Tubim i madh për Piramidën

My Self

Born To Be Happy
piramidapro.jpg

Organizatorët e kishin quajtur "takim qytetar". Me pak fjalë, asgjë më shumë se sa shëtitjet e netëve verore të kryeqytetasve në lulishten përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.
Por, kësaj here, me një angazhim të vogël qytetar, plotësimin e një peticioni në mbrojtjes të godinës.

Qytetarët, të shtresave dhe moshave të ndryshme, e konsiderojnë këtë godinë një monument që duhet ruajtuar.

Organizatorët që morën fjalën, figura që kanë qenë aktive në mbrojtje të godinës, folën për vlerat arkitekturore, historike dhe simbolike të saj.

Të enjten e kaluar, më 14 korrik, Kuvendi miratoi në seancë plenare ligjin për procedurat dhe rregullat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar, që do të ndërtohet në hapësirën ku ndodhet sot Qendra Ndërkombëtare e Kulturës… pas prishjes së saj.
Top Channel !
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Mqns piramida qenka dicka qe kujton komunizmin dhe duhet zhdukur deri diku jam dakort , por mqns eshte vetem nje godine dhe nuk besoj qe po i ben kujt ndonje dem . Por une jam i mendimit qe per te zhdukur komunizmin mire duhet zhdukur Sali Berisha bashke me klyshet e tij qofshin te djathte apo te majte , qe kane qene komunista me testa partie , dhe kane vrare e kane prere, politikane legena , cdo dite e me keq po behet ne Shqiperi.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Te sheshi me prisni se erdha dhe un :D
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Po e shembin,.idiotsit e ketyre njerzve nuk kane funde,..Si do qe ta marresh ajo perfaqson nje cope histroie,.periudhe te jetes Shqiptare,.dhe askushe ska te drejt te fshije ose te shembe ate cfare perfaqson popullin,.dhe nje priudhe te caktuar kohore,ndryshimet pozitive behen ne veprime ekonomike sociale dhe shoqerore e sigurishte politike,..por jo duke shembur ndertesa dhe budalliqe gjoja i perkasin Komunizmit dhe duhen zhdukur,.
Kesaj i thone paguaj taksa e tvsh,.populli i shkret per te bere realitet ide totalishte te pakuptimta,.ajo duhej te kishte kaluar me votim nga populli i tiranes,.te pakten kete te drejt duhej ta kishte populli i Kryqytetit,.
per mua ajo ishte simbol i Qytetit..(besoj dhe per % me te madhe te qytetarve,.)Me vjen keq qe sdo jete me kafeja Mumja,.kur te shkoj ne Tiran,..kam pire shume kafe aty..ndjenj keqardhje qe do e shembin jashte mase.
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

per mendimin tim piramida perfaqson vetem arkitekturen enveriste,,qe e ke te demostruar ne te gjitha qytetet e shqipris,,ne permasa te medhaja dhe te vogla,

ajo nuk perfaqson kulturen e popullit sic lexova me lart,,se sa per kte populli nuk esht pyetur me perpara,,por tani ne vitet e demokracis qe pyetet populli dalin kto probleme,,dhe kjo esht normale,,

por c´far nuk esht normale dhe qe nuk me pelqen,,esht fakti qe piramida po mborhet nga pushteti i medjas qe esht i instaluar mbrenda saj,,pasi esht e kuptueshme!! deshirojn te ken medjen e instaluar ne piken me te mir te mundshme,,,mes institucjoneve me te rendesishme te vendit,,dhe ne mes te qendres,,kete nuk duan ta humbin ne asnje mynyr,,pastaj ksaj i shtohet edhe fakti qe Top media esht armike e hapur e politikave te ksaj maxhoranse,,si do qe te jen ato te mira dhe te kqia,,top media ka vite qe e sulmon dhe ka ndikuar shum ne dizinformimin e popullit rreth genjeshtrave dhe te vertetave,,

ne te vertet Piramida nuk simbolizon asgje qe ka te bej me kombin shqiptar,,

por edhe sikur te hiqet nga toka,,piramida esht e dokumentuar,,askush nuk mund ta shlyej nga historia,,ashtu sic nuk mund ta shlyejn enverin apo salen.

