Rama: Mbi 10 mijë firma për kutitë. Topalli: Mjafton iniciativa e 1 deputeti

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Ndërsa opozita është e vendosur në rrugën e saj të protestës për hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve, një tjetër ftesë për të marrë pjesë në Parlament i ka ardhur sot nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo ka garantuar opozitën se iniciativa kushtetuese për hetimin e zgjedhjeve do të shqyrtohet në parlament, madje duke shtuar se për këtë mjafton edhe iniciativa e një deputeti të vetëm.
"Unë mendoj që edhe aty kishte rrugë për këtë nismë. Ju e dini që në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit nuk ka nevojë që t'i lodhin fare shqiptarët. Mjafton iniciativa e një deputeti për t'u shqyrtuar në Parlament. Rrugët kushtetuese, rrugët ligjore respektohen në Parlament"- tha ajo.
Topalli ka ftuar opozitën të kthehet në parlament. "Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, pres që opozita në vijë në Parlament, pres deputetët e zgjedhur nga shqiptarët, që i kanë ngarkuar detyrën e rëndësishme, që të bëjnë misionin e opozitarit, që të jenë të pranishëm në Parlament. Ata do të kenë të gjitha hapësirat që lejon kushtetuta, ligji dhe gjithë fleksibilitetin e Kryetares së Parlamentit për t'i respektuar në detyrën e tyre"- tha ajo, në përgjigje të interesimit të medias, gjatë një konference dhënë së bashku me kryetarin e Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella.


RAMA: Mbi 10 mijë firmëtarë pë hapjen e kutive
Një ditë pas protestës së zhvilluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara godinës së Kryeministrisë, kryetari i PS-së, Edi Rama, është shfaqur entuziast për pjesëmarrjen e qytetarëve, po aq edhe për firmat që u hodhën ndaj nismës më të fundit të PS-së, për hapjen e kutive të votimit. Kryetari i PS-së theksoi se manifestimi i opozitës tregoi se opozita është në rrugën e duhur ndaj kërkesave të saj. Lideri i opozitës zhvilloi një bashkëbisedim dje me përfaqësues të medias, ku ndër të tjera deklaroi se, do t'i propozojë Asamblesë Kombëtare mospjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nëntorit.

- Z. Rama, dy ditë më parë, PS-ja paraqiti para qytetarëve një draft që në thelb synon hapjen e kutive të votimit. Si ka ecur procesi i firmosjes së këtij drafti nga qytetarët?


- Unë dua të theksoj që procesi i mbledhjes së firmave u iniciua krejt spontanisht, me një propozim, të ardhur nga një grup mbështetësish të PS-së dhe u mor përsipër të koordinohet nga PS-ja. Vetëm dje në spontanitet të plotë, numri i firmave në dijeninë time, të paktën deri në momentin kur unë zbrita nga tribuna për të vazhduar bashkë më të tjerët, e kishte kaluar 10 mijëshin. Kështu që, jemi në kushtet kur me lehtësinë më të madhe mund të bëjmë numrin e firmave të nevojshme, sipas Kushtetutës për të çuar në Parlament me kërkesë të qytetarëve apelin kushtetues për hapjen e kutive të votimit dhe hetimin e zgjedhjeve. Por, është dëshira e të gjithëve që ky proces i mbledhjes së firmave të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe të mos kufizohet te numri i domosdoshëm i firmave, që është vetëm 20 mijë, që besoj është një numër që mund të arrihet lehtësisht, apo mund të jetë arritur tashmë.

Z. Rama, cili është komenti juaj lidhur me deklaratën më të fundit të kryeministrit për t'ju dhënë shumicën në komisionin hetimor parlamentar, por jo objektin e hetimit?


