Emigrantët shqiptarë: Jeta në BE është e vështirë edhe pa viza

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Emigrantët shqiptarë theksojnë se edhe pse janë hequr vizat është problem të jetohet së fundi në shtetet e Bashkimit Evropian. Ata rrëfejnë se standardet jetësore, kriza ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore, me të cilat ballafaqohen shtetet e BE-së dhe ekonomitë e tyre. Idriz Jonuzi, emigrant kumanovar në Zvicër thekson se
heqja e vizave është diçka e mirë vetëm për t`u shfrytëzuar për ndonjë vizitë në Zvicër, sepse vështirë sipas tij, është të gjendet ndonjë punë.
Ai shpjegon se rreziqet janë të mëdha për ta si mërgimtarë dhe banor të kantoneve, në rast se mund të kapen me njeri që e mbajnë në mënyrë ilegale në punë, apo që mund ta kapin në shtëpi, ku ka kushte të përcaktuara të dhomave dhe vendit të strehimit për çdo banorë shtesë në shtëpi. "Jeta këtu është e programuar. Ne që jemi me familje kemi ato banesa ashtu sa jemi me anëtarë familje dhe secili mban dhomën e vetë. Për të marrë dikë për të strehuar dhe për ta paraqitur në organet përgjegjëse të policisë, duhet kushte plotësuese, pra t'i sigurojmë vendstrehim shtesë.
Por kush ka kushte, nuk është problem i madh. Sido që të jetë problem më i madh ngelet fakti se familjarët tanë që planifikojnë të vijnë vështirë mund të hyjnë në punë apo të punojnë diçka, për shkak të mungesës së lejes së punës dhe në rast se ata kapen në punë të zezë, do të pësojmë edhe ne që e strehojmë, por edhe kompania që e ka punësuar", rrëfen Idrizi, duke shpjeguar se nuk është lehtë ashtu siç dikush e planifikon ardhjen në Zvicër apo në ndonjë vend të BE-së.


Parlez-vous français?" "Verstehen Sie Deutsch?" "Parla italiano?"
Pavarësisht a jeni duke kërkuar punë apo ndoshta dëshironi ta kryeni një shkollim: njëra nga parakushtet më të rëndësishme është njohja e gjuhës përkatëse të vendit. Nëse ju jetoni në vendin ku flitet gjermanishtja: filloni ta mësoni gjuhën letrare gjermane!
Kështu fitoni një bazë të mirë, që më vonë do ta kuptoni gjermanishten apo ndoshta edhe ta flisni. Nëse do të përqendroheni në Zvicër atëherë mësojeni edhe frëngjishten dhe italishten, varësisht nga kantonet. Për një ndihmës punëtor edhe mund të mjaftoj nëse kupton dhe din pakëz të flas njërën nga gjuhët përkatëse të vendit. Mirëpo, nga punëtorët, për herë e më shumë po kërkohet që deri diku të dinë ta lexojnë dhe ta shkruajnë një gjuhë.
Ndërsa për një punë më kërkesa të larta në vendet e BE-së, gjuhën duhet ta njohin dukshëm më mirë.
Për një shkollim të mëtutjeshëm apo për të studiuar, kërkohet që tekstet e vështira t'i lexojnë, t'i kuptojnë dhe të dinë t'i shkruajnë: varësisht nga qëllimi i shkollimit të tyre, ata duhet të arrijnë nivelin e duhur të njohjes së gjuhës. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njoftoheni mirë, se cilat kurse të gjuhës janë të nevojshme për qëllimin e juaj. Njohja e gjuhës ju nevojitet të komunikoni me fqinjin, të bëni blerje, të dini të komunikoni me mësuesin e fëmijës tuaj, apo me mjekun; të bëni plotësimin e formularëve, të dini të komunikoni me institucionet etj. Në qoftë se në vitet e ardhshme dëshironi (ose duhet) të punoni, ju, duke e mësuar gjuhën, keni bërë hapin e parë, më të rëndësishëm! Këshillë për kërkim të vendit të punës.
Për të kërkuar punë është e rëndësishme, se ç'farë lejeqëndrimi keni. Varësisht nga lejeqëndrimi, një punëdhënës, e bënë kërkesën për ju për të drejtën e punës. Pavarësisht nga kjo, gjendja ekonomike në vendet e BE-së dhe Zvicër, mund të sjellë vështirësi për ta gjetur një vend pune, posaçërisht nëse ju nuk keni punuar asnjëherë më parë në këtë shtet. Për ata që do të rregullojnë lejeqëndrimin, në rast i plotësojnë kushtet, duhet të shfrytëzohen fitimi i përvojës së punës: për shembull ta bëni një praktikë, apo ndonjë punë, edhe pse niveli i shkollimit tuaj është më i lartë. Ndoshta më vonë do ta fitoni një vend pune më të mirë, po në të njëjtën ndërmarrje, apo duke ju falënderuar praktikës së bërë, ju mund ta merrni një certifikatë të mirë pune, me të cilën do të keni gjasa më të mira në konkurrimet e tjera! Po ashtu edhe puna vullnetare mund të jetë një rast i mirë që të fitoni përvojë dhe të njiheni me njerëz të cilët ndoshta mund t'ju ndihmojnë për të gjetur një vend pune.

