Durrës-Kukës, kostoja 1.5 miliardë euro

vitk

Anëtar i Respektuar
Durrës-Kukës, kostoja 1.5 miliardë euro

Kontrata "Projekto dhe ndërto" i ka zhvatur qeverisë pjesën më të madhe të buxhetit

Rruga Durrës-Kukës do t‘i kushtojë shtetit shqiptar 1.5 miliardë euro. Nga llogaritjet e fundit, rezulton se kostoja totale që ishte planifi - kuar për rrugën ndërlidhëse të
Shqipërisë dhe Kosovës është dyfishuar. Në muajin tetor të vitit të kaluar, sipas përllogaritjeve të organit të akuzës, rruga kushtonte rreth 1 miliardë e 25 milionë euro, ndërsa dëmi ishte 230 milionë euro. Por fondet e akorduara kanë rritur koston e rrugës, e cila ka shkuar në shifra stratosferike. Kur duhen edhe 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare,rruga "patriotike" ka marrë pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit. Kontrata "Projekto dhe ndërto" duket se nuk ka qenë frytdhënëse për shtetin shqiptar, pasi fi rmat zbatuese të vendimeve të qeverisë dhe Ministrisë së Transporteve po hasin
shumë vështirësi në terren për rrugën. Ndërkohë, prokuroria thotë se çmimet e punimeve për rrugën janë rritur pas raportit të ekspertëve kontabël. Nëse hapet shqyrtimi gjyqësor dhe gjykata vendos disa ekspertë për vlerësimin e dëmit, atëherë
kostoja dhe dëmi i llogaritur mund të shumëfi shohet, si pasojë e një kontrate në dëm të
shtetit shqiptar. Firma zbatuese e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, sipas organit të akuzës, është favorizuar nga qeveria. Të gjitha punimet e saj paguhen më tepër sesa fi rmat e tjera që punojnë në segmente të tjera të rrugës Durrës-Kukës. Projekto dhe ndërto Nga hetimi është provuar se në tremujorin e parë të vitit 2006, ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, i është paraqitur në rrugë informale një propozim i pa kërkuar nga kompania "Bechtel-Enka" për mënyrën e ndërtimit me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash nëpërmjet
aplikimit të një kontrate "Projekto e ndërto", në bazë të çmimeve për njësi të fiksuara.
Sipas prokurorisë, janë zhvilluar disa takime bilaterale ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë "Bechtel-Enka" dhe ministrit Lulzim Basha, për të diskutuar këtë propozim të pa kërkuar. Në vazhdim, bazuar në propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM nr. 481, datë 14.06.2006, "Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit të hapur ndërkombëtar, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës- Morinë". Nga negocimi i kryer janë pranuar çmime për njësi pa një analizë strukturë kostoje
dhe shumë më të larta se çmimet për njësi të miratuara dhe të përdorura nga Drejtoria
e Përgjithshme e Rrugëve për ndërtime rrugësh, me fonde buxhetore në vendin tonë gjatë vitit 2006. Në konkluzionet e paraqitura nga ekspertët e caktuar nga prokuroria, janë krahasuar çmimet për 25 zëra punimesh të aplikuara në kontratën
e lidhur me shoqërinë "Bechtel-Enka", me çmimet e të njëjtave zëra punimesh të aplikuara në kontratat e lidhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet rrugore nga Kalimashi në Morinë. Nga krahasimi rezulton se çmimet për njësi të zërave të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë "Bechtel-
Enka" janë shumë më të larta. Nga shumëzimi i diferencës së çmimeve për njësi me volumet e punës të parashikuara sipas projektit përfundimtar për rrugën Rrëshen-Kalimash, rezulton se shoqëria "Bechtel- Enka" është favorizuar me një shumë prej 114851604 eurosh krahasuar me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet e rrugës
në vazhdim, pra nga Kalimashi deri në Morinë. Favorizimet Sipas prokurorisë, mosnxjerrja
e një urdhri nga ministri Lulzim Basha në zbatim të pikës 1, germa "dh" dhe pikës 2 të
VKM nr. 481, datë 14.06.2006, ka lejuar shoqërinë "Bechtel-Enka" të vendosë në kontratë çmimet për njësi që ka dashur vetë, duke shmangur negocimin e tyre me
palën shqiptare. Projekt-kontrata është dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave nga ministri Lulzim Basha, më datën 25 shtator 2006. Në relacionin shoqërues, të përgatitur nga shtetasi Andi Toma dhe të fi rmosur nga ministri Lulzim Basha, paraqiten rrethana të rreme në lidhje me faktin se ndërmjet kujt janë zhvilluar negociatat, si dhe
në lidhje me negocimin e çmimeve për njësi. Lidhur me faktin se ndërmjet kujt janë zhvilluar negociatat, në relacion thuhet: "Në këto negociata të zhvilluara në Londër dhe Tiranë, të drejtuara nga konsulenti ‘Ecorys‘, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MPPTT-së dhe DPRR-së, u morën parasysh eksperiencat e mëparshme të kontratave të ngjashme të zbatuara në vendet e rajonit, si në Rumani e Kroaci, si dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve të pavarur mbi nivelin e besueshmërisë dhe saktësisë së çmimeve". Pra, sipas akuzës, paraqitet situata sikur negociatat janë zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, nën drejtimin e
konsulentit. Në fakt, nga hetimi është provuar e kundërta, që negociatat janë zhvilluar ndërmjet konsulentëve, "Ecorys Group" dhe shoqërisë "Bechtel-Enka", ndërsa dy përfaqësues të palës shqiptare, vetëm kanë asistuar konsulentin Ecorys Group gjatë periudhës së negocimit.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Durrës-Kukës, kostoja 1.5 miliardë euro

i befshin mire parate e vjedhura

fli o popull fli
 
Titulli: Durrës-Kukës, kostoja 1.5 miliardë euro

Uroj te mos shemben ato tunelet qe kane bere rruges....
Cyber ti japin naten e mire popullit ne dhe te beje gjume sa me te embel....Me endrra sa me te bukura.
 
