Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Kresha

A pretty face can never trick me
Autor: Nexhmedin Spahiu

Nuk janë turqit ata që duan të na ndryshojnë historinë, atë na e ka falsifikuar shoku Enver Hoxha dhe shërbetorët e tij.



Pas deklaratave të ministrave turq Dinçer e Davutoglu për problemet që ka historiografia e jonë në raport me turqit dhe me Perandorinë Osmane u ngrit turma e atyre që pretendojnë të jenë historianë se nuk lejojnë të ndryshohet historia, se të prekësh historinë është të prekësh shtyllën kurrizore të kombit etj.etj..

Kjo e vërtetë duket shumë cinike. Ata që prekën shtyllën kurrizore të kombit janë falsifikatorët e historisë, shërbëtorët e shokut Enver Hoxha (1908-1985) dhe nxënësit e tyre.

Këta falsifikatorë të historisë për më së gjysmë shekulli indoktrinuan breza të tërë me histori të rreme, me gjysmë të vërteta dhe me komente të çoroditura.



Lëvizja komuniste në Drenicë?!!! Lëvizja balliste në Drenicë?!!!

Falsifikimi u bë aq i paskrupullt sa ta zëmë ka njeri që ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës me temën “Lëvizja komuniste në Drenicë 1941-1945” . Emrin nuk po i përmendi për të mos krijuar idenë se po sulmoj individin dhe jo dukurinë. Krejt Drenica e di që në atë kohë s’kishte asnjë komunist në Drenicë dhe rrjedhimisht as lëvizje komuniste.

Po i njëjti person, pas rënies së komunizmit shkroi librin “Ballit Kombëtar në Drenicë” duke i konsideruar si ballistë të gjithë nacionalistët shqiptarë të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Në gjithë Kosovën në atë kohë kishte vetëm dy anëtarë të Ballit Kombëtar. Ata ishin dy profesorë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, kurse në Drenicë s’kishte as edhe një ballist të vetëm.

Nacionalistët e Drenicës si edhe ata të gjithë Kosovës ishin përkrahës së qeverisë kuislinge me seli në Tiranë deri më 1943, dhe më 1943/44 përkrahës të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në krye me Rexhep Mitrovicën (1887-1967) e Xhafer Devën (1904-1978), ndërsa më 1945/46 përkrahës të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare dhe përkrahës të kryengritjes së Shaban Polluzhës në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht këtu nuk po i llogarisë për nacionalistë një grup komunistësh të mbledhur rreth Fadil Hoxhës (1916-2000) të cilët edhe ashtu kishin rrol minor derisa u krye Lufta e Dytë Botërore.

Ky shembull eklatant tregon se sa në mënyrë bizare është shkruar historia e jonë.



Falsifikimi i deklaratës së pavarëssisë së Shqipërisë

Vargu i falsifikimeve me te cilat edhe sot e kësaj dite furnizohen nxënësit e studentët në Kosovë e Shqipëri është tejet i gjatë dhe prekë çdo pore të historisë sonë.

Disa nga këto falsifikime janë dalë në shesh pas rënies së komunizmit siç është rasti i shlyerjes së nënshkrimeve të Rexhep Mitrovicës (1887-1967), Mit’hat Frashërit (1880-1949) e të tjerëve nga dokumenti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por shumica e falsifikimeve ende kanë ngelur.

Falsifikimi i emrit të Ismail-Qemail bej Vlorës në Ismail Qemaili



Falsifikimi prek edhe vet Ismail-Qemail bej Vloren (1844-1919).

Meqë Enver Hoxha i kishte shkatërruar gjithë familjen Vlora sikurse edhe gjithë familjet tjera patriotike në mbarë Shqipërinë, atëherë kryeministrit të parë të Shqipërisë iu hoq mbiemri Vlora dhe titulli bej. Pjesa e dytë e emrit Ismail-Qemail iu bë mbiemër dhe kështu Ismail Qemail bej Vlora u tjetërsua në Ismail Qemaili. Edhe sot e kësaj dite shkollat, rrugët dhe sheshet në Kosovë e Shqipëri mbajnë tabelat ku shënohet Ismail Qemaili e jo Ismail-Qemail bej Vlora.



Vasil Shanto – terroristi komunist që mësohet si hero


Ende sot në Shqipëri rrugë dhe shkolla mbajnë emrin e heroit të popullit Vasil Shanto (1913-1944) “heroizmi” i të cilit ishte vrasja e djalit të Isa Boletinit (1864-1916), major Adem Boletinit (___-1943), komandant i xhandarmerisë në Shkodër.



