Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

Prishtinë – Stadiumi i Prishtinës tashmë nuk është vendtakim vetëm i futbollistëve dhe i adhuruesve të futbollit.
Prej të premtes së 17 shtatorit, stadiumi i kryeqytetit kosovar është edhe vendi i përbashkët e komunitet gay dhe lesbike. Nën të gjenden shumë kafene, të cilat janë hapur vitin e kaluar. Por, në njërin nga ta, i quajtur “Pure Pure Lounge Bar”, është kafiteria e komunitetit gay dhe lesbike.
Portali LajmeShqip.com ka marrë ekskluzivisht faktet për hapjen e këtij bari. Në ueb-sajtin Gayromeo, që është një prej faqeve më të mëdha të internetit për këtë komunitet, është bërë lajmërimi për hapjen e lokalit.“…përshëndetje. Për herë të parë në Kosovë është hapur kafiteria, që është e shoqëruar për komunitetin LGBT”, shkruhet në këtë njoftim, të cilin portali e sjellë në fotografi.
“Kafiteria quhet “Pure pure lounge bar”. Në këtë vend do të zhvillohen takimet gay, gay-party etj., nga dita e hënë deri në të shtunën është e hapur për ju, nga ora 08:00 pm deri në 23:00 pm”, thuhet tutje në këtë njoftim zyrtar, teksa shtohet se “njerëzit që duan të rrinë dhe të ndihen të rehatuar, mund ta gjejnë qetësinë në këtë vend”.
Në këtë njoftin thuhet se gay kafiteria “Pure Pure Lounge Bar” është edhe restaurant.
Të premten mbrëma në këtë kafiteri është mbajtur edhe ndeja e parë, me gay dhe lesbike.
Në këtë njoftim, janë caktuar edhe rregullat. Ndeja ka filluar në orën 20:00. Vetëm një orë ka qenë afati kur gay-t dhe lesbiket kanë pasur kohë të hyjnë brenda.“Dera hapet në orën 20:00 deri në 21:00, pas kësaj ore dera nuk hapet”, shkruhet në njoftim. Por, ndeja aty ka vazhduar deri në orën 3 të mëngjesit.
“Rregullat: Ju lutem të vini pa fustane dhe të pagrimuar. Arsyeja: sepse jemi në qendër të qytetit dhe nuk duam që të lëndohet njeriu i komunitetit LGBT”, shkruhet në njoftimin e nënshkruar nga menaxheri i quajtur LALI.
Paparacët e Portalit LajmeShqip.com, të premten, mbrëma kanë shkuar afër gay kafiterisë “Pure Pure Lounge Bar”, për të parë si ecën rrjedha e hapjes. Aty nuk janë parë shumë njerëz duke pritur, ani pse ka pasur lëvizje. Në një moment kur paparacët kanë tentuar të fotografojnë, njëri nga personat që ka qëndruar aty, e ka lutur që të mos e bëjë një gjë të tillë. Madje, njëri nga ta, që është prezantuar si organizator, u ka thënë paparacëve që “nuk do të ishte mirë që të fotografohet lokali”, pasi që, sipas tyre, “ata ndihen në rrezik nga shoqëria e cila mund të mos e pranojë këtë kafiteri”.
Portali LajmeShqip.com e ka respektuar kërkesën e organizatorit dhe nuk do të publikojë fotografi të personave që kanë frekuentuar Gay-barin e sapohapur.
“Ne jemi të rrezikuar, duhet ta dini këtë. Dikush mund të na gjuajë këtu me bombë ose t’ia fusë komplet flakën”, ka thënë një person që është paraqitur si organizator. Hyrja në këtë ndejë ka qenë vetëm me ftesa. (LajmeShqip.com)
 
Pe: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

Tani edhe kane nxjerre emrin edhe sduan ta bejne publik....

Ishalla nuk i ndodh gje njerezve qe do jene brenda.
 
Titulli: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

“Ne jemi të rrezikuar, duhet ta dini këtë. Dikush mund të na gjuajë këtu me bombë ose t’ia fusë komplet flakën”, ka thënë një person që është paraqitur si organizator. Hyrja në këtë ndejë ka qenë vetëm me ftesa.

Mire qe po e din ! Njoh personalisht njerez te tille qe jane ne gjendje te bejne akte te tilla !
 
Titulli: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

edhe ne Tirane ka, por seshte bere kaq publike, vendi mbahet sekret
ske ci ben, injoranca eshte e rrezikshme
gjithsesi urime
 
Pe: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

Une mendoja se miqte e mi gjakovare do arrinin te beheshin pioniere per nje gje te tille por ja kaloi Prishtina, ja mori rekordin ne kthese :p :p :p
Kush kam qene ne Gjakove po te me binte cakmaku ne toke e shtyja deri ne Peje me kembe dhe atje ulesha dhe e merrja , tani duhet me e shty nga Prishtina ne Prizren e jarabi te ulem ta marr :p :p :p

PS-Natyrisht urimet e mia me te perzemerta dhe ju vafte mbare.......biznesi :D :p
 
Titulli: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

Ne Gjakove s'ka pasur nevoje per lokale te tilla sepse kane shtepite e tyre lol.
 
Pe: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

Sdo ju shkoj gjat hapur .
 
Pe: Titulli: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

Mire qe po e din ! Njoh personalisht njerez te tille qe jane ne gjendje te bejne akte te tilla !

Do kene mbaruar te larten ne B&S.U.ME ***

Tani jo se kam ndonje simpati per gjinine e trete por secili e ben cte doje b... e vet .....


*** Bombs & Suicides University of Middle East
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

Tashem u kan ber dhe me ligj ktyre sesht cudi kur ti shohesh te shumohen ne numer lokale te till jo vetm kosov por dhe ne shqipri pfffffffffffffffff na mbytent kta specje ordinere...................
 
Titulli: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

As ne kohen e serbeve s'ka pasur lokale te tilla. U fut USA, u fut m*** i Perendimit.
 
Pe: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

Kush kam qene ne Gjakove po te me binte cakmaku ne toke e shtyja deri ne Peje me kembe dhe atje ulesha dhe e merrja , tani duhet me e shty nga Prishtina ne Prizren e jarabi te ulem ta marr :p :p

Po, po nga sot ketej sorrat kan filluar te fluturojne vetem me nje krah :p:D:p
 
Pe: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

po ju ca keni me ta, shikoni anen pozitive sa me shume gay, sa me shume femra te lira per ne eterot LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL
 
Titulli: Pe: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

po ju ca keni me ta, shikoni anen pozitive sa me shume gay, sa me shume femra te lira per ne eterot LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL

Po nqfs s'je i zoti per femra, nuk jane gays shanse per ty qe t'kete femra me shume te lire :biciklete:
 
Pe: Titulli: Pe: Hapet Gay-Bar në qendër të Prishtinës

Po nqfs s'je i zoti per femra, nuk jane gays shanse per ty qe t'kete femra me shume te lire :biciklete:

te japin nje dore te mire....po mesa duket ky argument qenka tabu per ty....me mire mos u fut ne detaje :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top