Cyber_Spartacus
Homo Homini Lupus
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 9,911
-
- Reagimet e mara
- 714
-
- Vendndodhja
- Atje ku fluturojne shqiponjat
BERAT- Prinderit e nje fshati, shpallin te padeshirueshem mesuesin e lendes se matematikes, duke e akuzuar si maniak, pedofil dhe te rrezikshem. Shkak eshte bere sjellja e cuditshme e profesorit, qe ne vitin 2003 u arrestua dhe u denua per ngacmime seksuale te nxeneseve te tij, e pasi vuajti 6 muaj burg iu rikthye serish detyres. Por nje grup prej 30 prinderish kane firmosur dje nje peticion, qe ia kane postuar Drejtorise Arsimore te Beratit, duke kerkuar largimin e menjehershem nga shkolla 9-vjecare e fshatit Ciflik, te Engjell Bregut.
Shkak eshte bere sjellja me e fundit e mesuesit te matematikes, qe jo vetem ka shkuar i dehur ne shkolle, por organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorise dhe kishte ankesa nga nxeneset e mitura, per prekje ne pjese te ndryshme te trupit gjate oreve te mesimit. Lajmi konfirmohet edhe nga kreu i Drejtorise Arsimore, Yzedin Hima, i cili beri me dije se nje ekip i posacem po shqyrton rastin dhe nese shqetesimi i prinderve qendron, atehere ndeshkimi do te jete i sigurt. Ne shkollen Ciflik, mesojne 198 nxenes nderkohe qe shqetesimit, i eshte bashkangjitur edhe stafi pedagogjik i kesaj shkolle.
Gjate muajit shkurt te ketij viti, mesuesi Engjell Bregu ishte larguar nga shkolla 9-vjecare e fshatit Hinge te Beratit dhe eshte transferuar ne Ciflik, per te qene sa me afer shtepise, sipas nje rregulli te ri te Drejtorise se Arsimit. Me daten 1 shkurt, kane ardhur reagimet e para, por duket se mesuesit i eshte dhene kohe per te ndryshuar sjellje. Shqetesimet e para i kane transmetuar vete nxenesit, kryesisht femrat, te cilat ankoheshin se mesuesi ne gjendje te dehur i prekte dhe sillej shume keq. Keto ankesa i jane bere te ditura edhe inspektorit te zones, por konflikti eshte mbyllur pas nje takimi midis prinderve dhe drejtorise se shkolles. Por akuzat per gjendjen e dehur, komunikimin jo te mire dhe deri te ngacmimet seksuale, nuk kane munguar edhe gjate muajit mars te ketij viti. Vete drejtoria e shkolles Ciflik, ne baze te ankesave te ardhura nga prinderit, ka hartuar nje kerkese prane Drejtorise Arsimore ne Berat, ku kerkon largimin e mesuesit.
Drejtori i shkolles 9-vjecare, Asllan Hajdini eshte shprehur rreth ketij problemi se mesuesi i lendes se matematikes, ka ardhur ne kete shkolle ne muajin shkurt ku dhe vazhdon te jape mesim. Ai pranon se 30 prinder jane te pakenaqur dhe kane bere nje peticion. Shkak i ankesave eshte bere fillimisht nje ekskursion ne Ardenice, qe mesuesi Engjell Bregu ka zhvilluar me klasat e shtata, pa miratimin e drejtorise se shkolles dhe asaj te arsimit. Ne peticion gjenden gjashte pika, ku pershkruhen edhe arsyetimet per sjelljen e mesuesit.
"Po verifikojme ngjarjen, ndeshkim nese provohet"
Drejtori i Drejtorise Arsimore Berat, Yzedin Hima, eshte shprehur dje se sapo eshte vene ne ndjeni te ketij problemi ka derguar ne shkollen 9-vjecare te fshatit Ciflik, shefin e kuadrit i poshter Bace, per t'u njohur me ankesat e nxenesve e prinderve. "Drejtoria eshte duke bere nje analize te thelle ndaj ketij problemi te prekshem dhe siguron se vendimi qe do te merret, do te jete ne favor te nxenesve te shkolles ku numerohen 194 te tille dhe te komunitetit te zones", tha Hima per "KJ". Ne vitin 2003, disa vajza te klases se shtate ne shkollen e lagjes "Uznove" ne Berat, denoncuan ne drejtorine e shkolles dhe me pas ne polici, mesuesin e matematikes, Engjell Bregu, duke e akuzuar se gjate nje ekskursioni te bere ne Bogove, i kishte prekur ne pjese te ndryshme te trupit. Pas akuzave, Bregu u arrestua dhe me pas, u denua me gjashte muaj burg, per t'u rikthyer serish ne arsim ne fund te vitit 2004.

Koha Jone