Titulli: Durrës-Kukës, kostoja 1.5 miliardë euro

po he more se nuk eshte shume:p:p per nje veper te tille per te lidhur kosoven me europen nuk eshte vetem me durresin .........ishalla ka menagjim edhe e mbajne ne formen europjane se te gjitha keto para rimbursohen
 
Firma Bechtel–Enka, masakër financiare në tunelin e Kalimashit

07 July, 2009 03:02:00 Gazeta Telegraf


thumbnail.php

Hapet fleta e parë e dosjes së mashtrimit me paratë e taksapaguesve shqiptarë
Gjëja e parë që bie në sy, kur kalon pranë tunelit Rrëshen-Kalimash, është puna e pakujdeshme dhe hileqare që është bërë brenda tij, me milionat e taksapaguesve shqiptarë. Ky skarcitet mban autorësinë e firmës turke Bechtel-Enka, e cila ka realizuar në thellësinë e këtij tuneli, një eksperiment të dështuar, me punime tepër të dobëta pas të cilëve fshihet abuzimi i jashtëzakonshëm me fondet. Që në pamjen e parë, çdo sy i vëmendshëm specialisti, vëren qartë se kjo strukturë e dobët punimesh është një tregues i qartë për të treguar modelin, se si nuk duhet punuar. E thënë në mënyrë më të thjeshtë, kjo kuptohet kështu: Bechtel-Enka, fsheh atje përmasat e një masakre të vërtetë financiare, të cilat do të dalin në pah shumë shpejt, me gjithë tentativat që po bën kjo firmë, për t’i fshehur ato.
Duke varur në muret anësore të tunelit, verbërinë e vet, firma Bechtel-Enka shpreson shumë se këto difekte tepër të rënda nuk do të mund të zbardhen ndonjëherë. Sepse pas tyre fshihen abuzimet e rënda të fondeve.
Por, pas konstatimit të parë, i cili bie në sy menjëherë, kuptohet qartë se difektet e rënda të punimeve në tunel, nuk kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë, por si rezultat i oreksit të lartë të Bechtel-Enka-s, për të futur në xhepa milionat e taksapaguesve shqiptarë.

Masakra brenda tunelit
Pas kësaj masakre rrugore, drejtuesit e kësaj firme duan të luajnë të paditurin, në lidhje me mbylljen e tunelit Rrëshen-Kalimash-Kukës, por sa më shumë që veprimet e tyre përpiqen të fshehin të vërtetën, aq më qartë rrëzëllen pyetja: “Zotërinj, përse u bllokua tuneli Rrëshen-Kalimash-Kukës”? Pyetja tjetër vijuese, është akoma më e dhimbshme dhe drithëruese: “Zotërinj, kush përgjigjet për makinacionet që sjellin vonesa të gjata, në një kohë kur vëllezërit tanë kosovarë janë duke pritur me emocion të lartë që të vijnë me pushime në Shqipëri, nëpërmjet rrugës së re, e cila me të drejtë është quajtur si “Rruga e kombit”. Duket se aktualisht, por edhe për shumë kohë akoma, ata do të vazhdojnë të provojnë torturat e rrugës së vjetër të Kukësit, për t’u ngrohur në plazhin e Durrësit, Vlorës apo Sarandës. Sepse rruga po vonohet pa shkak nga Bechtel-Enka. Por, duket se e vetmja që po tallet dhe po abuzon sot me rrugën tonë kombëtare është pikërisht kjo firmë turke, e cila më kot është duke fshehur poshtë sirtarëve, koleksionin e abuzimeve, duke shpërdoruar milionat e taksapaguesve shqiptarë, sepse nuk mund të kuptohet ndryshe fakti, qe zoti i ruajti drejtuesit e mjeteve dhe udhetarët para pak ditesh kur një pjesë e tunelit u shëmb, duke na tmerruar te gjithëve.
Në thelb, kjo papërgjegjshmëri tinëzare, është njëkohësisht edhe pjesa e paturpësisë dhe mashtrimit që po organizohet prej kësaj firme turke.

