Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Disa dite pasi eshte ftuar zyrtarisht ne Tirane, Presidenti i serb, Boris Tadiq, në një paraqitje në televizionin shtetëror të Serbisë, ka përsëritur qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës, por edhe përcaktimin e vendit të tij për t'u integruar në strukturat euroatlantike.
I pyetur se çfarë është më e rendësishme për vendin e tij, hyrja në Bashkimin Europian, ose Kosova, zoti Tadiq ka thënë se Serbia do të hyjë në BE pa hequr dorë asnjëherë nga Kosova.
" Natyrisht, edhe në Bashkimin Europian, të mos ketë kurrfarë dilemash, ka vende të cilat do të dëshironin që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, në të gjitha bisedimet me partnerët tanë europianë që kanë një politikë të tillë, ne kemi thënë haptas se kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës"- tha presidenti Tadiq.
Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti ka marrë sigurime nga zyrtarët kryesorë evropianë se Serbinë askush, sikurse u shpreh, nuk da ta detyrojë e as shantazhojë që ta bëjë këtë për hir të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
" Ne nuk kemi dilemë rreth gjithë kësaj, është e rëndësishme që Serbia të realizojë interesin e saj në BE," tha presidenti serb.
Sipas tij, Serbia dëshiron që me Kosovën të integrohet në BE, porse për këtë zhvillohet një proces paralel:
"Në kuptimin negociator ai po zhvillohet veçmas. ثshtë ndarë që në kohën e qeverisë së Vojislav Koshtunicës. ثshtë i ashtuquajturi proces paralel i anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në BE," - tha presidenti i Serbisë.
****
Sejdiu: Nuk e ftoj Tadiçin. Ftesat nuk janë lojë, ai punon kundër Kosoves

Tirana dhe Prishtina kane mendime te ndryshme rreth kuptimit te ftesave politike, sidomos kur ato lidhen me Beogradin.
Disa dite me pare, S.Berisha ne Tirane tha se ka ftuar dhe po punon per nje vizite te Tadic ne Tirane, por presidenti i Kosoves Sejdiu, mendon se "ftesat nuk jane sa per te bere loje".

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic nuk do të ftohet në një takim joformal të presidentëve të rajonit që do të organizojë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Sejdiu në konferencën e fundvitit me gazetarë.
Ai tha se homologët e tij nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi do të jenë pjesëmarrës në takimin që pritet të mbahet në Prizren, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit rajonal.
Presidenti kosovar tha se nuk mund ta ftonte presidentin e Serbisë, Tadiq përderisa ai vazhdon të punojë kundër pavarësisë së Kosovës.
"S'do ta ftoj për të bërë lojë. Një njeri që me gjithë energjinë e vet shprehet kundër pavarësisë së Kosovës, bën fushatë me hovin më të madh në të gjitha kancelaritë botërore për të penguar njohjet e mëtejshme. Unë mendoj se qëndrimi ynë themelor është që nesër figurativisht të kemi raporte të mira me Republikën e Serbisë. Ne edhe sot jemi të gatshëm, por jo për lojë, absolutisht.
Por do të vijë koha kur ai (Tadiq) do të ftohet, mbase edhe do të ftohemi. Ne jemi absolutisht gjithmonë të gatshëm që të investojmë për raporte të mira ndërshtetërore, por jo kurrë asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë e theksoj fuqishëm të bisedohet për tema çfarë ata tani t'i vëjnë për ri-negociim apo çështje të reja të statusit të Kosovës", tha presidenti Sejdiu.
********
Stabiliteti në Ballkan do të vazhdojë dhe nëse ka ndonjë gjë që Japonia mund të bëjë për këtë është se ne jemi gati të bashkëpunojmë, - deklaroi në Tiranë Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Hiroyasu Ando, ne nje interviste në të përditshem Albanian Daily News.
"Ka ekzistuar një gjëndje shumë e komplikuar diplomatike dhe politike në rajonin e Ballkanit, - deklaroi diplomati i lartë japonez, i cili mbulon Shqipërinë nga ana diplomatike duke qënë rezident në Romë.
Në këtë kuadër vizita e një delegacioni të serbëve të Kosovës, mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm.
'Politikanët shqiptarë dhe ata serbë, qofshin të Kosovës apo edhe të Beogradit, janë takuar herë pas herë. Dhe është për tu vlerësuar fakti se të dy palët kanë shmangur skena të papëlqyeshme të praktikës së mëparshme diplomatike kur nuk shkëmbenin as përshëndetje dhe as nuk shtërngonin duart, që shpesh ktheheshin në skena të papëlqyeshme, - tha Hiroyasu Ando.
*********
Xhufi: Pathosi Berisha-Meta për Tadiç, pa vend e i parakohshëm