- Shumica e komisionit vendos për objektin e hetimit dhe në momentin kur shumica e komisionit vendos për objektin e hetimit, atëherë të gjitha kërkesat janë brenda objektit të hetimit. Ajo që ju bën juve të pyesni me plot të drejtë, lidhet me deklarimin tërësisht absurd dhe delirant të kryeministrit, i cili tha se jemi gati t'ju japim shumicën, por jo për të bërë atë punë që doni të bëni. Pra, edhe njëherë tjetër konfirmoi se, për të gjitha procedurat, të gjitha procedurat ligjore dhe të gjitha aktet e bazuara në normën elementare të funksionimit të çfarëdolloj trupe në demokraci, janë vetëm një shprehje e shkruar në letër që mund të hidhet në kosh, njësoj siç u hodh në kosh Ligji Zgjedhor, ku u refuzua në mënyrë arbitrare, në mënyrë të dhunshme e drejta jonë për të hapur kutitë përmes një shumice aty që nuk e kishte fare atë të drejtë të refuzimit të zbatimit të ligjit. Kështu që, është e qartë që ne duam që të bëjmë një hetim parlamentar. Ne duam që të bëjmë një transparencë të plotë në sytë e popullit shqiptar, për atë që ka ndodhur. Duam ta bëjmë këtë, përmes një komisioni hetimor parlamentar, që nuk kontrollohet nga Sali Berisha, i cili në fakt është i akuzuari numër Një për gjithë këtë proces të sakatuar dhe të nxjerrë jashtë standardeve dhe padyshim të gjithë mekanizmat që ne duam të hetojmë kanë lidhje drejtpërdrejtë me Sali Berishën.

- Janë kaq këmbëngulës sa ju edhe gjithë deputetët e tjerë të PS?


- Besimin dhe këmbënguljen patët rast ta shikonit dje, kur shumë më tepër qytetarë dhe qytetare sesa ç'prisja edhe unë vetë në manifestimin e parë, erdhën për të demonstruar mbështetjen e tyre. Njëkohësisht edhe përfshirjen e tyre në një proces, i cili është një proces elementar demokratik. Përsa i përket akuzës idioteske të Kryeministrit bashkë me ministrin e Jashtëm dhe gjithë të tjerët se ne po pengokemi liberalizimin e vizave, sot i akuzuari lidhur edhe me liberalizmin e munguar të vizave është personalisht Sali Berisha, i cili duhet t'u japë llogari shqiptarëve, pse Mali i Zi, Maqedonia dhe vetë Serbia që e nisi nga shumë më prapa sesa ne procesin drejt BE-së dhe liberalizimit, sot e kanë marrë liberalizimin dhe pse Shqipëria ka mbetur vrima e fundit e kavallit, ndërkohë që duhet të ishte pa asnjë diskutim, jo vetëm bashkë me këto vende të tjera, por edhe përpara tyre në këtë proces. Kjo ka vetëm një shpjegim, keqqeverisjen, paaftësinë për të plotësuar kushtet, të cilat nuk kanë lidhje fare me ne, por kanë lidhje me detyrimet, që ka qeveria lidhur më një sërë komponentësh të liberalizimit dhe fakti që në vend që të merret me interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjitha këto interesa Sali Berisha i filtron përmes sitës së interesave të familjes së tij dhe të pushtetit të familjes së tij, që e ka vënë qeverinë e Shqipërisë në dispozicionin e vet dhe që i ka kthyer prioritetet e shqiptarëve në çështje të dorës së dytë. Ky është thelbi i problemit që ka sot vendi ynë. Kjo është arsyeja pse janë grabitur dhe votat më 28 qershor, pse demokracia është në krizë, pse shteti i së drejtës është në krizë dhe pse vetë ekonomia familjare e shqiptarëve është në krizë. Krizë, e cila do të thellohet në të gjitha drejtimet, sepse familja në pushtet ka interesa që bien ndesh si nata me ditën me interesat e demokracisë të shtetit të së drejtës dhe të ekonomisë shqiptare.

- Keni deklaruar se protestat do të përshkallëzohen në mbarë vendin. Ku do të mbahet protesta e radhës?


- Protestat sapo kanë filluar dhe ato do të vazhdojnë dhe do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Në javën që fillon do të ketë një protestë tjetër në një qytet tjetër të Shqipërisë, gjë që do ta bëjmë të ditur nesër.

- A do të merrni pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nëntorit?


