AC Milan

Titulli: Forza Milan

O sa keq , ec mos u merzitni :)

Forca Milannnnnnnnnn oleeeeeeee ooooooo :D
 
Titulli: Forza Milan

5-1 me torinon ... 5-2 sot ne miqesore.Duket qarte sa shume i kan munguar lojtaret e demtuar milanit ,aq me teper qe 3 lojtare te formacionit te par jane akoma te demtuar.
Lajmi i mire esht se gattusoja ka filluar stervitjen.
Milanisti 4ever!!!!!!!Forza MILAN!
 
Berlusconi: Nuk do ta shes Milanin

f.0801173100569_m.jpg
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka mohuar spekulimet se klubi i tij do t’u shitet disa biznesmenëve izraelitë.

“Këto janë vetëm thashetheme, nuk ka asgjë të vërtetë në to”, ka thënë Berlusconi në një intervistë me Ansa.it.

Presidenti i Rossonerëve, ka thënë se ai nuk di asgjë në lidhje me mundësinë e transferimit të Andrea Pirlos te Chelsea, dhe po ashtu është shprehur i painformuar për interesimin e Milanit për sulmuesin e Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.
 
Milani nuk heq dorë nga Fabiano

f.0802093038898_m.jpg
Milani po vazhdon me tentativën për transferimin e sulmuesit të Sevillas, Luis Fabiano.

“El Mundo Deportivo” shkruan se Rossonerët do të bëjnë një ofertë të re për të siguruar shërbimet e brazilianit.

Sipas të të njëjtit burim, në ofertë do të përfshihen afër 20 milionë euro, duke llogaritur edhe shërbimet e zviceranit Johan Vonlanthen që do t’i ofrohet Sevillas.
*telegrafi*
 
Milani ka gati ofertën për Fabregas

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që ta transferojnë mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

Sipas “Tuttosport”, zëvendëspresidenti Adriano Galliani ka marrë pohimin nga Berlusconi që të bëjë ofertë për spanjollin, ndërkohë që trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, ka premtuar se do t’ia shesë Fabregasin Milanit.

Po i njëjti burim pohon se Milani do t’i ofrojë Arsenalit 35 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa Fabregasit do t’i ofrohet kontratë pesëvjeçare me pagë prej katër milionë eurosh për sezon.
*telegrafi*
 

Attachments

  • f.0804183152599_m.jpg
    f.0804183152599_m.jpg
    27.4 KB · Shikime: 58
Berlusconi: Pirlo do ta përfundojë karrierën te Milani

Pas takimit me zëvendëspresidentin Adriano Galliani dhe me trajnerin Leonardo, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se mesfushori Andrea Pirlo nuk do të largohet nga Rossonerët dhe se ai do ta përfundojë karrierën në San Siro.

Treshja e Milanit patën një takim për të diskutuar në lidhje me zhgënjimin nga sezoni i kaluar dhe ndeshjet parasezonale, ndërsa njëri nga vendimet e tyre ishte mosshitja e Pirlos te Chelsea.

“Andrea Pirlo është jashtë merkatos. Ai do të qëndrojë me ne dhe do ta përfundojë karrierën te Milani”.

“E dini se Pirlo është kërkuar nga Chelsea që ka bërë edhe një propozim ekonomik. Ne folëm edhe me lojtarin dhe vendosëm ta mbajmë atë sipas kërkesës së Leonardos”, ka thënë Berlusconi për “Corriere dello Sport”, duke shtuar se Milani do ta blejë një sulmues gjatë këtij afati kalimtar.
*telegrafi*
 

Attachments

  • f.0805163635187_m.jpg
    f.0805163635187_m.jpg
    31.7 KB · Shikime: 60
Milani interesohet për Blerim Xhemailin




Zvicerani me origjinë shqiptare mesfushori Blerim Xhemaili, nuk do shkojë të luajë tek skuadra e Palermos, sezonin që vjen. Sipas mediave italiane, janë të shumta klubet e interesuara për mesfushorin zviceran. Përveç Fiorentinës, dhe Shaktarit edhe klubi i Milanit, është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Torinos. Por me sa duket interesimi i Milanit për Xhemailin i pëlqen futbollistit, por jo drejtuesve të Torinos, të cilët nuk janë të kënaqur nga oferta e drejtuesve kuqezi. Kjo për faktin se ukrainasit e Shaktarit kanë gati një ofertë më të mirë për klubin torinez. Tani mbetet për t’u parë nëse Milani do ofrojë më shumë se ukrainasit për të siguruar shërbimet e Xhemailit.
*panorama*
 
AUSTRALIANI_VIP
Hhahah sa inat qe ske mer, na eshte bere ky futbolli taljon si me qene dashnore
 
