Rregullat për një grim të mirë në vitin 2010

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me vitin e ri vijnë edhe rregullat e reja të grimit. Sa për fillim, fillim i çdo gjëje është një bazë e mirë, e sezonin e ardhshëm duhet të harroni grimcat vezulluese. Teni nuk guxon që të duket ‘i lodhur’, për çka edhe duhet investuar në bazë dhe pudër të mirë. Në momentet kyçe, zgjidhje e mirë do të jetë një korrektor adekuat.
Për faqet nuk lejohet përdorimi i një bojëkuqi të theksuar.
Në vitin 2010 kërkohet një glamur dhe naivitet i syve
Në vitin e ri janë dy rregulla për grimosjen e syve: pamja shumë e theksuar “smoky” dhe një pamje gati ‘lakuriqe’ e theksuar vetëm me hije. Më me rëndësi janë hijet sesa madhësia e qepallave, prandaj qepallat artificiale vitin e ardhshëm thuajse nuk do të përdoren fare.

Kufizimi i syve
‘Kufiri’ rreth syve i bërë me laps të errët është trendi më i rëndësishëm i vitit të ardhshëm. Mund të përdorni laps të zi, gështenjë apo të kaltër. Do të preferohet shumë edhe përdorimi subtil i tushit në kapakun e epërm, si dhe ‘kufiri’ mjaft i theksuar i kapakut të poshtëm. Për “smoky look” mund të përdorni nuancat e kaltra apo të hirta, në mënyrë që të keni një pamje të freskët dhe dramatike.

Ngjyrat më të preferuara të buzëve

Shumë disenjatorë janë përcaktuar për një pamje ‘naive’ të buzëve, në mënyrë që të vijnë më shumë në pah sytë. Për këtë shkak, vitin që sapo ka filluar, buzët më së shpeshti do të ngjyrosen me ngjyrë të kuqërremtë, ngjyrën e pjeshkës apo fuksisë. Shkëlqyesit nuk barten, kurse buzëkuqtë duhet të jenë ‘mat’.
Vetullat janë të holla, e shpesh edhe të padukshme
Në pajtim me trendin e butë natyror edhe vetullat kanë ngjyrë të tenit, gati të tejdukshme dhe të pavërejtura. Me këtë vëmendja përqendrohet te sytë e theksuar. Disenjatorët, sikur Lanvina, Prada dhe Misoni thuajse aspak nuk i lyejnë vetullat.

Buzët e kuqe, si të vampirit
“Saga e muzgut” ka inspiruar edhe kreatorët, të cilët edhe vitin e ardhshëm vazhdojnë me pamjen glamuroze të buzëve, të lyera me buzëkuq të kuq si gjaku. Për një pamje ‘si të vampirit’ lejohet edhe një pamje “smoky look” e syve, të shoqëruar me një buzëkuq tepër të kuq.

Sytë, me ngjyra të ndryshme
Këtë vit, hijet janë pjesa më e ‘gjallë’ e grimit. Lejohet eksperimentimi me ngjyrat dinamike të viteve 1980, kombinimi i ngjyrës së kuqërremtë dhe asaj gështenjë, të kaltrës me ngjyrën e satenit, etj. Mund të vihen deri në linjën e vetullave, e preferohet edhe përdorimi i një hijeje përgjatë tërë kapakut të syrit.KS
 
Make up 2010, keshilla per nje truk elegant

Make up 2010, keshilla per nje truk elegant

Jeni femra te cilat deshironi mbremjet elegante, takime ne lokale me stil dhe klas, dhe jeni gjithenje nje kerkim te nje look te ri modern dhe te rafinuar? Fillimisht reflektoni mbi ngjyrat: synoni tek tonalitet metalike, pasi ju dhurojne shume sharm dhe shkelqim fytyres. Padyshim qe keto tonalitete duhen kombinuar me se mire me ngjyren e lekures tuaj. Stiliste ne pasarela, tentojne te bejne te kunderten, pasi kete gje e bejne per show dhe jo per nje mbremje elegante. Per syte, beni kujdes me rimelin dhe me penelin, makeup prej dive, me sy te zgjatur eshte nje pike tjeter e fort. Ngjyra e kafte eshte nje njgyre shume e sofistikuar. Perdorur ne total look ose e sfumuar me ngjyra te ngjashme, pasi eshte nje tonalitet qe nuk te lodhe kurre, dhe per me teper eshte e pershtatshme per shume tipe fizionomie. Ndersa per buzet, mbeten perseri ato buzekuqe qe bien ne sy.

ikubinfo​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top