Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

gimche

Antarë
Viktima Rasim Thaçi ende nuk është në gjendje të japë deklaratë në Polici
Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës


Persona të panjohur përmes një e-maili anonim kanë marrë përgjegjësinë për tentativë vrasjen e humoristit kosovar Rasim Thaçit - Cima.
Policia është duke e hetuar edhe këtë mundësi, ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës kërkon që të mos fyhen ndjenjat e myslimanëve, ngase mund të ndodhin edhe raste, siç është sulmi ndaj Cimës


Prishtinë, 14 Prill - Një e-mail i panënshkruar, dërguar Policisë dhe mjeteve të informacionit, kumton se humoristi Rasim Thaçi-Cima është sulmuar, për shkak të humorit të tij me fenë islame.
Autorët anonimë të e-mailit të dërguar të enjtën thonë se u "tërheqin vëmendjen të gjithë atyre që tallën me fenë islame".
Policia ka konfirmuar të enjtën se e ka marrë këtë e-mail. Bashkësia Islame, ndërkaq, ka tërhequr vërejtjen që të kihet kujdes kur përmendet islami. ngase dikush mund të ndihet i fyer.
Humoristi kosovar Rasim Thaçi, i njohur me nofkën Cima, është sulmuar disa ditë më parë, afër banesës së tij, dhe është qëlluar katër herë me thikë. Ai ka qenë në rrezik për jetën.
"Të nderuara media, me anë të këtij e-maili duam t'ju informojmë rreth së vërtetës së rastit Rasim Thaçi, 'CIMA'. Nuk është e vërtetë se ka qenë tentim vjedhje, po aq e pavërtetë marrja e kartelës së bankës, sepse nuk është e vërtetë t'i merret kartela dhe t'i lihen të hollat", thuhet në e-mailin anonim që u është dërguar mediave.
"Arsyeja e vetme e rastit 'CIMA' është humori i tij i pamoralshëm dhe marrja nëpër këmbë e Fesë Islame dhe Dijetarëve të saj".
Rasti i sulmit ndaj humoristit Thaçi, sipas Policisë, kishte ndodhur me qëllim plaçkitjeje, pasi viktima ishte sulmuar afër banesës së tij, pas shpine, pak minuta pasi kishte nxjerrë para nga bankomati. Ende nuk dihet nëse sulmuesit nuk kanë dashur t'ia marrin paratë apo nuk kanë mundur, ndërsa kartela e bankës që Cima kishte mungon që nga momenti kur është sulmuar.
Bashkëshortja e Cimës i ka thënë gazetës të enjtën përmes telefonit se bashkëshorti i saj ende nuk është në gjendje t'i kujtojë në detaje nga sulmi, pasi që ende nuk e ka marrë veten. "E kemi sjellë në shtëpi, i ka dy therje në shpinë, një në këmbë dhe një gërvishtje me thikë nën sqetull. Nuk është në gjendje të tregojë në detaje se çka ka ndodhur. E kanë sulmuar pas shpine dhe mungon kartela e bankës", ka thënë bashkëshortja e Cimës.
Ajo ka deklaruar se nuk di të thotë asgjë, nëse sulmi është bërë me motivin për humor ndaj fesë islame në skeçe humoristike, megjithëse ka thënë se Cima nuk ka ndonjë skeç që e ofendon fenë. "Atij nuk i kujtohet nëse ka marrë ndonjë porosi, përveç dhunës, dhe i mungon kartela e bankës. Ai ka luftuar për jetën dhe ne kemi vrapuar t'ia shpëtonim jetën, e kemi gjetur në gjendje shumë të rëndë, ndërsa për ato e-maila që kanë ardhur ne nuk dimë asgjë", ka deklaruar ajo.
E-maili që u është derguar mediave të enjtën ka arritur edhe në Policinë e Kosovës, e cila ka nisur ta shikojë si mundësi për kapjen e të dyshuarve. Sipas Policisë, e-maili anonim që është shpërndarë ditën e enjte tashmë përbën një prej pistave të Policisë për hetim të rastit, ndërsa edhe pas pothuajse një javë hetimesh nuk kanë ndonjë të dyshuar për sulmin.
"Edhe kjo është një prej pistave të hetimeve të hetuesisë, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore viktima ende nuk ka dhënë deklaratë", ka njoftuar Zyra për media e policisë.
Bashkësia Islame e Kosovës, duke e dënuar sulmin, njëherësh ka shfrytëzuar rastin të theksojë që të kihet kujdes kur përmendet islami, ngase dikush mund të ndihet i fyer.
"Nuk kam ndëgjuar për këtë punë, por me siguri edhe ne e dënojmë një akt, nëse është me motive të tilla, edhe pse liri e shprehjes, sipas neve, nuk nënkupton të fyesh ndjenjat e të tjerëve, por përndryshe ne e dënojmë çdo rast apo akt vandal", ka deklaruar Ahmet Sadriu, udhëheqës i sektorit për shtyp në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Megjithëse nuk ka folur për ndonjë rast specifik ku Cima ka bërë humor me fenë islame, ai ka kërkuar të kihet kujdes nga gjithsecili që të mos kalojë kufijtë e lirisë së shprehjes.
"ثshtë e vërtetë se ka fyerje të ndjenjave dhe kisha bërë apel që të jenë të kujdesshëm, sepse kjo mund të reflektohet negativisht dhe mund të këtë edhe raste të tilla që mendojnë se kanë të drejtë të reagojnë në atë formë", është shprehur ai, duke theksuar se e dënon aktin e sulmit, që për pak sa ia ka marrë jetën aktorit kosovarë.
Por pikërisht për këto arsye, për të cilat është ankuar Sadriu, edhe personat anonim thonë ta kenë sulmuar Cimën.
"Me anë të kësaj letre u tërheqim vërejtjen të gjithë atyre që luajnë dhe tallen me Fe Islame. Kjo e cila ka ndodhur me Cimën nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë mund t'u ndodh atyre, të cilët tallen dhe luajnë me Fe Islame, pra le të jetë kjo një mësim për të gjithë", thuhet në e-mailin anonim.
Në letrën anonime nuk tregohet se për cilin skeç apo humor të Cimës bëhët fjalë. /koha/
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Meqë publiku "nuk i din" rastet se kur Cima ka fyer fenë Islame dhe Muslimanët, sa për rikujtim po sjell disa video