Leonardo: Ronaldinjo nuk është ai i vjetri, por ende bënë diferencën në fushë

Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, do të ketë në dispozicion një skuadër dukshëm më të dobët se sa që e kishte Karlo Ançeloti në vitin e kaluar dhe ai për këtë është i vetëdijshëm. "Deri më tash skuadra ime nuk ka shkëlqyer", ka thënë Leonardo. Një pjesë të fajit për këtë e mbanë edhe Ronaldinjo, i cili dikur ishte futbollisti më i mirë në botë, por që nga ardhja e tij në Milan nuk ka arritur të dëshmojë kualitetet e tij që i kishte te Barcelona.
"Ronaldinjo është një futbollist si të gjithë të tjerët, por me një talent të jashtëzakonshëm. Megjithatë, atij po i mungon konsistenca. Nëse e krahasojmë me formën që kishte para tre apo katër vjetësh, është e qartë se dallimi është i madh. Mirëpo, kohët e fundit është përmirësuar dhe në disa ndeshje ka pasur paraqitje të mirë, mirëpo futbollistët e tjerë nuk ishin në të njëjtin nivel si ai. Gjithsesi, mendoj se Ronaldinjo bën diferencën në fushë".
 

Attachments

  • ronaldinho.jpg
    ronaldinho.jpg
    3.1 KB · Shikime: 60
Fanella me numër 22 e Kakasë i jepet Borielos


Përcaktohen numrat e fanellave kuqezi. Huntelar mban numrin 11, kurse numri 3 i Maldinit hiqet nga përdorimi.
Ndërkohë, Ronaldinjo do të mbajë përsëri numrin 80, kurse të afruarit gjatë merkatos, Onievu, Zigoni dhe Abate do të mbajnë përkatësisht numrat 5, 17 dhe 20. Storari ka zgjedhur numrin 30, kurse portieri tjetër, Flavio Roma, 31. Mbrojtësi brazilian Tiago Silva do të mbajë mbi shpinë numrin 33, ndërkohë që numri 44 është zgjedhur nga Odo.

Ja numrat zyrtarë të Milanit për sezonin 2009-2010:
1 Dida; 4 Kalaxe; 5 Onievu; 7 Pato; 8 Gatuzo; 9 Inzagi; 10 Sedorf; 11 Huntelar; 12 Abiati; 13 Nesta; 15 Zambrota; 16 Flamini; 17 Zigoni; 18 Jankulovski; 19 Favali; 20 Abate; 21 Pirlo; 22 Borielo; 23 Ambrozini; 25 Bonera; 30 Storari; 31 Roma; 33 Silva; 44 Odo; 49 Di Xhenaro; 77 Antonini; 80 Ronaldinjo
*start*
 
Ronaldinjos i rritet rroga

Sport-Itali

Pas paraqitjes se mire ne diten e pare te Serise A, mediat italinae shkruajne sot per nje rritje te mundshme te pages se tij.
Nese paraqitja do te vazhdoje edhe ne derbin kunder Interit Ronaldinjo do te paguhet edhe me teper, sipas kontrates me Milanin, qe parashikon nje rritje page nga 6.5 milione ne 8 milion euro.
Ky dokument parashikon edhe nje vit te katert shtese, automatikisht dhe lamtumire ne moshen 33 vjecare te Europes, per ta mbyllur karrieren si futbollist tek Gremio ne Brazil.

Burimi: TCH
 
Iku dhe ky ylli i futbollit .
E mbaj mend kur pat fillimet e tij ne Evrope , dukej si ufo , pastaj u be play boy kodoshi ,
dhe ja tani mbaroi . Happy end.
 
mos u merakosni se kete rritje ne shqipetaret ja paguajme d m th bleme karburantin e tacit gjysem uje dhe ky i fundit ja con berluskonit
 
do ta boj shok te ngusht ronaldinjon u pa puna..
 