Keqpërdorimi
Kjo ndodh në një kohë kur qeveria shqiptare, duke parë rëndësinë historike të kësaj rruge ka bërë të mundur gjetjen e plotë të fondeve, nga bankat e kredive të larta. Por, sakrifica fisnike e shtetit shqiptar është keqpërdorur nga “ustallarët” e Bechtel-Enka-s. Lind pyetja: Pse nuk mban përgjegjësi Bechtel Enka, për talljen që po bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë në lidhje me detyrimin e kryerjes së punimeve në kohë dhe në cilësi? Ku e gjen vallë Bechtel-Enka kurajon për të thyer të gjitha parametrat kontraktuale, në lidhje me tunelin Rrëshen-Kalimash-Kukës?
Siç e dimë të gjithë, qeveria shqiptare i është përmbajtur në të gjitha parametrat, kushteve kontraktuale me firmën Bechtel-Enka. Vallë, po Bechtel-Enka, përse nuk i përmbahet kushteve për cilësinë dhe kohën e kryerjes së punimeve, duke lënë prapa abuzime të dukshme? Në këtë rast pyetja duket e tepërt sepse e ka përgjigjen brenda. Sepse retorika e sqaron vevetiu që Bechtel-Enka po jep shenjat e qarta të moskorrektesës, apo akoma më keq të spekullimeve me fondet shumëmilionëshe.
Për këtë arsye, gazeta “Telegraf” duke kryer me korrektesë detyrimet profesionale për publikimin e shkeljeve financiare në lidhje me paratë e taksapaguesve, do të botojë së shpejti një cikël shkrimesh investiguese për abuzimet e milionave.
Duke filluar që nga paligjshmëria e kalimit të makinave të tritolit, ku njëra prej tyre shkaktoi kulminacionin e një akti tragjik, e deri tek testimi i punimeve të dobëta, apo përllogaritjeve financiare, për të gjitha shkeljet financiare, padyshim nuk ka se si të mbetet jashtë këtij investigimi edhe abuzimi financiar me rrogat e punëtorëve shqiptarë, të cilët diferencoheshin ndjeshëm në raport me pagesat atyre turq. Në këtë investigim të hollësishëm, përfshihen edhe shkaqet e vërteta të plasaritjeve, apo dëmtimeve të shtëpive në zonat përreth, si rezultat i plasjeve të minave, apo aksidentet e rënda e të papublikuar ku ka vdekur edhe një punëtor. Por, ky investigim përfshin edhe arsenalin e abuzimeve shumëmilionëshe, të cilat përbëjnë kartotekën e fshehur të krimit financiar.

Gazeta Telegraf
 
ky lloj investimi don politikan guximtar , dhe nga keto eshte vetem Berisha..
 
Shpresoj te kene menduar keta modherfakerat se si do i marrin nje pjese te lekve apo do kaloje cdo gje pa paguar dhe per 2 vjet te duam po aq per rindertim
 
Shpresoj te kene menduar keta modherfakerat se si do i marrin nje pjese te lekve apo do kaloje cdo gje pa paguar dhe per 2 vjet te duam po aq per rindertim

Ore djale me fal por je mire ti apo si e ke hallin,pse per budallenj na ben ti, te vendosim taksa per mirmbajtjen e rruges.Jo more zoteri nuk bejme me gjera te tilla se po u mirembajt rruga tenderi i ardhshem nuk do te kete shume per te vjedhur.Poshte mirmbajtja dhe taksat,duhet mare persiper rrisku qe pas 4-5 vjetesh ti bejme perseri, ka lek Berisha dhe keta zagaret e tjere.
 
I kisha postuar disa artikuj para ca kohesh ne forum por po shoh se nuk gjenden dhe nuk kuptoj pse jane fshire!
___________________________________________________________


BECHTEL: Fytyra e vertete e kriminalitetit
Po krijon skandal dhe polemika hetimi i nderrrmare nga gjykata e Tiranes mbi parregullsite e kontrates se nenshkruar nga Qeveria Shqiptare me Korporaten Americane BECHTEL per ndertimin e autostrades Durres-Kukes-Morrine . Pasi ka zbuluar parregullsite e kontrates te cilat nuk jane konform Ligjeve te Juridiksionit Shqiptar, Prokura ka zbuluar konfliktin e qarte te interesit te Bechtel ne konkursin e gares se sipermarrjes , per te patur te drejten e ndertimit te autostrades.
Fale ndermjetesimit te shoqerise aksionere Parsons Brinckerhoff me shoqerine Ecorys Group, shoqeri keshillimi prane Ministrise se Transporteve Shqiptare, Bechtel fitoi nje kontrate prej 418 Milione Euro te cilat do dyfishohen nese huate mbi cmimet do vazhdojne me kete hap! Kontrate kjo shume e larte per nje shtet kaq te vogel si Shqiperia.
Fuqia e saj kontratuale eshte me superiore se ajo e nje shteti, dhe duke hetuar mbi “aktivitetin” e dhe historine e saj, del ne drite se kemi te bejme me nje nga multinacionalet me te fuqishme amerikane , e cila ka lidhje me sferat me te larta te pushtetit.

E krijuar me 1898 nga Warren Bechtel, ka krijuar deri me sot me shume se 19,000 vepra rindertimi dhe inxhinerie ne 140 shtete, dhe eshte bere e famshme ne gjith boten per menyren agresive dhe te paturpshme te zhvillimit te biznesit te saj, pjesa me e madhe e te cilit vjen nga koncensionet publike (pra shteterore). Te ardhurat e saj vjetore jane mbi 15 miliarde dollare , dhe Bechtel gezon kontrata te privilegjuara prane Shtepise se Bardhe dhe Kongresit Amerikan prej me shume se 70 Vjet. Steven Bechtel (nipi i Warren Bechtel) ishte keshilltar i presidenteve USA Nixon dhe Ford, dhe gezon te drejten e marrjes se fondeve te strukturuara nga agjencia publike Americane Import-Export Bank e cila ironikisht prej vitesh eshte administruar nga drejtuesit e Benchtel.

Gjate presidences se Reganit, George Shultz ish president I Benchtel u be Minister I Shtetit, dhe aktualisht eshte kryetar I keshillit te Komitetit per Clirimin e Irakut dhe merret me rindertimin e Irakut . Drejtori i Pergjithshem i Benchtel, Caspar Weinberger u be Sekretar i Mbrojtjes, ndersa W. Kenneth Davis Zevendes President I kerkimit berthamar te Benchtel u be Segretar I Ministrise se Energjise.
Komandanti Suprem i NATO-s Chuck Redman eshte President i Benchtel dhe ambasador amerikan ne Suedi dhe Germani.
Riley Bechtel Drejtori Ekzekutiv i shoqerise eshte edhe anetar i administrates se presidentit Bush.
Jack Sheehan Zevendes President i Benchtel, eshte administrator I USAID dhe antar I Defense Policy Board. Pra nuk eshte per tu cuditur kur zbulon me tej se aksioniste te Benchtel jane edhe familja e famshme saudite e Bin Laden, qe ka raporte te ngushta gjaku me terroristin me te famshem te botes. Familja Bin Laden ka deklaruar se nuk I njeh dhe s’ka patur kurre te beje me aktet terroriste te kushuririt, nderkohe kjo familje eshte pronare e kuotave aksionere te Benchtel qe vlejne me shume se 10 milione dollare, duke zhvilluar keshtu nje aktivitet financiar dhe sipermarres brenda normave ligjore.