por ajo qe duhet te behet esht qe kur kto gjera plaken,,duhet te ndrohen,,

pastaj piramida,,esht ne nje pik ku asgje sdo te pershtatej me mir se Parlamenti,
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

o ilirijam ne baze te kesaj qe thua ti,,marrim nja kazem..(ma do mendja dilektin Gege e kupton ti,.:)..)..dhe ikim ne Apoloni dhe Butrint,.etj etj vende te vjetraaa..dhe i shembim i shkaterrojme dhe i nderrojme veme te rejat..:)..te me falesh per nderhyrjen ,por drejt llogjika jote per te nderruar te vjetren me te ren perfundon me kete lloj veprimi,.!..
 
apollonia nuk mund te krahasohet me piramiden!! apollonia apo butrinti jan qytetrime!! dhe jo godina!!

pastaj piramida esht ne qender te tiranes,,ne kryeqytetin e shqipris,,,pervec se esht e shemtuar ,,esht edhe jo funksionale,,

nese Top Media nuk do te kishte qen e instaluar ne ate godin,,nuk do te ishte ber kaq "zhurm e madhe"

por ja qe esht,,dhe ata mundohen duke paguar njerez qe te opinjonojn ne lidhje me kte,,per ti veshur asaj vlera arkitekturore historike dhe kulturore,,qe asnje nga kto nuk e pocedon ajo godin,,

ne kuptimin qe ajo ka nje histori pas vetes,,por edhe sheshi Skenderbeu ka patur nje histori dhe nje stil arkitekturor,,por u desh qe te ndrohej per tu pershtatur me aktualitetin.
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Ne Shqiperi kryesuesit tane duan te bejne gjithcka moderne, duke lene pas te shkuaren. Cdo gje mbahet mend per historik, kto duan te shkaterrojne historikun.
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Nuk shëmbet e kaluara me shëmbjen e një piramide . U shëmbën të gjitha ndërmarrjet , të gjitha kanalizimet e vaditjes madje u prenë edhe pemë me moton: ''ti prishim se janë të komunizmit '' Historia nuk shëmbet i pëlqen apo jo dikujt mbetet histori dhe nëse kjo histori nuk do përfaqësohet me piramidën si ndërtesë do të përfaqësohet me piramidën si foto në të gjithë librat e historisë . ثshtë shumë idiote kjo lëvizje e qeverisë , por kuptoj lehtë që është një mënyrë tjetër për të vjedhur disa fonde publike .Nëse është një strukuturë e panevojshme ne të gjithë e dimë mirë që nuk është kështu . Kjo piramidë mban emrin Qëndra e Kulturës ''Pjetër Arbonori ''për ata që nuk e dimë . Nëse televizioni shihet si kërcënim ok gjej një mënyrë tjetër edhe këtë piramidën nuk ke pse e prish , mund ta këthesh në një qëndër kulture ,biblotekë apo ç'do gjë tjetër . Në atë piramidë janë investuar djersa dhe mundi i popullit Shqiptar jo e Alisë, apo Hoxhës . Kostoja e saj në atë kohë ka qënë 5 milion dollarë . Jemi vërtet kaq të pasur sa të shkatërrojmë një ndërtesë që ka kushtuar kaq shumë lek ? Nuk besoj se jemi , gjithsesi nëse menderja e Jozefinës do komoditet këtë mund ta gjejë duke ndërtuar një parlament diku tjetër , pasi kostos së ndërtimit i rritet edhe kostoja e ndërtimit të mëparshëm dhe shkatërrimit . Komunizmi nuk çrrënjoset duke shkulur ndërtesat por duke e shkulur atë nga mëndjet e këtyre drejtuesve tanë. Kjo gjë duhet të nisë nga ''demokrati'' Sali në rradhë të parë .
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Problemi eshte tek simbolet!

Piramida perfaqeson historikisht pavdekesine

meqe e ndertoj Enveri prezumohet qe perfaqeson pavdekesine e tij...

Berisha qe t'ia heq ket simbol Enverit ka vendosur ta shemb ne menyre qe te krijoj simbolin e vet, pra, per shembjen e simbolit ai do marri simbolin e vet piramides dhe jo vetem por edhe per ndertimin e simbolit tjeter parlamentit.

Piramida do shembet........ mire apo keq? e din ju qe jetoni atje

Ka edhe faktore ekonomik duhet ndonje veper e madhe qe te justifikohet dhe te marrim ca lek nga FMN, BERZH, apo operatore te tjeter financiare ne menyre qe te vjedhim pak lek se preventivi eshte i majme....
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Po pse duhet ta shohim ne libra ne duke qene se mund ta kemi perballe. Ato qe se dine pershembull duhet te marim 1 liber qe tjua tregojme ketu ka qene Piramaida, me duket shume absurde kjo gje. Se kuptoj cpune po ju prish dhe çkane ndermend te bejne !
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Eh ç'budalliqe. Po si ore njerez perfaqeson arkitekturen enveriste, por kot s'behemi popull ne se injoranca eshte ne kulm. Duam medoemos te fshijme nga kujtesa kush ishim dhe nga vijme, dhe nuk na shkon neper mend fakti qe ndoshta, vetem ndoshta, duke fshire ato monumente qe jane ndertuar ne te kaluaren po fshijme edhe historine tone...po mohojme veten!!