Falsifikimi i nënshkrimit të Bajram Currit: letër Leninit

Dr.Krist Maloki (1900-1973) ishte tronditur kur në muzeun e Shkodrës gjatë vizitës së tij si profesor austriak viteve të 60-ta, iu kishte prezantuar dokumenti i “nënshkruar” nga Bajram Curri (1862-1925) ku kinse ky i kishte dërguar letër “Hazreti” Leninit (1871-1924). Krist Maloku pohon se e kishte njohur personalisht Bajram Currin dhe se Bajram Curri ishte analfabet dhe kurr nuk kishte vënë nënshkrim. Natyrisht ky fakt nuk e zvogëlon rrolin e Bajram Currit në dërgimin nëpër shkolla të të rinjëve shqiptarë nga Kosova.



Falsifikimi më i dëmshëm: ai për Kongresin e Berlinit

Vargu i falsifikimeve është i gjatë, por më të dëmshmin na e provon Jusuf Buxhovi.

Ky ka të bëjë me qëndrimin “armiqësor” të Anglisë dhe Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në kongresin e Berlinit më 1878. Edhe pse Jusuf Buxhovi me prova të dorës së parë dëshmon se Anglia e Gjermania në Kongresin e Brerlinit kishin ndaj Shqipërisë qëndrim identik me atë çfarë patën këto vende ndaj Kosovës më 1999, prap se prap librat tona të historisë, nga ku mësojnë nxënësit e studentët tanë, vjellin vrer kundër Anglisë e Gjermanisë së asaj kohe. A nuk është dëmtim i shtyllës kurrizore të kombit falsifikimi i raporteve të kombit me miqtë më të mirë të tij: Anglinë e Gjermaninë?



Wikileaks. Viki-اka?


Kur ka falsifikim të fakteve, atëherë komentimi i historisë bëhët akoma më banal. Ata që kanë shkruar historinë mbi bazën e fakteve dhe kanë komentuar drejt kurr nuk i tremben rishikimit të teksteve të historisë. Ata që kanë falsifikuar klithin sllogane patriotike për të fshehur krimin qe kanë bërë.

Nga Wikileaksi nuk frikësohet askush që ka folur hapur, drejt e sinqerisht në çdo kohë e çdo vend. Për ata që gënjejnë e intrigojnë: Wikileaks, Viki-اka? //mesazhi
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Mos prekni miqte tane Turqit qe 500 vjet benin plazh ne bregdetin tone dhe mbanin ekonomine tone lart ......

Po dridhen gockat e Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe gjithe heronjve te tjere qe kane dhene gjakun e tyre qe te flasim sot ne dhe mos shkruajme me zhgaravinat arabomegjypomongole
 
Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Te dogji grek ? lool

Faktet jane fakte, syte jane per te pare.
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Jane fakte ??? ku jane faktet ???

Me vjen keq per ata Shqiptare ne Kosove qe ju rra fati te kene te bejne me mbeturinat qe lane Turqit mbas debimit nga Shqiptaret ... Do ju vije dhe ju rradha te shkoni nga keni ardhur nga thellsite e azise
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Informacion plot , histori e ndryshuar për interesat politike të kohës .Diçka që ndodh me ç'do shtet të Botës ashtu si ka ndodhur . Askund nuk pashë ndonjë shkrim ku të tregojë për falsifikim e historisë në lidhje me perandorinë Osmane . Sipas këtyre ekspertëve ku është gabimi në lidhje me perandorinë Osmane ? Me aq sa dimë ne të cilët kemi lexuar historinë komuniste janë pikërisht Osmanët që për 500- vjet nuk lejuan hapjen e shkollave Shqipe , dhe kur kjo ndodhi kundërshtarët më të mëdhenj të këtyre shkollave ishin Osmanët dhe Grekët .Janë pikërisht Osmanët të cilët për të spastrurar territoret e tyre prej të krishterëve bënë ndërimet e popullsisë në Kosovë dhe اamëri , më pas ata fatkeq që çuan në anadoll nuk i lejonin as emra Shqiptarë t'ju vendosnin fëmijve të tyre . Duhet ta konsiderojmë vëlla një popull të cilit i dihet historia si ka erdhur në Ballkan ? Po ne jemi këtu para tyre, dhe duan apo jo sot këta që shohin popullin vëlla tek Turqia , ne ishim të pushtuar dhe në rrezik asimilimi më shumë prejt tyre sa asnjë komb tjetër . Historia është histori, mund të ndryshosh disa faqe të saj por nuk mund të ndryshosh të gjithë librin , nuk mund ti ndryshosh esencën, dhe esenca është e tillë që ç'farë do ndryshimi të bëhet Turqit ishin dhe do të mbeten pushtues .
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

O lover ky autori qe ka krijuar kete artikull mos ka desh te thote: "po sikur te jet deformuar" ?

As nje nga ne ska jetuar ne kohen e Skenderbeut historia ka mar form fillimisht gojarisht edhe me pas eshte shkruar!

Nese ky autor qe hudh iden se komunizmi edhe ENVER HOXHA deformoj shtyllen kurrizore te popullit Shqiptar pra historine, a eshte ne gjendje ti pergjigjet pytjeve si me poshte...