Prej kohesh drejtuesit e Benchtel jane keshilltare te presidenteve dhe governatoreve te shume shteteve, perfshih ketu edhe Sheiket dhe Princet arab te botes islamike. Keta drejtues jane gjithashtu te futur mire ne Administratat e Sherbimeve Segrete si CIA dhe FBI. Aktualisht , Riley Bechtel drejton rreth 1,100 projekte ne mbi 60 vende te botes, te cilat kane te bejne me shfrytezmin e minierave, nxjerrjen e metaleve, zbulimin e hidrokarbureve, industrine nafto-kimike , energjine berthamore, telekomunikacionet, armatimet dhe prodhimin e armeve bakterologjike, infrastrukturen publike, infrastrukturen e ujrave (e cila do behet nje monopol shume i shtrenjte dhe do i kushtoje shume ekonomikisht qytetareve te thjeshte ne te ardhmen )

Pra kemi te bejme e nje nga multinacionalet me te korruptuara e me te paskrupullta te globit, e cila fiton dhe pasurohet mbi kurrizine shume shteteve (perfshi ketu edhe Shqiperine te cilen e shfrytezojne prej 17 vjetesh), duke krijuar pseudo luftra, due drejtuar garat e sipermarrjeve per rindertim dhe privatizim. Biznesi vdekjeprures i Bechtel eshte bere ne vitet e fundit protagonist i shume skandaleve duke zbuluar keshtu fytyren e vertete qe fshihet mbrapa globalizimit: Shfrytezimin dhe jo zhvillimin!

Bechtel ka fituar nje kontrat per rindertimin e Irakut me 17 prill te 2003, pra nje muaj perpara pushtimit te territorit Iraken nga forcat ushtarake USA, prej nje vlere mbi 680 milione dollare, te cilat jane rishqyrtuar serishmi deri sa kane arritur ne nje shume stratosferike prej 2.8 miliarde dollaresh. Keto te dhena jane publikuar dhe bere publike nga Boston Globe, gjate hetimeve mbi shembjen e tunelit Big Dig te San Francisco ku del ne drite e verteta e temerrshme se: Qeveria Americane kishte percaktuar garat e rindertimit akoma me perpara se te vendosej per luften dhe faktikisht perpara se se te behej pushtimi i Irakut. Ky fakt te sjell nder mend luften e pare te Irakut me 1991, kur Princet e Kuvajtit nenshkruan te gjithe nje kontrate per fikjen e puseve te naftes me nje shoqeri inxhinerike franceze , shume muaj perpara se te ndothte pushtimi i Kuvajtit nga ana e trupave irakene te cilat i vune flaken puseve te naftes ne Kuvajt.

Ne baze te zbulimeve te bera publike kater muaj me pare, pjesa me e madhe e veprave qe Bechtel duhej te mbaronte akoma nuk kane mbaruar : nga 24 projekte qe shoqeria ka sipermarre vetem 10 jane kompletuar sipas pasqyrave origjinale, ndersa per 3 nuk ka qene e mundur te behet asnje kontroll. Sipas raportit te Inspektrit te Pergjithshem per Rindertimin e Irakut, qeveria amerikane ka paguar shuma te larta me ane te kontrates per nje rindertim te Irakut, por rindertim ky i cili akoma nuk eshte kryer faktikisht por qendron vetem ne letra.
Sipas zyrtareve te OKB-s, kontrata Benchtel skadon ne tetor dhe David Snider, i “U.S. Agency for International Development” (USAID),ka deklaruar se Benchtel do largohet nga Iraku por me pare do mbylle ato projekte pune qe jane te hapura faktikisht, dhe per te cilat eshte paguar nga Qeveria usa (pra taksat e qytetareve usa). Per te mbrojtur vetveten Benchtel ka deklaruar se arsyeja qe veprat kane ngelur te paperfunduara na paskan qene sulmet e shumta terroriste, nderkohe qe punetoret irakene nuk i kane pare gati asnjehere inxhinieret e Benchtel ne kantieret e hapura.

Ne te ashtequajturat sfera te larta ne te cilat vendoset se ku do behen luftrat, ku vendoset shfrytezimi i shteteve dhe skllaverimi ekonomiko-politik i tyre, vendoset per te fshehur me ane te kontratave te tilla operacionet e riciklimit dhe zhdukjes se miliarda e miliarda dollareve qe perfundojne ne kasafortat e shteteve te parajses fiskale e bankare.