Historianë e politikanë dhanë vlerësimet e tyre sot në shtypin e ditës rreth lajmeve që vijnë nga kryeministria që mes të tjerëve, Berisha ka ftuar në Tiranë edhe presidentin serb Boris Tadiç.
Historiani Pëllumb Xhufi, thotë se "çdo shqiptar do të kishte preferuar që para tij të ishte, p.sh, Presidenti i Italisë, i cili nuk e ka bërë ende një vizitë në Shqipëri, në një kohë kur më herët presidentët italianë i kemi pasur në Shqipëri.
"Problemi është që kjo ftesë që zoti Berisha e bëri publike për zotin Tadiç vjen pas disa ngjarjeve ose episodeve të tjera që tregojnë se qeveria shqiptare, kjo aktualja, i jep prioritet marrëdhënieve me Serbinë që në këto kushte, nuk meritohet".
Në vlerësimin e Xhufit, marrëdhëniet me Serbinë dhe vizitat e nivelit kaq të lartë, nuk ka pse të paraqiten apo të shiten dhe të inkurajohen me kaq patos sa ç'po bën Kryeministri apo edhe ministrat e tij, shtoi ai duke iu referuar me sa duket kreut te ish-partise se tij LSI-se nga e cila Xhufi u shkeput pas lancimit te marreveshjes per qeverisje me Berishen .

*********
Korrespondenti BBC-së në Tirane Ilir Kadia e intervistoi Slobodan Petroviç dhe e fillimisht e pyeti për qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë:
Petroviç: "Ne jemi këtu për vizitë zyrtare me ftesë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe kjo ka arësye të shumta . Nuk është vetëm qëllimi financiar.
Natyrisht që është një vizitë miqësore dhe siç e ka cekur edhe Presidenti Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministri Berisha kjo është një visitë historike.
Ne e kemi patur nevojë t'a dërgojmë një mesazh të qartë. Dhe ky mesazh nuk ka të bëjë vetëm me popullin e Republikës së Shqipërisë, por edhe më gjërë.
Dhe ajo që ka bërë sot Kryeministri Berisha dhe zevendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta është më shumë se një gjest simbolik...
Ju e keni fjalën për 400 mijë eurot që qeveria shqipëtare i ka dhuruar sot për Graçanicën apo jo?
Petroviç: Ajo çka ishte si një propozim gjatë vizitës në Kosovë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm me ç'rast kanë shprehur vullnetin për të ndihmuar komunat e reja të formuara dhe veçënarisht atë të Graçanicës është një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe veçmas për komunitetin serb dhe natyrisht i jemi shumë faleminderit për çfarë ka bërë qeveria e Shqipërisë.
Dhe nuk është fjala vetëm për këtë ndihmë ekonomike, dhe të jemi të sinqertë që në Shqipëri ende nuk është tejkaluar kriza botërore dhe jemi të vetëdishëm se ky shtet e ka të njëjtin problem sikur e kan edhe shtete të tjera. Kjo i jep rendësi të vecantë ndihmës që na është dhënë.
Kryeministri Berisha konfirmon visitën në Shqipëri të Presidentit serb Tadiç. Si reflektojnë sipas jush marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit në mesin e serbëve dhe shqipëtarëve të Kosovës?
Petroviç: Natyrisht që ka shumë rendësi që të rezultojnë marrëdhënie të mira mes Beogradit dhe Tiranës sepse kjo do të reflektojë direkt edhe në Kosovë.
Dhe jemi shumë të trimëruar nga takimet me Presidentin dhe Kryeministrin, po ashtu edhe me zv/kryeministrin Ilir Meta, të cilat na thanë se janë në fazën përmbyllëse të përgatitjeve për visitën e Presidenit dhe kryeministrit Tadiç nç Shqipëri.

