janullatos, KOASH dhe Politka Anti-Shqiptare!

Bilderberg

Anëtar i ri
Shqiptarët tashmë e kanë të qartë se greku Janullatos, nuk ia do të mirën as Kishës “Autoqefale” Orthodokse Shqiptare, e as popullit Shqiptar.
Ky antishqiptar i përbetuar duhet të largohet sa më parë!!
Zgjedhja e largimit te tij nuk mund ti lihet vetem besimtareve orthodokse shqiptare për vete faktin se Janullatos nuk është zgjedhur ne krye te kishes nga besimtaret, por nga politika Anti-Shqiptare e politikaneve tanë.
Paturpesisht Janullatos po kërkon edhe nënshtetësi shqiptare!
Do të ishte fyerje për të gjithë shqiptarët dhe e pafalshme nëse Shteti Shqiptar i jep nje Anti-Shqiptari të përbetuar nënshtetësi shqiptare !!!

Pse Anastasios Janullatos në Greqi citohet, respektohet e nderohet nga të gjitha organizatat kriminale "vorio epirote" ENVI, SFEVA, MAVI etj ???

Nuk është normale që në Greqi, Janullatosi të marrë pjesë në mbledhje të organizatave "vorio epiriote" dhe të quhet "mbrojtës i helenizmit grek në Shqipëri" nga eksonentet e ketyre organizatave kriminale !
Gjithashtu ajo që duhet diskutuar është fakti se si ka mundësi që organizata terroriste dhe kriminale si ato të "vorio epirit", flasin e shkruajnë mjaft mirë për Janullatosin e mjaft keq për shqiptarët !!

Nuk duhet të harrojmë se Janullatos vjen nga vendi që i ka marrë Shqipërisë اamërinë, nga vendi që ka djegur jugun e Shqipërisë nga vendi që i ka shpallur luftë Shqipërisë që prej vitit 1940 !!
Nëse do të gruponim drejtimet e punës se Janullatosit sot në Shqipëri më kryesoret do të ishin:

1- Ngritja e një strukture kishtare që t`i përgjigjet interesave të Greqisë.

2- Theksimi se të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë grekë ose kriptogrekë.

3- Përdorja e greqishtes në ceremonitë fetare.

4- Marrja e financimeve edhe nga organizatat "vorio epirote" për të ndërtuar kisha sipas një stili grek.

5- Reklamimi si "shenjtorë" i tipave të tillë si Kozma Etoliani, që kanë punuar kundër gjuhës shqipe.

Duke marrë parasysh dhe të kaluarën e marrëdhënieve shqiptaro-greke, praktikisht nuk mund të lejohej që qoftë edhe i përkohshëm, një grek të ishte në krye të KOASH.

Po si erdhi Janullatos ne Shqiperi?
Eksarku grek Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, Janullatos të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:

"Shkëlqesia juaj!
Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.
...Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik.
Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark (patriark i perkoheshem).

1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.
2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.

3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar. Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura. , për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Si një peshkop ortodoks, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë".

Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek.

 

Attachments

  • ateist1.gif
    ateist1.gif
    3.4 KB · Shikime: 25
  • vg-mjedis.jpg
    vg-mjedis.jpg
    18.8 KB · Shikime: 17
  • berishatopolus.jpg
    berishatopolus.jpg
    47 KB · Shikime: 18
Mbi gjuhën greke në faqen e web sitit të Kishes Orthodokse “Autoqefale” Shqiptare !!
Po të shikoni faqen e kishës ortodokse në rrjet, midis gjuhës shqipe të detyruar dhe asaj anglishte, do të vini re dhe gjuhën greke!

Këtu mund ta verifikoni personalisht: index

Kureshtja na detyroi dërgimin e një mesazhi sqarimi në lidhje me perdorimin e gjuhës greke, dhe përgjigjja që morëm ishte kjo:

“Pershendetje! Gezuar festat dhe qofte nje vit i bekuar!
Gezohemi qe keni vizituar faqen tone te internetit! Ne kete faqe perpiqemi te presantojme nje tablo te jetes dhe veprimtarise se Kishes Orthodokse te Shqiperise .... Dhe ne kete kuader perpiqemi ta prezantojme ne nje publik te gjere, ashtu siç eshte interneti qe nuk ka kufije (as shtetesh as kontinentesh) pra jo vetem shqiptar por edhe te huaj, keshtu shfrytezjme mundesine per ta prezantuar edhe ne anglisht si gjuha me e perdorur ne bote. ...Nderkohe ne jemi ne perpjekje e siper per te prezantuar jo vetem ne anglisht por edhe ne gjuhe te tjera, si greqisht, rusisht etj. Kemi vene tani per tani si nje mundesi prezantimi edhe ne greqisht sepse eshte gjuha me e perdorshme pas anglishtes ne Kishen Orthodokse ne bote. Dhe madje akoma jemi ne punim e siper sepse akoma nuk e kemi vendosur materjalin prezantues.
(njesoj siç e kemi ne shqip dhe ne anglisht).
Kjo eshte arsyeja e vendosjes se mundesise prezantuese ne gjuhen greke te jetes kishtare shqiptare, ashtu siç eshte edhe per anglishten dhe per gjuhe te tjera qe mendojme te veme ne te ardhmen.
Ju urojme shendet dhe suksese ne jete!
nga stafi orthchal”

Pas mesazhit që morëm, verifikuam nëse ishte e vërtetë që gjuha greke ishte më e përdorura në kishat ortodokse në botë dhe kontrolluam në faqet e tyre të internetit.
Por ne këto faqe nuk kishte asnje gjurmë të gjuhës greke, siç pretendojnë këta bukuroshët greko-fil të kishes shqiptare!!

Shikojini vetë web faqet e kishave bullgare, ruse, serbe , rumune nuk kanë asnjë gjurmë të greqishtes!! :mad:

Kisha Bullgare është shpallur Autoqefale më 927 të erës sonë, por për liturgjine ka perdorur gjuhën e saj sllavo-bullgare që ne vitin 893 të eres sonë me ardhjen ne Bullgari të dy vellezërve prifterinj, Cyril dhe Methodius, nga Thesaloniku !
THE OFFICIAL WEB-SITE OF THE BULGARIAN ORTHODOX CHURCH.


Kisha Ruse është shpallur Autoqefale më 1589 dhe ka përdorur gjithmon gjuhën e saj sllavo- ruse që në shekullin e 9-të të erës sone, kur dy vellezerit prifterinj nga Thesaloniku, Cyril dhe Methodius filluan kistianizimin e ruseve!! ذٌٌَêà? دًàâîٌëàâيà? ضهًêîâü اàمًàيèِهé - خôèِèàëüيà? رًٍàيèِà

Kisha Serbe është shpallur Autoqefale më 1880 dhe ka nisur në shekullin e 17 të perdorë gjuhën serbe si gjuhë zyrtare në administratë, leter shkembime dhe në liturgji. SerbianOrthodoxChurch.com - Welcome!

Kisha Rumune është shpallur Autoqefale më 1866 dhe ka perdorur si gjuhe liturgie gjuhën rumune që më 1568! Biserica Ortodoxa Romana - Crestinism Ortodox

Mesazhit të dytë ku i pyesnim se pse tek faqet e kishave rumune, serbe, ruse, bulgare etj., nuk figuronte ndokund gjuha greke si "gjuha më e përdorur në kishën ortodokse", nuk i janë përgjigjur akoma.

KOASH duhet kthyer në KOSH (plehrash) ose ne KOHSH (Kisha Ortodokse Heteroqefale e Shqipërisë).
Pra Kishë më vetë jo e jo, po as Kishe shqiptare, pasi shqipen që përdor, e perdor thjesht nga halli.


Lista e disa Organizatave kriminale anti-shqiptare të “vorio-epirit”.

SFEVA- (Sintoniksi Fititiki Enosi Vorioepiritiko Agona- Komiteti Koordinues Studentor i Luftës për Vorio-Epirin). ثshtë organizata më kryesore, dhe ndër më të rëndësishmet që merret me propagandën antishqiptare, e cila është krijuar në vitin 1982. Drejtues i organizatës prej shumë vitesh është Grigor Gizelis. Para Gizelis-it drejtues aktiv i kësaj organizate ka qenë peshkopi kriminel famëkeq Sebastianos. Elementi i rekrutuar nga kjo organizatë është kamufluar nëpërmjet më shumë se 200 kurseve për gjuhën, historinë dhe etnologjinë greke në Shqipëri. Ajo njihet si financuese e ndërtimit të kishave greke në Shqipëri. Mban lidhje të ngushta me kryepeshkopin grek Kristodhulos që njihet si një ndër miqtë më të mëdhenj të Anastasios Janullatos. Gazeta e organizatës është: I Vorio-Epiros Poreia Autonomia. Përveç kësaj gazete, organizata njihet edhe si botuese e shumë librave të cilët pretendojnë se japin “historinë e Vorio-Epirit”, kuptohet ne versionin shovinist helen të historise.

ENVI- (Efnikis Neollaias Vorio Ipiras = Bashkimi i Rinisë Vorio- Epirote) Në thelb të programit të saj ka hapjen e shkollave dhe kurseve në gjuhën greke, financimin e aktivistëve “vorio-epirotë” dhe të qeverisë në mergim të “Vorio-Epirit”. ENVI financon gjithashtu edhe ushtrine mbrojtëse “vorio-epirote”, e cila sipas tyre vepron në territorin shqiptar. Organizata është aktive sidomos pas vitit 1990 dhe shërbeu si harmonizuese në lidhjet e rinisë greke me atë minoritare në Shqipëri.

Ka degë shumë të rëndësishmë të saj në qytete të ndryshme. Gazeta e organizatës është “Vorio-Epirus Simera” . Drejtues i ENVI-it për shumë kohë ka qenë Harallamb Karathano, i cili këto vitet e fundit ka hyrë e ka dalë në Shqipëri si në shtëpi të vet dhe zëvendës i tij është Spiro Joanidhi. Miq të ngushtë të organizatës janë ish-deputeti Kristo Goci dhe deputeti Ligoraq Karamelo, të cilët shihen në veprimtaritë festive që organizon ENVI me rastin e përkujtimit të vitit 1914 si vit i djegies së Shqipërisë.

MAVI – (Apeleferetiko Metopo Vorio Ipiro që do të thotë Fronti për اlirimin e Vorio Epirit) ka vepruar qysh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ajo është një organizatë terroriste e formuar në vitin 1942 nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva, dhe në korrik të 1942, Ilias Konsta, Mihal Mano{s}, Jakis Taso{s}, Anastasios Kokaveli{s} etj, kanë themeluar degën e kësaj organizate në Tiranë.
ثshtë fakt tashmë së elementët grekomanë kanë pasur një lloj organizimi, sado minimal apo sado pak i organizuar të ketë qenë ai. MAVI vepronte edhe në kuadër të EDES-it (Lidhja Kombëtare Demokratike Greke), në krye të së cilës vepronte krimineli i njohur Napoleon Zerva.

Këto trupa kryen masakra të shumta kundër popullsisë autoktone shqiptare çame në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ndërmorën një spastrim të gjerë etnik kundër kësaj popullsie.

MAVI njihet gjithashtu në kohën e sotme për sulmin e kryer kundër Postës Kufitare të Peshkëpisë më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarakët shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Ndoshta edhe sulmi i atëhershëm nuk është bërë nga ndonjë organizatë tjetër me qëllimin për të dhënë idenë e vijueshmërisë historike të organizatës.

POAKA- (Organzata Panepirote e Amerikës), e krijuar më 1942 në Nju-Jork. Më 1981 në këtë organizatë u përfshinë edhe homologia e saj në Kanada dhe më 1983 ajo e Australisë. Që prej vitit 1993 drejtues i saj është anti-shqiptari Nikolla Gazojani (Nikolla Gejxh). Punon pa reshtur kundër Shqipërisë në qarqe diplomatike ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ka arritur të ketë në orbitën e saj edhe mjaft politikanë të Shqipërisë, të cilët frekuentojne dhe janë parë shumë herë me Gejxhin.