Ndermjet kontratave qe Benchtel ka nenshkruar, pervec atyre ne lidhje me ndertimin e centraleve elektrike , infrastrukturave per transportin, spitalet dhe shkollat, egziston edhe nje kontrat per ndertimin e rrjetit hidrik te 45 zonave, midis te clave edhe ujesjellsin Sharkh Dijlah ne Bagdad qe duhet te errogoje sipas projektit 225 milione litra uje ne dite. Por mbrapa projektit te ndertimit te ujesjellsit fshihet ne te vertet nje projekt privatizimi te ujit te pijshem qe do arrije te monopolizoje te gjithe rrjetin hidrik iraken! Bechtel ne fakt, ka ndermend te beje te njejten gje qe beri me projektin ne Cochabamba ne Bolivi me 1999, fale presionit qe ushtroi Banka Boterore mbi qeverine Boliviane per aprovimin e ligjit pe ujin e pishem , duke i dhene fund suvenksioneve finanziare qeveritare e duke mundesuar privatizimin e rrjetit hidrik. Pasi fitoi kontraten per shfrytezimin e rrjetit hidrik, Bechtel ka ulur gjithmon e me shume furnizimin me uje te popullsise boliviane qe nuk pagonte me faturat te cilat tejkalonin 20% te rroges se nje punetori.
Situata ariti deri ne ate pike absurde, sa ne vitin 2000 miliona persona zbriten neper sheshet e qyteteve duke protestuar e duke kerkuar UJE si nje te drejte te tyren per te mbijetuar dhe qe nuk mund te tregetohet ne asnje menyre. Keto protesta te popullit bolivian u shtypen ne gjak, pas shume perleshjeve . Ky episod kaq i rende la shenja te thella ne opinionin publik dhe beri qe te hapeshin ceshtje hetimore per te hetuar mbrapaskenat e kontrates se privatizimit te nenshkruar nga nderrmarja komuale SEMPA per shperndarjen e ujit ne Cochabamba, dhe International Water e kontrolluar nga Bechtel. Keto hetime nxoren ne drite parregullsite e bera nga qeveria e korruptuar boliviane dhe nga Bechtel e cila u dety rua te largohet nga Bolivia.

Perpara nje skenari te tille , eshte e nevojshme qe Bechtel te leshoje sa me shpejt te jete e mundur shtetet ne kurriz te te cileve aktualisht po ben pazaret e saj te pista:Shqiperine,Romanine, Brazilin,Irakun, Indine dhe Europen. Ne cdo vend qe Benchtel ka vendosur kemben ka sjelle me vete vetem VDEKJE , SHKATERRIM , KORRUPSION, RRYSHFETE, RICIKLIM TE PARAVE TE PISTA, KRIMINALITET.
Jane keta zoterinj te sferave te larta te veshur me kostume dhe kravata terroristat e vertete, qe vrasin cdo dite e me shume lirine tone dhe te kombit tone, dhe te cilet duhet te luftojme!
Fotografitë e Bashkëngjitura attachment.jpg attachment.jpg attachment.jpg
 

Attachments

  • attachment.jpg
    attachment.jpg
    8.6 KB · Shikime: 0
  • attachment.jpg
    attachment.jpg
    47.5 KB · Shikime: 0
  • attachment.jpg
    attachment.jpg
    60.1 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Mafja e Bechtel e mbeshtetur nga qeverite USA dhe lobet arabe operon prej vitesh jo vetem ne Shqiperi por edhe ne shtetet e tjera!!
Artikullin po e le ne anglisht nese dikush me ndihmon per perkthimin ne shqip do i dija per nder, pasi nuk kam kohe ta bej vet.
--------------------------------------------------------------------------


"Osama bin Laden family members invested $10M in an equity fund run by former Bechtel unit.
May 5, 2003: 2:17 PM EDT

http://money.cnn.com/2003/05/05/news...s/war_bechtel/

NEW YORK (CNN/Money) - The Bush administration launched a war on terror because of the alleged acts of Osama bin Laden. Ironically, one of the companies the administration has p***ed to rebuild Iraq after the latest phase of that war has ties to bin Laden's family, according to a published report.

Bechtel Corp., a private construction firm based in San Francisco, recently was awarded a State Department contract, potentially worth more than $600 million, to help rebuild Iraq's infrastructure after the recent U.S.-led war there.

The Bush administration pushed for that war, in part, because it said the regime of Saddam Hussein, former leader of Iraq, had ties to the al Qaeda terror network, headed by bin Laden, the group allegedly responsible for the Sept. 11, 2001, terrorist attacks in the United States.

According to an article in the May 5 issue of New Yorker magazine, several bin Laden family members -- part of a large, Saudi Arabian family that made a fortune in the construction business -- invested about $10 million in a private equity fund operated by former subsidiary of Bechtel before Sept. 11.

Fremont Group, a San Francisco-based private investment firm, once was a unit of Bechtel, and its board still includes Bechtel CEO Riley P. Bechtel and former U.S. Secretary of State and former Bechtel President George P. Shultz, along with several current Bechtel directors.

Bechtel could not be reached for comment.

Fremont spokeswoman Pat Harden confirmed bin Laden's family had invested $10 million in a Fremont fund, but she said the family had no ownership stake in Fremont and its investment was made "well before the events of Sept. 11."

"Our concern is that it be clear they're investors, like many, in one of our many private equity funds," Harden said, noting that the Patriot Act of 2001 requires such investors to be screened for connections to terrorism. "This is all totally legal and above-board."

Harden didn't know exactly when bin Laden's family invested in the equity fund. Fremont general counsel Rick Kopf told the New Yorker bin Laden's family had invested nothing in Fremont since Sept. 11.

None of bin Laden's family members has been charged with any crimes, and the family denounced Osama bin Laden in the mid-1990s. Some family members also have publicly denounced the Sept. 11 attacks.

Saying they feared for their safety, about two dozen family members living in the United States left the country as soon as airports re-opened after Sept. 11."
 