****************
Berisha: Tadiç në Tiranë. Sajti i qeverisë bllokohet për disa orë nga hakersa kosovarë
Qeveria shqiptare po punon për vizitën e Presidentit serb, Boris Tadiç, në Shqipëri. Lajmin e ka bërë publik vetë kryeministri Sali Berisha pas takimit të zhvilluar me përfaqësues politikë të komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njëherësh, Kryetar i Partisë Liberale Serbë në Kosovë, Sllobodan Petroviç.
Duke e cilësuar historike vizitën në Tiranë të përfaqësuesve politikë të komunitetit serb në Kosovë, Kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë e tij për të dhënë të gjithë kontributin e mundshëm në interesin më të mirë të bashkëjetesës së qytetarëve të Kosovës, pa dallim nga origjina e tyre etnike.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha bëri të ditur se qeveria shqiptare do të kontribuojë me një fond, (që ai e cilësoi modest) prej 400 mijë eurosh për Komunën e Graçanicës qe banohet nga serbe te kosoves.
'Dua t'ju them se ne po punojmë për vizitën e tij të ardhshme. Presidenti Tadiç e ka mirëpritur shumë ftesën për të vizituar Shqipërinë' - tha Berisha.
Nga ana e tij, Petroviç vlerësoi vizitën e fundit të Kryeministrit Berisha dhe zv.kryeministrit e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në Kosovë. Megjithatë i pyetur se a do të ketë, së afërmi, një njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, Petroviç nuk dha asnjë përgjigje konkrete.
E ndërsa qeveria shqiptare po punon sic thote për të sjellë Boris Tadiç në Tiranë, nuk dihet ende se cili do të jetë reagimi i Prishtinës zyrtare. Publikimi i këtij lajmi në sitin zyrtar të Këshillit të Ministrave ka sjellë edhe bllokimin e sitit për disa orë rresht, pasojë e sulmit nga hakersat. Hakersat e Kosove sjane te njohur per bllokimin e disa sajteve online, vecanerisht atyre me permbajtje raciste antishqiptare.
Beogradi nuk ka kerkuar ende falje zyrtarisht per krimet ne Kosove.Shekulli
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

qka ju desht me thirr at m*t me ardh midis shqiperie met thon qe se njeh kosoven kurr A ? pff marre per sali berishen ;)
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Do te vi dita kur edhe ti bir Rrugaçe dota njohesh Kosoven
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

kujt i plasi
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

mund te jete ndonje manover territoresh,

ndonje marreveshje sekrete qe mund te ndodhe,

mund te jete ndonje presion i europes qe i ben Taxhiqit per te njohur Kosoven.

ai nuk ka si ti thote popullit te vet se do njoh Kosoven (te kuptohemi tashti).

shpresoj mos tju a hudhe ketyre bufave tone.
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Zogu II Te pakten ta njohin shqiptaret e Kosoves qe e mbajne per Skenderbeun e dyte !
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Shqiperia dhe shqiptaret jan komb i madhe dhe duhet te sillen si te civilizuar. Duhet ta presin Tadicin si nje nga kryetaret e shteteve Ballkanike dhe duhet te zhvillojne bisedime dhe bisnes, perjashtuar qeshtjen Shqiptare. Mos te harrojme se serbet jan afer 9 milion dhe zbrazja e xhepave te tyre ne bregdetin shqiptar duhet te jete objketiv i kujdesshem per qeverin Shqiptare. :gjujpeshk:
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