Sa per faktin qe nuk eshte perdorur, si ore nuk qenka perdorur? Vetem 2/3 vjet ka sherbyer si muze i enver hoxhes, pjeses tjeter (pra 20 vitet e tjera) ka sherbyer si ndertese kulturore ne te cilen jane zhvilluar ekspozita, koncerte, etj etj.

Mjer nena Shqiperi per bijte e saj...qe po e shkaterrojne ç'do dite e me shume!
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Po vetem per te shkaterruar e per te prishur, si lene dot gjerat sic jane dhe te mendojne te bejne dicka te re pa prishur ato egzistueset!
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Iron!!

esht e vertet se komunizmi nuk shkulet po nuk e shkule nga mendja se pari,,

por edhe ndertesat qe simbolizojn komunizmin duhet te shkulen!!

sepse per ndryshe i bie qe te mos jesh as per rrezimin e bustit qe ka patur ne mes tiranes,

nuk e di por shpeh her nuk gjej arsye perse mund ti kundershtoni disa gjera,,dhe shpesh dal ne konkluzionin se shum njerez kan frik se mos parlamenti do quhet parlamenti i salihut!! dhe kjo e lidh "gjith kte ceshtje te madhe" me shum me inate,,sesa me arsye.
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Dmth sipas teje u dashkan prishur edhe rruget qe ka bere Enveri, edhe tunelet, edhe gjithcka qe eshte ndertuar ne kohe te komunizmit?
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Se pari te fillojme me nje kasme te kokat e disave qe mendojne se duhen prishur TE GJITHA gjerat qe ka ndertuar komunizmi.

Se dyti meqe duhen prishur te gjitha keto ndertesa, shkoni prishni ato bunkeret qe prishin gjithe bukurine e vendit tone nga jugu ne veri.

Neper cdo raporte te turisteve te huaj une lexoje vetem shkrime per bunkeret edhe jo per piramiden.

keshtu qe gjeni ca kasma edhe shkoni prishni kokat e ketyre revolucionarve te 2000 e leshit.
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Dmth sipas teje u dashkan prishur edhe rruget qe ka bere Enveri, edhe tunelet, edhe gjithcka qe eshte ndertuar ne kohe te komunizmit?

rruget nuk e simbolizojn diktaturen dhe as epoken e enverit,,se jan rishturar dhe shtruar po thuaj se te gjitha:p

rruget dhe tunelet simbolizojn shkallen e zhvillimit ne nje vend!!

un mendoj se kryeqendra e Shqiptarve,,duhet te jet e gatshme per te ndryshuar totalisht edhe disa 10tra her tjera gjat 50 viteve qe do vin!!

nuk mbetet kultura dhe as fati nese do dim se kush jemi dhe nga shkojm,,ne doren e piramides!! dhe as parlamentit!!

ato jan godina qe do jetojn sa do jetojn dhe do te rrezohen nje dit,,per ti leshuar vendin nje tjeter epoke dhe per te simbolizuar nje tjeter ralitet,,

por kjo sdo te thot se kto do te harrohen,,
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Bohhh, cfare mendimesh ketu!!!
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Se pari te fillojme me nje kasme te kokat e disave qe mendojne se duhen prishur TE GJITHA gjerat qe ka ndertuar komunizmi.

Se dyti meqe duhen prishur te gjitha keto ndertesa, shkoni prishni ato bunkeret qe prishin gjithe bukurine e vendit tone nga jugu ne veri.