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Kulminacioni u arrit, kur Cima publikoi videoprojektin më të ri "Haxhi Cima në diskotek" i cili videoprojekt ishte fyerje e ashpër ndaj Muslimanëve të cilët kryejnë ritualin e haxhxhit dhe për femrat Muslimane të cilat mbulohen.
Po ua sjell videon ku arrinë pikën kulminante të ofendimit ndaj motrave Muslimane, Muslimanëve në përgjithësi, e në veçanti fesë Islame.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Keto nuk jane shqiptar. Shume e tuprshme.

Do te ishte akoma me keq nese nuk merren masa te forta kunder idjoteve te tille. Nese islami perfaqeson ide te tilla te papershtatshme ne trojet shqiptare ai eshte vertete virus per shoqerine shqiptare dhe duhet kuruar sa me shpejt dhe sa me mire nga te gjithe te infektuarit e tij.
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Keto nuk jane shqiptar. Shume e tuprshme.

Do te ishte akoma me keq nese nuk merren masa te forta kunder idjoteve te tille. Nese islami perfaqeson ide te tilla te papershtatshme ne trojet shqiptare ai eshte vertete virus per shoqerine shqiptare dhe duhet kuruar sa me shpejt dhe sa me mire nga te gjithe te infektuarit e tij.
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Le te tallen perseri. Besoj se s'ka per ti rene ndermend me kurre te beje humore te tilla. Edhe humoristi Qumili eshte sulmuar nga nje i krishter para nje kohe kur kishte bere humore Qumili dic me te krishteret. Ka per cfare t'behet humor, s'ka perse t'futet feja. Nuk e di si nuk marrin mesim te tjeret. Stupcat 3-4 here jane rrahur per humore te tilla. Eh, e paqt vetveten n'qaf edhe Cima, sado qe jam kunder sulmeve te tilla, sepse njeriu tregon edukaten e vet, asgje me shume, dikush mund te preket shume dhe ia tregon udhen tash se ku duhet t'shkojne te tillet.
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Do te jap nje mendim personal mbi Rasim Thacin - Cimen. Cima eshte nje pseudohumorist i cili me gjerat qe ka rrezatuar jo rralle ka fyer pothuajse cdo shtrese qytetare. Humori i tiij eshte shume banal per mendimin tim. Ka fyer musliman, te krishter, ka fyer UاK-në, ushtare, ........... edhe homot. Une personalisht per vete tani me nuk e shikoj fare se me ndjell neveri. Por, a e arsyeton kjo dhunen. Ne asnje menyre. Ka edhe metoda tjera. Kemi kushtetuten, kemi ligje, kemi gjykata, kemi policine....... kemi edhe Bashkesin Islame te Kosoves e cila me e pakta qe munde te bente ishte te mbante nje konferenc shtypi ku do shprehte pakenaqesit e veta lidhur me kete dukuri, por, edhe munde te bente nje denoncim ne polici apo pran prokurorive. Kjo per mendimin tim do ishte shume me e arsyeshme.