hahhahaha :D shume Intersante koka kjo tem... me shume Rrespket nga Qendrimi Bossi..
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Shqiperia dhe shqiptaret jan komb i madhe dhe duhet te sillen si te civilizuar. Duhet ta presin Tadicin si nje nga kryetaret e shteteve Ballkanike dhe duhet te zhvillojne bisedime dhe bisnes, perjashtuar qeshtjen Shqiptare. Mos te harrojme se serbet jan afer 9 milion dhe zbrazja e xhepave te tyre ne bregdetin shqiptar duhet te jete objketiv i kujdesshem per qeverin Shqiptare. :gjujpeshk:

Tadici vjen ne Tirane si shefi i Tiranes,

Sa per bregdetin e ka bere Sala kete pune ja ka fal token Fazllicit ne Durres e mos u be merak se kete pune do ta vazhdoje me serbet e greket.
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Tadici vjen ne Tirane si shefi i Tiranes,

Sa per bregdetin e ka bere Sala kete pune ja ka fal token Fazllicit ne Durres e mos u be merak se kete pune do ta vazhdoje me serbet e greket.

Toka Shqiptare nuk ka mundur te falet edhe ne kohe me te veshtira e le mo sot, por, une nuk diskutova mbi politiken se sa per te munde te hapim nje teme tjeter e te llafosemi. Une vetem dhashe mendimin tim se ai duhet pritur. :ciaoo:
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Zogu II Te pakten ta njohin shqiptaret e Kosoves qe e mbajne per Skenderbeun e dyte !

Skam cfare te shtoj tjeter
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Toka Shqiptare nuk ka mundur te falet edhe ne kohe me te veshtira e le mo sot, por, une nuk diskutova mbi politiken se sa per te munde te hapim nje teme tjeter e te llafosemi. Une vetem dhashe mendimin tim se ai duhet pritur. :ciaoo:

Mendimi im eshte se ai nuk duhet te vije per shembull pa na treguar per fatin e Ukshin Hotit, varjen e tij, djegjen e tije per se gjalli, flakjen e tij ne vaske me acid, flakjen e tij nga helikopteri...
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Sot Serbia dorzoi ne gjykaten nderkombtare padine kundra Koracise.

Objekti i padise genocid kroat kundra serbeve.
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Mendimi im eshte se ai nuk duhet te vije per shembull pa na treguar per fatin e Ukshin Hotit, varjen e tij, djegjen e tije per se gjalli, flakjen e tij ne vaske me acid, flakjen e tij nga helikopteri...

Keto jane ceshtje qe ka kush merret me to. Kosova eshte shtet dhe ka te drejte te interesohet per qytetarin e saj dhe duhet ta beje ate. Nuk po them se z. Hoti nuk ishte shqiptar, por, per tu interesuar ka kush interesohet. Shqiperia duhet te merret me qeshtje me madhore. Kemi nje komunitet shqiptar ne Serbi dhe ne menyre diplomatike duhet zgjidhur preukopimet qe kan ai komunitet. Pastaj jane edhe sfida tjera qe duhet zgjidhur te cilat pa u ule ne tavoline nuk munde te diskutohen. Pastaj lideret gjithsesi duhet te takohen per ti diskutuar gjerat. Ftesa qe ju be Tadicit pa marre parasysh se nga cili kryeminister Shqiptar eshte ebre eshte mjafte largpamese. Madje une do ndjehem i fyer nese Presidenti Sejdiu nuk do e ftoj te marre pjese Tadicin ne takimin rajonal te presidenteve te rajonit qe do mbahet ne Prizren. :gjujpeshk:
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Nuk eshte koha e duhur qe Tadic te vizitoje Shqiperine. Serbia nuk ka treguar vullnetin per te bashkpunuar me asnje nga fqinjet e tij duke filluar qe nga Hungaria, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Shqiperia apo Bosnje Hercegovina. Sebashku me Greqine, Serbia eshte vend qe ka politiken aktuale te efektuar nga doktrinat e urrejtjes, percarjes dhe pershkallezimit ndaj fqinjeve.