QEVA- (Komiteti Qendror i Luftës Vorio-Epirote) u drejtua për shumë vite nga peshkopi Serafin Tikas. U krijua në vitin 1918 me udhëzim të qeverisë greke. Komteti Qendror i kësaj organizate përveç kryetarit përbëhet edhe nga dy nën kryetarët, tre këshilltarët , gjashtë anëtarët dhe arkëtari. Kryetari zgjidhet nga qeveria greke në konsultim me shërbimin sekret grek EYP.

Mendohet që meqë QEVA ka qenë në një nivel më të lartë se MAVI, të ketë qenë e pranishme edhe ajo në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për vetë rrethanat e luftës këto mund të kenë vepruar në grupe të vogla.
Sot nënkryetar i organizatës është ish-sekretari i Janullatosit në Tiranë Ilia Kontas. Anëtarë të Komitetit janë edhe shtetas shqiptarë me kombësi greke. QEVA është kordinadore edhe e sillogjeve “vorio-epirote” si ato të Athinë-Pireut, Selanikut, Korfuzit, Janinës, Patrës, Follorinës, Ekaterinit dhe e “Bashkimit të Delvinjotëve”, “Bashkimit të Himariotëve”, “Bashkimit të Dropullitëve”, “Bashkimit të Korçarëve” etj. QEVA drejton edhe “Këshillin e Ndihmës Ekonomike”, i cili administron fondet kundër Shqipërisë. Në këtë kuadër ai është i gatshëm edhe të bëjë mobilizimin e “vorio-epirotëve” me armët që disponon reparti i këtij këshilli.

Por për të pasur suksesin e duhur në këtë fushë QEVA ka pasur dhe ka edhe Këshillin Ushtarak, i cili disponon edhe listat e vullnetarëve “vorio-epirotë”. QEVA drejton gjithashtu edhe organizatat e tilla si Komiteti Qendror i Rinisë apo Instituti i Kërkimeve “Vorio-Epirote” me qendër në Janinë. Ky i fundit drejtohet nga renegati shqiptar nga Korça, Ksenofon Konduri. Gazetat kryesore të këtij rrjeti antishqiptar janë: Ipiriton Mellon, Ipiriti Dhrasi etj. QEVA ka degë të saj edhe në diasporën greke, dhe përveç financimeve shtetërore ajo financohet edhe nga dispora greke.

PA-SI-VA-(Paneliniu Sindezmu Vorioepiritiko Agonas- Konfederata Panhelenike e Luftës Vorio-Epirote). ثshtë themeluar nga peshkopi Sebastianos në vitin 1986 dhe që u drejtua prej tij deri në vdekje. Sot në krye të saj është vënë pasardhësi i Sebastianosit dhe organizata njihet me emrin –“Fondacioni i Studimeve Vorio-Epirote”

PEOF- (Organizata e Studenteve të Selanikut). Kjo organizatë është një grupim studentor në varësi të universitetit shteteror (pra vet shtetit grek) të këtij qyteti dhe përveç specializimeve të posaçme për çështjet “epirote” të studentëve të saj, ndër të cilët edhe “minoritarë”, e ka shtrirë veprimtarinë e vet edhe në Gjirokastër, gjë që dëshmohet edhe në gazetat greke.

IYAPOE – (Instituti i Pritjes dhe Rikthimit të Homogjenëve Grekë) është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në lidhje të ngushtë me shërbimin sekret grek EYP.

IYVE- (Instituti i Kërkimeve “Vorio-Epirote”) me qendër në Janinë. Ky institut ka për qëllim pregatitjen e shtetasve shqiptarë të vënë në shërbim të Greqisë, në veprimtari antishqiptare. Koordinatore e tij është natyrisht shërbimi sekret grek EYP-i.

Në vitin 1992 të gjithë organizatat vorio-epirote zhvilluan në Athinë një kongres ku vlerësuan si rrugë të vetmë “çlirimin e Vorio-Epirit nga pushtuesit shqiptarë".[/B] :mad:
 

Attachments

  • oksiiiiiii.JPG
    oksiiiiiii.JPG
    56.8 KB · Shikime: 27
  • ateist8.gif
    ateist8.gif
    3.9 KB · Shikime: 20
  • zhvillo trollin.jpg
    zhvillo trollin.jpg
    10.7 KB · Shikime: 21
Redaktimi i fundit:
At Nikoll Marku flet per arsyet qe sipas tij Presidenti i Republikes nuk duhet t'ia jape nenshtetesine Hiresise se Tij, Janullatos. Prapaskena qe fshihet pas nenshtetesise dhe ndikimet mbi Shqiperine e Jugut.


Nikoll Marku, prift i kishes ortodokse "Shen Maria", ne lagjen Kala, ne Elbasan, njekohesisht perfaqesues i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare tregon për "Koha Jone" arsyet sipas tij, pse Presidenti i Republikes nuk duhet t'i jape nenshtetesine Hiresise se tij, Janullatos. Marku jep alarmin duke i kujtuar Presidentit Bamir Topi se "pas dhenies se nenshtetesise fshihet perjetësia e nenshtrimit te kishes ortodokse shqiptare dhe varesia e saj nga kisha greke". Njekohesisht, At Nikolla parashikon ringjalljen e levizjeve per Vorio-Epirin ne Shqiperine e Jugut. Prifti ortodoks kerkon nderhyrjen e shtetit per te ndihmuar kishen, duke e pastruar nga prifterinjte greke
Cila eshte e verteta sipas jush, e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?

Gjithe shqiptaret duhet te dine se kisha e vertete eshte Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare dhe simboli i saj eshte kisha "Shen Mari", ne lagjen Kala, ne Elbasan. Kisha "Shen Maria" mbeshtetet ne dy statuse te hartuara nga Kongresi i Beratit ne vitin 1922, nga Kongresin i Korces ne vitin 1929, si dhe nga vendimi i Patriarkanes se Stambollit i marre ne vitin 1936. Ne mbeshtetemi ne keto vendime duke cituar nenin 34 te Patriakanes, qe citon se "cdo komb ka te drejte te kete kishen e tij te pavarur dhe Kryepeshkopin e races se vet". Mund te theksoj ketu se kisha ortodokse shqiptare e mori pavaresine e vet ne kohen e Mbretit Zog. Ne kete kohe kisha u mbeshtet thellesisht ne tabanin kombetar. Per vite te tera kisha greke nuk ka reshtur ta kete vasalen e saj. Kjo per arsye se ortodokset shqiptare kane luajtur rol shume te rendesishem ne Pavaresine e vendit dhe familje shume fisnike dhane kontribut ta pacmuar. Eshte ky binomi qe ka mbajtur gjalle frymen patriotike dhe ekzistencen e shtetit shqiptar. Nuk eshte e rastit ardhja e ekzarkut grek ne vitin 1991.

Ne cilin dokument bazohet veprimtaria e kishes qe ju perfaqesoni?

Dokumenti ku bazohet veprimtaria e kishes eshte Tamusi i dale nga Patriakana e Stambollit. Si pasoje e veprimtarise mbytese te kishes greke, Kryepeshkopi Visarion Xhuvani dha doreheqjen pikerisht ne kohen kur ai e kishte derguar kishen ortodokse kombetare ne oborret e kishave evropiane. I gjithe amaneti i martireve te kishes dhe baballareve te Kombit ishte se "kushdo mund te vije te drejtoje kishen ortodokse shqiptare, por jo nje klerik grek". Ironia e fatit ishte se na erdhi Janullatos.

Po Kryepeshkopi Janullatos, me cfare statuti mberriti ne Shqiperi?

Janullatos e bazoi veprimtarine e kishes ortodokse shqiptare ne statusin e vitit 1950, i cili nuk u pranua nga Patriakana e Stambollit, pasi ishte nje status komunist dhe nderhynte ne punet e brendshme te kishes. Ky status permban dy pika negative. Ne nenin 3 thuhet se gjuha zyrtare eshte shqipe, por mund te futen edhe gjuhe te tjera dhe nene te vecanta mund te modifikohen sipas rastit. Duke ardhur ne kete pike une i bej disa pyetje te gjithe klases politike ne Shqiperi: Perse duhet ta besojne kete njeri i ardhur nga kisha greke, ndersa shtetaret shqiptare nuk kane informacionin e duhur per kete njeri? Perse shkon ne gjithe kishat ortodokse te botes dhe thote se shqiptaret akoma nuk jane te zote dhe vetem nepermjet kishes greke mund te gjejne besimin dhe qetesine e shpirtit? A nuk u duket se nje zoteri i tille eshte duke ulur vlerat e Kombit?

Perse gjithe kjo armiqesi me Hiresine e Tij?

Nuk kam asgje personale me te. Por sulmi i pare qe ai i beri kishes, ishte heqja e pamjes dekorative te kishave tona, qe shpalosnin kulturen dhe historine e popullit tone dhe besimtareve ortodokse. Se dyti, ai ndertoi nje rrjet administrativ me nje kuader enigmatik dhe te manipuluar, i perzgjedhur nga Greqia. Askush prej tyre nuk eshte per kishen ortodokse shqiptare. Ata jane rrogetare te thjeshte qe servilosen per nje kore buke. Se treti, u krijua Sinodi i Shenjte kleriko-laik nga dhespote greke dhe renegate qe me devocion i sherbejne Janullatos dhe kishes greke, duke harrur interesat kombetare. Prandaj me te drejte shprehim shqetesimin tone pasi kisha shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse nje filial i kishes greke. Ne vitin 1994, plaku Janullatos, ndersa ishte duke udhetuar drejt Selanikut, i jep nje interviste gazetarit amerikan, Fred Reid, te cilit i deklaron se "Shqiperia eshte nje shtet islamik ne gjirin e Evropes se perparuar dhe Islami e quan kishen ortodokse shqiptare si nje arre gunge qe duhet shtypur". Ai shton me tej dhe thote se Perendimi duhet te kuptoje se Islami eshte ne thelb nje fe politike. A nuk eshte e rrezikshme kjo? A i sherben Shqiperise nje deklarim i tille? Ne vitin 1998 po ky plak kontradiktor, pasi i u sulmua per deklarimet e tij antishqiptare, mbrojti doktoraturen ne shkencat islamike. Shikoni sa cinik qe eshte. Ndoshta eshte i semure, sepse nje njeri normal nuk do e bente nje gje te tille duke rene ne kundershti me veten. Pergjigjen per c'ka bere e jep vete populli. Tregojani popullit kete gje dhe merrni mendimin per gjendjen e tij. Por e keqja me e madhe eshte se politika e sotme i ka dhene shume krah ketij njeriu antishqiptar.

Si e komentoni dhenien e nenshtetesise nga Presidenti nese ai e merr vendimin?

