Vdes Amy Winehouse

Këngëtarja Amy Winehouse është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër.
article-0-005283FD00000578-650_468x394-300x252.jpg
27-vjçarja së fundmi ka pasur probleme të mëdha me shëndetin madje ajo kishte marrë edhe paralajmërim nga mjekës se nëse nuk hiqte dorë nga alkooli jeta e saj do të merrte fund shumë shpejt.

Deri tani vdekja e saj është e pashpjegueshme.

Muajin e kaluar ajo ishte në turne nëpër Evropë dhe gjatë performancës në Beograd u pa tek këndonte në gjendje të dehur.

Për 90 minuta ajo kungoi në gjendje sa që nuk mund të ruante ekuilibrin dhen ë fund ajo u largua duke lënë bandën në skenë.

Amy ka pasur një luftë të gjatë me alkoolin dhe drogën gjë e cila ia ndërpreu dhe karrierën brenda pak viteve.

Winehouse publikoi albumin e parë Frank në moshën 20-vjeçare ndërsa famën mbarëbotërore e fitoi me këngën Back to Back, me të cilën fitoi dhe 5 çmime Grammy Awards.
Shekulli!
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

R.i.P gjynaf nje talent i tille te marre fund kaq keq :(
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

R.I.P po anyways she should have gone to a rehab :(

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Re: Vdes Amy Winehouse

Une e njoh me kete kenge...Gjynah se e re...
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

Eshte gjynaf kur ke talent te veteshkatrohesh keshtu....
Fama dhe leket e prishin njeriun....Droga dhe alkooli e fusin ne vare...
Gjynaf se ishte e re...
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

Ngushellime familjes dhe RIP Amy. Gjynaf, ngelen duke u shuar gjith kta artiste te mire :(
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

Këngëtarja britanike Amy Winehouse, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Londër. Këngëtarja 27 vjeçare Amy Winehouse është gjetur e vdekur në apartamentin e saj, në veri të Londrës, ka konfirmuar policia britanike, raportojnë mediat vendase.

Kohët e fundit ajo ka patur shumë probleme për shkak të pijes dhe përdorimit të substancave narkotike. As terapitë e shumta në të cilat mori pjesë nuk rezultuan të suksëshme për të.

Amy Winehouse u bë e famshe si këngetare, por ajo çka ia shtoi edhe më shumë famën dhe vëmendjen e medieve ishte jeta e saj personale.

Britanikja u bë e famshme përveç për këngën edhe për jetën e saj personale. Ajo shkoi në shumë terapi të pasuksesshme....
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

Qysh e lyp e gjen thojn ..
Kjo i pat hyp skijav mrapsht moti .
Spom dhimet qe ka dek ... po qysh ka dek.
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

Gjynaf esht se ngelen duke u shuar artistet cdo dit e me shum , por me kte mendje qe pati kjo sdo mend qe nuk e kish te gjat alkol ne maksimum dorg pa hesap edhe trupi aq e ka duron duron edhe plas, nuk e di si i ka duaruar kaq gjat zemra ksaj vajze . kur ne nje koncert qe do jepte kjo nje her ne angli kishte kerkuar 40 shishe jack danjel per te pir para se te dilte ne sken perndryshe sdilte ne sken kjo esht qe i ka sjell vdekjen ksaj artistje ...
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

RIP fiksim nje kenge te kesaj Valerie :(
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

"Back to Black" eshte hiti qe e beri te famshme.....shtohet lista e 27 vjecarve te vdekure nga overdoza :(...Jim Morrison, Kurt Cobain,Jimi Hendrix....ne fije te perit e jetuan jeten pas suksesit te gjithe edhe njesoje perfunduan te gjithe.

R.I.P. Amy :(
 
Titulli: Pe: Vdes Amy Winehouse

te rrojne te tjeret

kjo e mori ate qe korkonte prej vitesh,COLOR]
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

Sa keq me vika,..:(,..u prefte ne paqe,. repertori i saj do jete gjate ne koleksionin e muzikes boteror ishte e pakrasushme ne rrymen e saj,.!
 
Titulli: Vdes Amy Winehouse

Rruge e mbare o shpend i trazuar.
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

R.I.P
As e para dhe as e fundit artiste gjeniale qe largohet para kohe nga kjo jete......per mua kishte nje ze te mrekullueshem dhe nje karakter `te cmendur` si shume artiste te tjere te medhenj.Kenget e saj do jetojne shume me gjate se ajo vete, per kete jam mese i sigurt.
 
Titulli: Vdes Amy Winehouse

Ne gjendjen qe ishte me mire qe iku :p Te pakten la gjurme dhe do e kujtojme si kengetare te mire por me karakter te dobet.
 
Titulli: Vdes Amy Winehouse

sikur ta donte dhe te kujdesej me shume per veten................
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

Kantautorja britanike Amy Winehouse, e njohur për kontrastet e vokalit të saj, ka ndërruar jetë sot në moshën 27-vjeçare, sipas gjasave, për shkak të një mbidoze droge.
Winehouse, tepër e vlerësuar edhe për miksimin që i bënte zhanreve të ndryshme muzikore, përfshirë R&B-në, soul-in dhe jazz-in, u gjet e pajetë në banesën e saj në Londër.
Rrethanat e vdekjes nuk janë ende të qarta. E cilësuar një gjeni, por me një jetë të çrregullt, 27-vjeçarja tepër e talentuar duket se i pagoi shtrenjtë veset e saj. Alkooli dhe droga i kanë kushtëzuar gjithmonë spektaklet e saj, siç ishte dhe rasti i koncertit të fundit në Serbi.
BBC shkruan se vdekja është konfirmuar edhe nga zyrtarë të policisë. Sunday Times supozon se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje. Miqtë e këngëtares, shkruan gazeta Daily Telegraph, thonë se në muajt e fundit të jetës, ajo ishte e varur nga vodka dhe se kishte momente që humbiste krejtësisht kontrollin.
Shtypi vendas thotë gjithashtu se brenda kësaj jave, ثinehouse kishte humbur ndjenjat në shtëpi të paktën tre herë.

lajmifundit
 
Pe: Vdes Amy Winehouse

Fjalet e fundit te Amy-t: 'Mama, te dua shume'

"Mami, të dua shumë”. Këto kanë qenë fjalët e fundit të këngëtares 27-vjeçare Amy Winehouse, e cila humbi jetën tre ditë më parë, duke shokuar mbarë botën. Këngëtarja kishte ngrënë drekë tek shtëpia e mamasë së saj dhe më pas kishte shkuar në shtëpinë e vet, ku ka pirë disa gota vodka. I ka thënë badigardit se do të flejë, ndërsa ka i fundit e ka gjetur pa jetë pas disa orësh. Policia deri më tani e ka përjashtuar mundësinë e overdozës, pasi në dhomë nuk është gjetur drogë. Ish-bashkëshorti i saj, Blake, ёshtё shprehur se nuk i pushonin lotёt nga kjo humbje e madhe. Megjithёse tё ndarё dhe ai i martuar me njё grua tjetёr, thotё se asnjёherё nuk ka pёr tё dashur njeri aq thellёsisht sa ka dashuruar atё./Shqiperia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top