Kokfortesia e Serbise per te mos bashkpunuar eshte nje cmim i larte per tere rajonin, por Shqiperia dhe Shqiptaret duhet te kuptojne qe kohet kane ndryshuar dhe sebashku me to Shqiperia duhet te marre ne dore timonin e se ardhmes se vet, jo me botekuptimin tradicional per tu vetembrojtur, por me vetedijne, vullnetin, deshiren dhe te drejten per te qene zot i vetes. Per ti shikuar kundershtaret ne sy dhe si te barabarte. Gjithsesi, kjo nuk nekupton asesi qe te krijohet nje nacionalizem i semure por vetedije, vetepergjegjesi dhe vetembrojtje te interesave te shqiperise dhe shqiptareve.
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Keto jane ceshtje qe ka kush merret me to. Kosova eshte shtet dhe ka te drejte te interesohet per qytetarin e saj dhe duhet ta beje ate. Nuk po them se z. Hoti nuk ishte shqiptar, por, per tu interesuar ka kush interesohet. Shqiperia duhet te merret me qeshtje me madhore. Kemi nje komunitet shqiptar ne Serbi dhe ne menyre diplomatike duhet zgjidhur preukopimet qe kan ai komunitet. Pastaj jane edhe sfida tjera qe duhet zgjidhur te cilat pa u ule ne tavoline nuk munde te diskutohen. Pastaj lideret gjithsesi duhet te takohen per ti diskutuar gjerat. Ftesa qe ju be Tadicit pa marre parasysh se nga cili kryeminister Shqiptar eshte ebre eshte mjafte largpamese. Madje une do ndjehem i fyer nese Presidenti Sejdiu nuk do e ftoj te marre pjese Tadicin ne takimin rajonal te presidenteve te rajonit qe do mbahet ne Prizren. :gjujpeshk:

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.

Se jeni i vetmi komb ne bote te cilet jetojme me moton:''Ke zuri muzgu i mbremjes patriot gjithsesi agu i mengjezit duhet ta zbardhe tradhetar'', ka kohe qe e dija. Gjithashtu e dija se ne kemi me shume patriot e tradhetar se sa kemi popull, sepse dikush luan te dy rolet.

Ne lagjen time dhelpra dinake vodhi te gjitha pulat e lagjes. U ngriten ne kembe i madhe e i vogel per te shpetuar gjelin e vetem qe kishte mbijetuar. Ben, c'ben dhe ndertuan nje kurthe brenda se ciles vendosen gjelin dhe kurthen e derguan prane lumit te madhe qe kalonte skaj lagjes. Tha mileti: ''Edhe ne i shpetoft dinakja kurthes do mbytet ne lume''. Per qudi dinakja jo vetem qe mori gjelin, por, shpetoi edhe pa u mbytur. Qe nga ajo kohe ne lagjen tone nuk diskutohet se si dhelpra jengri gjelin, por, se e lagu apo se lagu bishtin dhelpra deri sa kaloi lumin.

Problematika nuk qendron ne ate se e lagu apo nuk e lagu dhelpra bishtin, por, ne ate se ne akoma nuk jemi ndergjegjesuar. Po po te gjithe ne. UNE TI DHE TE TJERET. Per qudi ne akoma merremi me veten. Ne kete forum kam shkruar diku nje teme. Nese nuk kam harruar e kam titulluar: ''A guxojme te kerkojme drejtesi'' dhe cdo dite e me shume jam duke u bindur se ne nuk guxojme te ngreme koken larte dhe ti themi armikut tone ballhapur: ''Ne duam drejtesi. Si fqinje, ne do te ftojme si fqinje qe te kemi, ama drejtesin do ta kerkojme atje ku eshte vendi dhe per te nuk do reshtim kurre!''.