Pse Enver Hoxha nuk e shuajti fare ikonen e SKENDERBEUT Sic beri me Qazim be Mulletin?
Pse historia e Shqiperise Eshte e ngjashme me ate botrore e cila eshte shkruar para Diktatorit Enver Hoxha?
Si e konsideron ky autor Skenderbeun si hero Kombi apo si ushtar i ushtris Turke?!
A eshte Cilsuar ky autor Si tradhetar i kombit Shqiptar?
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Ja kush eshte vete Autori!

Tradhtar i kombit Shqiptar - Nexhmedin SPAHIU - YouTube

GAFURR ADILI :

LETER E HAPUR DREJTUAR ZOTIT NEXHMEDIN SPAHIU TE KOMBIT KOSOVAR..!


Bashke, une edhe Ti, njifemi prej kohesh, kur edhe (gjate takimit tone te para dy viteve, te Hotel Tirane International ne Tirane)
miqesisht iu pata kerkuar qe te hiqni dore nga kjo rruge e turpit dhe e tradhetise kombetare,
por Ju jo vetem nuk keni hequr dore, perkundrazi edhe po vazhdoni me teori bajate dhe antikombetare te tilla,
qe jane ne sherbim te armiqeve sllavo-greke te kobit shqiptar dhe te aleateve te tyre,
prandej edhe per here te fundit (permes ketij e-maili) iu lus dhe kerkoj qe te terhiqeni nga kjo rruge e turpi dhe
e tradhetise kombetare, sepse ne te kunderten, jo vetem mua, por te gjitha organet drejtuese te strukturabe kombetare te
Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptare (FBKSH), nder te cilat eshte edhe Armata Kombetare Shqiptare (AKSH)
dhe Sigurimi Kombetar Shqiptar (SKSH), do te na detyroni qe te merremi seriozisht me Ju dhe gjithe banden Tuaj,
ne kohen qe ne nuk e deshirojme nje gje te tille, sepse ne (disa here rradhazi, qe nga viti 2002 dhe ne vazhdimesi)
kemi deklaruar dhe rideklaruar se nuk duam te merremi me shqiptare, sepse puna dhe lufta jone ka qene, eshte dhe gjithemone do te jete e orientuar vetem kunder armiqeve sllavo-greke dhe aleateve te tyre te shumte.

Zoti Nexhmedin SPAHIU !

Disa here, une kam deklaruar e rideklaruar se:

AKSH NUK KA PLUMBA PER SHQIPTARE !

Dhe, kete po e riperseris edhe ne rastin konkret me Ju, por ju lus te mos harroni se akoma nena shqiptare dhe as
shkinat e Shumadise nuk kane lindur asi trimash qe kombish shqiptar ta percajne sipas modelit:
1. Republika e Shqiperise me popull shqiptar, sic eshte Gjermania me popull gjerman;
2. "Republika e Kosoves" me popull kosovar, sic eshte Astria me popull austriak;
3. Shqiptaret nen "Maqedoni" te quhen maqedonas, sic quhen zviceriane gjermanofolesit ne Zvicer;
apo edhe me keq, qe shqiptaret nen Serbi (Presheve, Bujanoc, Medvegje, Sanxhak dhe Toplice, si dhe ato ne Beograd)
te vetequhen serbe, apo edhe shqiptaret nen Mal te Zi te vetequhen malazeze, sic po vetequhen gjermanofolesit ne Zvicer.

Ju dhe te gjithe si Ju kurren e kurres nuk duhet ta harroni se Kombi Shqiptar ka qene, eshte dhe do te mbetet nje dhe
i pandare.

Ai shume shpejt do te ribashkohet ne nje komb-shtet te vetem kombetar me emrin SHQIPERI.

Prandej, edhe kerkoj dhe iu paralajmeroj qe te hiqni dore nga kjo tradheti kombetare, sepse ne te kunderten strukturat
ekzistente te FBKSH-se, edhe aty jetoni dhe veperoni Ju, do te jene te detyruara te veprojne edhe kunder Jush,
me te njejten forme sikur kunder armiqeve sllavo-greke, dhe mbi te gjitha te bandave kriminale te Serbise,
te cilat po na e shkepusin Mitrovicen Veriore, per cka edhe Ju po i ndihmoni,
sepse ne vend qe te veproni kunder tyre, Ju po veproni kunder forcave atdhetare shqiptare (FBKSH-se dhe strukturave te tij)
dhe mbi te gjitha kunder interesave madhore kombetare shqiptare.

Zedhenesi Politik i FBKS-se,
Mr. Gafurr ADILI.
Tirane, 29. 06. 2008.
 
Pe: Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Ketu qendron problemi. Kur dikush hap nje teme, ne vend se te mirren me temen, kapen me hapesin e temes dhe kalojne gjerat ne ceshtje personale.



