Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Anto kjo ka qene shtatzene...per mu ket se lun as topi..

Supozoj se e ka abortuar femijen me pare edhe meqe ska ditur cti thoje burrit ka bere gjith kte skenarin qesharak..
ose ndoshta femija ska qene i tij apo ku di un...anyways
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Une e kuptova cthua ti por me cudisin me shume rezultatet
Te dhenat paraprake, flasin se gruaja nuk ka qene shtatzene, sikunder pretendonte ne momentin qe ajo thote se e kane rrembyer dhe detyruar te beje abortin.


???????
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

si ka qene skenar rrembimi dhe abortimi me dhune,ashtu mund t'i kete luajtur nje 'teater' te bukur burrit, familjareve, shoqerise se ishte shtatzene...
perderisa analizat tregojne se ajo s'ka qene asnjeher shtatzene, atehere ....
 
Titulli: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Griselda Zaimi pranon mashtrimin ne prokurori. Nuk dija si te justifikoja mungesen e shtazanise tek bashkeshorti!
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

wow sa po veme me te keqinje po behemi njerzit shum keq
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

:(((.//kanibalizem,.e tmerrshme..
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

hahahahah... si thote ajo aktorja ne fund te filmit "Perralle nga e kaluara"
..oooo c'u kenaqem !!! :)
 
Pe: Titulli: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Griselda Zaimi pranon mashtrimin ne prokurori. Nuk dija si te justifikoja mungesen e shtazanise tek bashkeshorti!

Po pse e abortoi femijen?
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Vallai u trasha me kete histori
 
Titulli: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Ne fakt kishte abortuar femijen qysh kur ishte me barre tre muajsh por e ka mbajtur fshehur. Keshtu shkruan ne gazeten Shekulli
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

PO vertet edhe une sapo pas qe ishin informacione te genjyera nga ajo ncncnc eh medet madje mendohej se ajo skishte qene asnjehere shtatzene epo kshu jane femrat skemi cti bejem
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

PO vertet edhe une sapo pas qe ishin informacione te genjyera nga ajo ncncnc eh medet madje mendohej se ajo skishte qene asnjehere shtatzene epo kshu jane femrat skemi cti bejem

si thone kot: c'te ben gruaja, s'ta ben Perendia :p
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Te nje seri e zhades a tek celestja ishte nej gje e till....shiko sa mire na bejne telenovelat, nepermejet tyre dime: spanjisht, portugalisht,italisht po i dime aq uje sa bejme njesoje si ta LOL LOL LOL LOL

Megjithate gjynah se ka humbur femijen me pare kesaj...nuk i dihet si, pse qysh tek por dicka ka ketu...ta zbuloje bashkeshorti tani.
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Akoma nuk e kam kuptuar..kjo a ishte apo nk ishte shtatzene?
Si ka mundesi qe ja paska hedhur te gjitheve perderisa vete familjaret e konfirmojne qe ishte shtatzene?!?!?

Sjemi neper filma ktu bohh
Mire te tjereve mund tja hidhte qe eshte shtatzane...po burrit skishte si tja hidhte, se barku 9 muajsh duket qe nga cepi rruges....
Gjithsesi mua s'me duket normale te bente gjithe ate teater per te "fshehur" nje femije.... nqs kishte deshire te abortonte, gjente menyra plot....
E qe thot mjeko-legori qe ska gjetur shenja dhune, ata se kane dhunuar fizikisht, por sic thote dhe ajo vete "psiqikisht", te pakten ca mund ti besh nje femre shtatzane te cilen ske ndermend ta vrasesh?!
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Sic dihet cdo ngjarje ne shqiperi ngjerje rrmbimi per mos te then ne te gjitha rastet kan qen te pregatitura nga vet persona te berndshem qoft kjo per nje apo shum arsye gje qe ska pik lidhje dhe tregon se sa mbarpa kemi bet akoma si mund te krijosh dicka te till per te mbuluar nje femi bahhh kot si thon ate qe ta ben femra sta ben perndia :)
 
Pe: Titulli: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Po pse e abortoi femijen?

Mbase ska qen femija i burrit te saj ,por dhe kur e ka abortuar te tregonte ...te nxirrte justifikime te tjera ,por te krijosh nje ngjarje te tille ...me grimca horrori ...eshte vertet çmenduri .
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Griselda Roshi në Prokurori, pranon mashtrimin

251078_225657484127840_100000507711217_976653_3850320_n.jpg

Griselda Roshi, bashkëshortja e kryetarit te Bashkise se Kavajes ka pranuar mashtrimin e bere me rrefimin per ngjarjen makabre te inskenuar nga vete ajo.

Para prokuroreve te Krimeve te Renda, 28 vjecarja ka pranuar se denoncimi i bërë në polici për rrëmbim dhe marrjen e fëmijës ka qenë një mashtrim i saj.

Ajo eshte marre ne pyethe ne kete prokurori per rreth 2 orë e gjysme, kohe gjate te ciles ka hedhur ka rrezuar deshmine e pare bere gjate denoncimit.