Tregojuni të afërmve tuaj, shokëve dhe miqve, që jeni duke kërkuar punë. Ndoshta në ndërmarrjet e tyre, befas mund të ketë një vend të lirë? Apo ndoshta këta shokë njohin ndokënd që dinë për ndonjë ndonjë vend të lirë? Shumë njerëz nuk e gjejnë punën e tyre përmes shpalljeve nëpër gazeta, por që dikush nga rrethi i tyre, i ka lajmëruar për atë vend pune! Nëse jeni duke kërkuar një vend pune, drejtohuni te Entin për Punësim. Adresat mund t'i merrni në komunën tuaj. Në entin për punësim janë të publikuara vendet e hapura, dhe të gjithë kërkuesit e punës kanë të drejtë për këshillim. (INA)
 
Titulli: Emigrantët shqiptarë: Jeta në BE është e vështirë edhe pa viza

BE: Maqedoni, Serbi e Mali i Zi, pa viza. Kushtet e lëvizjes së lirë
UPDATE- Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian e miratoi vendimin që qytetarëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi t'u hiqen vizat për udhëtim në vendet e BE-së.
Me këtë vendim, këto vende vihen në listën "e bardhë" Shengen, që nënkupton se nuk do duhet të aplikojnë për viza për vendet e BE-së, përveç për në Britani dhe Irlandë.
Vendimi, i cili hyn në fuqi në 19 dhjetor, vlen vetëm për ata persona që kanë pasaporta biometrike.
Qytetarët e këtyre vendeve do të mund të qëndrojnë në vendet e BE-së më së shumti 3 muaj gjatë një gjysmë viti, por pa të drejtë për të punuar.