Por ne nuk kemi kohe se enigma e pazgjidhur eshte: ''E lagu dhelpra bishtin apo nuk e lagu'':gjujpeshk:
 
Problemi qendron ne ate se c'perfaqson per Berishen numri 28-te?
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Problemi qendron ne ate se c'perfaqson per Berishen numri 28-te?

Meq Berisha dhe 28-ta paskan diq mes vete, une, them se dhelpra e lagu bishtin? A pajtoheni edhe ju? :gjujpeshk:
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Pajtohem...

Levizja e Dhjetorit solli UDB-ne e Bogradit ne krye te Shqiperise.Nese Diktaturat jane te domosdoshme te rrexohen,dhe nuk ka ketu gje te keqe.Por ne rastin e Shiperise,UDB-ja e Beogradit e ka shfrytezuar kete situat tensioni,dhe permes strukturave te veta ka vene ne krye te drejtimit te pas revolucionit demokratik,agjentet e vet,ne krye me sali Berishen,i cili at kohe nuk ndodhej ne Tirane,pra ne diteten e fillimit te demostratave te Dhjetorit. Qerim Kelmendi,Peje-Kosove 08/12/2009 ora 15:19
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Pajtohem...

Dërguar nga Koment ne Koha, shqiperi më 28-11-2009 në 15:39

Vllezer dhe Motra te Shiperis londineze,u beje thirrje qe ti merrni masat dhe te keni kujdesin e duhur nga trashigimtari i Tradhetarit Gazidede,pra te keni kujdes nga bashkpuntori i Beogradit,nga Z.Lulzim Basha. Jo rastesisht,ne kete mandat,Sali Fazlliqi nuk e ka zgjedhur kot Minister te Puneve te Mbrendshem,Z.Lulzim Basha.Kam shkruar edhe me heret se ky ish punetor i UNMIK-ut,ne Kosove,i cili u punsu ne UNMIK me ndermjetsimin e Beogradit,bashke me Argiten dhe Znj.Hargji,jane nje Eki elit i Sherbimit sekret te Beogradit,dhe kane detyra speciale,te cilat ma thote mendja se as vet Sali Fazlliqi nuk i merre vesh.

Qerim Kelmendi, Peje
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Berisha prap kunder bashkimit Kombetar

Serrbija ben politik kunder kosovès pèr ti mbrojtur intersat ruse,Brisha ne vend qe ta shfrytzon kt situat dhe te prfitojm t gjith me nje Fjal ,Mos e dafshi kosoven duan Bashkiminkomtar...

Shkruan: Prof.Xhavit Dalloshi
Anetar i CDU Gjermani
Njeherit Kordinator i SHAIBK per Evropë.

Reagim ndaj intervistes se dhene nga Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, me 11.09.08 ku deklaron: - Berisha: Nuk eshte realiste kerkesa per bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se është "absolutisht jorealiste" për Shqipërinë që ta shqyrtojë mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe.

"Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters.

I pyetur për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë pjesë të saj, Sali Berisha tha se ka pritur që tensionet e së kaluarës të zbuteshin pasi të dy palët po punonin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë aspekt ai u shpreh se "nuk beson se Serbia është e gatshme ta sakrifikoj të ardhmen për shkak të së kaluarës".

Nuk eshte hera e pare qe Sali Berisha dhenderri i Serbise deklarohet kunder bashkimit te shqiptareve ne nje shtet.

Ai dhe mendimtaret si ky si ne Shqiperi ne Kosove Maqedoni deklarohen jo bashkimit para te huajve.

Gabimi me trashanik behet kur ky Kryeminister i ketij populli fatkeq, qe ka ne gjirin e tyre kesi lloj politikan servil te shitur.

Ai gabon edhe me shume kur deklaron se "Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters .

Po kështu shpesh deklarohen edhe disa Politikanë ,,Lider te ish UاK“.

Duke harruar keta zotërinj, pse luftuan?

