Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rrëfimi i 18-vjeçares N.F., e cila pohon se nëna e saj e ka detyruar të bëhej punonjëse seksi që 13 vjeçe. Punonim bashkë

Unë nuk jam si të gjitha moshataret e mia dhe kjo më bën të vuaj. Kështu e nis rrëfimin e saj para psikologes dhe gazetës 18-vjeçarja N.F., e cila ndihet e diskriminuar nga të gjithë për profesionin që ka ushtruar e detyruar që kur ishte minorene dhe kërkon të japë mesazhin e saj. Ajo pohon se jeton me nënën e saj, e cila është gjithashtu një punonjëse seksi. Ajo nuk ka frekuentuar shkollën asnjëherë, nuk di të shkruaj e të lexojë.

"Jemi shumë të varfër dhe jemi 4 fëmijë që jetojmë vetëm me nënën. Fillova të punoj si punonjëse seksi kur isha vetëm 13 vjeçe, sepse mendova se ishte e vetmja rrugë për të fituar para për bukën e gojës, pasi nëna po sillte gjithmonë e më pak para në shtëpi dhe ishte ajo që kërkoi të bëjë edhe unë punën e saj", - rrëfen 18 vjeçarja, duke shtuar se nuk do t'i harrojë kurrë fyerjet, përbuzjet që ka marrë që 13 vjeçe nga klientët pervers që ia gjente e ëma.

Adoleshentja pohon se klientët e saj ishin të moshave të ndryshme, duke filluar nga adoleshentët e deri te mosha 50-vjeçare. Sipas saj, tani klientët e saj janë ata që e kërkojnë këtë rregullisht dhe se punon gjithnjë me të ëmën në vende me dritë, në mënyrë që të mos lëndohet apo dhunohet nga maniakët. "Punoj nga ora 10 deri pas mesnate dhe rri gjithmonë në vendet ku klientët e dinë dhe pres çdo ditë për të fituar bukën e gojës për vete dhe familjen.

Do dëshiroja të isha në shkollë, si të gjithë moshatarët e mi", - pohon adoleshentja. Ajo ëndërron ta lerë një ditë këtë profesion dhe të bëjë një jetë normale të qetë me familjen e saj. Por, kur vallë, kësaj pyetje nuk mundet t'i japë përgjigje.Shekulli
 
Titulli: Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

Kush janë punonjëset e seksit në Shqipëri


Psikologia e qendrës "Aksion Plus", Enkelejda Ngjelina, e cila asiston këtë kategori punonjësesh në Ditën Ndërkombëtare Kundra Dhunës ndaj Punonjëseve të Seksit, shpjegoi në intervistë për "Shekulli"-n se sa e diskriminuar është kjo kategori. Sipas saj, punonjëseve të seksit iu mohohet shërbimi shëndetësor, pësojnë dhunë nga policia dhe tutorët e tyre dhe e kanë pothuajse të pamundur të integrohen në shoqëri.

Ndërkohë, ajo pohon se me mbështetjen e UNFPA-së ka filluar dhe do të vazhdojë një program kombëtar për parandalimin, dhe trajnimin në lidhje me HIV/AIDS/Infeksione Seksualisht të Transmetueshme të punonjëseve të seksit.

Ju asistoni si psikologe punonjëset e seksit, cilat janë problemet që iu rrëfejnë ato në lidhje me profesionin e tyre?

Të flasësh për punonjëset e seksit është një temë sa e gjerë dhe me probleme që lidhen me stigmen, diskriminim, violencën. Përveç faktit që seksi komercial është i dënuar me ligj, vështirësia tjetër qëndron në funksionimin e këtij biznesi nëpërmjet tutorëve.

Kultura shqiptare nuk është e përgatitur ta pranojë këtë fenomen si një mënyrë legjitime për të fituar jetesën dhe si rezultat i kësaj, komuniteti ynë ka homofobi të lartë kundrejt këtij grupi.

Një nga problemet madhore që punonjëset e seksit referojnë vazhdimit është diskriminimi që u bëhet si në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ashtu dhe ato sociale. Kjo është një ndër arsyet pse ato nuk e deklarojnë shpesh herë profesionin e tyre.

Ato shihen si rruga kryesore për transmetimin e virusit HIV. Probleme të tjera që ato hasin janë vështirësitë ekonomike, dhuna familjare, dhuna nga klientët, nga forcat e rendit, dhuna psikike nga shoqëria.

Cilat janë moshat që ndeshni më shumë te punonjëset e seksit dhe çfarë statusi kanë ato?

ثshtë për të ardhur keq por kemi pasur raste edhe te vajzat 13-vjeçare dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për romet. Sigurisht që kjo nuk është aspak njerëzore, por ja që ndodh. Ka njerëz të papërgjegjshëm që abuzojnë në kurriz të minoreneve. Por, nuk mungojnë as gratë e martuara, të cilat janë nëna, ku për shkak të rrethanave dhe kushteve, në të cilat ndodhen bëhen punonjëse seksi.

