Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një 40-vjeçar shqiptar fsheh 30 gramë kokainë në të mbathurat

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Vendi më i mirë për të fshehur 30 gramë kokainë që në tregun e zi vlen jo më pak se tre mijë euro, është menduar të ishte pjesa intime por edhe aty, 40-vjeçari shqiptar ka dështuar sepse policia ia ka kontrolluar dhe mbathjet duke i gjetur drogën e fortë që kishte fshehur.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lokalitetin Cecina në Livorno, ku policia vendase komunikoi arrestimin e një 40-vjeçari shqiptar, i proceduar më parë penalisht, pasi duke udhëtuar me tren, iu kap sasia e drogës së fortë.

Policia tha se shqiptari vinte nga Pisa me tren dhe kur forcat e rendit ushtruan kontroll rutinë, shqiptari tentoi të arratiset duke dalë nga treni dhe u hedhur nëpër binarë.

Ai u ndoq nga policia e cila e kapi dhe në kontroll e sipër i zbuloi kokainën në mbathje.
•NOA•
 
Titulli: Një 40-vjeçar shqiptar fsheh 30 gramë kokainë në të mbathurat

Kan ardh koh te veshtira tashi..ku nuk e fusin LooL!
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top