Kam ndjekur me vemendje gjithe cfare po flitet ne media dhe shtyp keto dite rreth kesaj ceshtjeje. Lidhur me dhenien e nenshtetesise Janullatosit, une do te thosha se per t'i dhene nenshtetesine Janullatosit dhe klerit te huaj ka disa kritere. Ne asnje nen te statusit nuk perfshihet dhenia e nenshtetesise klerit te huaj. Edhe pse ka shume vite qe sherben ne Shqiperi, ai mund te konsiderohet si nje mik i nderuar, por jo te jete kuader kishtar. Por kur vihet re se veprimtaria e tij bie ndesh me ceshtjen Kombetare dhe ate te besimit, ai kategorikisht eshte i padeshiruar. Me sa jam i informuar, ai ka hartuar nje status te ri me nene dhe ligje, sipas oreksit te kishes greke dhe interesave greke. Me kete statut, ai perjeteson varesine e kishes ortodokse shqiptare nga kleri i huaj. Prandaj kerkesa e marrjes se nenshtetesise eshte me shume dinakeri . Nese e merr nenshtetesine ai ka te drejte te miratoje kete statut qe ne thelb eshte antishqiptar, anti-ortodoks duke e varrosur njehere e pergjithmone kishen ortodokse shqiptare. Me pas, ne do te mbetemi te vegjel dhe do te kapemi pas dore nga kisha greke per te shkuar te Perendia. Por ka akoma me keq, pasi prapa ketij skenari fshihen gjera te rrezikshme. Ne Shqiperine e Jugut kisha ortodokse, minoriteti dhe shoqata "Omonia" nen drejtimin e Janullatosit do te kerkojne flamurin e Vorio-Epirit, duke i dale ne krah kishes ortodokse serbe, e cila nuk po pushon se luftuari qe Kosova te mos e fitoje Pavaresine. Vini re kohet e fundit. Per flamurin e Vorio-Epirit ka shume zera ne Jug dhe kisha ortodokse dhe mitropolia e Gjirokastres eshte kthyer ne Mitrovice.

Me falni qe po e perseris pyetjen, por nuk ju duket se ka nje armiqesi te hapur mes jush?
Ju thashe. Nuk kam asnje mendim personal per Janullatosin. Por thjesht i bej pyetje: Edhe sa detyra te mbeten per te permbushur ne interes te kishes dhe shtetit grek? Si munde te shkosh ne Amerike dhe te besh nje meshe ne gjuhen shqipe me rastin e 100- vjetorit te mbajtjes se kesaj meshe nga Noli i madh? A nuk ju duket nderhyrje ne punet e brendshme te kishes shqiptare? I drejtohem at Artur Liolinit, ketij lepiresi kockash, qe ka turperuar dhe tradhtuar kishen shqiptare me qendrimet e tij si kelysh besnik i Janullatos. Perse at Artur zemerove shqiptaret?
 

Attachments

  • at nikoll marku.jpg
    at nikoll marku.jpg
    5.7 KB · Shikime: 24
Organizata Terroriste Greke MAVI !

Materjali eshte lejuar te publikohet nga : DREJTORIA E DOKUMENTAVE TE RENDESISE SE VEاANTE /SHIK NE BASHKEPUNIM ME CIA, MI-16 DHE MIT/.
Organizata Terroriste Greke MAVI (Metopo Apolefterikon Vorio–Epirotiku)


Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, Bekim Budo, rrëfen historinë e agjentit grek “Papastrati”, arrestuar nga shërbimi i fshehtë shqiptar në vitin 1971. Në vazhdim, Budo sqaron edhe veprimtarinë e qarqeve shoviniste të shtetit fqinj dhe aktivitetin e njerëzve të tyre në Shqipëri. Interesant është fakti se agjentura greke zhvillonte veprimtarinë e saj në Shqipërinë e Jugut dhe kishte në dispozicion informatorë potentë, tejet të përgatitur. Në vitet ´70-të, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rënë në gjurmët e kësaj veprimtarie dhe arrin të kapë, falë një kombinacioni të përsosur, “Papastratin”, përgatitur në shkollën e spiunazhit të vendit fqinj, i cili tregon përpara hetuesve se si ishte vënë në shërbim të grekëve.Kontaktet e tij të para ishin bërë me gjeneralin grek Vasil Mellaj, që kishte qenë komandant divizioni i trupave greke në Gjirokastër, e me të e kishte njohur patrioti i tij nga Derviçani, Vasil Shahini, i cili e kishte studiuar me kohë. Gjenerali drejtonte dhe një zyrë të shërbimit të fshehtë të zbulimit ushtarak grek “Alfa–Dhio”. Megjithatë, sipas dokumenteve të hetimit të “Papastratit”, gjenerali grek, kishte marrë informacion për agjentin, duke pyetur edhe lidhjet e tij të afërta në Shqipëri dhe Greqi, P.Kotokon, O. Anastasjadhin. Pas verifikimit, gjenerali urdhëron S.Vllahon dhe P.Kotokon të krijonin organizatën antishqiptare MAVI (Metopo Apolefterikon Vorio–Epirotiku), në kryesinë e së cilës u caktua edhe “Papastrati” së bashku me V.Shahinin e J.Diamantin, të njohur për ndjenjat filogreke dhe tepër aktive në veprimtarinë e tyre praktike për aneksimin e trojeve shqiptare. Gjenerali grek e kishte porositur agjentin që të riaktivizonte agjenturën e vjetër dhe të bënte rekrutime të reja, sidomos nga radhët e minoritetit, grekofilëve, grekofonëve, si dhe nga radhët e studentëve dhe nxënësve shqiptarë që studionin ose që kishin kryer studimet në shkollat greke. Agjentura kryesore kishte për detyrë organizimin e grupeve agjenturore, të cilat do të ishin bërthama të rezidenturave në përputhje me situatat agjenturore dhe politike. Në vijim ndiqni intervistën e Bekim Budos për këtë dosje.

Ju kujtohet ndonjë histori interesante nga dosjet e agjentëve në shërbim të të huajve, kapur nga Sigurimi?

Po. Kur isha duke përgatitur një leksion për studentët e Akademisë së Policisë, mora leje për të hulumtuar në dosjet operative, ku ishin regjistruar dëshmi agjentësh dhe informacione të tjera të rëndësishme spiunazhi. Mbaj mend se në njërën prej këtyre dosjeve, ministri Kol Bib Mirakaj, njëherazi edhe Sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare i dërgon Ministrisë së Arsimit një shkrese Rezervate me nr.3329, datë 11 korrik 1942, lidhur me aktivitetin e shërbimit të fshehtë grek dhe qarqeve shoviniste të vendit fqinj.

اfarë thuhej në atë shkresë?

Mirakaj i përgjigjej një shkrese të Ministrisë së Arsimit nr.390 datë 15.4.1942/ XX rezervate dhe një tjetër shkrese të ministrisë së tij nr.2669/Pol.27/D/84 Res, që kishin informacion lidhur me listat emërore të mësuesve grekofonë të qarkut të Gjirokastrës bashkë me informatat përkatëse të marra pjesërisht nga sekretarët politikë dhe nga KK e MM. Listat që i bashkëlidheshin këtij dokumenti ishin grumbulluar nga shërbimi i fshehtë i Mbretit Zog, nga shërbimi i fshehtë diplomatik, si dhe nga sekretarët politik të partisë fashiste, të cilët mbaheshin në lidhje agjenture e zbulim-kundërzbulimi. Në këto lista bie në sy numri i madh i mësuesve, të cilët kishin studiuar për mësuesi në shkollat greke dhe ishin të shpërndarë në 163 shkolla të Shqipërisë së Jugut, mësimet e të cilave ishin në gjuhën greke, që përbënin dyfishin e shkollave në gjuhën turke po në këto territore. Në karakteristikat përbri secilit emër mësuesi janë shënuar shkurtimisht qëndrimi i tyre në raport me qeverinë e Zogut, ndjenjat shoviniste, si dhe në raport me ndjenjat kombëtare. Predominojnë karakteristikat pozitive të tyre në këto raporte në masën prej rreth 70 për qind.

Informacionet vinin nga burime të besueshme?

Sigurisht. Në dosje vura re se problemi ishte më i thellë dhe nuk ishte marrë sa duhet në konsideratë sinjali i alarmit i dhënë nga Konsulli i Janinës, Xhemal Frashëri, cili midis të tjerave theksonte: “Shkolla e Vellasit, e cila dirizhohet nga Dhespoti i Janinës, Spiridhoni, një armik i rreptë i Shqipërsisë, është ngritur vetëm e vetëm për të përgatitur me kulturë dhe me ndjenja greke rininë e fshatrave grekofonë të Prefekturës së Gjirokastrës, me anë të propagandës helmonjëse për të arritur qëllimin kryesor satanik, i cili është bashkimi i të ashtuquajturit “Vorio-Epir” me Epirin. Po nuk morëm masa të rrepta, them me bindje se shkolla Vellas do të jetë varri i Gjirokastrës”.
FAQ-1/O6707

A konfirmohet kjo nga ndonjë burim tjetër?

Nga materialet e tjera të hulumtuara është mjaft afër realitetit të ngjarjeve që bën të mundur krijimin dhe pompimin e “Megalli Idesë”, apo idesë së madhe, një rrëfim i një agjenti potent grek me pseudonimin “Papastrati”, i cili përfaqëson tipikisht në mënyrë të koncentruar një veprimtari sa armiqësore ndaj vendit tonë, aq edhe përbuzëse ndaj Shqipërisë. Në letrën informative të Ministrisë së Arsimit shkruhet: “ثshtë interesante të theksojmë se ky rrëfim është edhe një sintezë e një veprimtarie për më shumë se një shekull e shovenëve, përfaqësues ekstremistë të një nacionalizmi absurd në dëm të një vendi tepër paqësor e miqësor, i cili historikisht ka dhënë një ndihmesë të madhe me anë të komunitetit shqiptar në Greqi, arvanitasve, si Kollokotroni, Karaiskaqis, Bubulina e Boçari, të cilët ishin edhe protagonistë kryesorë të revolucionit grek të vitit 1821, gjë që edhe në historinë moderne të këtij vendi ky kontribut mohohet padrejtësisht. Kundër këtij vendi autokton fqinj prej mijëra vjetësh, pas fitimit të pavarësisë, qarqe të caktuara shovene, megalomane dhe aventuriere, në vitin 1867, krijuan organizatën Vllazëria Qendrore Kulturore si dhe Klubin–Sillogun Vorio Epirot, të cilat, shkallë–shkallë, do të përbënin bazën e organizatës famëkeqe QEVA (Komiteti Qendror i Përpjekjeve Vorio Epirote), duke marrë dhe pëlqimin e Patriarkanës së Stambollit. Në krye të kësaj organizate do të vendosej lunxhioti, Kristaq Zografi. Më 6 qershor 1888 krijohet në Greqi nga Dhimitër Boçari, shoqëria e vllamidhes Allvani (Vllamët–Vllezërit Shqiptarë) me një platformë antikombit shqiptar për pengimin e gjuhës së shkruar shqipe në alfabetin latin mbi bazën e një strategjie, që kishte qëllim kryesor helenizimin e popullsisë së Shqipërisë së Jugut dhe më gjerë me një propagandë që mbivlerësonte dukshëm kulturën greke, duke nënçmuar kulturën shqiptare”.

Po shërbimi i fshehtë e ndiqte veprimtarinë e spiunazhit grek?

Shërbimi i fshehtë i qeverisë së asaj kohe njoftonte për një marrëveshje të fshehtë midis Patriarkanës së Stambollit me qeverinë greke, ku u vendos që myslimanët e Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës si dhe të Shqipërisë të konsideroheshin turq, ndërsa shqiptarët ortodoksë të konvertoheshin në helenë dhe të admiministroheshin nga Greqia, pasi shqiptarve u mohohej kategorikisht aftësia shtetformuese, edhe pse historikisht kishin dhënë prova, madje edhe në Greqi, duke i dhënë asaj jo pak, por rreth 20 kryeministra qysh nga Miauli, Kanari, Kryeziu e deri dhe vetë Lefter Venizellosin, të cilët ishin të gjithë arvanitas, pa bërë fjalë këtu se edhe Presidenti i parë grek, Pavllo Kondurjoti dhe Presidenti tjetër, Theodhoros Pangallos, ishin me origjinë shqiptare dhe në mjediset miqësore e familjare komunikonin në gjuhën shqipe.
Si i realizonin qarqet shoviniste greke synimet e tyre?