Pjesa më e madhe e tyre janë te 25-30 vjeç, por nuk mungojnë as femrat që janë mbi 40 vjeç. Në një studim që është realizuar nga UNFPA-ja rezultoi se një pjesë e mirë e tyre ishin analfabet dhe një pjesë tjetër vetëm me arsim 8-të vjeçar.

Ku e ushtrojnë zakonisht profesionin e tyre punonjëset e seksit dhe me ato që të rrëfejnë deri në sa para fitojnë?

Këtu mund të flasim për punonjëse seksi që janë në kushte të rënda ekonomike dhe kanë nevojë për asistencë. Rrëfejnë se e ushtrojnë profesionin te stacioni i trenit, nëpër mjete të braktisura, nëpër periferi dhe ku të mundin. E thash se këtu bëhet fjalë për persona që janë vërtet në kushte të rënda.

Ndërsa, sa i takon parave që marrin, këtë nuk mund ta them me saktësi, por ato pohojnë se marrin nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të vjetra. Këtu nuk flitet për punonjëse seksi që punojnë nëpër hotele luksoze, të cilat mund të paguhen mbi 100 euro. Gjithsesi, për sa kohë është një profesion ilegal nuk mund të flitet me saktësi sa paguhen ato.

A vihet re rritja e numrit të punonjëseve të seksit në vendin tonë dhe cilat janë arsyet që i shtyjnë femrat drejt këtij vendimi?

Mund të them që ka një rritje të ndjeshme të numrit të punonjësve të seksit, por si rezultat i stigmës dhe paragjykimit është akoma një grup i fshehur dhe i vështirë për t'u identifikuar. Janë disa arsye, mendoj, që i shtyjnë ato drejt këtij profesioni, si kushtet e rënda ekonomike, mungesa e profesionit, mungesa e arsimimit.

Gjithashtu, nga intervistat që kanë qenë të mundura të zhvillohen me disa anëtare të këtij grupi rezulton ndërthurja e këtij aktiviteti edhe me përdorimin e drogës. Kjo e rrit stigmën dhe diskriminimin, si dhe vështirëson aksesin.Shekulli
 
Titulli: Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

Ncncnc...shum gjynah kto sene qka jon tu bo.Dikush i ka kushtet e nuk shkollohet ,e tjeret kane qef mu shkollu e mi bo 1 jet normale por kushtet e bojin tveten.
Shtet i dobet,kontinent i dobet,bot e dobet...!!!!!
 
Titulli: Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

Kur thoni punonjse seksi , per prostitutat e keni fjalen besoj.
Persa i perket ketij termi te ri them se nuk me duket aspak i pershtatshem ,
megjithse mund te jete gjetur per te tingelluar me bukur.
 
Titulli: Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

nuk me vjen interesnat nje gje e tille pasi koha dhe vendi ku jetojm jan bere name me keto cdo dite ke nga 10 -15 raste te tilla dhe si thote kjo vajze nena me ka cuar por perse kjo nje dite a nuk ka mundur te largohet dhe te lajmroj ne polici valle vetem ne me brendi te objektit kan jetuar nane e bi nje dite nuk kam kaluar ditet ajo tjeter kunde kjo tjeterkune me vjen interesante kjo me shum e deshirojn vetem nje pune te tille dhe pastaj me ka bere kjo ajo besoj se nuk ka nene cka ja deshiron te keqen fmiut te vete
 
Titulli: Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

nene e ka emrin kjo? kjo eshte tutore,jo nene!..sa poshte kane rene njerezit...:mah
 
Titulli: Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

:lexim:mjere kjo vajze x nenen qe ka..
 
Titulli: Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

un se mar vesh si ka mundesi qe nje nga kto mut klientet nuk kan reaguar....o nje mashkull...ta kapte ne dajak te emen dhe ti jepte ca lek ksaj goces sa te gjente nai pun.... ti jepte nje ndihm.... por e kan tgjith mendjen te ...........
sa turp...sa turp ... sa turp....
 
Titulli: Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

Eshte e tmerrshme te degjosh qe ne nje moshe ne te cilen ne te tjeret kemi luajtur me kukulla kjo vajze dhe shume te tjera si kjo dhunohen dhe ju ndryshohet pergjithmone rrjedha e jetes,,,, nuk mund te quhet prind nje person qe nxjerr femijen ne rruge, kto njerez meritojne varjen dhe e kane pak, nese sjell ne jete nje femije duhet te jesh i pergjegjshem dhe te mundohesh tja besh jeten sa me te bukur dhe jo ta perdoresh si mjet perfitimi me menyrat me mizore e jonjerezore ,,,,,
 
Titulli: Adoleshentja: Nëna më gjente klientët që kur isha fëmijë

Kjo nene do vrare.....nje liber te Brunilda Zllamit tregon nje histori te ngjashme me te kesaj vajzeje....une e kam lexuar dhe eshte shum prekes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top