- Në radhë të parë këto zgjedhje të pjesshme kanë në themel të tyre një tjetër problem që lidhet me shkeljen e ligjit dhe që ka të bëjë me futjen në fushatë të të zgjedhurve vendorë pa dhënë dorëheqjen. Këtë çështje ne e shohim të lidhur me gjithë mekanizmin e deformimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Janë në Parlamentin e Shqipërisë disa persona që kanë bërë betimin, por që nuk duhet të jenë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, pasi kanë shkelur ligjin, që e ndalon një të zgjedhur vendor të bëjë fushatë për t'u zgjedhur në Parlament, pa dhënë më parë dorëheqjen nga pozicioni i tij. Pikërisht, në respekt të ligjit ne të gjithë kemi refuzuar që të bëjmë të njëjtën gjë që ka bërë PD-ja dhe Sali Berisha, dhe pse mund të kemi pasur në një vend apo në një vend tjetër njerëz që mund të dëshironin apo që mund të meritonin të bëheshin pjesë e kësaj gare. Ndërkohë, që duke mos dashur t'ia dijë fare për ligjin, dhe për t'i shkuar deri në fund deformimit të dhunshëm elektoral, Sali Berisha dhe partia në pushtet ka kandiduar të zgjedhur vendorë që kanë bërë paralelisht që të dyja gjërat. Nga ana tjetër e përsëris, kjo do të jetë një vendimmarrje e Asamblesë Kombëtare të PS-së, së cilës, siç edhe e kam thënë, unë personalisht do t'i propozoj mospjesëmarrjen në këtë proces zgjedhor, që edhe sikur mos ta kishte anomalinë që ju përmenda, nuk do të ishte asgjë tjetër veçse zgjatimi i procesit të korruptuar e të deformuar të 28 qershorit.

- Komenti juaj për protestën e djeshme... ?


- Ajo që unë mund t'ju them me siguri absolute dhe që është e vetëkuptueshme është se të gjithë ata që kanë ardhur dje për të manifestuar dhe që kanë qenë, e përsëris më shumë edhe se sa unë vetë e prisja në këtë protestë të parë, kanë ardhur me dëshirën e tyre të plotë për të qenë aty. Do të jenë edhe më shumë në të ardhmen, ndërkohë që edhe sikur të jenë po aq apo edhe më pak, unë dua t'ju them vetëm një gjë; këtu e rëndësishme është përmbajtja e betejës sonë. Pjesëmarrja e djeshme ka qenë e jashtëzakonshme, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të botës mediatike, që e rrotullon si glob në gishtin tregues pushteti i Sali Berishës. Koha e numërimit të njerëzve për të treguar forcën është një kohë që ka marrë fund me kohë për ne. ثshtë fatkeqësi, e njëkohësisht për të ardhur keq, që edhe njerëz të rinj merren me numërime. Kjo protestë është protesta e shumicës së popullit shqiptar. Kjo protestë është protesta e të gjithë atyre shqiptarëve e shqiptareve që nuk duan të sundohen nga një familje në pushtet dhe që duan që pushteti i dalë nga vota e tyre të jetë pushteti i tyre dhe jo i një familjeje. Mbi të gjitha është një betejë për dinjitet, në një vend ku dinjiteti i kujtdo që nuk është kushëri apo ushtar i pushtetit të familjes shkelet përditë pa të keq. Në këtë betejë ka një NE, që është një NE shumë më e madhe se sa NE socialistët. ثshtë një NE, ku hyjnë të gjithë ata që pavarësisht dallimeve që kanë me njëri - tjetrin apo mosmarrëveshjeve që mund të kenë me njëri - tjetrin për shumëçka, bien dakord në një gjë, që demokracia në Shqipëri duhet t'i garantojë gjithsecilit barazinë para ligjit. Pa as më të voglin dyshim, duhet t'i garantojë gjithsecilit barazinë e votës së tij në raport me votën e kujtdo qoftë tjetër. Në qoftë se këto të dyja bien, demokracia ka rënë dhe liritë e të drejtat nuk mund të shkojnë veçse duke u kufizuar, duke u tkurrur, duke u deformuar. Ky është thelbi i të gjithë përpjekjes sonë dhe për këtë thelb përpjekja jonë nuk do të ndalet. Ky pushtet do ta ketë të pamundur që të funksionojë lirisht dhe qetësisht.













