Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

eGo0sTyle

System Engineer
makinat-300x198.jpg

TIRANE- Të gjithë poseduesit e një automjeti nuk do të paguajnë më taksën e qarkullimit dhe të mjetit, ashtu siç ka ndodhur deri më sot, por sipas një vendimi të ri, do të jetë një taksë e re që do të paguhet nëpërmjet çmimit të karburantit.
Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj tha se taksa e qarkullimit dhe e mjetit nuk do të jenë siç janë sot por do të ndryshojnë në një taksë të re që do të vilet nëpërmjet çmimit të karburantit.”
Drafti për ndryshimet do t’i paraqitet fillimisht qeverisë dhe më pas do të shkojë në parlament për votim.
Në bazë të draftit të ri, të gjithë ata që do të të importojnë një makinë nga jashtë vendit, nuk do të paguajnë doganën, por një taksë të re e cila paguhet kur kolaudohet makina. Kjo taksë do të varet gjithashtu nga vjetërsia e makinës.

Panorama.
 
Pe: Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

Po mir te pakten u hoqen doganen :D
 
Pe: Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

Lol e e po dardha e ka bishtin mbrapa se... :D
 
Titulli: Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

e degjova dhe ne lajme por akoma nuk jame shume i qarte sesi do fuksionoje kjo formule pasi flitet per vjetersin e makines ,ndoshta dhe kubiket
perfitim ne kete sistem do kene personat qe pas nje periudhe te shkurter e nxierrin makinen jashte perdorimit

njese kjo do jete ndonje formule qe do i marri leket pak nga pak por do kete dhe nje % ne krye .d m th me shume ngasa kushton tani
 
Titulli: Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

E mire se te pakten per keta te tjeret qe kemi makina te jashtme lame gjithe qimet e kokes duke u dhene leke policeve sidomos ne kohe te vere pupu .........por keq per ata qe e kane paguar ndjehen te zhgenjyer se do perfshihen ne sistem te ri pavarsisht se kane derdhur me miljona lek per dogane,asgje nuk e qarte deri tani presim ...........Kjo ne fakt perfitoi une si individ por humbas shume ne gjera tjera sepse nuk sjell stabilitet ne treg edhe ne vend falen dritat, falet bisnesi, taksat, tani edhe dogana se ku na qon kjo mushka se dime po aman nje litre nafte e ka kaluar 200lek apo nje liter vaj e ka kaluar 250lek???!!!
 
Pe: Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

Duke mare parasyshe qe pjesa dermuese e makinave ne shqiperi jane te vitit 2000 e poshte kjo takse eshte gjob me e rende nga c`ishte dogana... Si perfundim po populli e ha.
 
Pe: Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

Kush mund te mesoje ndonje info me te sakte per kete gje se kam ndermend te marr makine po qe se ja vlen te marr nje me shume kubik qe jane te lira ketu
 
Pe: Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

Shkruan "TIRANث-Automjetet nuk do të tatohen më me tarifën tradicionale doganore. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat, drejtori i përgjithshëm i Doganave si dhe menaxheri i kërkimeve pranë Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT. Kështu, tarifa doganore, ose taksa e njohur si “zhdoganimi” prej 2 për qind për makinat e reja dhe 15 për qind për makinat e përdorura, do të hiqet,

por kjo vetëm për automjetet që hyjnë nga vendet e Bashkimit Europian. Heqja e taksës në fjalë, vjen si pasojë e nënshkrimit të pritshëm të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Marrëveshja që pritet të nënshkruhet në muajin qershor, sanksionon bërjen zero të taksave doganore, që nga data 1 korrik e këtij viti, për rreth 85 për qind të produkteve industriale që hyjnë nga BE-ja në vendin tonë. Duke pasur parasysh faktin se importet e BE-së, zënë rreth 68 për qind të totalit të importeve të Shqipërisë, specialistët dhe ekonomistët parashikojnë një impakt shumë të madh, jo vetëm në strukturën e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë, por edhe në çmimet e produkteve të importit. “Zerimi i taksës doganore për produktet industriale, do të thotë që tashmë makineritë dhe shumë produkte të tjera, do të hyjnë në Shqipëri me çmime më të lira. Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për bizneset, por edhe për konsumatorët shqiptarë, të cilët do të mund të gjejnë në tregun vendës produkte me çmime më të ulëta”,- ka thënë Ilir Ciko, menaxher kërkimesh pranë Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT. Një nga disavantazhet më të mëdha konkurruese të Shqipërisë, në krahasim me vendet e tjera, kryesisht ato të BE-së, është teknologjia e prapambetur që aplikohet në vend. Rinovimi i teknologjisë është cilësuar si një nga kushtet më të domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, edhe nga shumë ekspertë të fushës ekonomike. Vendi ynë përballet me një deficit tregtar relativisht të lartë, i cili, megjithëse për momentin nuk përbën ndonjë shqetësim, në një të ardhme jo shumë të largët mund të kthehet në një problem serioz për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë
Automjetet
Për taksat që paguhen për automjetet do të ndryshojë vetëm tarifa doganore, pasi taksat e tjera do të vijojnë të paguhen. Përparim Dervishi, drejtori i përgjithshëm i Doganave, bëri të ditur dje për mediat, se në zhdoganimin e makina aplikohen dhe taksa të tjera. Kështu, personat që do të sjellin një automjet nga BE, do të paguajnë taksën e importit dhe TVSH-në. Taksa doganore është e ndryshme për automjetet, në varësi të përdorimit të makinës, makinat e reja me kilometrazh 0, paguajnë taksë doganore 2 për qind të vlerës së tyre, ndërsa ato të përdorura 15 për qind.
 
Pe: Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

Kush mund te mesoje ndonje info me te sakte per kete gje se kam ndermend te marr makine po qe se ja vlen te marr nje me shume kubik qe jane te lira ketu

Sipas formulës së re që është vjetërsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekë (benzinë), 25 lekë (naftë) shuma që do të paguajnë qytetarët do të jetë shumë e ndryshme nga ajo që paguhet aktualisht. Në rast se llogaritet me formulën aktuale, një makinë e prodhuar në vitin 2008 me cilindratë 2500 kubik dhe që hynë sot në territorin shqiptarë pagesa do të llogaritet, taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit. Sipas kësaj formule, dogana do të llogaritej 25000 x 2500 x 0.0024 dhe në fund del se pronari i mjetit duhet të paguajë 150 mijë lekë. Ndërsa me formulën re shuma që duhet të paguajë pronari i mjetit është shumë më e ulët se kjo aktuale. Pra, formula llogaritet taksë fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit, 0.5 në vit, që do të thotë 25 x 2500 x 0.5 x 2 vite. Me këtë formulë pronari do të paguajë vetëm 62500 lekë.

Bej llogarite vete...
 
Pe: Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

Mos u gezoni shum se nuk esht aq e leht me heq doganat po lejini prrallat e saliut te pakten mos u mashtroni ju :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top