Ti mua nuk me njeh ne jeten reale, andaj e kot eshte te te arsyetohem ketu ty dhe te tjereve se sa jam e sa nuk jam atdhetar a ku ta di une cfare mendon ti se jam/s'jam.



Mendimi yt, une nuk mendoj keshtu, si dhe shume historiane tjere. E respektoj si mendim, asgje me shume.


Wxp, autorin nuk e kam pyetur, nqfs te intereson, besoj se mund edhe ta kontaktosh disi, dhe ne fund do i marresh pergjigjet e pyetjeve tua. Ceshtja s'ka te beje vetem me historine e Shqipersie, por me historine e Kosoves. Besoj dhe padyshim se nuk jam une i vetmi, as i pari dhe as i fundit qe ka kete bindje. Ke intelektuale shqiptare, te huaj etj etj...!

p.s: Lus stafin qe ta pastroje temen nqfs anetaret mirren me mua, e jo me artikullin, ju flm :)

O zotri, Une nuk merem me njeri pa fe e pa atdhe... Edhe sme intereson ta pys ket cop injoranti...

Kshu qe une mundohem ti pergjigjem temes me intereson te di mendimin tuaj. Nuk e di a me kupton, une nuk shkrujta gje kunder teje apo temes, une shkrujta kunder ketij autori qe lexon gazeta serbe e perkthen artikujt dhe pikerisht e quan autor. Gjithesesi duhet te kuptosh me qe ke dije edhe e mbron kaq shume kete teme qe pytjeve mund ti pergjigjesh edhe ti, jan shume shkurt e sakt. Gjithe ne e dime kush eshte SKENDERBEU kush eshte Enver Hoxha, E kush e shte HISTORIA e SHQIPERISE dhe e KOSOVES,
Nese ste pelqen realiteti une mund te mos citoj me por nuk do te lej te me pordhosesh dinjitetin si SHQIPTAR.
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Kushdo qofte qe perpiqet te ndryshoje rrjedhen e historise, nuk do t'a kete te lehte, historia u shkrua, qofte ne fillim me fjale pastaj me shkrim, ka shume dokumentacione te lashta qe vertetojne ngjarje te ndryshme, keto lloj dokumentacione jane te arkivuar tashme, tani qe jetojme ne nje epoke tjeter ku teknologjia, mendimet e lira, paragjykimet kane perparuar, njerezit kane filluar te nderrmarin hapa te ndryshem, qe te ndryshojne historine ne favor te tyre. Meqenese turqit kerkojne te ndryshojne historine, qe tashme ka fillimet ose ne perandorine osmane ose ne Ilirine e lashte, me e udhes do te ishte te paraqisnin nje raport te plote ne shtetin e Anglise, po ashtu para kombeve te bashkuara ose ne BE. Persa i perket Kosoves( ketu nuk kam ndermend te fyej ndonjerin qe eshte nga Kosova, as shtetin e tij) eshte shtet i sapoformuar, duhet kohe te njohe cfare do te thote, te ruash zakonet e vendit tend, qofshin fetare ose kombetare. Deri atehere, nese Turqit kerkojne me ngulm te ndryshojne historine, ata jane drejtuar ne nje vend te gabuar.
Komunizmi, kete e kam perjetuar vete, ne shkolla lexoheshin tekste qe i botonte vete Partia. Por as komunizmi nuk ka qene ne gjendje te zhduke dokumentacionet e vjetra persa i perket perandorise osmane. Nuk eshte nevoja ta vazhdoj me teper.... Historia mbetet histori... Vetem se ka dhe njerez ose shtete qe nuk bjene dakord me historine e nje shtet tjeter, keshtu eshte kjo pune...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Gjithesesi duhet te kuptosh me qe ke dije edhe e mbron kaq shume kete teme

O miku im, nuk eshte se e mbroje kete teme, ngase nevoja e korrigjimit te historis shqiptare eshte shfaqur menjehere pas shkaterrimit te sisitemit komunist ne Evropen juglindore, e jo sot. Une nuk e di sa ke njohuri rreth kesaj por, ne Prishtine gjate viteve te 90-ta, nuk ishte Turqia ajo qe pat kerkuar te ndryshohen librat e historise ne Kosove, apo pastrimin e historise, quaje si te duash, por ishte inteligjenca shqiptare e Kosoves, prej te cileve u ndegjuan zerat e pare se historia eshte falsifikuar, duhet korigjuar, madje kishte nder ata qe thoshin se duhet rishkruar fund e krye. Keshtu qe pas perfundimit te luftes ne Kosove, gjate qershorit te vitit 1999, ne institucionet kulturore e shkencore te Kosoves (Instituti per mbrojtjen e monumenteve te kultures kah viti 2003-2004) ka pasur nje iniciative per te evidentuar shtremberimet qe ka pasur kjo histori ne tekstet shkollore te Kosoves.

P.s: Historia eshtë histori! Ajo nuk ndryshohet! Por, historia shtremberohet dhe ajo korigjohet!
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Te dogji grek ? lool

Faktet jane fakte, syte jane per te pare.