Kushtet për të udhëtuar pa viza
Që një person të udhëtojë në shtetet e zonës Shengen pa vizë, fillimisht do të duhet të ketë një pasaportë biometrike. Nëse nuk ka, atëhere do të ndjekë procedurat për nxjerrjen e vizave në ambasada.
Për veç pasaportës, duhet të dëshmojë se është në gjendje që të mbështesë financiarisht udhëtimin e tij, kjo qoftë me para në dorë, apo kartat e kreditit.
Siç u njoftua, autoritetet kufitare nuk kanë të përcaktuar asnjë shumë parash si normë, por kjo do të varet nga kohëzgjatja e udhëtimit.
Udhëtari do të duhet gjithashtu të tregojë destinacionin e tij dhe nëse udhëton për turizëm mund t'i kërkohen detaje si rezervimi i hotelit, nëse udhëtimet bëhen tek familjarë apo miq, atëherë do të duhet të dinë adresën apo dhe kontaktet e mikpritësit.
Dhe për çdo udhëtim do të duhet me vete të kihet siguracion udhëtimesh.
Por ka mundësi që një personi mos t'i lejohet të hysh në zonën Shengen.
Kjo mund të ndodhë nëse një person konsiderohet se mund të sjellë rrezik për sigurinë e vendeve që janë përfshirë në zonë Shengen, si dhe nëse është lëshuar më herët ndonjë alarm i çfarëdo natyre për refuzim hyrjeje në zonën e Shengenit.
Sipas rregullave të asaj që quhet regjim i udhëtimit pa viza, autoritetet kufitare kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen në zonën Shengen nëse nuk përmbushen kriteret e parapara.
Duhet theksuar se një person nuk lejohet që të qëndrojë më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajsh në zonën Shengen.
Nëse edhe ky rregull shkelet, atëherë mund të merren masa ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në shkeljen e ligjeve duke përfshirë edhe shtetas të vendeve evropiane.
Zyrtarët evropianë theksojnë se me këtë regjim vizash nuk parashikohen qëndrime afatgjatë, shpërngulje apo punësime.
Nga 19 dhjetori, regjimi i ri i vizave do të përfshijë të gjitha vendet e BE-së për veç Britanisë dhe Irlandës, por dhe Zvicrën, Norvegjinë dhe Islandën që nuk janë pjesë e BE-së, por bëjnë pjesë në zonën Shengen.

Debate për të ardhmen evropiane
Liberalizmi i vizave po ndodh në kohën kur Maqedonia është e përfshirë në debate të mëdha rreth të ardhmes së saj evropiane.
Opozita maqedonase dhe partia qeverisëse VMRO DPMNE janë përfshirë në akuza dhe kundër akuza, pas mosarritjes përparim për çështjen e emrit të Maqedonsië, në takimin e të premtes mes kryeministrave grek dhe maqedonas, Papandreu dhe Nikolla Gruevski, në zonë e liqenit të Prespës në anën greke të saj.
Për opozitën maqedonase, ky është një moment i artë, që vendi duhet ta shfrytëzojë dhe të gjejë kompromis për çështjen e emrit.
Por VMRO DPMNE, në krye të së cilës, është kryeministri Nikolla Gruevski tha se qëndrimet greke janë në kundërshtim me interesat kombëtare, edhe pse u tha se bisedimet do të vazhdojnë.
Pikërisht në ditën e marrjes së vendimit të liberalizmit të vizave, opozita thotë se kjo gjë nuk duhet të zëvendësohet me integrimimin e plotë në BE, gjë e cila vështirë se mund të ndodhë pasi Greqia ka paralajmëruar bllokimin e rrugës së integrimeve.
Kjo mund të ndodhë në 7 dhjetor, nëse nuk gjendet zgjidhje deri atëherë, kur do të merret vendimi nga BE nëse Maqedonia do të hyjë në fazën e fundit para anëtarësimit në këtë organizatë.
 
Titulli: Emigrantët shqiptarë: Jeta në BE është e vështirë edhe pa viza

Keqkuptime për vizat: liri udhëtimi, jo e drejtë pune

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Maqedonisë heqjen e vizave e sheh si shans të mirë për të udhëtuar lirshëm në BE. Në mungesë të informacioneve, ata mendojnë se do të kenë mundësinë edhe të punësohen në BE.


