Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Keto katër shenja të zodiakut e kanë ndarjen bukë e djathë

Ne nje moment jeni të dashuruar dhe krejt papritur jeni beqarë. Ndarjet s’janë gjithmonë dypalëshe dhe prandaj mund të ndiheni të vetmuar, të trembur, të braktisur e të konfuzuar. Disa njerëz e rimendojnë gjithë lidhjen dhe pyesin “po sikur” pa pushim, pa fund. Disa të tjerë, kryesisht këto katër shenja të zodiakut, i kalojnë këto faza shpejt e shpejt, sepse ndarja është thjesht fundi që hap derën për një fillim të ri.

Dashi, sepse bie në dashuri me shikim të parë

Kur një Dash takon dikë, e di që në fillim ç’do të ndodhë më vonë. Të sunduar nga Marsi – planeti i energjisë – Dashët vendosin me intuitë. Duke qenë se janë të nxituar dhe apasionantë nga natyra, kjo shenjë gjen shpejt dikë tjetër pas ndarjes.

Binjakët, sepse u pëlqen emocioni i diçkaje të re

Të gjithë e dimë si janë Binjakët. Mërziten shpejt. Thjesht u pëlqen emocioni që u fal diçka e re, fluturat në stomak, ankthi i pritjes. Binjakët duan t’i përjetojnë a më shpesh këto ndjesi dhe prandaj, kur një lidhje merr fund, s’kanë turp të pranojnë se duan të bien në dashuri sërish.

Peshorja, sepse i pëlqen të qenit në një marrëdhënie

Peshoret nuk mund të jenë beqare. Në fakt, janë të dhënë pas partnerëve të çdo fushe, shoqe e ngushtë, partner biznesi, shoqe shkolle, motra e preferuar etj. Peshoret thjesht duan të gjejnë shpirtin binjak dhe të qenit single për një kohë të gjatë s’i shërben këtij qëllimi.

Peshqit, sepse besojnë se dashuria shëron dhimbjet

Meqë janë të ndjeshëm dhe emocionalë, Peshqit i vuajnë shumë ndarjet. Kanë kaq shumë dashuri për të dhuruar, sa kur një lidhje merr fund, s’dinë ç’të bëjnë me veten. Ama, dinë si të shohin anën pozitive të çdo situate. Peshqit janë gjithnjë të lidhur me romantikun e vogël brenda tyre dhe janë të gatshëm t’i japin dashurisë një shans të dyte.


NextV
 
Dashin e Binjaket i njoh mire ...peshqit po e po
 
Peshqit jane shpirt e zemer... Cik pa te knaq nga jeta por ohhh dashni dashni jane
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back