Loverdjali po permend edhe ca humoriste te tjere te cilet ma ha mendja se kan qene me te arsyeshem. Edhe ata jane rrahur, e kam parasysh, madje jo vetem nga fetaret por edhe nga pushtetaret. Jane rrahur edhe ca gazetar, shkrimtar, analiste, njerez qe mendojne ndryshe nga te tjeret. Pra jetojme ne Kosove ku perkunder shume dukurive negative ato nuk guxon ti prek gazetari, humoristi, artisti e as analisti etj etj ( kjo nuk vlen per rastin e Cimes). Perndryshe shpines i kerset dajak si ne Karadak. Keto jane vlera e nje shoqerie pa vlera ligjin e bene i forti e institucionet bejne gjum. Kujt ti teket ne mengjes bene cfare te doje me mbeshtetje fetare apo pa mbeshtetje, si ha palla.

Perkunder kesaj ne se paku qe munde te bejme eshte ajo qe dhunen mos ta perkrahem dhe asaj mos ti japim arome fetare. Perndryshe i kemi punet keq sepse as besimet fetare nuk jan edhe aq lule.
Nje postim i Loverit ne facebook paraqet nje femije (2-3 vjet) ne mes te bores dhe fortunes qe mbahet thuajse peng nga prindi i tij deri sa falet ne hapesire me bore. I rrituri sme ka bere fare pershtypje. Te femija eshte shkelje flagrante e te drejtave te tij.

Por ata qe nuk jane te kenaqur me e mira eshte qe te denoncojne ne prokurori e polici se sa te merren me dhune. Rasti me i fresket i zgjedhjes pa dhune te problemeve te kesaj natyre ishte rasti i fshatit Marine ne Skenderaj. Qytetaret dhe organizatat mlodhen nenshkrimet, i deponuan ne Komune dhe polici, Komuna mori vendimin, Gjithashtu gjykata dhe policia kreu deportimin e qytetarit nga Shqiperia i cili akuzohej se manipulon me nje fshate. Shembull konkret se si munde te zgjedhet nje problem pa asnje dhune. Dhuna nuk ka vend aq me pak ajo fetare. :gjujpeshk:
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

turp turp . o lover jena ne demokraci mor djal sjena ne kohen e xhaxhit akoma ca jan kto qe thua ti . Ateher simbas teje i bije qe gjith aktoret e portokallis ti thyejn kembet e duart . se ata skan len njeri pa imituar e pa ber humor . Polica , Politikane . analiste, bjonde , Romet , etj etj . simbas teje i bi qe te ngrihet gjith shoqeria shqiptare dhe te rrahim aktoret e portokallis e ?
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Mire qe nuk e paskan hequr qafe,priten edhe keto nuk ke si t'ja besh, sipas vendit behet kuvendi.Per fat te keq ne disa vende nuk mund te kuvendosh aspak dhe jo me te besh humor.Gjynaf per prapambetjen.Te shkuara o zoteri artist, atdheun nuk mund ta zgjedhesh,aq me pak popullin qe e perben ate vend.
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

... eshte nje shprehje qe thote... ai qe vret nuk ka faj.

A qendorn ne kete rast?
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Kitrra,

Mendoje se veprimi (dhuna) ne kete rast nuk eshte fetare, sepse shume te krishter dhe jo besimtar jane kunder ketij humori bajat te porositur nga serbet qe te ndezet konflikti ne Dardani.
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Kitrra,

Mendoje se veprimi (dhuna) ne kete rast nuk eshte fetare, sepse shume te krishter dhe jo besimtar jane kunder ketij humori bajat te porositur nga serbet qe te ndezet konflikti ne Dardani.

Ua sa zbulim qe bere? Na shpetove nga kriza globale. Une e kam parasysh se ti vuan shume nga serbofobia, por keta ishin ca hajna xhapash qe sulmuan Cimen, dhe , pasi qe ne xhepat e tij nuk gjeten asigje ne ikje e siper deklaruan se jane fetar. :lexim::lexim::lexim:
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Edhe ai qe sulmoi shtepine e Ashim Thacit ishte i cmendur...
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Per ata qe nuk kuptojne kjo quhet SATIRE dhe ne nje shoqeri demokratike eshte e pa konceptueshme veprime te tilla....

Para dy tre vitesh kam thene qe do kemi lufte mes fanatikve shpresoj mos vertetohem.....
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Cila eshte satira..., fjala e lire...