Nga letra që ndodhej në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, dosjen e agjentit grek “Papastrati” mësohet se “Megali-idea” dhe të tjera, synime të tyre amplifikon akoma më shumë dhe bëhen shpejt udhëheqje për veprim në marrëdhëniet e mëvonshme me shtetin tonë, me të cilin qysh pas 28 nëntorit 1912 kishin filluar kontradiktat e mprehta dhe diplomacia e saj mori orientime të qarta nga qeveria greke për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për gjoja të drejtën e saj për aneksimin e Epirit të Veriut e konsideruar prej tyre si tokë greke dhe duke u munduar ta justifikonin dhe argumentonin historikisht, sidomos me ekzistencen e minoritetit grek në trojet tona autoktone. Këto kontradikta shpërthyen kur Konferenca e Ambasadorëve më 8 gusht 1913 përcaktoi kufijtë e Shqipërisë. Edhe pse kufijtë e vendosura nga komisionerët e huaj anglo-francezë dhe italianë kishin lënë jashtë tyre troje të konsiderueshme të populluara nga shqiptarë autoktonë, grekët dhe një pjesë e mësuesëve grekofonë kishin përgatitur veç të tjerave nxënësit e shkollave greke, të paraqiteshin para tyre, duke u prezantuar si grekër, duke thënë se “Ego ime Elinas” (Unë jam grek) etj. Në të njëjtën kohë, ata provokojnë Konferencën e Korfuzit më 1913, e cila në vendimet e majit 1914, i vuri kushte qeverisë shqiptare për të zbatuar një plan special për minoritetin dhe Vorio Epirin, në mënyrë që ajo të ishte në çdo kohë prezente në këto treva, si dhe t´i kishte fillimisht nën kujdestari, probleme që ai i ngiti në forume ndërkombëtare e deri në Konferencën e Firences në vitin 1921, por, siç e dimë nga historia, planet e grekëve u bënë pa hanxhinë.

اfarë rrëfen agjenti grek “Papastrati”?

Kongresi i Lushnjës, Lufta e Vlorës bënë të mundur legalisht, që marrëveshja Titoni–Venizellos, për ndarjen e Shqipërisë të mbetej në letër dhe të zbatohej ilegalisht nga shërbimet e fshehta të këtyre vendeve për t´i bërë fakte të kryera në të ardhmen. Pikërisht këtë e rrëfen më së miri agjenti potent grek, Papastrati. Në materialet e hetuesisë së asaj kohe shkruhet: “Në Tiranë, në zyrat e hetuesisë u paraqit agjenti grek, me pseudonim “Papastrati”, më 22 shkurt 1971, që, për shkak të statusit të tij të themi special dhe të veçantë e mori në pyetje zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Hetuesisë. Agjenti grek vazhdoi rrëfimin e aktivitetit të tij në shërbim të zbulimit grek. Mes të tjerave, ai thotë se, ´siç e theksova, pasi mbarova arsimin e mesëm në Sozimea Skoli, vazhdova arsimin e lartë në Athinë, për mësuesi, të cilën e mbarova me rezultate të larta. Ndërkohë, bashkë me dy bashkfshatarët e mi nga Klishari ishim anëtarësuar në Sillogun Vorio–Epirot, me qendër në Athinë, ku në një nga mbledhjet e radhës kryetari i tij, Kristaq Zografo, që më ka mbetur në kujtesë, na foli për perspektivën tashmë të hapur me pëlqimin e qeverisë greke dhe të Patriarkanës së Stambollit, do t´i përvishemi punës për aneksimin e Vorio Epirit, që, sipas tij, ato ishin toka greke qysh në lashtësi dhe se e kishin amanet nga të parët që ëndrrën e tyre ta bënin realitet sa më shpejt, pasi ishin krijuar të gjitha kushtet, ishin mënjanuar të gjitha pengesat dhe jo vetem kaq, gjithnjë sipas Kristaqit, ishte marrë pëlqimi i vetë vendeve vendimmarrëse kryesore të Evropës, Angli-Francë-Itali.
FAQ-2/06707
Nuk ka pse ta fsheh, u entuziazmova për faktin sepse Shqipëria në atë kohë ishte një vend tërësisht anadollak, tepër i prapambetur, pa kulturë dhe intelektualë, sëmundjet bënin kërdinë, pa alfabet, gjuhë të shkruar, pa shkolla dhe mendoja në atë kohë së me Greqinë dhe kujdestarinë e saj Shqipëria do të shkonte përpara në arsim, kulturë, rimëkëmbje etj.´”.

“Papastrati” ishte i zgjedhur në forume të larta të qarqeve shoviniste greke?

Materialet thonë se po. Dora-dorës ai ishte bërë një nga përkrahësit kryesor të Zografos. Më tej, ai dëshmon: “Në këto aktivitete jam njohur edhe me patriotin tim nga Derviçani, Vasil Shahinin, i cili, me sa duket, më kishte studiuar me kohë dhe më rekomandoj te gjenerali grek Vasil Mellaj, i cili kishte qenë komandant divizioni i trupave greke në Gjirokastër dhe që drejtonte dhe një zyrë të shërbimit të fshehtë të zbulimit ushtarak grek, “Alfa–Dhio”. Gjeneralit i pëlqeva qysh në fillim për njohuritë e mia, për historinë e kulturën helene, jo vetëm atë moderne, por edhe për lashtësinë, çka me vonë krijoi besim të plotë, duke pyetur edhe në lidhje të tij të afërta në Shqipëri dhe Greqi, sidomos Pandelejmon Kotokon, Orest Anastasjadhin, etj., siç e mora vesh më vonë prej tyre. Kështu, gjenerali urdhëron Spiridhon Vllahon dhe Pandelejmon Kotokon të krijonin organizatën antishqiptare MAVI (Metopo Apolefterikon Vorio–Epirotiku), në kryesinë e së cilës u caktova edhe unë së bashku me Vasil Shahinin e Jani Diamantin, tashmë të njohur për ndjenjat filogreke dhe tepër aktive në veprimtarinë e tyre praktike për aneksimin e trojeve shqiptare”.
Si e rekrutuan “Papastratin”?

Gjenerali, në një nga takimet e shpeshta me të, i kishte shprehur konsideratën e tij dhe të shefit kryesor të zbulimit grek, emrin e të cilit, ai nuk e mësoi kurrë. Po ky njeri i vuri detyrën e fshehtë, të merrej në të ardhmen me organizimin cilësor të rrjetit agjenturor të zbulimit grek në Shqipëri. Në fillim kreu një kurs të përshpejtuar për të njohur elementet fillestare të zbulimit, lidhjeve, ndërlidhjes, kodeve, grumbullimit dhe seleksionimit të informacioneve etj. Më vonë, pasi u krijua organi kryesor i centralizuar i informacionit QIPE (Qendriqi Ipiresias Pliroforion Edhallos), “Papastrati” bëri kursin e plotë të zbulimit dhe u kamuflua pas organizatës MAVI, të cilën, sipas orientimit i formuloi detyrat kryesore legale, e cila ishte pengimi me çdo kusht i pjesëmarrjes së minoritetit në Luftën Nacional-اlirimtare, si dhe detyrën kryesore ilegale, e cila ishte futja me kombinacion në këtë lëvizje dhe në ushtrinë e saj të agjentëve grekë, me qëllim që ata të bënin karrierë dhe do t´u shërbenin në të ardhmen, për realizimin e planeve të tyre, gjoja për çlirimin një herë e përgjithmonë të Vorio-Epirit. “Papastrati” dëshmon: “Pas krijimit të MAVI-t u hodhëm në Shqipëri dhe krijuam komitetet Vorio Epirote me anëtarë Andon Qirjaqin, Misto Papadhimën, Dhimitër Mestakulin, Lefter Guvelin, Jorgo Zoton, Gligor Labovitin etj., të cilëve u vumë detyra të qarta se do ta fillonin me propagandë dhe se tri hallkat kryesore të punës sonë Kleri, Shkolla dhe Shtypi, të cilat do të ndihmoheshin fuqimisht nga shtypi grek, ku do të paraprinin gazetat Ipsokratikon Mellon dhe Vorioepirotikon Agonos, të cilat kishin detyrë kryesore të krijonin armiqësi midis dy feve kryesore atë myslimane dhe ortodokse, pasi e quanin të tejkaluar kohën kur këto dy fe bashkëjetonin në harmoni, çka ishte pengesë e madhe për realizimin e detyrave tona. I konkretizuam detyrat, dhespotit të Janinës, Spiridhoni, ishte vënë detyrë të rekrutonte sa më shumë nxënës për të vazhduar shkollën e Vellas, gjë për të cilën kishte marrë nga Qeveria greke fonde të posaçme, ndërsa Pandelejmon Kotoko kishte marrë detyrë të punonte me klerikët ortodoksë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin rekrutuar nga zbulimi grek, Asfalia, shërbimet e fshehta të Korofillaqisë dhe të policisë qytetëse Astinomia Poleos, siç ishin Papu Jorgji Taci nga Leshnica, Papu Jani Dashi nga Cuka dhe Papu Foti Zisi nga Gjirokastra. Pyetjes për aktivizimin e agjenturës së vjetër të zbulimit grek si dhe rekrutimin e agjenturës së re kryeagjenti “Papastrati” i ishte përgjigjur: “Gjenerali Vasil Mellaj na kishte porositur për riaktivizimin e agjenturës së vjetër krahas rekrutimeve të reja që do të bënim sidomos nga radhët e minoritetit, grekofilëve, grekofonëve, si dhe nga radhët e studentëve dhe nxënësve shqiptarë që studionin ose që kishin kryer studimet në shkollat greke. Kështu agjentura kryesore kishte për detyrë organizimin e grupeve agjenturore, të cilat do të ishin bërthama të rezidenturave në përputhje me situatat agjenturore dhe politike. Konkretisht, Vasil Shahini do të punonte me disa kategori të caktuara si me tregtarë, mësues grekofonë si dhe kryepleq, duke riaktivizuar sidomos Gligor Kicatin nga Poliçani, Jani Foton po aty, doktor Ilia Zërin nga Sopiku, doktor Sokrat Bozhori nga Terihati, Andon Qirjaqin nga Glina, doktor Telhma Labovitin nga Gjirokastra, Dhimitër Mastakulin nga Kakodhiqi, Jorgo Zërin nga Dhuvjani etj. Gjithashtu, gjenerali na kujtonte shpesh përvojën e demonstratave dhe protestave masive pranë Lidhjes së Kombeve”.
 
