Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
44657.jpg


Ura e Zogut në veri të vendit është bërë pre e hajdutëve. Persona ende të paidentifikuar kanë nisur të marrin prej saj pjesë që i shesin për skrap. E shpallur monument kulture, ajo ka nisur të shkatërrohet. Kalimi në të i mjeteve është ndërprerë e të vetmit që kanë të drejtën të kalojnë janë këmbësorët. Hajdutët kanë nisur të heqin hekurat anësorë, që lidhin edhe harqet e kësaj ure dhe një pjesë të parmakëve.

E rikonstruktuar dhjetë vite më parë, duke u sjellë në parametrat që ka pasur për t'u ruajtur si një objekt muzeal, askush deri tani nuk kujdeset për të, me përjashtim të hajdutëve të skrapit. Ura e Zogut gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927. Kjo urë është madhështore, me një konfigurim të tillë, që e rendit ndër më të rrallat në Ballkan e madje më gjerë. E quajtur për shumë vite "Ura e Zogut", vetë mbreti qe ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionale sidomos për kohën. Ato vite, ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.

Ura është projektuar nga inxhinieri italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga një inxhinier shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë. Ura ka një gjatësi 584.7 m e gjatë dhe 5.6 m e gjerë. Sipas specialistëve, për nga konstruksioni është ndër urat e veçanta; e para në Ballkan e ndërtuar me metoda të avancuara, si e paranderur me një hapësirë drite të harqeve 52 m të lartë. Elementi hark është mjaft i vështirë për t'u realizuar, por dhe me rezistenti. Ana artistike është ajo që të jep një kënaqësi të veçantë. Ura vazhdon të jetë rezistente, megjithëse kanë kaluar 77 vjet nga dita kur përfundoi ndërtimi i saj.

Info e marr nga GazetaShqiptare
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

TIRANE-Ura e Zogut ???????

Mua me pelqen shume ajo ura eshte vertete e bukur ka edhe shume barcaleta per te :lol:
 
Pe: Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

Ore,vertet...ca lidhje ka Tirana me uren e zogut ?

Edhe atyre qe e kan vjedh,u ngelt buka n`fyt jarebi,mos bofshin hajer :p LOL LOL
 
Pe: Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

E hoqa ne tiran ishte dhen lajmi :p
 
Pe: Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

E hoqa ne tiran ishte dhen lajmi :p

Mira ja bone qe e hoqe....se ajo eshte rruges per Burrel...edhe dicka te bukur qe kemi duan te na e vjedhin :p
 
Pe: Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

Ore,vertet...ca lidhje ka Tirana me uren e zogut ?

Edhe atyre qe e kan vjedh,u ngelt buka n`fyt jarebi,mos bofshin hajer :p LOL LOL

Pse mallkon aq?Apo ndryshe sdo kishit marrdhenie me boten ju ana siper :p LOL
 
Pe: Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

Pse mallkon aq?Apo ndryshe sdo kishit marrdhenie me boten ju ana siper :p LOL

Ahahahaha....ne fakt kjo Ure nuk funxionon me dhe eshte bllokuar pasi ka bere autostraden Sala dhe e ka devijuar si rruge ate Uren :p
 
Pe: Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

Ahahahaha....ne fakt kjo Ure nuk funxionon me dhe eshte bllokuar pasi ka bere autostraden Sala dhe e ka devijuar si rruge ate Uren :p

Paska rene autostrda per pjese andej :dong::dong: :p LOL se bej shaka

Por ama edhe keto gjerat e bukura ikin e vjedhin hajde hajde te patru jane.
 
Pe: Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

Paska rene autostrda per pjese andej :dong::dong: :p LOL se bej shaka

Por ama edhe keto gjerat e bukura ikin e vjedhin hajde hajde te patru jane.

Ne fakt eshte gjynah se nga ana arkitekturore eshte shume e vecante dhe te pakten te rrije si Monument meqe funxional nuk eshte me...Nejse,i ka shqipria kto gjera...:)
 
Pe: Vidhen parmaket e 'Ures se Zogut'

Ne fakt eshte gjynah se nga ana arkitekturore eshte shume e vecante dhe te pakten te rrije si Monument meqe funxional nuk eshte me...Nejse,i ka shqipria kto gjera...:)

Per kte gje jam dakort edhe pse skryen funksion te pakten te mbetet si dicka e bukur si momnumet por si shqiptari esht e vjeter kjo sben do prishur , bota i ruajen me shekuj kto lloj monumentesh , ne i prishim pa te keq :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top