Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Gërdeci”, OSBE: Mungesa e avokatëve, abuzim

WOLLFARTH-300x200.jpg

TIRANث- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth ka shprehur sot shqetësim për procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën, 300 të tjerë u gjymtuan dhe u shkatërruan qindra banesa.
Sipas ambasadorit, OSBE po ndjek me shqetësim situatën e krijuar me procesin gjyqësor për këtë cështje.
Ai ka pranuar se procesi nuk po zhvillohet në përputhje të plotë me parimet, ndërkohë që e ka quajtur abuzim mungesën e avokatëve. “Jam i shqetësuar se ky proces nuk po zhvillohet në përputhje të plotë me parimet e gjykimit të drejtë, të mishëruara në Kushtetutë dhe në ligjet e tjera përkatëse të vendit. Ndërsa të pandehurit gëzojnë të drejtën themelore të mbrojtjes ligjore, mosparaqitja e përsëritur e avokatëve mbrojtës nëpër seanca përbën një abuzim të cdo sistemi drejtësie”, ka deklaruar Wollfarth.
Ai ka bere thirrje autoriteteve perkatese te garantojne shqyrtim te drejte dhe permbyllje te procesit ne respekt te ligjit.
“Unë u bëj thirrje urgjentisht të gjitha autoriteteve përkatëse të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha përpjekjet e mundshme, brenda kuadrit ligjor, për të garantuar përmbylljen e shqyrtimit të drejtë dhe publik të kësaj çështjeje brenda një periudhe të arsyeshme kohore”- tha ai.
Kjo cështje gjyqësor në fakt është shndërruar pa frikë në një telenovelë të gjatë, ky seancët për një apo tjetër problem shtyhen në vazhdimësi.
 
Pe: “Gërdeci”, OSBE: Mungesa e avokatëve, abuzim

Nese kerkojne avokate te zotet ua rekomandoj une disa. Kam 4/5 miq ne Tirane qe jane te specializuar e momentalisht pa pune...:D

Me seriozisht ama, eshte per te te ardhur gjynah qe ne ç'do institut shteteror ka burokrasi dhe influence te thelle politike :(
 
Pe: “Gërdeci”, OSBE: Mungesa e avokatëve, abuzim

Sa mire... do bej ca vrasje un me duhen kto 4 miqt :D si thua :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back