Thaci: Shqiperia t’i vej veto Maqedonise per ne NATO

*deliza*

VIP
V.I.P
Thaci: Shqiperia t’i vej veto Maqedonise per ne NATO

Lideri i PDSH-se Menduh Thaci sot deklaroi se gjate vizites se ardhshme qe do realizoj ne Shqiperi do kerkoj nga kryeministri Berisha t’i vej veto hyrjes se Maqedonise ne NATO.

,,BE, NATO, - kerkojme qe me kete procese ne menyre paralele te zhvillohen dhe proceset tjera, rrumbullaksimi definitiv i problemeve te shqiptareve. Kerkoj ne emer te partise qe Shqiperia te vej veto antarsimit te Maqedonise ne NATO’’ , deklaroi Menduh Thaci, kryetar i PDSH-se.

,, Per kete ceshtje me kryeministrin Berisha do flasim ne takimin tone te ardhshem’’ – shtoi me tej Thaci.

Bojkot i Parlamentit nga java e ardhshme. Thaci e oficijalizoi kete vendim dhe ne kete nuk do ta pengojene as mesazhet e disa javeve me pare te Fuere-s, e as ajo qe sot deklaroi Riker.

Qe te dy paralajmeruan se nese nje parti nuk vepron nga Parlamenti e humb kredibilitetin e saj.

,, Po ju kumtoj se ky vendim i PDSH-se nuk eshte opstrukcion. Ky vendim i PDSH-se eshte prevencion. Ne mendojme se ne menyre korekte po e kryejme punen e opozites dhe po ndremarim masa preventive ndaj gjerave negative qe mund te ndodhin ne vend,, - tha Thaci.

Thaci konsideron se 8-vjetori i nenshkrimit te Mareveshjes se Ohrit nuk do ngjaj si kremtim, por si varosje e kesaj Mareveshjeje.
Pas Shqiperise, do vazhdoje me takime me funkcionere te larte te Kosoves dhe Bugarise.


Perktheu per FV-ne Deliza.
 
Redaktimi i fundit:
Une mendoj se Shqiperia nuk ka nevoje per nje kerkese te tille, madje them te drejten jam i bindur se Shqiperia tani me kur i ka mundesit duhet ta realizoje nje gje te tille. Shqiperia duhet te kerkoje dhe duhet te insistoje tek vendet e rajonit qe te mbrohen interesat jetike qofte edhe te pakicave shqiptare qe ejtojne ne ekto shtete. :gjujpeshk:
 
Po Shqiperia sa hyni mer ne NATO!A ky Thaci eshte hardal fare, pse bashkepunon me kto Maqedonasit ky?
Apo eshte politik kjo qe ka then?
 
Me kyte Thaci eshte duke kerkuar ndarjen e Maqedonis. Nuk eshte hera e pare qe kjo hipoteze hidhet ne terren. Bile kane qene vete maqedonait qe e kane propozuar. Duke pare rritjen e madhe te popullsise shqiptare dhe jo rritjen e asaje maqedonase, ata rrezikojne pas pak vitesh t'a humbin fare territorin aktual te Maqedonis. Si te thuash, me mire nje veze sot se nje pule neser. Pjesa maqedonase mund te shkoje me Bullgarine ndersa pjesa shqiptare duhet te pare. As Shqiperia dhe as Kosova nuk jane aq entuziaste, do t'a preferonin pa banore. E vetmja shprese ekzistence per Maqedonin do te ishte nje antarsim ne BE, vetem atehere nuk do te mund te prisheshin kufinjet brena BE-se. Duke pare edhe deklaratat e kongresmanit amerikan, dhe propozimin e tije per shkembim territoresh mes Kosoves dhe Serbise, duket se diçka eshte duke luajur ne skakieren ballkanike. Dhe eshte hera e pare ne histori qe shqiptaret duken fitimtar ende pa filluar loja. Nese Mendu Thaçi e kerkon nje gje te tille, Shqiperia duhet te mendoje dy here perparase t'i jape nje pergjigje negative. Ketu jane ne loje fatet e kombit, dhe momente te tilla paraqiten vetem nje here ne histori.
Nese Thaçi eshte per t'i vene veton Maqedonis duhet te jete nje motiv shume serioz, dhe Shqiperia ka obligimin moral dhe jo vetem moral, qe t'a shqyrtoje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top