Berisha: Nuk e miratojme Ismail Qemalin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Berisha shuan te gjitha shpresat e rektorit te Universitetit ne Vlore per te hequr emrin e Ismail Qemalit nga ky universitet. Kryeministri pasi mori pjese diten e djeshme ne mbledhjen e pare te Keshillit te Fakultetit te Studimeve te Integruara me Praktiken, prane Universitetit "Aleksander Moisiu", ne Durres, ka mohuar mundesine e nje vendimi te tille nga ana e qeverise. Duke shprehur mbeshtetje per nismen e financuar nga qeveria e Gjermanise, Kryeministri Berisha theksoi se praktika eshte nje hap me shume drejt afrimit te diplomave universitare me nevojat e ekonomise se tregut.

Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se qeveria e drejtuar prej tij nuk do te merrte asnje vendim per ndryshimin e emrit te Universitetit "Ismail Qemali" ne Vlore. Sipas Berishes, qeveria e drejtuar prej tij nuk ka ndermend te marr asnje vendim, ndonese ky shqetesim eshte ngritur edhe nga universitete te tjera ne vend, qe mbajne emrat e personaliteteve te shquara. "Keshilli i Ministrave nuk ka marre asnje vendim dhe nuk ka ndermend te marre nje vendim te tille. Nje fakt eshte, dhe kete shqetesim ma kane ngritur dhe qarqet akademike, qe te gjitha universitetet jane emertuar me personalitete. Kjo ka qene dhe eshte deshmi e nje respekti i madh ndaj tyre", deklaroi Berisha ne lidhje me kete ceshtja gjate vizites se tij ne universitetin "Aleksander Moisiu" ne Durres. Sipas Berishes, ne lidhje me kete ceshtje te ndjeshme ne vend mund te kete edhe nje debat te qete ne nje tjeter kohe. "Ismail Qemali eshte themeluesi i ketij shteti dhe po te ishte se universitetet do te emertoheshin me personalitetet, ai renditet i pari ne liste. Por, qeveria nuk do te nderhyje ne kete ceshtje. Kjo eshte nje ceshtje per te cilen me vone edhe mund te kete nje debat te qete", deklaroi Berisha ne fjalen e tij.

Kreu i qeverise ne takimin e zhvilluar ne Universitetin e "Aleksander Moisiu" ne Durres, ku ishte i shoqeruar nga zv.kryeministri Pollo, deri dy dite me pare Minister i Arsimit, ka vleresuar projektin gjerman. "Kjo praktike perben risi ne sistemin e arsimit te larte shqiptar, por dhe nje hap te rendesishem drejt afrimit te diplomave universitare me nevojat e ekonomise se tregut", deklaroi Berisha, duke falenderuar ne menyre te vecante qeverine gjermane ne lidhje me financimin e kesaj nisme. Ne fjalen e tij perpara anetareve te keshillit te ketij fakulteti te ri, Kryeministri Berisha theksoi se zhvillimi i arsimit ne vend mbetej prioritar per qeverine qe ai drejtonte. Kreu i qeverise tha se ajo qe vihet re ne vend eshte nevoja e madhe per arsimin profesional, i cili i lidh me shpejt te rinjte me tregun e punes. "Arsimi profesional aktualisht eshte sfida me e veshtire dhe me e rendesishme. Per vete historikun e tij, shembja pothuajse ne teresi e arsimit profesional ne vitet e para te tranzicionit dhe ecja me shpejtesi e tregut dhe sektoreve te tij, "ka nje uri" te vertete per kete lloj arsimimi", deklaroi Berisha, duke shtuar se perpjekjet e qeverise duhet te ishin me te medha ne kete lloj arsimi. Sipas Berishes, ndertimi i ketij fakulteti eshte nje shembull i mire ne kete rruge dhe per kete arsye po shikohej mundesia e hapjes se fakulteteve dhe akademive te tilla edhe ne universitete te tjera ne vend. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha theksoi se do te shikohej mundesia per t'i dhene nje rol me te madh edhe sektorit privat ne universitetet ne vend. "Ne do te perpiqemi qe sektorit privat t'i japim nje rol me te madh, t'i japim me teper hapesira perfaqesuesve te biznesit. Kjo Akademi nuk mund te behej realitet pa mbeshtetjen e biznesit. Ndaj, shpresoj qe kete iniciative, ata ta kalojne edhe ne universitete te tjera te vendit", theksoi Berisha perpara perfaqesuesve te ketij fakulteti, ne qytetin e Durresit. Po keshtu, Berisha gjate fjales se tij u ndal edhe ne gjendjen e arsimit te larte ne vend. Berisha u shpreh se ne vitet 2009-2010 numri i studenteve do te trefishohet ne krahasim me vitin 2005, por nuk eshte trefishuar orientimin drejt tregut, diversitetit dhe larmise se tij. Lidhur me kete, Kryeministri pranoi se ka nje sere degesh ne departamentet tona, te cilat kane nje lloj largesie per t'u pershtatur me tregun, por, sipas Berishes, ne kete drejtim qeveria do te punoje me shume.

Fatjona Mejdini - G Koha Jone
 
Qenka bere me fiksime ky Tanush Shaska per heqjen e emrit te Ismail Qemalit nga fasada e universitetit.Shaska te shikoje prblemet qe ka me studentet dhe pedagoget dhe mos merret me budallallleke ,me e pakta qe mund ta quajme kete fiksim te tijen.U be nje kerkese vjet nga ai dhe u hap nje debat dhe pati shume reagime kunder tij per kete pune.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top