Mbi 70% e maqedonasve nuk i kanë vizituar vendet e BE
Qytetarët e Maqedonisë, nga viti i ardhshëm do të udhëtojnë pa viza në 25 vende të Bashkimit Evropian. Vendimi përfundimtar për liberalizimin e regjimit të vizave do të merret nga Këshilli i Ministrave të BE-së në takimin e dhjetorit. Hyrja e Maqedonisë në grupin e shteteve që ka përmbushur me sukses standardet për liberalizimin e vizave ka gëzuar më shumë të rinjtë, që e shohin heqjen e vizave si një mundësi për të vizituar vendet evropiane. Sipas një raporti të agjencisë Gallup, mbi 70% e qytetarëve të Maqedonisë asnjëherë nuk i kanë vizituar vendet e BE-së. Të rinjtë heqjen e vizave e shohin si një mundësi jo vetëm për të udhëtuar, por edhe për t'u punësuar në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.
" Do të shkoja se jeta atje është më e mirë. Të krijoj shoqëri të re. Për punë edhe këtu ka. Unë do të shkoja vetëm për t'u kënaqur me shoqëri, të njoh më shumë shokë dhe shoqe", thotë studenti Agim Veliu. Ndërkohë Mehmet Aziri e sheh heqjen e vizave të paralajmëruar për 19 dhjetor si një mundësi për t'u takuar me familjarët që gjenden përkohësisht në vendet e BE-së.
" Unë personalisht kam aplikuar disa herë për vizë dhe nuk kam pasur fatin ta marr asnjë herë. Tani mendoj se ­çdokush do të mund të shkojë atje ku dëshiron, të gjejë punë apo të shëtisë. Unë ndoshta nuk do të udhëtoj më 19 dhjetor, por me 20 me siguri që po", shton ky i ri.

Liberalizimi nuk nënkupton punësimin në ndonjë vend të BE

Por ekspertët janë të mendimit se qytetarëve të Maqedonisë duhet t'u jepen më shumë informacione se çfarë nënkupton liberalizimi i regjimit të vizave . Bashkim Bakiu, analist në Institutin për hulumtime dhe krijimin e politikave, thotë se liberalizimi do të përfshijë fillimisht vetëm disa kategori të veçanta të qytetarëve. Ky liberalizim do të thotë se ky grup qytetarësh do të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së, por kjo nuk do të thotë se ata mund të mund të punojnë atje. Sipas Bakiut, procedurat për vizat e punës mbeten si më parë.
"ثshtë e drejtë diskretitive e çdo shteti anëtar të Zonës Shengen që të kërkojë nga çdo udhëtar potencial dokumente se ku udhëton dhe cilat janë motivet dhe arsyet e udhëtimit. Duhet një garanci, e cila garanton se ku do të drejtohesh dhe kush i mbulon shpenzimet, fjetjen dhe ushqimin" , thotë analisti Bashkim Bakiu.
Liberalizimi i regjimit të vizave u mundëson qytetarëve të Maqedonisë një komunikim të lirë me vendet e BE-së, por ajo që duhet të sqarohet është se ky lloj i liberalizimit nuk nënkupton mundësinë e të punësuarit eventual në ndonjë vend të BE-së thotë Rizvan Sulejmani, kryetar i Këshillit Euroatlantik për Maqedoninë.
" Nuk duhet të identifikohet liberalizimi i vizave me antarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, ngase anëtarësimi ka shumë më tepër beneficione dhe të mira për qytetarët dhe për shtetin, sesa liberalizimi i vizave", thotë Rizvan Sulejmani .
Gjithnjë sipas ekspertëve në Maqedoni duhet të zhvillohet një fushate për të informuar qytetarët se çfarë nënkupton liberalizimi i regjimit të vizave që në një mënyrë të shmangen situatat e padëshiruara në pikat doganore të vendeve të Bashkimit Evropian












Shekulli
 
Titulli: Emigrantët shqiptarë: Jeta në BE është e vështirë edhe pa viza

do zoti nuk i heqin vizat me shqiprine, sepse do behemi prap lend e pare per tv dhe shtypin e evropes, me keq se rumunet qe na zevendesuan dhe na e kaluan kroniken e zeze te edicioneve te lajmeve te europes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top