Neper cdo raporte te turisteve te huaj une lexoje vetem shkrime per bunkeret edhe jo per piramiden.

keshtu qe gjeni ca kasma edhe shkoni prishni kokat e ketyre revolucionarve te 2000 e leshit.

ti revulicjonari i 2011 !! bashk me ramen ngjelen dhe erionin,,

duhet te kuptOni se nuk kerkohet rrezimi i gjithshkaje,,sepse kuptohet se gjithshka nuk mund te rrezohet!!

per shembull a rrezoheni ju revulicjonistet e 2011?

po kush ju le te coheni ndonjeher more??
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

ti revulicjonari i 2011 !! bashk me ramen ngjelen dhe erionin,,

duhet te kuptOni se nuk kerkohet rrezimi i gjithshkaje,,sepse kuptohet se gjithshka nuk mund te rrezohet!!

per shembull a rrezoheni ju revulicjonistet e 2011?

po kush ju le te coheni ndonjeher more??

te kam thene mos me cito me mua....po te djeg hidhi uje LOL

une revolucionin tim e kam bere...nuk e kam lene veten te me komandojne njerezit si ata qe drejtojne politiken shqiptare...

dhe revolucionin tjeter e kam bere duke injoruar njerez me koken me vrima...
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Duhet te rrzohet .
 
Titulli: Pe: Tubim i madh për Piramidën

perse duhet te prishim njeren qe te ndertojme nje tjeter

ajo eshte ndertuar nga djersa e popullit dhe ne nuk mund ta crrenjosim ENVERIN duke prishur veprat qe jane ngritur ne perkujtim te tij

kjo prishje mua me kujton komunizmin ku deshi te zhdukte besimet fetare duke prishur kisha dhe xhamira

nejse ne shqiperi qe ne momentin qe ra komunizmi te gjitha tendencat ishin qe tre shkatarrojme gjithcka qe eshte ndertuar ne komunizem se do na ndihmoje bota ti ndertojme te reja me cekun e bardhe qe G.PASHKOS ja dha USA

dhe e fundit kush jane keta 71 parlamentare te mbledhur nga anet e shqiperis dhe te vendosin per fatin e tiranes
a u pyeten qytetaret

cfare dreq ligjesh paskemi kur na vendos parlamenti se cfare tju doje suma atyre

sot po lexoja diku ku tregoni historin e 2 shqipeve dhe disa te huajve te tjere ishin per vizite ne new york dhe duke fotografuar dhe mahnitur nga ndertesat e larta te huaj bisedonin per arkitekturen ,mynyren sesi ishin ndertura etj etj ndrersa shqipet bisedonin se sa kohe duhet per ti prishur(mynyra e ben ladenit tregovi se nuk duhej shume kohe )
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Mund te krahasojme pak veten tone ... do te thoni qe nuk ka lidhje por mendoj se ka ta mendojme ne thellesi:
Jemi njerez dhe kemi te kaluar qe e kemi lene pas, disa te bukur pa shume gjera te hidhura ne jeten e shkuar dhe disa me nje te kaluar te hidhur ....
Ka shume njerez qe kane nje te kaluar te hidhur dhe qe do donin ta fshinin nga jeta e tyre (psh: nje vrases apo nje perdhunues etj etj) por a mund ta fshije dot ate faqe te se kaluares qe e pengon per te tashmen?
Jo nuk mundet, sepse eshte dicka qe ka ndodhur dhe pse e keqe dhe pse ka gabuar, apo ka bere keq dikujt tjeter dhe pse eshte bere pishmen nuk mund ta fshij dot kete shkuar te keqe....
Cduhet te bej?
Te vrasi veten sepse e gjykojne, apo se i thone "kriminel" "perdhunues" ?
Jo ecen para , ka raste qe ndryshojne jete dhe i tregojne njerezve qe gabimin qe kishte bere, po e rregullon, duke treguar qe eshte njeri i mire, edhe pse ate te shkuar nuk mund ta fshije dot nga jeta e tij por mund ta ndryshoj duke marre shembull nga ato gabime .....

Nuk mund te fshijme te kaluaren me gome, nuk eshte nje flete e shkruar me laps dhe e fshijme dhe e modifikojme si te duam ne .... dicka qe ka ndodhur do qendroje gjithmone ....
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

te kam thene mos me cito me mua....po te djeg hidhi uje LOL

une revolucionin tim e kam bere...nuk e kam lene veten te me komandojne njerezit si ata qe drejtojne politiken shqiptare...

dhe revolucionin tjeter e kam bere duke injoruar njerez me koken me vrima...