Cilat fakte?
Faktet e nje nje Nexhmedin allaturku?
Faktet i ka dhene historia e kombit tone shumevjecar i nderuar.... Nuk mundet jo ky qe ka shkruar kete paçavure po askush te ndryshoje Historine tone....
Enveri mund te kete ndryshuar fene dhe i heq kapelen per kete qe e shfarrosi fene nga vendi yne.... Pikerisht kete gje nuk mund te kapercejne dot....
Si mund te kete ndryshuar historine Enveri.... kur kjo histori eshte e shkruar nga parardhesit tane.... Jane turqit qe ndryshuan emrat e heronjeve tane, u munduan ti mundnin ti shkaterronin dhe ti kthenin ne musliman.... por ja qe nje Hero "SKENDERBEU" nuk u mposht para askujt dhe kete nuk e kapercen dot dhe sot e kesaj dite as ju dhe as vete turqit.... sepse Skenderbeu u la nje njolle te madhe "disfate" ne historine e ndritur te Turqise okupatore....
Po ashtu dhe Ismail Qemali kurre nuk iu neshtrua turqeve dhe solli diten e Pavaresise per gjithe shqiptaret.... Po ashtu dhe Pandeli Sotiri bashke me motrat Qiriazi.... arriten te mposhtin ate okupator qe donin mos te lejonin gjuhen tone shqipe te flitej dhe te shkruhej....
Turku jo vetem qe fene e dha me zor ne Shqiperi por donte te fuste dhe gjuhen e tyre te shpifur.... ashtu si kane lene disa fjale qe ndodhen dhe sot ne fjalorin tone te perditshem....
Mjaft na treguat historine o Nexhmedinaçuk e me shoket qe ke pas.... Historine e vendit tone e di dhe foshnja qe eshte ne djep sepse dhe ajo foshnje ka lindur nga gjak shqiptari.... dhe jo nga gjak turku....
Mos e prekni historine.... Historine e kane bere gjysherit tane.... ster-gjysherit tane dhe parardhesit tane te ndritur.... nuk e ka bere ky pseudo-analisti me shoket e tij turk....!!
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

E lexova me shume vemendje artikullin e autorit dhe vura re qe ai nuk prek thelbin e ceshtjes qe shtrojne historianet por mjaftohet ti sulmoje ata si falsifikatore.Ceshtja eshte:A duhet prekur historia ne kete rast e ti quajme turqit dhe osmanet njerez qe rastesisht i ra rruga nga Shqiperia e nuk bene deme dhe te keqia ndaj popul;lit shqiptar??????????????Autori kesaj pyetje NUK I PERGJIGJET por mjaftohet ti quaje falsifikatore ata qe e kerkojne nje gje te tille.Duke marre parasysh qe autori pjeserisht ka te drejte per shtremberimin e historise nga Enver Hoxha dhe historianet e tij kjo nuk do te thote qe ai ka te drejte te mbroje kauzen e ministrit te jashtem turk.Ai vetem sa thote nje te vertete mbi shtremberimin qe i eshte bere historise nga komunistet dhe duke u munduar ti denigroje ata automatikisht mendon qe kauza e tyre do bjere.Ketu gabohet sepse falsifikatore ose jo ne te shkuaren ATA PER KETE RAST KANE PLOTESISHT TE DREJTE dhe e perseris qe autori nuk i pergjigjet pyetjes dhe kauzes qe ata shtrojne por vetem mundohet ti denigroje ata si njerez e si historiane.Praktikisht i bie qe sipas tij te vazhdojme te shtemberojme historine me pretekstin sepse ne te shkuaren e paskan bere keta qe tani mbrojne kauzen shqiptare dhe historine e popullit shqiptar.E perseris:Historia nuk mund te shtremberohet sipas interesave politike dhe nese ne te shkuaren ka ndoshur nje gje e tille atehere nuk duhet kurrsesi te lejojme te ndodhe edhe ne te tashmen ose ne te ardhmen.
Do me pelqente shume me teper qe autori ne vend qe te sulmonte historianet qofshin keta falsifikatore apo pseudo te tille ti pergjigjej pyetjes:A kane te drejte keta historiane ne KETE RAST?A KANE TE DREJTE ATA QE KERKOJNE EMERTIMIN E OSMANEVE E TE TURQVE SI PUSHTUES SEPSE TE TILLE ISHIN??????????Duke shpresuar qe autori do ti pergjigjet nje dite kesaj pyetje i uroj atij dhe gjithe atyre qe i shkojne pas HISTORI TE MBARE TE SHQIPERISE DHE PROSPERITET KOMBIT SHQIPTAR NE KOSOVE, SHQIPERI E DIASPORE.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Te jet per mua merrni BAN te gjithe......mjaft me duke u perpjekur te jeni me te mire e se dini me shume duke u ofenduar e duke brockollitur per te bindur nj-tj....Un shoh njollosje Shqiptar me Shqiptar ....Saper Wikileshin skam koment historin e Shqiperis nuk ma tregon ky.
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Eshte per te ardhur keq vertet qe flasim ne emer te kombit apo historise, nderkohe qe akoma nuk kemi mesuar te rrespektojme njeri tjetrin...!
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Cuna dhe goca nuk keni pse kapeni ke feja etj,
Kush nuk ka bagazh diskutimi mos vij e futet sa per te prish temen me dy rreshta, kjo eshte analize edhe kush nuk arrin te kuptoj se si mund te zhvillohet nje analiz eshte e kote te postoni.