[SIZE=+2]Bush, Bin Laden, Bechtel and Baghdad[/SIZE]

Chris Floyd: Bush, Bin Laden, Bechtel and Baghdad

[SIZE=+2]By CHRIS FLOYD[/SIZE]
[SIZE=+3]V[/SIZE]eteran observers of the klepto-plutocracy that has, lazar-like, long encrusted the American body politic were not surprised to see the hoary name of the Bechtel Group bobbing up in the swill of sweetheart deals now being doled out by the Corrupter-in-Chief for the "reconstruction" of his new fiefdom in Iraq. Decades before its comrade in cronyism, the Carlyle Group, made its meteoric, Bush-assisted ascent to global prominence, Bechtel had already perfected the dark art of milking intimate government connections for fat, risk-free contracts.
Last week, while the notorious coward George W. Bush --who walked away from his National Guard duty during the Vietnam War, a criminal act known as "desertion" when committed by lesser mortals --was basking in the man-musk of a shipload of sailors, reciting his usual lies about al Qaeda's "alliance" with Saddam Hussein, and weasel-wording his "victory" declaration to avoid taking full legal responsibility for the consequences of the war of aggression he had unleashed, Bechtel was quietly pocketing a secret, closed-bid, open-ended Iraq contract that could give them almost $700 million in taxpayer money before the 2004 election --with the alluring prospect of untold billions to follow, Mother Jones reports.
What's more, as the New Yorker reports, this public largess will also fill the coffers of a key Bechtel partner in Saudi Arabia --a well-connected global conglomerate that has also been a long-time financial partner of both George Bush I and George Bush II: the Bin Laden Group.
Bechtel, which has served Saudi royalty for more than 60 years, bristles with heavyweight kleptoplute connections. During the 1980s, current Bush warlord Don Rumsfeld acted as a paid shill for a Bechtel pipeline project in the Middle East, operating with the blessing of the Reagan-Bush administration's secretary of state, George Schultz --Bechtel's former president (and now "senior counsel" to the company). Rummy conducted a passionate two-year courtship of a certain Saddam Hussein, plying him with trinkets, blandishments and sweetmeats to win his lordly favor for a Bechtel-built line from Iraq to Jordan, according to national security archives obtained by the Institute for Policy Studies.
Rumsfeld's strenuous attempt to lay pipe with Saddam happened to coincide with the latter's most extensive use of poison gas in the Iran-Iraq war --gassing carried out with the exemplary assistance of U.S. military intelligence and technology provided by the Reagan-Bush administration and its "special envoy" to Baghdad: Don Rumsfeld. Meanwhile, another Reagan-Bush crony, Attorney General Ed Meese, tried to bribe the Israeli government with $700 million in secret funds to put the kibosh on their opposition to the Bechtel deal, the San Francisco Chronicle reports. This skullduggery earned Meese an investigation by a special prosecutor, but as the case lacked the key element of any serious government crime --oral sex with an intern --the probe was soon dropped.

In the end, Saddam --who first went on the CIA payroll back in the early 1960s, Reuters reports --balked at Bechtel's billion-dollar price tag and rejected the project. Now of course, in a fitting bit of historical symmetry, the son of the CIA's most famous director, George Bush, has handed Iraq to Bechtel on a silver platter.
This move will delight --and enrich --the Bush/Bechtel buddies in the Bin Laden Group. As oft noted in these pages, in the 1980s George W. Bush received a helping hand for his floundering oil businesses from the Saudi group's front man, Khalid bin Mahfouz, who secretly cast bin Laden bread upon American waters to win influence with well-connected kleptoplutes --like, say, the wayward son of the former CIA director and then-current Vice President.
Today, Mahfouz is under house arrest in Saudi Arabia for allegedly financing the holy-war hijinks of the bin Ladens' own wayward son, Osama. Or to be completely accurate, he's accused of financing those holy-war hijinks after the Reagan-Bush CIA finally stopped financing them. But despite his confinement, Mahfouz (who is also Osama's brother-in-law) is still a player in the kleptoplute nexus: for example, he's currently a business partner of former New Jersey Governor Thomas Kean --the very man whom George W. Bush has appointed to chair the investigation of the September 11 terrorist attacks allegedly ordered by, yes, that ex-CIA employee and former executive of the Bin Laden Group: Osama bin Laden.
The Bin Laden Group was also heavily invested in the Carlyle Group, the "private equity" firm (and major arms merchant) that, like Bechtel, specializes in the sell-off of public services and other government-insider deals. Carlyle's best-known bagman, George Bush I, used to make ritual pilgrimages to bin Laden family headquarters in Saudi Arabia to procure their potent baksheesh. When Carlyle's post-Sept. 11 orgy of war-profiteering began drawing unwanted attention, however, the bin Ladens cashed in their Carlyle chips and, officially, ended the partnership.
But they remain welded to Bechtel and will now reap the fruits of the latest installment of the War of the Wayward Sons --a conflict driven on both sides by ludicrous and primitive religious passions coupled with a voracious lust for power and loot. Yet although this war has now engulfed the entire planet, it is no "clash of civilizations" or grand agon of world-historical forces. As shown by the small sampling of connections above, it's more of a dust-up in the boardroom, a falling-out at the country club, a bit of bad blood amongst a tiny clique of vicious predators threaded together in a Byzantine web of kinship, corporate ties --and complicity in generations of murderous crime.
Chris Floyd is a columnist for the Moscow Times and a regular contributor to CounterPunch. He can be reached at: [email protected]
 
Bechtel connections

Bechtel Group, Inc. - SourceWatch


With Bin Laden Group

Jane Mayer of The New Yorker writes about the connections of Bechtel, the Bin Laden Group/family, and Bush, and past, administration officials, "The bin Ladens have a ten-million-dollar stake in the Fremont Group, a San Francisco-based company formerly called Bechtel Investments, which was until 1986 a subsidiary of Bechtel. The Fremont Group's Web site, which makes no mention of the bin Ladens, notes that 'though now independent, Fremont enjoys a close relationship with Bechtel.' Mayer further writes, "One Fremont director, Riley Bechtel, is the chairman and chief executive officer of the Bechtel Group, and is a member of the Bush administration: he was appointed this year to serve on the President's Export Council. In addition, George P. Shultz, the Secretary of State in the Ronald Reagan Administration, serves as a director both of Fremont and of the Bechtel Group, where he once was president and still is listed as senior counsellor." [2]