Milani sot feston 110 vjet/video

thumbnail.php


Më 16 dhjetor të vitit 1899 është themeluar një ndër skuadrat më të suksesshme në historinë e futbollit, Milani. Para 110 viteve anglezi Alfred Edward themeloi skuadrën e futbollit dhe kriketit dhe u bë presidenti i parë i klubit.
Ndeshjen e parë Milani e ka zhvilluar më 11 mars të vitit 1900 kundër një skuadre tjetër nga Milano, Medialano në të cilën ndeshje Milani kishte shënuar fitore me rezultatin 3-0.
Milani për herë të parë kampionatin italian e ka fituar në vitin 1901, duke mundur Xhenovan me rezultat 1:0. Në vitin 1929 presidenti i atëhershëm i skuadrës “kuq e zinj” Pietro Pirelli zbuloi stadiumin e ri të skuadrës “San Siro”, në të cilin stadium edhe sot skuadra “milaniste” i zhvillon ndeshjet e saj.
Me kalimin e viteve skuadra e Milanit popullarizohet edhe më shumë dhe numri i tifozëve të kësaj skuadre çdo vit është në rritje e sipër. Gjatë historisë 110 vjeçare Milani ka arritur të shpallet 17 herë kampion i Italisë, (1901, 1906, 1907, 1951, 1955, 1957, 1959, 1962, 1968, 1979,1988, 1992, 1993, 1994, 1996, 1999, 2004) 5 herë ka fituar Kupën e Italisë,(1967, 1972, 1973, 1977, 2003), 5 herë Super Kupën e Italisë ku një herrit është edhe skuadra me më shumë trofe në këtë veprimtari (1988, 1992, 1993, 1994, 2004). Sa u përket titujve në arenën ndërkombëtare Milani është skuadra më e suksesshme italiane. “Rossonerët” në historinë e tyre 7 herë kanë fituar ligën e Kampionëve (1963, 1969, 1989, 1990, 1994, 2003, 2007), 2 herë Kupën e Fituesve të Kupave (1968, 1973), 5 herë Super Kupën e Evropës (skuadra me më shumë tituj në këtë veprimtari) - (1989, 1990, 1994, 2003, 2007), dhe 4 herë kupën Interkontinentale apo siç njihet sot Kupa e Botës për klube (1969, 1989, 1990, 2007).

[youtube]eluJDtfEU48&feature[/youtube]
 
Titulli: Forza Milan

jemi 1sha 5 petlla mrom :dance:
 
Titulli: Forza Milan

Sot fituam me Fiorentinen, tashi 4 pike larg Interit, qe 3 jave do jete pa Mourinho, dhe 2 jave pa Muntari dhe Cambiasso. Ishalla humb nja 3-4 ndeshje rresht. FORZA MILAN!!!!!!!!!!!
 
Milan mposht Interin

pato-zambrotta.jpg


Milani fiton derbin e Madoninës duke thyer Interin 3-0 në një mbrëmje speciale në San Siro që përgatitej prej kohësh.

Si për të konkretizuar e për t’i dhënë më shumë zjarr atmosferës së kësaj përballjeje të madhe mes dy skuadrave të Milanos, kuqezinjve i mjaftojnë pak sekonda për të kaluar në avantazh. Një aksion i kombinuar mes Robinjos e Patos finalizohet nga ky i fundit duke shokuar interistët ende pa e filluar mirë ndeshjen.

Me këtë ritëm Milani rrezikon sërish e pretendon për një 11-metërsh në minutën e 9-të kur goditja e Sedorf ndalohet me dorë nga Maikon, por për gjyqtarin Ricoli nuk është e tillë. Më pas një goditje traverse nga Van Bomel ndërsa Interi i afrohet më shumë golit në fundin e pjesës së parë me një top që ndalet për mrekulli nga Abiati, por që për lojtarët e Interit kishte kaluar vijën fatale.

Menjëherë më pas Eto nuk u beson syve duke humbur një rast që do të sillte barazimin e takimit. Gjithsesi gjithcka mbyllet me rezultatin 1-0 në pjesën e parë.

Pjesa e dytë sjell menjëherë kartonin e kuq të Kivus i cili me një ndërhyrje të parregullt ndaj Patos i heq atij mundësinë për të shënuar. Ricoli nuk mendohet gjatë, menjëherë karton i kuq.

Në një derbi të tillë, një lojtar më pak ndihet menjëherë dhe kuqezinjtë dyfishojnë shifrat shumë shpejt sërish me Paton, një aksion që nis nga Sedorf, më pas te Abate e braziliani bën detyrën.

Kjo ishte goditja fatale e në këtë moment Milani vret derbin duke kontrolluar gjithçka. Për golin e tretë mendon Kasano i cili përfiton një 11-metërsh, shënon golin e tretë dhe del sërish nga loja me kartonin e kuq, megjithatë feston sërish, pasi ky derbi u fitua e dominua nga Milani i cili konfirmohet si pretendenti kryesor për titullin pasi ka mundur të gjithë rivalët e drejtpërdrejtë ndërkohë që Interi mbetet 5 pikë prapa, praktikisht nën shpresën e një mrekullie. /TCH/
 
Titulli: Milan mposht Interin

Shum shum loj e mir ka qen :)...... shum loj tmir ka lujt Milano .....fitore e merituar....
 