Jashtëqitja e kombit

18/02/2008 nga Foti Cici


Shkombëtarizimi i kishës ortodokse shqiptare nis qysh në nenet e para të Statutit të 2006-ës, siç do të shohim në kapitujt e parë, dhe përfundon në nenin 70, siç do të trajtohet në kreun e fundit. Do ta nisim këtë debat me diasporën shqiptare, një problem shumë i madh ky për të ardhmen e komunitetit tonë, me përmasa identitare sidomos, edhe pse nuk është cekur këta dy dhjetëvjeçarë; as nga kishtarët shqiptarë e as nga përluftarët politikë të ortodoksisë shqiptare.
Statuti i ri përcakton se anëtarë të KOASH-it janë vetëm “banorët e Shqipërisë”, ndërsa të tjerët, edhe pse gjysma a mos më shumë e shqiptarëve ortodoksë, shpërnjhen, injorohen, shkelen, shiten, përdhosen, jashtëqiten: Anëtarë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë janë të gjithë të pagëzuarit në Kishën Orthodhokse dhe janë banorë të Shqipërisë, pa dallim origjine (Neni 2, 2006).
Mirëpo statuti i kaluar i kishës sonë kombëtare e përcakton kristal se KOASH-i përbëhet prej të gjithë Orthodhoksëve që banojnë brënda territorit të Republikës Popullore të Shqipërisë si dhe prej atyre Shqiptarëve Orthodhoksë që banojnë jashtë Atdheut… (Neni 1, 1950). Sepse statuti i kaluar u shkrua në ngjashmëri të kishave të tjera autoqefale, të cilat nuk i jashtëqitin bijtë e bijat e tyre në diasporë, por i përkujtojnë e përkujdesen për ta.
Kryepeshkopi Anastasios, duke shkelur statutin e tretë të vitit 1950 në këtë nen, shkon dhe pajtohet me dy statutet e para, ato që përndryshe ai gjithmonë mohon, për vetë faktin se atje nuk lejohet që një kryepeshkop jo shqiptar të jetë në krye të KOASH-it. Dhe megjithatë, kur i intereson kultit të tij, Janullatosi bën të zezën të bardhë, sepse dy statutet e para nuk e parashikonin përkujdesjen pastorale ndaj shqiptarëve në mërgim.
Që t’i citojmë dokumentet historike në fjalë, statuti i parë përcakton se Kisha e Shqipërisë përbëhet prej tërë banorëve të Shtetit Shqipëtar… (Nyja 1, 1922), e njësoj bën dhe statuti i dytë, vetëm duke e “monarkizuar” pak gjuhën, se KOASH-i përbahet prej tërë banorëve të Mbretërisë Shqipëtare… (Kaptina 1, Art1, 1929).
Siç duket nga kjo përqasje, statuti i mëparshëm i vitit 1950 e njihte diasporën si pjesë të Kishës së Shqipërisë, ashtu siç bëjnë të gjitha kishat autoqefale. Këtu përjashtohen patrikanat dhe kishat autoqefale greke, të cilat, edhe pse jo të gjitha, e lënë diasporën e tyre nën baritorinë e Patrikanës së Kostandinopojës, thjesht për arsye bashkërendimi politik, për t’i dhënë Fanarit numra që vetë providenca hyjnore urtësisht hoqi.
Megjithatë, nëse nuk shpërnjohim konfiguracionet kishtare brendagreke, luftën midis versioneve të ndryshme të grekësisë, për të cilat historiografia shqiptare ngre supet, po sjell disa shembuj: Patrikana e Jerusalemit ka një përfaqësi greke në Amerikë, pavarësisht kundërshtimit të Patrikanës së Kostandinopojës, e cila nuk e pranon mitropolitin e saj në sinodin e peshkopëve ortodoksë të Amerikës. Patrikana greke e Aleksandrisë, nga ana tjetër, e kishte njësoj një eksarkat në Amerikë, por nuk mundi të rezistojë dhe sot ai sinod është krejt i pavarur në Amerikën e Veriut.
Ndërsa Kisha e Qipros, dhe këtu kemi shembullin më kundërthënës, edhe pse në praktikë ia lejon grigjën e saj në diasporë Patrikanës së Kostandinopojës (madje në Britaninë e Madhe me kryepeshkop qipriot), e formulon kështu nenin e përkatësisë kombëtare: Anëtarë të gjindjes së Kishës Ortodokse të Qipros janë të gjithë të krishterët ortodoksë që banojnë në Qipro, si dhe të gjithë ata që e kanë origjinën nga Qipro dhe kanë hyrë nëpërmjet pagëzimit në Kishën e saj, por që banojnë tani në dhé të huaj. (Neni 2, 1979, cituar nga www.churchofcyprus.org.cy).
Këtu kemi një kishë autoqefale greke që, pa përfolur bashkëpunimet brendagreke për praninë e Patrikanës së Kostandinopojës si Ekumenike nëpër botë, bën një formulim guximtar në Statutin e saj në fuqi, të vitit 1979, gjë që kisha autoqefale shqiptare e kishte, por sot e ndryshoi! Sepse statuti shqiptar i vitit 1950, ndryshe nga ai i vitit 1929, i konsideronte shqiptarët ortodoksë në diasporë si pjesë e Kishës së Shqipërisë, duke parashikuar madje dhe krijimin e peshkopatave të reja jashtë shtetit shqiptar. Të shkuara, të harruara! Tanimë, statuti i kishës shqiptare është më grek se ai i kishave autoqefale greke.
Statuti i 2006-ës e mbylli më në fund kapitullin e diasporës, duke i lënë emigrantët shqiptarë, me nene të posaçme, nën juridiksionin e kishës greke dhe të kishave të tjera autoqefale.Që të merret dikush sot me shqiptarët në diasporë, për atë që u përpoqëm ne në Greqi e në Kanada, një aventurë e tillë, pra, do të thotë të kundërshtosh vetë statutin e KOASH-it! Ndërsa deri tani puna misionare në diasporë ishte në pajtim me statutin e kaluar dhe ekzistonte vetëm si “problem personal” me Janullatosin, Liolinët dhe klanet myslimane që i përdorin të drejtat e shqiptarëve ortodoksë për interesat e tyre.
Nuk mund të fshihet se greqizimi i statutit shqiptar, përveç flirtimit me shtetin grek, është dhe një kompromis i madh midis Janullatosit dhe patrikanës greke të Stambollit, e cila ka disa vjet që ka sugjeruar publikisht largimin e Janullatosit nga Shqipëria, duke marrë shkas nga ndryshimet e primatëve në patrikanat greke të Aleksandrisë e Jerusalemit, paçka se dy sinodet e kishave në fjalë u përgjigjën kundër kanditaturës së Janullatosit.
اshqiptarizimi i statutit shqiptar ishte mënyra më e arritshme që Janullatosi të impononte papizmin e tij në KOASH dhe përherësimin e misionit politik grek në Shqipëri. Kemi, atëherë, një ndërthurje interesash ku fitues del gjithmonë “vuajtësi” i madh: nën kultin e Janullatosit mund të kryhen shumë, gjë që në të kundërt është thjesht e pamundur.
Dhe mbasi i ramë në pjesë Janullatosit mbi diasporën, le të ndalemi në një vëzhgim gjuhësor. Le të lexojmë edhe një herë nenin 2 të statutit të ri: Anëtarë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë janë të gjithë të pagëzuarit në Kishën Orthodhokse dhe janë banorë të Shqipërisë, pa dallim origjine. Nëse ky tekst do të ishte shkruar fillimisht në shqipe, këtu do të formulohej “të cilët janë banorë” dhe jo “dhe janë banorë”. Nuk është shqip. Sepse vetëm përmes greqishtes, e sidomos asaj kishtare, mund të pranohet një trashësi e tillë në gjuhë shqipe – jo vetëm tek neni 2 i Statutit, por në të gjithë këtë dokument kaq të shkujdesur tekstualisht.
Këtu nxjerr brirët absurdi tjetër shqiptaro-grek: ndërsa statutet e kaluara të kishës shqiptare u parëshkruan shqip, dhe vetëm më vonë u përkthyen në greqishte për qëllime dytësore, tanimë, mbasi është njohur e pranuar veçorizimi i shqiptarëve ortodoksë në rajon, mbasi është konsoliduar autoqefalia shqiptare, mbasi terminologjia jonë zyrtare është ngurtësuar, mbas gjithë këtyre realiteteve që na i kumbuan veshët me kaq zulmë, pra, sendet ndërsillen e bien kokëposhtë…
Por nuk është vetëm luhatja a madhe gjuhësore e Statutit 2006, e as hallakatjet kuptimore si pasojë e cilësisë mjerane intelektuale të KOASH-it sot. Tejet esperantos së KOASH-it, tymi në konceptim është i qëllimshëm, madje me nen të posaçëm: Në rast se lindin paqartësi në lidhje me interpretimin e saktë të këtij Statuti, kriter dhe tekst referimi përbëjnë Kanonet e Shenjta (Neni 3.2).
Po si mund të kërkojmë gjithmonë të kundërtën, për të zhbërë të vërtetën? Sepse statutet janë pikërisht e kundërta, përsjellja e kanoneve të lashta në realitetet e sotme, dhe jo anasjelltas. Statutet përkthejnë bash kanonet, dhe nuk mund të përkthehen prej tyre. اfarë mashtrimi, por dhe çfarë mjerimi… Meqenëse u ndalëm tek gjuha e statutit, edhe në këtë nen që përmendëm përkthimi është bërë majmunçe, duke imituar sintaksën greke, pa pikë ndjeshmërie në shqipërimin e nuancave të tekstit.
Më e madhe këtu është tallja që i bëhet kulturës shqiptare. Nëse e riprodhojmë këtë imazh të fytyruar, na shfaqet dikush që duket sikur ka nxjerrë gjuhën jashtë e shënjon atje me shpotitje. Duket sikur thotë: E kemi bërë kaq çorbë KOASH-in, i kemi blerë kaq shumë myslimanët, saqë, nëse ju shqiptarët ortodoksë s’e gjeni dot fillin, hidhuni të gjithë në det; kush di not le të shpëtojë, ndërsa të tjerët humbshin…
* * *
A do të guxonte Janullatosi të bënte një ndërhyrje të tillë në Statut nëse diaspora shqiptare shihej nga shqiptarët si pjesë përbërëse e trupit të kombit? Nëse jo, përse nuk pati reagime për një padrejtësi të tillë? E para që duhet të reagonte ishte peshkopata shqiptare në Amerikë, e cila deri në vitin 1967 ishte nën juridiksionin e Tiranës, dhe nëse nuk ndalohej feja në Shqipëri, mund të vijonte ende sot si pjesë e KOASH-it. ثshtë ajo peshkopatë që mbahet me të madhe nga myslimanët, por që në thelb përdoret për interesa politike dhe hesht kur shkelen të drejtat e ortodoksëve në diasporë. Kulturë e mistershme!
Ismail Kadareja qenkësh profet mbi profetë kur, para se t’ia mbathte vetë nga Shqipëria, na quajti “jashtëqitja e kombit”, ne të ikurve të rinj. Madhështia e antitezës nuk është aspak aksident, pikërisht se ky margaritar nuk i përket letërsisë; sepse ishte atëherë kur rrëfenin zemrat, jo intelekti. Sepse urrejtja brendashqiptare për diasporën është njësoj e lashtë sa vetë shteti shqiptar. Le të kujtojmë Nolin. Nëse vonesat për vizën mund të justifikohen, si mund të shfajësohet racizmi shqiptar ndaj tij, sidomos kur e quajtën “evgjiti i Edërnesë”?

Diktatura komuniste ndërtoi pikërisht mbi këtë frymë të trashëguar në kulturën shqiptare, por e zyrtarizoi racizmin me luftën e klasave, duke e ideologjizuar urrejtjen për shqiptarët jashtë, e duke e kthyer atë në virtyt të domosdoshëm për të mbijetuar brenda. Kujtoni sentimentin dhe ngazëllimin që shkaktonte një afrikan a oriental në Kongres, dhe neverinë për vdekje kur dëgjohej emri i ndonjë “armiku” shqiptar jashtë. Gjithë diaspora shqiptare u njësua në ndërgjegjjen e shqiptarit të ri me emigracionin politik, me kundërshtarët e regjimit.
Por jo vetëm kaq. Urrejtja e trashëguar e shqiptarit brenda për shqiptarin jashtë u bë njësh me privimet dhe paaftësinë për të pranuar shkakun e vërtetë nën diktaturë, aq sa kur dikush siguronte një udhëtim jashtë shtetit në vitet 80, kur kthehej në atdhe do të urrehej nga të gjithë; thjesht sepse nuk kishte se si të mbushte atë zbrazëtirë shpirtërore që krijonte kërshëria e të ngujuarve për realitetin përtej.
Kështu e gjeti shtetasin e Shqipërisë viti 1991, atëherë kur urrejtja për shqiptarin jashtë u shndërrua në një abuzim mendor e material ndaj të mërguarve të rinj. Për çudi, urrejtja nuk u pakësua, përderisa gjeste të reja të shqiptarëve të kthyer përkohësisht për vizita, shkaktonin irritime të mëdha për një kulturë pjellë në uniformë.
Qysh nga 1990-a e gjer sot, nëse i vëzhgojmë komunitetet e reja shqiptare në diasporë ndershëm, shquajmë se trajtimi i shqiptarëve jashtë nga shqiptarët brenda është një pasqyrë e sentencës së Ismail Kadaresë, pavarësisht nga larje-lyerja që i bëjnë shqiptarët njëri-tjetrit në ligjërimin publik. Që të pëlcasë armiku…
Si rrjedhojë, për sa i përket diasporës ortodokse, zoti Janullatos e pati shumë të lehtë. Ai nuk kishte arsye të kapërcente as Kadarenë, kullën paralele, kryepriftin e fesë së shqiptarisë, dhe as urrejtjen brendashqiptare. Përkundrazi, Janullatosi i përdori problemet dalë nga larmia vendore për qëllimet e tij jo kishtare, duke kryer një shkombëtarizim të ngadaltë të ortodoksisë shqiptare, duke na imponuar një statut të tillë; duke jashtëqitur ortodoksët.
 