With U.S. Government


  • "Former Secretary of Defense, Caspar Weinberger, was vice president and general counsel of the Bechtel Group before going to Washington in 1980." [3]





Political contributions

The Bechtel political action committee gave $269,500 to federal candidates in the 2006 election - 37% to Democrats and 62% to Republicans. [2]


Lobbying

CorpWatch wrote in 2003, George P. Schultz, Bechtel board member, "used his political connections to lobby on behalf of a military invasion of Iraq. Bechtel received a request to bid on the reconstruction of Iraq before the invasion even began in a secret, undemocratic process. The contract itself has still not been seen by the Congress, much less the American public. Bechtel has once again used its revolving door to benefit itself and its friends at the expense of the majorities of the world's people and the planet." [3]
The company spent $540,000 for lobbying in 2006. Six lobbying firms were used along with in-house lobbyists. [4]


Personnel

[5] Key executives:

Selected board members:



Contact details

50 Beale St.
San Francisco, CA 94105
Phone: 415-768-1234
Fax: 415-768-9038
Web: http://www.bechtel.com
 
The Contractors

by Jane Mayer May 5, 2003
Dept. of Connections: The Contractors : The New Yorker

2003_05_05_v256.jpg





Back when Americans were still debating whether there was just cause for a preëmptive strike against Iraq, few arguments were scrutinized more closely than the Bush Administration’s contention that there were covert links between Al Qaeda and Iraq. At the C.I.A., analysts pored over aerial satellite photographs. At the Treasury Department, experts sifted through financial records. At the National Security Agency, Arab-speaking linguists eavesdropped on phone conversations. But, even after Secretary of State Colin Powell put his credibility on the line, in a damning, dot-connecting speech before the United Nations last February, questions persisted about the solidity of the alleged links between Saddam and Osama.
Now there is a new and demonstrable connection, but it is not the kind that the Bush Administration had in mind. In fact, it is more likely to fuel the speculations of conspiracy theorists than it is to put their fears to rest. It turns out that a money trail runs—albeit rather circuitously—from the lucrative business of rebuilding Iraq to the fortune behind Osama bin Laden. Bin Laden’s estranged family, a sprawling, extraordinarily wealthy Saudi Arabian dynasty, is a substantial investor in a private equity firm founded by the Bechtel Group of San Francisco. Bechtel is also the global construction and engineering company to which the U.S. government recently awarded the first major multimillion-dollar contract to reconstruct war-ravaged Iraq. In a closed competitive bidding process, the United States Agency for International Development chose Bechtel to rebuild the major elements of Iraq’s infrastructure, including its roads, railroads, airports, hospitals, and schools, and its water and electrical systems. In the first phase of the contract, the U.S. government will pay Bechtel nearly thirty-five million dollars, but experts say that the cost is likely to reach six hundred and eighty million during the next year and a half.
When the contract was awarded, two weeks ago, the Administration did not mention that the bin Laden family has an ongoing relationship with Bechtel. The bin Ladens have a ten-million-dollar stake in the Fremont Group, a San Francisco-based company formerly called Bechtel Investments, which was until 1986 a subsidiary of Bechtel. The Fremont Group’s Web site, which makes no mention of the bin Ladens, notes that “though now independent, Fremont enjoys a close relationship with Bechtel.” A spokeswoman for the company confirmed that Fremont’s “majority ownership is the Bechtel family.” And a list of the corporate board of directors shows substantial overlap. Five of Fremont’s eight directors are also directors of Bechtel. One Fremont director, Riley Bechtel, is the chairman and chief executive officer of the Bechtel Group, and is a member of the Bush Administration: he was appointed this year to serve on the President’s Export Council. In addition, George Shultz, the Secretary of State in the Reagan Administration, serves as a director both of Fremont and of the Bechtel Group, where he once was president and still is listed as senior counsellor.
Rick Kopf, the general counsel of the Fremont Group, which manages some eleven billion dollars in assets, confirms that the bin Laden family invested about ten million dollars in one of Fremont’s private funds before September 11, 2001. He noted that the bin Laden family has not enlarged its stake since then, but he declined to provide additional details about its association with the firm. He also chose not to discuss the origin or the nature of the relationship between the bin Laden and Bechtel families, both of which made fortunes in huge construction projects in the Arab world. The Fremont Group evidently does not go in for connecting the dots. As Kopf said, “Ownership is private and is not disclosed".
 
Per ata trimat qe u pelqen masturbimi partiak, ne vend qe te shihni interesin e popullit ne kete mes shikoni vetem interesin e politikaneve dhe partive, sepse disa budalle ketu nuk e dine se punet per kete rruge (kontrata projekte etj) i ka nisur Pandeli Majko dhe i ka cuar me tej Sali Berisha.

Mos na cani Koken me idiotsine tuaj partiake (te majte e te djathte) prej legenash dhe sahalepirsash se nuk i hidhi hi syve askujt!!!
rolleyes.gif




Durrës-Kukës: Ja ku kanë shkuar 46 milion dollarët e mbledhur

ERALD KAPRI

”Midis viteve 2002 dhe 2005 janë përdorur nga ky fond, rreth 4 milion dollarë për studimin e segmenteve të rrugës Durrës-Kukës. Me këto studime janë bashkëngjitur edhe 794 mijë dollarë nga Banka Botërore. Paratë e mbetura, prej 42 milion dollarësh janë shpenzuar që nga viti 2002, për qëllime të tjera që nuk kanë lidhje me rrugën Durrës-Kukës”.

