol

Ketej nga ne behen festa dhe per 28 nentorin dhe per 17 shtatorin, kam shkuar tek nje, ngela shume e pakenaqur pasi asnjeri nuk kendoi himnin, NUK SHKOJ ME.
 
Titulli: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë

kam shkuar tek nje, ngela shume e pakenaqur pasi asnjeri nuk kendoi himnin, NUK SHKOJ ME.

Se kane ditur!!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top