Janullatosi ne krye te kishes autoqefale ortodokse shqiptare i ule vlerat e verteta ketij institucioni dhe misionit te saj qe nga fillimi i saj me Nolin. Ne fakt qellimi i kirjimit te saj ishte shkeputja perfundimtare prej kishes Greke. Por sic duket shqiptaret nuk pranojne te jene te mjeruar, sapo i afrohen cakut te mjerimit kalojne ne pjesen e minoritetit per te marrur shperblime te ndryshme dhe per tu shkeputur nga fatkeqesia e tyre.

Janullatosi duhet te jete patjeter i fundit grek qe "zgjidhet" ne krye te ketij institucioni. Ne nje kohe kur ky institucion duhet te jete perkrahes i inisjativave kombetare ai eshte bere pre e insijativave anti-kombetare pasi drejtohet nga nje anti-kombetare.

Kjo vertete qe eshte c'eshtje teper serioze qe asnjehere nuk ka arritur te marre vemendjen e duhur nga publiku apo edhe media dhe politika. Pse valle kane kaq frike shqipetaret te ecin ne kembet e veta?!
 
Kisha e gjashtë greke

12/02/2008 nga Foti Cici

Në kreun e kaluar pamë diasporën shqiptare ortodokse të jashtëqitur, të përdhunuar, prandaj dhe të dhuruar gjetkë. Pamë se neni mbi shqiptarët jashtë Shqipërisë u hoq nga Statuti i KOASH-it, duke na lënë de jure nën juridiksionin e Patrikanës së Kostandinopojës, por de facto në mëshirë të kujtdo tjetër të interesuar; përveç kishës shqiptare.
Tashmë është më e lehtë të bëhen pazare midis grekëve dhe myslimanëve, prandaj dhe në statutin e ri u zhduk një nen mjaft djegës i statutit të kaluar: Me vendim të Këshillit Mikst, mund të krijohen episkopata për Shqiptarët Orthodhoksë jashtë shtetit, të varura nga Kisha Shqiptare mëmë (Neni 9, 1950). Fluturimi i këtij neni nga statuti i kishës sonë kombëtare duket sikur thotë: Ju shqiptarët ortodoksë, niseni historinë nga e para.
Statuti greko-mysliman i 2006-ës u puthit e u kopsit me merak nga të gjitha anët. Tashmë u kuptua se gjithë trazirat që klanet myslimane bënë këto vite kundër Statutit 1950, në favor të Statutit 1929, ndihmuan vetëm Janullatosin dhe myslimanët, ngrënien dhe zbutjen e vullneteve të serta, marrëveshjet e rrezikshme, duke vënë mbi tryezë gjithmonë të drejtat e komunitetit tonë të përdorur e të diskriminuar nga dy fuqitë e tmerrshme të një rajoni kaq të mistershëm. Doni dhe një shkëputje tani? Ja: Sa e lehtë ishte për myslimanët ta kontrollonin botën shqiptare në vitin 1929! Ndërsa sot kërkohen kapërcime humnerash, konvertime, e të tjera…
Një vendim i tillë trimëror kapërceu jo vetëm statutet e kishave të tjera jo greke, të cilat nuk i lënë anëtarët e tyre të përdoren nga njëra a tjetra kishë për qëllimshmëri strategjike në hartën lëvizëse të gjeopolitikës ortodokse, por, siç pamë, dhe vetë Kishën e Qipros! Janullatosi na u bë “më mbret se mbreti”. Përndryshe, sendet në marrëdhëniet greko-myslimane rrjedhin në paqe: Tirana u bë froni i gjashtë grek, jashtë thonjëzave, mbas Kostandinopojës, Aleksandrisë, Jerusalemit, Qipros dhe Athinës. Kësisoj, KOASH-i renditet sot pa drojë “në patrikanat dhe kishat autoqefale greqishtfolëse”, siç kremtohet kjo në lajmet zyrtare të Fanarit dhe medias greke.
Këtu duhet hapur një kllapë, se në rendin e sotëm politik Fanari dhe Tirana, ashtu si Jerusalemi dhe Aleksandria, janë kishat që funksionojnë drejtpërdrejt nën juridiksionin e shtetit grek, ndryshe nga Kisha e Greqisë dhe ajo e Qipros. Sa për Kishën e Greqisë, nën kryepeshkopin Kristodhulos ajo tregoi më shumë se pavarësi politike nga shteti grek, prandaj dhe nga Kostandinopoja, me pasojë konfliktin e madh midis dy kishave, gjë që çoi në shkungim të kryepeshkopit në vitin 2004, dhe tërheqjen e tij të dhimbshme, për t’u rivendosur pastaj në kungim. Natyrisht kjo temë është nga ato pika për të cilat myslimanët shqiptarë shprehin ngërç, prandaj dhe e ndryshojnë bisedën. Kjo ka bërë që tema të tilla, kaq të rëndësishme për të ndijuar marrëdhëniet shqiptaro-greke, të mos ceken fare nga analistët dhe studiuesit tanë, duke ua lënë zelltarëve t’i rrokin.
Se çfarë do të thotë ky rend i ri, nga pesë në gjashtë kisha greke, për ecjen politike të Patrikanës së Kostandinopojës, si froni i parë honoral në numrin 13 të primatëve ortodoksë, është temë më vete. ثshtë fjala për përpjestimet dhe shpërpjestimet e votave midis primatëve, për konfliktet e interesave midis tyre, sidomos mbi komunitetet jashtë territoreve tradicionale, por dhe sa herë që qeveria e Athinës urdhëron Fanarin të bëjë a zhbëjë aksh patrik a kryepeshkop grek.
Numërimi zyrtar i KOASH-it si kisha e gjashtë greke, nga Patrikana e Kostandinopojës dhe qeveria greke, bëhet me nxit dhe haptas, pikërisht se Statuti i 2006-ës formulohet dhe fuqizohet nga një kryepeshkop sa i fuqishëm aq dhe i brishtë. Janullatosi gëzon vërtet mbështetjen e myslimanëve, të cilët i ka futur në sinod dhe në pikat kyçe të administrimit të KOASH-it, duke ndarë me ta fronet dhe fondet, prandaj dhe i përhershëm në Shqipëri, por, nga ana tjetër, ai ka tre vjet nën presionin publik të Fanarit për t’u larguar nga Shqipëria. Patriku Vartholomeos e ka deklaruar këtë dy herë gjatë tre vjetëve të fundit.
Kjo nuk do të thotë se patrikana ka diçka kundër Janullatosit, por brishtësia e numrave grekë në diptikët e primatëve varet bash nga mëkëmbësi i Janullatosit. Cili do të jetë ai? Sa besnik do të jetë kryepeshkopi tjetër ndaj Fanarit? A do të votojë ai njësoj pro patrikut të Kostandinopojës në vendimet ndërkishtare, apo do të ruajë rolin asnjanjës që çon në shpërpjestim a, për më keq, pro patrikut të Moskës? Fanari është në ankth…
Për pasojë, patrikana e Stambollit kërkon sot bashkëpunimin e Janullatosit për të zgjedhur në këmbë të tij një burrë kishtar që ka blatuar verbëri ndaj Fanarit. Ndërsa nga të gjithë kandidatët e mundshëm asnjëri nuk është kundër, peshkop Ilia Katre është më i besuari nga të gjithë. Këtu përplasen versionet e grekësisë: Janullatosi, i cili nuk ka dëshirë të japë dorëheqjen e kërkuar me të butë, nga njëra anë e ka gjetur zgjidhjen me myslimanët në kryesinë e KOASH-it, ndërsa nga ana tjetër i ofron Fanarit gjëra që askush tjetër mund t’i bënte në historinë e Shqipërisë. Sepse statuti i ri, përveç diasporës, ka edhe nene të tjera që bëjnë mu drejt Stambollit, siç do të shohim në kreun tjetër.
Përderisa Ilia Katre figuron për tre vjet në Shqipëri, edhe pse në shumicën e kohës prehet në Las Vegas, ku ka rezidencën e tij zyrtare, statuti i kishës shqiptare pritet dhe qepet enkas për Fanarin: Kandidatët për dorëzim në gradën episkopale, përveç cilësive që kërkojnë Kanonet e Kishës, duhet […] të kenë punuar dhe qëndruar të paktën për një periudhë trevjeçare në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (Neni 17.3, 2006).
Për parantezë, në Las Vegas nuk ka asnjë kishë shqiptare, gjë që e vë zotin Katre përballë të drejtës kanonike të ortodoksisë, e cila ia ndalon peshkopit të banojë jashtë territorit të kishave të tij. Në këtë rast ato janë vetëm dy, njëra në Boston e tjetra në اikago, sa për të justifikuar ekzistencën e një juridiksioni fantazmë, një votë më tepër në SCOBA për Fanarin… Pastaj, duhej gjetur e përdorur një trysni ndaj Janullatosit dhe myslimanëve njëherësh. Nga ana tjetër, kemi një peshkop të dytë në Amerikë, por që nuk ka bërë asgjë për shqiptarët e Amerikës. ثshtë pensionisti, peshkopi sui generis që mëton fronin e primatit të KOASH-it! Sepse u bë deti kos…
Po përse tre vjet? Ku e mbështet këtë statuti i 2006-ës? Asgjëkundi, përveç faktit se Ilia Katre kthehet tanimë në SHBA “mbas tre vjetësh shërbimi kishtar në Kishën e Shqipërisë”. Përderisa statuti i ri nuk ka nen mbi zgjedhjen e kryepeshkopit, ky nen është më i përafërti, i mjaftueshëm për të pështjelluar e krijuar përplasje. Me këtë nen përjashtues kënaqen të gjitha palët, përveç shqiptarëve ortodoksë. Përjashtohen nga kandidaturat për peshkopë të gjithë ata shqiptarë teologë që shërbejnë në kisha të tjera autoqefale, por sidomos ata që Janullatosi urren edhe mbas vdekjes së tij (Për përkim të mbrapshtë, të përjashtuarit janë ata që luftohen edhe nga myslimanët). Fronet dhe fondet ndodhen prapë midis grekëve dhe myslimanëve.
Kësisoj, kultizimi i Janullatosit pranohet prapë tërthorazi nga Fanari, edhe pse dikur kulti i tij u dënua “si kopje e kishave jo ortodokse” nga vetë patriku Vartholomeos! Por ja që harresa ka fuqi magjike në kishën greke, sidomos kur bëhet fjalë për interesat e tyre jo kishtare në Shqipëri.
Prapë Janullatosi bën lojën e njohur për t’u imponuar si kult. ثshtë lojë me të dyja vendet, por dhe me të gjtha palët ndërluftuese: Shteti grek nuk ka rrethana të lehta për të ngjizur një kult tjetër si Janullatosi në Shqipëri, sepse jo vetëm konfiguracioni politik në Ballkan nuk do ta rezistonte dot një monstër tjetër, por dhe figura e re do të dobësonte vetë kultin e Janullatosit, ato që janë bërë njësh me të vjetrat dhe Greqia mëton tashmë si të sajat në Shqipëri. Plus, një monstër tjetër do të rrezikonte investimet e shumta që janë bërë pa kthim nga Greqia dhe diaspora e manipuluar greke. Shteti grek, atëherë, është i interesuar për një kryepeshkop dalë nga Janullatosi, një tjetër grek, apo një shqiptar nga kisha greke, përveçse shqiptar ortodoks nga Shqipëria.
Nëse kryepeshkopi tjetër nuk mund të jetë më grek, se myslimanët mund të kërkojnë një kafshatë të pagëlltitshme në rajon, atëherë më mirë një mysliman, një krijesë e Janullatosit, inferior dhe praktikisht i detyruar ndaj Fanarit, por dhe vendor në çdo pikëpamje, për të ruajtur kësisoj rendin e sotëm moral, domethënë për t’i kryer të gjitha me dialektikën e njohur: Feja e shqiptarit është shqiptaria (leverdia).
 