Dhe keshtu karrierizmi karriga ia ka bere mendet kos, dhe, edhe vete nuk e dine se pse kane luftuar?! Keshtu qe manipulojne me gjakun e deshmoreve qe dhana betimin, jeten per Kosoven shtet sovran kombetare dhe bashkim me shtetin natyral te tyre. Te gjithe shqiptaret, perveç udbasheve - tradhtareve servileve dhe karieristeve e dijne se Kurrkush nuk votoi as qe luftoi per kete status qe ka Kosova sot, po ky status ju imponua nga Grupi i Unitetit apo (siç quhet shpesh nga patriotet shqiptare nga ,,Grupi i Tradhtareve prej 6 vetave“, ku per hir te pushtetit pranuan te hiqet çka ka shqiptare.

Duhet te dije mire dhenderri i Serbise se shqiptaret e Kosoves e as UاK nuk luftuan per osoven multietnike per osoven pa komb pa flamur dhe pa ushtri.

JU qe pranuat heshtazi (Sali Berisha) dhe me miratimin e juaj heqjen e emrit te patriotit atdhetarit themeluesit te shtetit shqiptar - Ismail QEmajlit - nuk eshte çudi qe te deklaroheni edhe kunder bashkimit. Se ju zoteri jeni te edukuar ne frymen e tradhtise.

Po duhet ditur se bashkimi i shqiptareve ne nje shtet natyral do te behet edhe pa deshiren e juve servileve, karrieristeve, udbasheve, tradhtareve, dhe ky eshte nje proces i pa ndalshem.

Ky bashkim do te behet me ndihmen dhe punen e palodhshme te atdhetareve patrioteve te FBKSH dhe çdo shqiptari qe i thote vetes shqiptar, flet shqip dhe mendon shqip.

Kurse ju qe deklaroni, shkaterroni çka ka shqiptare do t’ju mallkojë historia do t’ju gjykojë gjaku i atyre deshmoreve qe dhane jeten per Shqiperine Etnike Natyrale.

Berisha nuk do te shqyrtojë mundesine e bashkimit te shqiptareve se ai mendon serbisht e greqisht, po eshte populli sovran, ai, qe shume shpejt do t’ja prish planet kundërshqiptare dhe kundërkombetare politikanit komunist te çoroditur me emrin Sali berisha dhe mendimtareve si ai ne Shqiperi po edhe ne Kosove.

Shqiperia do te behet shume shpejt!
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Po para se te vizitoje Tiranen,Tadici pritet te vizitoje Prishtinen.Ky do te jete turpi i shqiptareve dhe suksesi i serbeve.
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Shqiperia do te behet shume shpejt!

Shqiperia do behet gjithesesi, por , jo si mendojne disa. Ajo behet duke punuar, duke u arsimuar dhe duke forcuar radhet e jo duke fyer, share e prere vllezer te nje gjaku. :gjujpeshk:
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Shqiperi pa ndeshkim te tradhetareve nuk ka. Ajo do te zhduket.
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Shqiperi pa ndeshkim te tradhetareve nuk ka. Ajo do te zhduket.

Nuk pajtohem aspak.

Kjo me ngjan si thirrje per larje hesapesh. Por kjo pervecse eshte praktikisht e pamundur kjo eshte e paarsyeshme. Sipas jush do mundemi ne te pushtojme turqine per 500 vite?! Apo eshte e mundur qe te kthehemi ne kohe dhe te luftojme perandorine romake?

Shqiperi pa shqiptar nuk ka. Shqiperia ka pa cdo gje tjeter. Mjafton qe shqiptaret te jene shqiptare me vullnet dhe pune qe i ofrojne vendit kontributin e tyre per zhvillim dhe permiresim.
 
Titulli: Pas ftesës në Tiranë, Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Shqiperi pa ndeshkim te tradhetareve nuk ka. Ajo do te zhduket.

Sa tradhetar ka Shqiperia, kush jan ata dhe sa prej tyre jane per likuidim? :gjujpeshk:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top