Van Basten: Milani ka një të ardhme të madhe

NEWS_1242647312_van_basten.jpg


Ish-ylli holandez i kuqezinjve analizon skuadrën e Alegrit: Ibra? ثshtë i lodhur psikologjikisht
Edhe Marko van Basten, duartroket punën që po bën Masimiliano Alegri në drejtimin e Milanit. “Mjelma e Utrehtit” ka patur mundësi të flasë dhe e njeh tërësisht trajnerin livornez: “ثshtë një njeri shumë i qetë, i sinqertë dhe ka ide të qarta.
E kam njohur në Amsterdam, më pas jemi ritakuar në Dubai. ثshtë një kënaqësi të bisedosh me të. ثshtë një trajner i mirë, Milani ka bërë zgjedhjen e duhur,” ka thënë Van Basten. “Berluskoni mund të më zgjidhte mua në vend të tij, vitin e kaluar?
E kam lexuar. Por unë nuk kam qenë mirë në ato ditë, sapo kisha dalë nga operacioni i fundit në kavilje. Nuk kam qenë i gatshëm për të marrë drejtimin e ndonjë pankine.” 3 herë fituesi i “Topit të Artë” beson se Milani mund të rikthehet kompetitiv shumë shpejt edhe në Europë, madje edhe me ndihmën e Zlatan Ibrahimoviçit:
“Skuadra nuk është ende në nivelin e 3 finalisteve tëChampionsit, por po ndërtohet një ekip i vërtetë dhe shumë shpejt do të kthehet si i barabartë me të mëdhatë,” ka shtuar Van Basten. “Ibra? Ka fituar shumë kampionate me skuadra të ndryshme, skuadra të mëdha europiane.
Kështu që është një lojtar i madh i Europës. Nuk besoj se është i lodhur fizikisht, por mendërisht. Ai pëlqen lojën e mirë dhe zbavitjen, tashmë është i zemëruar për hiçgjë. Tek Milani mund të gjejë rrugën e duhur siç më ndodhi mua, kjo skuadër ka teknikë dhe sinkronizim dhe do të bëjë gjithmonë mirë.”
Dëmtimet

Nesta drejt riaftësimit, Gatuzo në dyshim
Nesta po, ndërsa Pato ndoshta. Inzagi po mundohet në maksimum. Një tjetër ditë stërvitje në Milanelo, për 3 lojtarë kuqezinj, të cilët kundër Bolonjës dëshirojnë të jenë me çdo kusht.
Nesta është drejt rikuperimit nga pezmatimi në gjurin e djathtë dhe falë rastësisë do të jetë i gatshëm të dielën për të marrë vendin e tij në mbrojtje, përkrah Tiago Silvës (edhe pse Jepes e ka zëvendësuar më së miri). Pato ka punuar më shumë në palestër dhe po kërkon të shkurtojë kohën, por kushtet e tij do të vlerësohen ditë pas dite. Me shumë mundësi do të jetë i gatshëm, të paktën për në pankinë.
Inzagi ka vazhduar dje me stërvitje atletike, por situata e tij është më delikate, sepse është ndalur prej 5 muajsh dhe nuk është stërvitur ende me skuadrën. Në Milanelo ishte edhe Jankulovski, për të cilin sezoni ka përfunduar pas dëmtimit të rëndë në gjurin e djathtë dhe për këtë ka bërë vetëm terapi.
Portieri
Abiati “feston”: Jemi pranë obektivit
Kristian Abiati është zëri i entuziasmit që pushton Milanelon dhe tentativat e tij si “zjarrfikës” nuk mjaftojnë për të fshehur klimën festive, që po mbizotëron: “Nuk e di nëse është sezoni më i mirë i karrierës time, sepse në 2008-ën kam zhvilluar një sezon të mirë, por më pas u dëmtova.
ثshtë një sezon i rëndësishëm, sepse skuadra po luan mirë, pothuajse është drejt kompletimit të objektivit përfundimtar dhe rezultatet më kanë ndihmuar edhe mua, sikurse të gjithë ekipin. Megjithatë nuk ka mbaruar ende: të dielën do të jetë e rëndësishme të fitojmë,” kanë qenë fjalët e portierit.
“ثshtë një rastësi, fakti që skuadra ka fituar vetëm 1 herë kur ka luajtur Amelia. Marko është një portier i mirë, ka luajtur gjithmonë në nivele të larta dhe është normale që, kur një lojtar luan më pak, ka vështirësi për të gjetur ritmin. Për natyrën time, më duhet të them se këtë sezon kam bërë vetëm detyrën time, atë që duhet të bëja dhe që ma kërkojnë trajneri dhe klubi.”
 
Pe: Van Basten: Milani ka një të ardhme të madhe

jena njesha per sivjet e morem kampionatin :D happyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy
 
Pe: Van Basten: Milani ka një të ardhme të madhe

Mosss Milanist Qenke ti ncnncncnncnncncnnc..... I Love InTeR :D
 
Pe: Van Basten: Milani ka një të ardhme të madhe

ik re me gjith inter :DDDD
 
Pe: Van Basten: Milani ka një të ardhme të madhe

O Zot o Zot Kur flisni dhe ju gjyshat e milanit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top