Kërthiza e Stambollit

05/02/2008 nga Foti Cici.



Vërtet që Kisha e Shqipërisë u numërua në rendin ortodoks si “kisha e gjashtë greke”, por kjo nuk është e gjitha. Në fakt, kjo është vetëm zanafilla e një projekti të tillë kulturor. KOASH-i është imponuar gjithandej në botën ortodokse si kishë me sfond, kryepeshkop e shumicë greke, por dhe si pakicë në një vend mysliman, atje ku misioni grek po bën një punë çudibërëse për shpërpjestimin e realiteteve përndryshe të ngurta. Atje ku gjer dje ishte gërmadhë e nuk kishte mbetur asnjë peshkop gjallë, tani jo vetëm që ka sinod peshkopësh, por madje edhe me tre myslimanë të kthyer në krishtërim nëpërmjet mrekullive greke… Përveç numrit gjashtë, atëherë, në misteret e shqiptarisë grekësia gjen hapësirë për më tej, prandaj dhe statuti i 2006-ës i dha kishës shqiptare trajtat e një eparkie të fronit të Kostandinopojës.
Në këtë rend moral autoqefalia shqiptare ekziston në praktikë vetëm për të shërbyer dy interesa: pavarësinë e Janullatosit ndaj Fanarit, duke qenë kësisoj më i përdorshëm prandaj dhe më i adhurueshëm nga Athina, dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të shtetit grek në punët e KOASH-it, duke i dhënë Fanarit rol dytësor; fërkimi i versioneve të grekësisë në Shqipëri. Përderisa patrikana kërkon dorëheqjen e Janullatosit, statuti i ri paraqitet si faza e mbrame e misionit grek në Shqipëri, por kjo është një fazë proces, një proces brenda kohe, një kohë që nuk mund të rroket lehtë nga ata që nuk ndodhen në Shqipëri, ata që nuk bashkekzistojnë fizikisht me myslimanët shqiptarë.
Mbas këtij statuti, i hedhur si shpërblesë historie ndaj Fanarit, garantohet jo vetëm heshtja mbi dorëheqjen e kërkuar me të butë nga patrikana, por dhe papizmi i Janullatosit, vetëkultizimi i dënuar në vitin 1996 nga vetë patriku Vartholomeos. Me këtë statut kaq pështjellues në formësime, Janullatosi i kërkon Fanarit fare hapur një kohë shtesë. Stambolli, për shtrëngesë, i cili kulturorisht është kërthiza e shumicës shqiptare, tashmë i fton edhe ortodoksët të kthehen me të shumtët: me kanun e me statut.
Flirtimi me Fanarin, për të shmangur dorëheqjen dhe për të shpërqendruar dënimin e kultit të tij, e ka shtrënguar Janullatosin të na trashëgojë disa fjali herë qesharake, e herë antikanonike, në këtë dokument kaq të shkujdesur tekstualisht (ثshtë gjynah që statuti i ri nuk na la asgjë nga hollësia e famshme fanarjote në formulime, por ricikloi trashësinë vendore në të shkruar, hiret e myslimanëve që janë zgjedhur, mbizgjedhur, nënzgjedhur, stërzgjedhur, ndërzgjedhur e përzgjedhur nga Janullatosi për ta krishtëruar Shqipërinë…) Ja qesharakja në statut: [Sinodi] Kujdeset për marrjen e Miros së Shenjtë prej Kishës së Madhe të Krishtit (Neni 12.e, 2006).
Përderisa një kusht i tillë ekziston në Tomosin e 1937-ës, është standard i dyfishtë për praktikën juridike kishtare që kjo të përsëdytet edhe në statut. Por ama duhej bërë, edhe pse qesharake, se Foti Cici ka uruar në shkrimet e tij që peshkopët shqiptarë ta ndryshojnë këtë një ditë, ta bëjnë vetë miron, ashtu si edhe kisha të tjera autoqefale, sigurisht në marrëveshje me Fanarin. Po si mund të merren peshkopët e një kishe autoqefale me opinione personale teologësh, të frikësuar madje pa shkak, e, në vend që të japin një përgjigje në shtypin kishtar, fusin nene të reja në statut? Për t’u mbrojtur? Nga çfarë? Hej, ishte vetëm një paragraf shkrimi dhe asgjë më tepër! اfarë kërkon t’i thotë Fanarit statuti me këtë nen të ri? Janullatosi përpiqet të krijojë rreziqe, që t’i zbusë ato pastaj me privilegje ndaj kishës greke.
E zëmë se unë nuk kisha të drejtë. Po mirë, nëse unë prapë nuk kam të drejtë, përse Kisha e Greqisë nuk e ka këtë në statutin e saj, për shembull? Nuk e ka, sepse thjesht do të ishte qesharake. Sepse në Greqi kryepeshkopët nuk kanë fuqi të përqeshin edhe qiellin edhe tokën në të njëjtën kohë.
Dhe nga qesharakja, tanimë le të shquajmë antikanoniken në statut. Për ta bërë të përjetshme praninë e Fanarit në Shqipëri, ose anasjelltas, përherësimin e numrit gjashtë në rendin e kishave greke, ja ç’kërkohet: Për hirotonisjen e Kryepriftërinjve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kërkohet të jenë të pranishëm të paktën tre Kryepriftërinj. Në rast se numri i Episkopëve është më i vogël se tre, atëherë mund të kërkohet ndihma e Patriarkanës Ekumenike, e cila ka dhënë dhe autoqefalinë (Neni 17.5, 2006).
“E cila ka dhënë dhe autoqefalinë…” Pak si prozaike, nuk është? Formulimi jo kanunor dëshmon siklet në parashtrim, tregon ngërç se po thuhet diçka që shkon vetëm në çaste gojore e jo shkrimore. ثshtë diçka që përkëdhel jo vetëm Fanarin, duke e bërë ditëgjatë në historinë e Shqipërisë, por çiltëron edhe jetëshkrimin e turbullt të eksarkut Anastasios, manipulimet e tij për t’u fronëzuar e imponuar si kryepeshkop me metoda jo kishtare në Shqipëri. Kanonet e hirshme e ndalojnë një nen të tillë, sepse ato iu sugjerojnë kishave vendore që të kërkojë ndihmën e peshkopëve fqinjë; fqinjë të një territori fizik. Dhe megjithatë, Statuti i 2006-s e shkel traditën kanunore të ortodoksisë, duke shkelur e kapërcyer si kufoma tri kisha fqinje, për të shkuar atje ku përndryshe shkohet vetëm me aeroplan: në Stamboll!
Përse Kisha e Greqisë dhe Kisha e Qipros nuk e kërkojnë diçka të tillë me statut? Sepse për Kishën e Qipros, e cila është më larg, do të ishte antikanonike. Por edhe Kisha e Greqisë, e cila fqinjëson me fronin e Kostandinopojës, nuk e përfshiu në statut. Në praktikë, nëse i shtrëngon halli, këto dy kisha edhe mund ta bëjnë kërkesën ndaj Fanarit, por nuk e bëjnë me statut, se askush nuk mund të parashikojë ku mund të përfundojë një ditë një fron pa grigjë, një institucion turk, pa pavarësi, pa shkollë teologjike, pa të ardhme, dhe i instrumentuar politikisht sa andej këtej, dje dhe sot. Dhe megjithatë, Kisha e Shqipërisë parakalon më greke se greket.
Loja e Janullatosit duke flirtuar me Fanarin, e përsëris, për të shmangur dorëheqjen e kërkuar dhe për të heshtur e toleruar kultin e përfolur, vazhdon, madje pa hollësi kishtare, me lajka fare greke: Kur bëhet fjalë për çështje apo paqartësi të një natyre të përgjithshme kishtare që i kapërcen kufijtë e juridiksionit përkatës të Kishave Autoqefale, Kryepiskopi i drejtohet sipas rregullit kanonik Fronit Ekumenik, nëpërmjet të cilit realizohet kungimi me çdo episkopatë orthodhokse që përcakton drejt fjalën e së vërtetës dhe kështu u kërkon Kishave motra mendimin dhe pikëpamjet e tyre të vlefshme (Neni 22.j, 2006).
Përkthimi çalon edhe këtu, madje më keq se në nenet e tjera, aq sa vështirë të riprodhohet fjalia origjinale. Por thelbi është i qartë. Në këtë statut kryepeshkopi shqiptar e sheh botën ortodokse përmes frëngjisë së Fanarit. Kjo do të thotë se, pavarësisht ç’mund të bëjë patrikana ruse me të tjerët, shqiptarët janë të lidhur në Stamboll, se lidhja është biologjike, si dikur me greqishten; një lidhje kërthize. Dhe, mbasi pyet Fanarin me kë të flasë e me kë të mos flasë, kryepeshkopi ynë “u kërkon Kishave motra mendimin dhe pikëpamjet e tyre të vlefshme.” اfarë proze na dhuruan myslimanët këtë herë!
Nenet për ta kthyer kishën shqiptare në praktikë nga autoqefale në autonome, si eparki e Fanarit, janë kaq të papranueshme, saqë nuk mund të fshiheshin as me një gjuhë të lëmuar e të krehur, ndryshe nga kjo gjuhë esperanto e statutit. Sepse, përderisa “rregulli kanonik” e ka bërë të qartë sipas nenit të mësipërm, përse duhet përsëdytur në statut? Përse nuk e bëjnë këtë statutet e kishave autoqefale të Greqisë dhe Qipros, fjala bie?
Por ja që ky statuti ynë ka disa funksione, dhe njëri prej tyre është fytyrimi i Janullatosit si shenjtor, kulti i tij politik në rajon, prandaj nenet janë edhe ngjarje jetëshkrimi. Kësisoj, nëpërmjet Statutit të Kishës duhet lëmuar historia greke në Shqipëri, gjithçka ortodokse që mund të zbehë emblemën xixëlluese të kombit imagjinar. Duke krasitur të kaluarën e hierarkëve shqiptarë, me nenin e sipërcituar jepet një përgjigje edhe për lidhjet e kishës shqiptare me patrikanën e Rusisë, sidomos në vitet 1950, atëherë kur u shpërfill Fanari. Janullatosi prapë rrëshqet, që të na dalë fanarjot. E paçim!
Me këtë përqasje e këtë frymë kryepeshkopi Anastasios shkoi në Stamboll pak ditë para vendimeve të nëntorit 2006, ku, sipas lajmeve zyrtare greqisht të sitit të Fanarit, patriku Vartholomeos e priti së bashku me tre arqimandritët që mbas atij udhëtimi u shuguruan peshkopë në Shqipëri; njëri grek e dy myslimanë. Kjo, sipas protokollit të patrikanës, nga njëra anë tregon se Janullatosi në thelb e qeveris KOASH-in si provincë të Kostandinopojës, duke prezantuar kandidatët për peshkopë para Patrikut, dhe nga ana tjetër tregon se sa nevojë ka Fanari për diçka të tillë sot, që ta shtrëngojë Janullatosin të dokumentojë me akte se pa Fanarin nuk bëhet asgjë në Kishën e Shqipërisë.
Përndryshe, nëse lajkat nuk vijohen me akte blatimi, Anastasios ka dy probleme pezull me patrikun Vartholomeos: kultizimi i dënuar prej këtij si “kopje e kishave jo ortodokse”, dhe dorëheqja e kërkuar me të butë këtu e tre vjet.
Nëse vizita e Janullatosit me tre arqimandritët në Fanar nuk ishte protokollare, por thjesht si kortezi ceremoniale, pa përmasa politike, përse të mos bëhej mbas shugurimeve dhe pa Janullatosin? Kjo do të ishte normale kishërisht, sepse do të bëhej fjalë për njohje personale me peshkopët sivëllezër nga Shqipëria, me të cilët do të bashkëpunojnë për çështje ndërkishtare. Në të kundërt, ata u çuan atje nga Janullatosi për të përmbaruar procesin e përzgjedhjes së tre kryepriftërinjve që do të plotësonin sinodin e Shqipërisë. Ndoshta atë ditë Janullatosi i ka paraqitur Patrikut për miratim edhe origjinalin greqisht të statutit të ri, para se të kthehej në Tiranë e t’ia nxinte historinë kishës ortodokse shqiptare, me ato vendime të errëta që u morën në nëntorin e kaluar.
Mirëpo, tejet fërkimeve të Janullatosit me Fanarin, atje ku tolerohen ngjarje të tilla absurde sot, le të kujtojmë se as Kisha e Greqisë ka guxuar të bërë akte të tilla. Madje, prapë ju kujtoj, u bë gjithë ajo luftë midis dy kishave para pak vjetësh, e cila i turpëroi grekët në median perëndimore, pikërisht që kandidatët për peshkopë të 31 mitropolive të cilat Patrikana i konsideron të sajat në Greqi, të mos shkonin për miratim në Fanar. Dhe megjithatë, kisha shqiptare ia kaloi edhe kishës greke…
Për të përmbyllur këtë parashtrim, se si kisha jonë autoqefale funksionon në praktikë si eparki, si provincë kishtare e Fanarit, po sjell një tjetër dëshmi. Kur në vitin 2006 kryepeshkopi i Kretës dha dorëheqjen për arsye moshe, sinodi i kishës autonome të ishullit, i cili është nën juridiksionin e Fanarit dhe jo të Athinës, vendosi që kryepeshkopi i dorëhequr të vazhdonte si anëtar i sinodit, me një rol këshillimor. Patrikana e mirëpriti dhe e publikoi lajmin duke përgëzuar sinodin e eparkisë së Kretës për këtë vendim, “i cili përbën shembull imitimi edhe për kisha të tjera”. Për cilën kishë tjetër ishte fjala?
Kisha e Kretës nuk është autoqefale, por praktikisht edhe Kisha e Shqipërisë njësoj funksionon, një kishë me sinod vendor, por me kokë të zgjedhur nga Fanari. Për kë ishte fjala, nëse jo për Janullatosin? Sepse e vetmja kishë greke me kryepeshkop të pamundur në vitin 2006 ishte Kisha e Qipros, por ai primat ishte klinikisht i vdekur dhe nuk kishte si të qëndronte në sinod, e pa le më të nyjëtonte e të këshillonte, prandaj dhe u mblodh sinod i patrikanave dhe kishave greke për ta shfronëzuar “honoralisht”, sepse peshkopët e Qipros haheshin se kush do të bëhej kryepeshkop, dhe qëllimisht e shtynë për disa vjet zgjedhjen e primatit të ri.
Statuti i ri ka bërë shumë për Fanarin e interesat shtetërore greke. Ai shquhet për pajtim të versioneve të grekësisë, duke e zvogëluar fërkimin e tyre në Shqipëri. Statuti ka zvogëluar edhe më shumë plotësimin e tipareve kombëtare të kishës ortodokse shqiptare. Ky tekst ka dhënë e ka marrë, ka tjetërsuar të vërtetat, nuk ka mbuluar gënjeshtrat, por as thelbin e problemit.
Janullatosi ka mundur edhe një herë ta imponojë kultin e tij, por jo tjetrën. Ai duhet të japë dorëheqjen, të cilën ka mundur të shmangë vetëm përkohësisht. Në këmbë të tij duhet të zgjidhet një burrë i denjë grekësie, nga njëra anë për të trashëguar numrin e dëshiruar gjashtë, dhe nga ana tjetër për të mos rrezikuar investimet marramendëse greke që janë bërë pa kthim. Duhet gjetur një zëvendës i përshtatshëm për të njëjtën lojë, në mënyrë që shteti grek dhe patrikana, në rast se mbas vdekjes së Janullatosit mbretëron përsëri rastësia e rrëmuja, të mos gjenden befas para lakmisë së myslimanëve në rajon. Stambolli është në ankth. Fanari vuan.
 