Per sa i perket temes une analizova se kush ka qen ai qe ka prodhuar kete shkrim, por do te dua te di akoma me shume per te shuar kureshtjen time se cfare mendon zotria qe e ka postuar kete teme, si e koncepton kete teme Loverboy une skam absulutisht gje kunder teje as fes tende te rrespektoj si antar i forumit njekohesisht sic more mendimin tim dua ta di edhe une tendin. Dhe pasi te shkruash do te dua te di se sa i beson ti ktij autori!
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Ok, më vjen keq që u fshinë edhe postime që kishin pak a shumë lidhje me temën, për më tepër edhe nga anëtarët e stafit . Tema u pastra dhe mund të komentoni mbi atë që lidhet me temën po u hedhur në akuza të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit apo mbi bindjet fetare të gjithsecilit . Vazhdim të këndshëm të gjithëve !
 
Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Wxp:

Me thene te drejten, kete pergjigje (te pyetjes sate) duhet ta jape autori i shkrimit, e ne mungese, duhet qe une, ti e te tjeret te shohin mundesine e konfirmimit te ketyre materialeve te hedhura ne kete shkrim. Autorin nuk e njoh, ai ka bere nje permbledhje te shkurter, po duhen edhe disa referenca ku mund te mbeshtetesh. Sa i perket historise se Kosoves, kemi mesuar shume rreth vllaznim-bashkimit me serbet, gje qe s'ka t'beje asgje me realitetin, ska pasur kurre vllaznim-bashkim, e shume gjera tjera. E ceka edhe me heret, historia nuk mund te ndryshohet, por ajo shtremberohet dhe ajo korigjohet.

T'pershendes
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Nuk ju pergjigje ashtu sic duhet, ose bere sikur se kuptove mire.

Une thjesht desha te dija mendimin edhe iden tende per sa i perket autorit qe ka shkruar kete teme edhe temes qe ka shkruar autori,

Eshte shume e thjeshte pytja, Ti si e analizon autorin edhe temen e tij. A i beson ketij autori?!
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Edhe sikur të jenë gjëra të vërteta ato çka është shkruar,
statusin e Turqisë askush s'mund ta ndërrojë: ka qenë
dhe mbetet në historinë tonë si agresor a okupator, si të duani
quane, mirëpo si mik nuk ka ardhur, se miku nuk vie me shpata!

Ndoshta dikush mund ta ndryshojë kërkesën e tyre që mos të quhen
ashtu nëpër libra tona, mirëpo mendjen s'mund të na ndryshojnë
dhe deri sa të jemi gjallë ka për t'u trashëguar prej gjenerate në gjeneratë!


Dhe gjithashtu i ka kontribuar një pjese të madhe të fajit të vendosjes së fatit
tonë së bashku me Perëndimin dhe fuqitë mëdha.

Sa për këtë Nexhmedinin mund të konkludoj se qenka një injorant
i madh! Nuk e dij çfarë të them për dikend që jovetëm nuk e don vetveten
por edhe është kundër tij! (bazuar në videon që shikova).
 
Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Wxp, ti me pyete se si e koncepton ti kete teme, dhe une te tregova, se di cfare s'ka te kjarte ketu. Une jam i mendimit se historia shqiptare ka gabime/shtremberime/falsifikime, eshte shkruar gjate kohes se komunizmit, dhe se duhet rishikuar nga ekspertet qe jane enkas per kete ceshtje. Lere ti sa i besoj autorit. Mos shiqo kush flet, por cfare flet, kane thene populli. S'dua neser femiu im ta mesoje historine enveriste dhe titiste. Si Enveri, poashtu edhe Fadil Hoxha kane qene antikombetar. Historia duhet shkruar duke u bazuar ne fakte dhe arkiva, jo sipas perrallave te komunisteve antikombetare. Ne Kosove s'ka pasur kurre levizje komuniste, perderisa ne historie mesohet se ka pasur. Sa e sa emra te heronjeve shqiptare ka qe akoma nuk i dine shqiptaret, e qe nuk eshte mesuar rreth tyre fare, ndoshta ca jane permendur kalimthi, te tjeret fare hic (Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, Qazim Koculi, Iljaz Dibra,Qorr Ilazi, Shaban Polluzha etj..).
Historia duhet rishikuar, permiresuar, pasiqe eshte shkruar sipas tekeve te komunisteve. Dhe duhet shkruar ashtu sic ka qene ne te vertete, jo sipas tekeve te turkut, serbit apo te kujtdo tjeter qofte.