Ti me citove mua,,dhe u cove me kasma e me lopata kokes ne 2011 te besh revulucion.

ke citoj e c´far citoj smund te me parcaktosh ti,,me kazem ndac pa kazem.

por nuk duhet te hiqeni sikur jeni te prokupuar per piramiden,,sepse mua smund te me genjesh ,,

bie ne sy direkt,,qe nuk keni apsolutisht hallin e piramides,, gjithshka ka te bej me berishen dhe me inatin qe keni ndaj berishes.
ka te bej dhe me friken se mos do quhet parlamenti i salihit.

por kete emer ju do tja vendosni vet !!
nese do ishte ne fjal 15kateshi i famshem, do tju kuptoja ne arsyetimet tuaja qe beni,,por per piramiden,,nuk behet fjal qe skeni arsye te vertet per ta mbrojtur.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Turp turp i madh !
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Turp turp i madh !
Turpi me i madh esht qe ne kte rast te kerkoni qe flamuri kuq e zi,,te ket mbi shqiponj edhe yllin me pes cepa!!

ashtu edhe tirana te ket yllin e xhaxhit ne mes te qendres!!

keto jan direkt simbole te diktatures dhe komunizmit,,,dhe skan te bejn me ato qe ka ndertuar enveri !!sepse ska asnje njeri qe ka nje llogjik te till,,te prishim gjithshka qe ka ndertuar enveri!!! kjo esht qesharake ku e thoni..sepse askush nuk e kerkon nje gje te till,,kjo esht absurde..

por yjet piramidat grushtin me draper,,bustet e kto te cilat jan simbol i asaj idollogjie,,pa tjeter qe duhet te shkulen nga siperfaqja!!te mbesin thjesht ne shenime dhe fotografi per ata qe do i mar malli ti shohin.
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Ne nuk po kerkojme te vendosim komunizem thjesht po them qe ate qe eshte histori per ne mos ta prishim, sjam aspak per masa komuniste. Sipas jush duhet te shkaterrojme te gjitha dhe te nisim nga A e te shkojme te Zh , sbehet keshtu. Eshte krijuar 1 shtet per te ecur perpara jo per t'u kthyer pas !
I teket Xhaxhi Saliut me shemb piramiden do shembet, a s'eshte kjo nje kapriço?
 
jo nuk mendoj se ka te bej me kaprico,, piramida ne kryeqytetin e shqiptarve si arkitektur,,ka te njejtin kuptim me ate te yllit me pes cepa qe kishim dikur ne flamur!!

dmth esht njelloj si te mareh harten e tiranes,,ta shohesh nga siper,,dhe ti tolerosh yllin,,kurse flamurit te ja hiqesh,,

kjo ka te bej me simbole,,dhe jo me historin,,se historin e enverit smund ta prish as salihu dhe asnjeri,
ajo dihet dhe njihet e dokumentuar ne gjith boten.,,nuk duhet te ngaterrohet historia e popullit shqiptar me historin e enverit,,sepse piramida esht simbol i historis se enverit mbi shqiptaret dhe triumfit te tij,,dmth jan simbole kto!!

piramida esht nje arkitektur qe ka vetem nje kuptim te vertet!! piramida e enverit!!

perpjekja per te fituar pavdekshmerin si faraonet me vepra arkitekturore qe ju kan detikuar personalish atij dhe kan mbajtur emrin e tij,,

edhe hidrocentrali i firzes u ndertua nga enveri dhe mbajti emrin drita e partis..por ajo sesht nje arkitektuar ne nderim te diktatorit dhe qe simbolizon idologjin e tij,,por esht nje hidrocentral qe i sherben gjith popullit shqiptar,,dhe si ky hidrocentral i ndertuar ne ate koh,,ka me qindra e mira vepra ne shqiperi..
piramida esht totalisht dicka tjeter,,per mua ajo esht figurativ i turpshem ne kryeqytetin shqiptar!!
 
Mire me thuaj c'mund te behet ne vend te asaj Piramides, do ngrihet nje ndertese e madhe me flamurin e PD ne krye ?
 
Pe: Tubim i madh për Piramidën

Mire me thuaj c'mund te behet ne vend te asaj Piramides, do ngrihet nje ndertese e madhe me flamurin e PD ne krye ?

pse sme thua ti pra qe ke inat me ate qe do ngrihet,,dhe nuk e ke hallin e asaj qe do rrezohet??:p

per te kuptuar te pakten,,,se pajtohesh se piramida esht simbol i nje diktature te ushtruar mbi shqiptaret,dhe qe ky simbol esht ndertuar ne nderim dhe ka mbajtur emrin e ati diktatori!!!

pastaj mund te dalim dhe te flasim per kte pjesen tjeter qe un se paskam ditur,,

un e kam par ete parlamentin totalisht me nje kendveshtrim tjeter,,mua me duket se arkitektura mes te tjerash,,fsheh ne vete dhe nje piramid te kthyer me kok posht!!
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top