Shekulli
 
Po sikur te hapen kutite dhe te dale gjithcka ne rregull?
 
Opozita kerkon hapje e kutive por jo ndryshim rezultati qe le te nenkuptohet qe esht nje kerkes te nje personi qe nuk pranon humbjen por kerkon te vazhdoj me budalliqet e tij.
Perher ne shqiperi nuk pranohet humbja do gjehet gjithmon nje shkaktar.
Rama me propaganden e tij me militantet qe ka vazhdon te kerkoj justifikime duke mos pranuar humbjen dhe deshtimin e tij si lider .
Nje person qe nuk mban pergjisit e tij nuk vlen per asgje ...
 
Dhe mua me duket person qe nuk e pranon deshtimin ky Edi Rama .
Pastaj si ka mundesi qe kete nuk e don as Ilir Meta as Arben Malaj , aq Fatos Nano , as Maqo Laknori , as Sali Berisha dhe as une . Diçka duhet te kete te keqe ky tip , se nuk besoj qe te gjithe qe permeda me siper te gabohemi ne vleresimin e ketij personazhi.
E mire , mund te kem gabuar une , por jo gjithe ata burra shteti , ska sesi.
 
HArtini per mendimin tim mos te permenden fare keto problemet politikane pastaj kur behet fjal per EDI RAMEN qe e solli NANo nga hajdut kuadrosh ne kryetar bashkie.
Po te kesh pare emisionin e Tv Klan "Opiunion" vet NANO e quan person me probleme psiqike.
 
o ti siper me emisionin OPINION merresh ti ?A dihet qe eshte emision per PD
Ku ishte ky NANO per 4 vjet qe vinte vetem 2 here ne vite ne parlament saper rrogen dhe na doli ne emisionin OPINION kur u shpallen listat e deputiteve dhe emri i tij nuk ekzistonte ,na doli perseri mbas zgjedhjeve qe te luaje rolin e tij per presion kunder RAMES.
Vetem per NANON mos flisni se late name kur dihet se kush eshte .
Pastaj perse kane kaqe shume frike nga RAMA keta zotrinje
c te semes kane keta qe kerkojne doreheqjen e RAMES ska ci duhet PD apo LSI se cfare ndodhe ne PS,nuk jame ndonje tifoz i RAMES se dhe ai ka korrur leke ne bashki por eshte i vetmi qytet ne shqiperi qe ka njefare rregulli
Keta NANO,BERISHA META nuk e duan RAMEN pasi duan te marrin dhe drejtimin e bashkise se tiranes dhe drejtimin e PS d m th skane kundeshtare
A e ke pare intervisten qe i ka bere BBC SALES qe kur i bente pyetje gazetarja SALA shkonte njeher ne kine gazetarja kembengulte se donte direkt pergjigje ai akoma ne kine kalonte ne pyetje tjeter nuk preste SALEN,ndersa keta gazetaret e opinionit edhe kur bejne ndonje pyetje me spece kurre nuk e marrin pergjigjen e saket apo te kembengulin
Politrika ne shqiperi eshte bere TV SHOW ma ha mendja se eshte i vetmi vend ne bote qe shumicen e kohes ja kushtojne politikes dhe politikaneve sa per k..lligje na lexojne letrat qe ju dergojne NGA USA GJERMANI apo vende te tjera vetem e vetem per ta perdorur si reklama

Pastaj perse te mos hapen kutite ?A eshte e ligjeshme kjo gje dhe n q se eshte bujrum tregoji popullit kush eshte korruptusi apo hajduti .
Ky SALA &CO kur qenka kaqe i sigurte qe nuk jane bere spekullime ti hapi dhe ne kete mynyre do fitoje dhe me teper simpati nga populli dhe theme se do jete dhe fundi i RAMES si politikan ,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top