Mirembetsh !
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Deri sa mendon nje gje te tille, ti i beson autorit! ka nje fakt qe autori i permbahet, ndersa ti ke autorin.

Gjithesesi, Lover nese te eshte tiposur nje gje e tille ta keshilloj ti besosh historise se shkruar ne shqip, komunizmi ka modifikuar apo trilluar vetem pjesen e fashizmit, si rivalet e asaj kohe, po per kohen e turqis nuk flet vetem shqiperia e turqia! Historia e shqiperise ne kohen e turqis eshte mese e qarte, Per pushtimin osman ne shqiperi flet Italia, Flet Austria, Flet gjermania, nese do te maresh informacion te sakte lexoi nese si beson asajt qe shkruhet Shqip. Fakti qe ne te dy na ben te besojm ndryshe eshte se ti i beson autorit sikur te ishte zot. Ndersa mu me ndodh e kundra i besoj faktit, letrave dhe historis te shkruar qe para diktatures.
Cdo te thoje po te lexoje disa nga letrat e shkruara ne Turqisht nga vete Gjergj Kastrioti ose sic e therrasin SKENDERBEU, Letra qe ju dergua vatikanit. Letra e malit te zi, Apo ndihma qe ju kerkua me ushtri per te mbrojtur Italine. Kto jan fakte qe nuk humbasin pamvarsisht se ruhen si dokumenta shekullor dhe kane vlera historike per kohen qe ka kaluar dhe per historine e shtetit Shqiptar sot qe vatikani nuk i publikon per disa arsye. Gjergj Kastrioti e beri turqin te besoj Se zot i shqiprese eshte Shqiptari dhe zot te shqiptareve Gjergj Kastrioti po ashtu i beri te besoj se Shqiperia ka burra nuk lidhet nga spordhjak turk qe edhe pse pushtuan 500 vjet edhe pse ishin me te shumte ne numer edhe pse na pordhunuan vodhen e plackiten ata se shuajten dot gjuhen tone ata se shuajten dot historine tone, ata spordhjak u larguan me bishtin nershal, nuk arriten te na benin qe sot te kishim nje gjuhe me to, me e bukura eshte se sot e ksaj dite nese shkon ne turqi e thu jam Shqiptar do te ken me shume respekt per shkak te frikes se sa nje Rus, Grek, Apo Amerikan, e gjithe kjo Fale Gjergjit Zotit te shqiptareve.
 
Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Fale Gjergjit Zotit te shqiptareve.

Per ty po, per mua jo ! Zoti im eshte Allahu.

T'pershendes !
 
Re: Mos na prekni historinï؟½ ï؟½ po klithin falsifikatorï؟½t e historisï؟½

Lover Boy Turqit nuk kane ba gje tjeter per 500 vjet.
Te njejten si serbet ne Kosove per 50 vjet( vetem me nje ndryshime,atyre su interesonte te nderronin fene).

Kurse ti beson sot ne Allah ,,,se Turku ja u ka imponu te pareve te tu, ka perdhunu vajza ,nenat,(se keshtu eshte poshtrimi i vertet).

U a ka marr femijet ne djep. Sic vertetohet edhe per Gjergj Kastriotin ...

Pra ty bravo qe beson ne ate qe per mendimin tim ,,,do te me kujtonte per cdo momment poshterimin qe na kane ba Turqit

Sic duket te kalojne dhe ca vite se femija jot do harroje dhe cka u ba ne luften e kosoves, nga serbet.
Do harroje dhe poshterimin qe ju be femrave ne kete lufte.

Per mua jane Turqit me keq se Serbet, vetem me nje ndryshim une sdi as nje fjale serbisht kurse Turqit na bastardhune dhe GJuhen tone. Qe te mos themi dhe racen.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Per ty po, per mua jo ! Zoti im eshte Allahu.

T'pershendes !

O Lover, Gjergji nuk eshte zoti ku besojm e falemi, e quaj zot sepse fale tij sot flasim shqip, fale tije sot kemi shtetin tone. Per ty eshte Allahu per tjetrin eshte Jezu Krishti kurse bashk na bashkon Gjergji...
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Autor: Nexhmedin Spahiu

Nuk janë turqit ata që duan të na ndryshojnë historinë, atë na e ka falsifikuar shoku Enver Hoxha dhe shërbetorët e tij.

E keqja e tere kesaj, perfshi edhe politikanet turq eshte se, historine ne asnje vend te botes nuk e bejne politikanet, analistet dhe gazetarucet, por ne vende normale dhe demokratike ate e shkruajen Akademiket dhe njerezit e shkences.
 
Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Kurse ti beson sot ne Allah ,,,se Turku ja u ka imponu te pareve te tu

Eshte mendimi juaj ! Sot cdonjeri eshte i lire te kthehet ne "fene e te pareve" nqfs mendon se besimin fetar e ka te imponuar. Por kjo eshte teme tjeter, mos t'dalim tani nga tema.

Pra ty bravo qe beson ne ate qe per mendimin tim ,,,do te me kujtonte per cdo momment poshterimin qe na kane ba Turqit

Nuk te kuptoj se me cfare e lidhe kete, s'ka asgje logjike sipas mendimit tim, te nderrohet feja per shkak te atyre qe ta sollen fene, ne kete rast turqit. Po krishterimi si u perhap ? Me paqe edhe tek shqiptaret si ne vendet tjera te botes apo...? Mos dil nga tema aman.. !

O Lover, Gjergji nuk eshte zoti ku besojm e falemi, e quaj zot sepse fale tij sot flasim shqip, fale tije sot kemi shtetin tone. Per ty eshte Allahu per tjetrin eshte Jezu Krishti kurse bashk na bashkon Gjergji...

Sa e di une, me korigjo nqfs e kam gabim. "Zot" me "Z' te madhe te shtypit shkruhet per Krijuesin / Zotin. Ndersa kur eshte fjala "i zoti/zot/", me te vogel. E thash ate me lart, mu per kete arsye, ngase e shkrove me te madhe "Zotit te shqiptareve ". Shpresoj se me kuptove tani. Sigurisht se ke pasur qellim tjeter.

ate e shkruajen Akademiket dhe njerezit e shkences.

Kete dua ta them edhe une kiterr, nqfs nuk frikesohemi dhe kemi bindjen se 100 % historia jone eshte e sakte, atehere s'kemi pse te bejme aq shume pluhur. Koha eshte ilaci me i mire, do shihet me kalimin e kohes se cfare do behet me marrjen e ketyre hapave.

Ju pershendes !
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Ne fakt Loverboy asgje nga ato qe shkrua ti nuk me duket e llogjikshme ,,ky eshte mendimi yt.
Dua te them qe po te kishin perhap Serbet me force ne kosove Ortodoksine ,,,do ishe kaq entusiast sa je per myslimanizmin ,,,dhe kjo eshte pjese e historise tone

Pergjigju te lutem!!!!!!!!!

---------- Post added at 11:21 ---------- Previous post was at 11:15 ----------

Edhe ky Loverboy ,,,i pergjigjet vetem ca pikave qe i interson (kur lexoj qe koha sheron gjithcka).E thash dhe me siper nga persona te tille cas pritet,,,pritet te harrohet dhe lufta ne kosove...
 
Pe: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Edhe njëherë , keni tema të ndryshme fetare ku mund të përgjigjeni dhe të parashtroni pyetjet tuaja . Nuk është tema e duhur kjo këtu për të treguar se si u përhap një besim apo një tjetër . Besimet fetare në të gjithë kohrat, qofshin më parë qofshin më vonë janë përhapur me ''dhunë'' dhe dhunë nuk do të thotë vetëm vrasje. Shqiptarët kanë qënë paganë dhe nëse nisim të parashtrojmë se si ç'do fe ka hyrë në Shqipëri atëherë del se pavarsisht largësisë kohore ç'do fe ka qënë e dhunshme dhe ka hyrë si e tillë në një popullsi pagane. Nuk është aspak e vështirë që komentet të drejtohen tek tema dhe të keni të gjithë një bashkëbisedim normal .Prandaj, j'u lutem të gjithëve që të komentoni deri atje sa tema lejon .
 
Pe: Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Sa e di une, me korigjo nqfs e kam gabim. "Zot" me "Z' te madhe te shtypit shkruhet per Krijuesin / Zotin. Ndersa kur eshte fjala "i zoti/zot/", me te vogel. E thash ate me lart, mu per kete arsye, ngase e shkrove me te madhe "Zotit te shqiptareve ". Shpresoj se me kuptove tani. Sigurisht se ke pasur qellim tjeter.

Po ca thu o lover... Une ta kam shpreh qart kuptimin e fjales zot, Se u shkrujt me te medha se u shkrujt me te vogel crendesi ka, une du qe ti te kuptosh si ndihet nje shqiptar kur fyet spyt mo as per zot :D.
 
Titulli: Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë

Jo nuk kisha qene aq entusiazist me force ! Perkundrazi, t'ishte me deshire, ndoshta isha gezuar. Por meqe kam bindjen se nuk eshte perhapur me dhune Islami, nuk e di ku eshte dobia qe te zgjatet diskutimi me ju, ne lidhur me kete ceshtje. Te mos dalim nga tema te lutem. Po pate dic me shume, me dergo MP, diskutojme sa t'ke deshire apo hape nje teme te vecante. Ju keni bindjen tuaj, ne bindjen tone, respekt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top