Kur ne Europe ka kufizim te lirise se fjales, cili eshte kufiri i satires? A nuk doni juve te hyni ne Europe?
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Njee msim per te dhe per te tjeret , qe jan edhe disa tjer .

pra kur nuk din me bo humor ma mir mos bon hiq , Feja Islame nuk osht per me bo humor .


dot jet nje mesim i mir per te tjeret , liria e fjales nuk don me thon me fol qka t'dush se dikush ti then dhomt .
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Cila eshte satira..., fjala e lire...

Kur ne Europe ka kufizim te lirise se fjales, cili eshte kufiri i satires? A nuk doni juve te hyni ne Europe?

Normale fjala e lire...
Mos merziten njerzit nuk eshte e larget koha ku do dale nje tjeter Enver dhe do i beje pluhur keto shkolla vrasesish
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Sidomos videoja e fundit e tij deri ne maksimum ka ofenduar fene Islame.
 
Titulli: Ekstremistë Islamikë marrin përsipër sulmin ndaj Cimës

Pak sa e ngutur, por jo edhe e padrejtë!

Rrahja e humoristit Rasim Thaçi - Cima shikuar nga këndi i neutralitetit është paksa i ngutur, ngase në fillim do të duhej t'i tërhiqej vërejtja dhe të kërkohej jo vetëm nga ai, por nga të gjithë humoristët që të mos prekin ndjenjat shpirtërore.
Nëse nuk kupton me fjal, të kërkohet bojkoti i DVD-ve të tij, nëpërmjet Facebook-ut dhe peticioneve nëpër qytet, në mënyrë që të kuptohet se sa janë kundër humorëve të tij.
Nëse edhe kjo nuk do të ndikonte në ndalimin e talljes së fesë nga institucionët përkatëse atëherë vërtetë veprimet e qytetarëve të rëndomte nuk duhet gjykohen aspak, ngase shteti e ka pas të ditur se një veprim i tillë ka qenë i mundur të ndodh, ngase moti janë bërë përpjekje dhe veprime kundër atyre humoreve.
Personalisht mendoj se akti si akt duhet dënuar, mirpo përsoni në të cilin është kryer akti nuk është i pafajshëm!
Në Maltë ku feja Katolike është fe zyrtare e shtetit ndalohet tallja me atë fe dhe mendoj se është plotësisht e drejtë, ngase keto janë ndjenja shpirtërore e nuk janë gjëra të thjeshta që njeriu mund t'a duroj kë do që të shkel mbi to.
Besimtarëve Musliman nuk i pengon humori si humor apo satira, por i pengojnë dy gjëra përgjithësimi apo thënë ndryshe futja në një thes e të gjithë personave fetarë pa dallim nga ana e aktorit, gjëgjësisht rolet e aktorit si Hoxhë (duke i përgjithësuar të gjithë Hoxhollarët si të tillë) apo me femra Muslimane gjë e cila prek në moral dhe përqeshja e ritualeve fetare nga e cila besimtarët lëndohen tej mase siç ishte videoja e parë.
Feja Islame si fe ka luajtur rol të madh në kultivimin e gjuhes shqipe, në ruajtjen e saj dhe në veçanti shquhet për ruajtjen e identitetit shqiptar nga asimilimi, nënat tona ishin të edukuara me Islam, mbanin shami dhe ishin të moralshme, të ndershme dhe të denja për pasardhësit e tyre. Roli i Cimës në skeçin e fundit i cili për mendimin tim ishte skandaloz dhe sidomos roli i asaj vajzes e cila luan rolin e një femre Muslimane me mbulesë (shami), paraqet femrat Muslimane si të shfrenuara dhe ketu përfshihen pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë edhe nënat tona që besoj dhe jam i bindur se as ju nuk pranoni që ato ishin të shfrenuara, pra po kthehemi tek ajo që thashë më herët përgjithsimi dhe morali, keto dyja janë faktor të mëdhenj, ngase e dimë shumë mirë se për moral njerëzit kanë derdhur gjak dhe edhe kësaj rradhe u derdh gjak mirpo fatmirësisht shpëtoi gjallë!
Uroj që raste të tilla mos të ndodhin më, duke u solidarizuar me kërkesën e Bashkësisë Islame të Kosovës që të mos këtë tallje me fe, ngase ato tallje mund të rezultojnë me pasoja fatale në njerëz, por edhe nëse jo fatale në ushtrim të dhunës po pa dyshim.
Mendoj se para se të urojmë që raste të tilla të mos ndodhin, duhet të urojmë që aktorët tanë duhet ta kuptojnë se me ndjenja shpirtërore nuk luhet, sepse ato lojra mund të jenë shkas i rastëve të tilla të dhunës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top