Ajo ka pohuar se nuk e kanë rrëmbyer dhe se nuk ka qenë asnjëherë shtatëzanë, por se rrëmbimi i saj si dhe marrja e fëmijës së porsalindur e ka sajuar nga vete ajo.

Ne kete deshmi Griselda Roshi ka qene e shoqeruar nga nje psikologe për shkak të gjendjes jo të mirë mendore.gazetajone
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

ncnncc sa te poshter qe jemi vertet nuk behemi njerez ne shqipetaret

Ksaj harrova ti shtoja me plot gojen sa te poshtra jane femrat
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Master nuk kemi pse bejme diferencime gjinore tani .....se pyll pa derra nuk ka ...por rasti ne fjale ka te beje me te ''semure mendor '' ,duhet te kete probleme psikqike nje njeri normal nuk do ta bente kurre kete gje ,mbi te gjitha kur ka nje familje me funksione politike .
Ajo ne kete menyre i ka ulur imazhin bashkshortit te vet, imagjino ca demtimi moral qe i ka dhene .
Dhe nje adoleshente nuk mund ta bente nje skenar te tille ,sido qe te ishin arsyet.
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Ksaj harrova ti shtoja me plot gojen sa te poshtra jane femrat

Te gjitha ne nje thes juve,si gjithmone...Sa ceket i kapni gjerat dhe me sa siperfaqesim i nxjerrni konkluzionet...Njesoj si te thuash per nje pedofil,ehhhh keshtu jane cunat.....
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

ida mos u melxit se bera per debat normale qe cdo gje ka dallim e perjashtim sjane gjith njesoj po ne pergjithesi gjinia m nuk i ben te tilla imagjinata te shfrenuara.
Persa i perket burrit te saj si ka bere azgje ja ka ber vetes ajo
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Na paska qene sajese e nuses kjo gje.
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

u bo ky lajm si film horror, mbrem mendoja me vete si do ishte si do ndjehej ajo kur nuk di fatin e femijes po aq shum e kam urryer pasi u pergenjeshtruan gjerat,si mund te arrij nje njeri te mendoj me aq gjakftohtesi nje plan te atill? nuk e di po un kam frik nga kta njerez me kta mendje kaq 'pjellore'..mendova dhe dicka tjeter kur e degjova nuk eshte rasti i pare qe ndodh ne shqiperi, nuk esht ber kurr kaq buje apo sepse i ndodhi nje kryebashkiaku duhet te merrte rendesin e merituar ???!!!
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

thriller ..ka nevoje masa e gjere per pak thriller
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

....kane mbaruar hetimet?...doli e verteta?...apo hajt te themi edhe ne te tonen....pak thashetheme nuk prishin pune....sido qe te jete , eshte ngjarje e rende....
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Si ka mundesi qe ne Shqiperi degjon gjera te tilla,edhe ne vende te tjera jo?Askush se vret mendjen per rastin ne fjale.Policia besoj se ben punen e saj shembullore,sic ka bere edhe ne raste te tjera,duke u dehur edhe duke rene permbyse me makina neper kanale.Turp per nje vend qe e mban veten edhe si i zgjuar,apo me kulture.Kemi edhe goje te flasim se po bejme permisime per te na afruar europa.Ne jemi akoma ne epoken e barbarizmit,edhe gjithmone keshtu te vecuar do te na lejne.Me vjen shume keq qe ai vend udhehiqet nga disa persona rrugace,kriminela,trafikante qofshin keta te djathte apo te majte.
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

sjam dakord qe ne vendet tjera nuk ndodhin keto gjera,kur tek ne keto gjera na duken filma horror dhe ngelin ngjarje ne tentativ,ne vendet tjera ndodhin vertet..por duke qen nje vend i vogel shqiperia ben buje.shyqyr qe sishte asgje e vertet se na tmerroi po do harrohet kjo ngjarje do e haj turpin me buk nje got ver mbrapa,3 dit do zgjas cudia :p
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

“Griselda Roshi, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë”. Këtë deklaratë e ka vërtetuar dhe bashkëshorti Elvis Rroshi, i cili me anë të një letre, kërkon ndjesë publike ndaj të gjithëve bashkëqytetarëve. E gjithë dëshmia e Griseldës është hedhur poshtë, dhe gjithshka parashtrohet si në letrën që zbardhet e plotë.

“Në emër të familjes time, të babait, nënës, vëllait, motrës dhe të afërmve, si edhe në emrin tim personal, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë.

U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi Kavajas që ndanë me mua dhe familjen, orët e mia më të vështira të jetës duke na ndenjur pranë gjatë kohës kur e vërteta për ne ishte fare tjetër nga sa doli.

U kërkoj ndjesë të vecantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time.
Falenderoj Prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithshka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres.

Falenderoj edhe median për vëmendjen e vecantë. Kërkoj të na falin për mundimin e tyre dje të gjithë gazetarët e kameramanët që qëndruan me orë deri natën në rrugën para shtëpisë. Cdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem. E vetmja gjë që premtoj me bindjen më të thellë, është angazhimi im maksimal për t`u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh”, përfundon me tej deklarata.

gazetajone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top