Janullatosi ka qendruar shume madje. Ai nuk duhet te kishte ardhur...KURRE
Pas kaq e kaq vitesh, kisha ortodokse shqiptare i ka te gjitha mundesite per te patur nje kryepeshkop shqiptar. Nuk ka absolutisht asnje lloj arsye te justifikoje qendrimin e tij me gjate ne krye te kishes shqiptare.
Kisha Ortodokse eshte e te gjithe shqiptareve dhe jo vetem e ortodokseve, sic duket Janullatosi ja paska arritur te krijoje aq percarje midis nesh per fat te keq. Ne fakt ai as nuk e fsheh faktin qe do percarjen e shqiptareve ne myslimane dhe te krishtere. Cfare nuk e bene shekujt po e ben Janullatosi ne dhjetevjecare. Nga nje tradite e nderuar kombetare ortodokse Janullatosi po krijon mercenarizmin grek nder ortodokset shqiptare. Kjo eshte merita me e madhe e tij.
Gjuha greke dominon tek linku zyrtar i faqes se kishes ortodokse shqiptare Kisha Ortodokse Gjuha greke e vendosur ne kete faqen zyrtare te KOASH eshte nje arsye qe na ben te mendojme seriozisht se qellimi I tij final eshte greqizimi I shqiperise se jugut.Kjo eshte nje arsye me shume qe Janullatosi duhet te largohet nga drejtimi i kishes ortodokse shqiptare.
 
Titulli: janullatos, KOASH dhe Politka Anti-Shqiptare!

Tuesday, July 25, 2006
Koka poshte...


Aspak nuk eshte gabim sic mund te mendoje ndonje. Fotografia eshte pozicioni i fundit dhe i perjetshem i shovinistit Anastas Janullatos, agjentit te sherbimit te fshehte greke.

Shume kohe perpara se te plaste skandali me eshtrat e femijeve, grave dhe pleqeve shqiptare, te shnderruar nga Janullatos ne eshtra ushtaresh dhe gjeneralesh greke ne forumin “ZeriYt” hapa temen “Ku duhet te varroset Anastas Janullatos?” Dikush u cudit, por pak muaj u deshen qe te provohej me vend shqetesimi im.
Do na ngelet kopili ne dere ne jete te jeteve thashe, ndaj pyeta se ku duhet varrosur lugati Janullatos, ne Shqiperi apo ne Greqi?
Mire qe nuk na pyeten kur e sollen por per vendvarrimin duhet patjeter. Thashe ti dilja te keqes dhe sekelldine time ta ndaja me te tjeret. Bera mire…
Per greket Janulla nuk diskutohet qe eshte heroi i tyre. Zbatuesi i endrres greke per te greqizuar dhe grabitur Shqiperine e Jugut.
Po sikur kopili Janull te le testament se do te varroset ne te ashtuquajturin Vorio Epir, si do ti veje puna-thashe? Si puna e kopilit tjeter, priftit greke Sebastianos qe eshte varrosur ne toke shqiptare dhe me shikim nga Shqiperia zyrtare si deshira e tij e fundit pasi sa ishte gjalle nuk u be realitet endrra e grekerve per bashkimin (grabitjen) e Shqiperise se Jugut me Greqine.
Mire qe Milloshevici vidiq tak-fak se ka rrezik te kishim “ngrene pataten” ne se ai do te kishte lene testament qe te varrosej ne Kosove. Do behej varri i tij vend peligrinazhi per serbet ashtu sic do te behet i Janulles nese na kerkoi te varroset ne Shqiperi (Vorio Epir) dhe mbi baze te varrit te tij dhe “trimave greke” (eshtra femijesh, grash, pleqsh shqiptare) qe dhane jeten per Vorio Epirin do te kerkohet dhe e drejta e Greqise mbi Jugun e Shqiperise.
Kompromisi duhet te hyje ne pune ne kesi rastesh. Ne se nuk na pyesin per vendvarrimin, te na pyesin per pozicionin te pakten, se keta prifterinjte greke e kane merak ate. Pozicioni i varrit te mos jete horizontal por vertikal. Koka poshte dhe bytha larte. Tamam si fotografia qe kam vene ne fillim te ketij shkrimi.

Petrit Kola
 
Titulli: janullatos, KOASH dhe Politka Anti-Shqiptare!

na duhet nje revolucion per te shkaterruar kishat ortodokse ne shqiperi dhe elementin super-kryq grek sepse jam i bindur se shqiptaret nuk e parnojne kete fe te djallit.

ne qender te tiranes ndertohet me dhune kisha me e madhe ortodokse ne ballkan ku dihet se 80% e popullsise shqiptare jan mysliman te paster dhe se te gjitha kishat ortodokse mbajne ere greke,

duhet te themi me plot gojen se i gjith komuniteti ortodoks ne shqiperi jane grek te ardhur dhe duhet te largohen nga shqiperia dhe tokat shqiptare.
 
Titulli: janullatos, KOASH dhe Politka Anti-Shqiptare!

Janullatos:Berisha më pranoi kryepeshkop

janullatos-berisha.gif

---------- Post added at 15:23 ---------- Previous post was at 15:07 ----------

Kreu i kishës ortodokse rrëfen për gazetën qipriote ardhjen në Shqipëri në 1991 dhe bisedimet që u bënë mes Patriarkanës dhe qeverisë shqiptare në 1992.




"Unë isha si (Eksark) këshilltar në fillim në Shqipëri, por më pas Patriarkana Ekumenike i kërkoi qeverisë shqiptare në 1992 që unë të isha kryepeshkopi dhe presidenti Sali Berisha më pranoi, por jo tre peshkopët e tjerë, që ishin grekë". Kështu e përshkuan 18 vite më vonë, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos nisjen e misionit të tij, gjatë një interviste për gazetën qipriote "Phileleftheros", më të madhen që botohet në ishull.
 

Attachments

  • janullatos-berisha.gif
    janullatos-berisha.gif
    3.6 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: janullatos, KOASH dhe Politka Anti-Shqiptare!

Kti greku te flliqt plumi n'ball kryn pun .
 
Titulli: janullatos, KOASH dhe Politka Anti-Shqiptare!

na duhet nje revolucion per te shkaterruar kishat ortodokse ne shqiperi dhe elementin super-kryq grek sepse jam i bindur se shqiptaret nuk e parnojne kete fe te djallit.

ne qender te tiranes ndertohet me dhune kisha me e madhe ortodokse ne ballkan ku dihet se 80% e popullsise shqiptare jan mysliman te paster dhe se te gjitha kishat ortodokse mbajne ere greke,

duhet te themi me plot gojen se i gjith komuniteti ortodoks ne shqiperi jane grek te ardhur dhe duhet te largohen nga shqiperia dhe tokat shqiptare.


o Burrel,,,ti i fton Shqiptaret te ikun nga nje GOJ,,,dhe e pranon fatin e tyre bashk me tendin,,ne nje tjeter GOJ TE MADHE,,

pse nuk thua qe Shqiptaret te mos pranojn te behet asgje tjeter,,perpos asaj qe jan dhe qe vet natyra i ka krijuar.

kjo do te ishte mynyra e vetme per te luftuar ata qe duan te ne han te gjall.
 
Titulli: janullatos, KOASH dhe Politka Anti-Shqiptare!

Duhet largohet!Eshte anti Shqiptare!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top