Shehu: Qeveria para 3 korrikut nuk kishte vullnet për ndërtimin e rrugës

Taksa “Majko” apo taksa për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ka mbledhur për këtë qëllim nga xhepat e shqiptarëve rreth 46 milion dollarë, ndërkohë që 42 milion dollarë janë shpenzuar për qëllime të tjera. Kjo taksë ka filluar të vilet në korrik-dhjetor të vitit 2002 dhe ka përfunduar vjeljen për këtë qëllim më 1 janar të vitit 2004. I prononcuar për “Metropol”, Zëvëndësministri i Financave Shefedin Shehu tha se Qeveria , para 3 korrikut nuk ka pasur vullnetit për të ndërtuar rrugën dhe paratë janë përdorur për qëllime të tjera. Shehu tha se fondi për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës prej 400 milion eurosh, do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe nga Banka Botërore. Ministria e Financave është në bisedime me Bankën Botërore për shtimin e fondeve për ndërtimin e kësaj rruge, pasi fondet aktuale nuk janë të mjaftueshme. Banka Botërore ka premtuar se do të rishikojë këtë kërkesë.

Taksa

Kjo taksë është mbledhur për një vit e gjysëm, gjatë viteve 2002-2003 dhe ka mbledhur rreth 46 milion dollarë. Për vitin 2002 janë mbledhur rreth 13 milion dollarë dhe për komplet vitin 2003, rreth 33 milion dollarë. Midis viteve 2002 dhe 2005 janë përdorur nga ky fond, rreth 4 milion dollarë për studimin e segmenteve të rrugës Durrës-Kukës. Me këto studime janë bashkëngjitur edhe 794 mijë dollarë nga Banka Botërore. Paratë e mbetura prej 42 milion dollarësh janë shpenzuar që nga viti 2002, për qëllime të tjera që nuk kanë lidhje me rrugën Durrës-Kukës. Për një vit e gjysëm, çdo qytetar që kishte një automjet ka paguar taksën. Taksa varionte në bazë të tonazhit të çdo makine, nga 800 lekë për makinat më të vogla e deri në 3 mijë lekë, për makiat e tonazhit të rëndë. Aktualisht, kjo formë takse vazhdon të mbidhet me qëllim dhe specifikim për qarkullimin rrugor, pra që nuk ka lidhje me rrugën Durrës-Kukës. Kjo formë takse me këtë sasi tatimi, shkon tashmë për problemet e qarkullimit rrugor.

Shpenzimi

Paratë e mbledhura për rrugën Durrës-Kukës janë shpenzuar për qëllime të tjera dhe për rrugën janë shpenzuar rreth 4 milion dollarë për studimet e segmenteve. Në bazë të marrëveshjes së FMN-së, nuk duhej të krijohej një buxhet i veçantë për këtë rrugë. Shpjegimi zyrtar për shpenzimin e këtyre parave është paraqitur në Komisionin Hetimor Parlamentar, për taksën e rrugës Durrës-Kukës. Në këtë raport citohej: Për shkak të mospërputhjes në kohë të arkëtimit të taksës kryerjen e shpenzimeve, si rezultat i kohës së nevojshme për hartimin e projekteve të zbatimit për ndërtimin e kësaj rruge, por edhe faktorëve të tjerë teknikë dhe përdorimi deri tani i këtyre të ardhurave ka qënë rreth 4 milion dollarë. Në vitin 2002 janë shpenzuar 14.5 milion lekë për studimin dhe projektimin e segmentit Milot-Rëshen ku janë bashkëngjitur nga Banka Botërore për këtë projekt 794 mijë dollarë. Në vitin 2003 janë shpenzuar rreth 39 milion lekë për të njëjtin projekt. Në vitin 2004 janë shpenzuar 33 milion lekë për projektin Kalimash-Rexhepaj, 45 milion lekë për Rexhepaj-Morinë, 145.2 milion lekë punime për Milot-Rrëshen. Në vitin 205 janë shpenzuar vazhdimin e punimeve në Milot-Rrëshen me 120 milion lekë dhe 10 milion lekë projektime. Aktualisht, kjo rrugë prioritare për Shqipërinë mendohet të përfundojë në vitin 2009, e cila do të kushtojë 400 milion euro për 200 kilometra rrugë dhe 6 kilometra tunel.

Shpjegimi zyrtar në Komisionin Parlamentar Hetimor për këtë rrugë:

Për shkak të mospërputhjes në kohë të arkëtimit të taksës më kryerjen e shpenzimeve, si rëzultat i kohës së nevojshme për hartimin e projekteve të zbatimit për ndërtimin e kësaj rruge, por edhe faktorëve të tjerë teknikë dhe përdorimi deri tani i këtyre të ardhurave ka qenë rreth 4 milion dollarë

Shpenzimi i 4 mil $

-Viti 2002: Studim projektim në segmentin Milot-Rrëshen 14.5 mil lekë

-Viti 2003: Banka Botërore 794 mijë $

Projekti për Milot-Rrëshen 39 mil lekë

-Viti 2004:Studimi i Kalimash Rexhepaj 33 mil lekë

Rexhepaj-Morinë 45 mil lekë

Punime në Milot-Rrëshen 2.7 mil lekë

Ndërtim Milot-Rrëshen 142.5 mil lekë

-Viti 2005: Vashdimi i Milot Rrëshen 120 mil lekë

Studime dh projektime 10 mil lekë



Gazeta Metropol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top