Berisha thirrje operatorëve turistikë: Ulni çmimet

redi-

Anëtar i Respektuar
Vizita në jug të vendit e kryeministrit Sali Berisha është shoqëruar me inagurimin e disa investimeve të qeverisë në rrugë, të rëndësishme për të, këtë pjesë të vendit për shkak të flukseve të mëdha turistike. Në fshatin Ilias, ka përfunduar rruga e re për në Manastirin e Shën Theodhorit dhe plazhin e Gjipesë. E gjatë 3 km, konsiderohet ndihmë për banorët e zonës, por dhe turistët. Rruga ka të gjithë elementet e infrastrukturës moderne, me trotuare e ndriçim, dhe ka kushtuar rreth 30 milion lekë.
Inagurimin e rrugës së re kryetari i qeverisë e shoqëroi dhe me një vizitë në Manastirin e Shën Theodhorit, një nga trashëgimitë më të çmuara kulturore të vendit, ndërtuar në shekullit e 16-të.
“Kjo zonë është jashtëzakonisht e rëndësishme në hartën fetare dhe turistike të Bregut, ndaj ne kemi ndërtuar rrugën me ndriçim që të sjell tek Manastiri. Kisha ka treguar interesin, por burokracia akoma nuk i ka dhënë përfundimisht pronësinë dhe kjo është një gjë që duhet të marrë fund me shpejtësi.”
Ndërtimi i rrugëve do të ketë si qëllim kryesor lehtësimin e zbritjes në det, por dhe treg të banorëve të këtyre zonave. Jo për herë të parë, kryeministri tha se 2010 do të shënoje dhe përfundimin e të gjitha rrugëve që të çojnë drejt detit.
“E tërë infrastruktura jonë do të ketë dy qëllime themelore: tregun dhe detin. Në këtë kontekst, të parat janë rrugët e fshatrave që zbresin në det, fillimisht të fshatrave që janë të bregdetit, më pas të fshatrave më tutje, p.sh. ka përfunduar projekti i rrugës Kuç-Fterë-Borsh dhe, në këtë mënyrë, në të gjithë zonën me radhë. Shoh me bindje të madhe se në dy vitet e ardhshme e tërë zona e bregut deri në Ksamil do të ketë një infrastrukturë moderne europiane,”
Por kryeministri Berisha nënvizoi me po aq rëndëndësi ofromin e shërbimeve cilësore dhe çmimeve të leverdisshme për pushuesit. Për këtë qëllim, kryetari i qeverisë u bëri një thirrje të posaçme operatorëve turistike.
“Vërtet, jemi në agun e një shpërthimi të fuqishëm turistik, e shndërrimit të Shqipërisë në një nga drejtimet turistike më të rëndësishme në Europë. U gëzova pa masë kur lexova në Eurostat se në hotelet dhe restorantet shqiptare çmimet janë të leverdishme. Ndaj, unë i ftoj të gjithë pronarët e restoranteve, hoteleve dhe shtëpive të kenë çmime të arsyeshme dhe të mos harrojnë se e vërteta është se krahas peizazhit dhe ushqimit, pothuajse 95 përqind e turistëve pëlqejnë çmimet e lira. Ndaj le t’u ofrojmë mikpritjen tonë, çmimet e arsyeshme dhe, në këtë mënyrë, fitojmë shumë më tepër.”
Në fjalimin e tij kryemsinitri Berisha foli për zbatimin e masterplaneve që përcaktojnë kriteret më të drejta të përdorimit të tokës dhe parimet, mbi të cilat duhet të bazohen planet urbanistike.
“Mbrojtja e bregut nga betoni, - tha Kryeministri - duhet të jetë një nga qëllimet më kryesore, sepse ne duhet të ndërtojmë një turizëm ndryshe. Ne vërtet jemi të vonuar, por kemi shansin më të madh të ndërtojmë një turizëm krejtësisht tjetër nga turizmi i betonit dhe betonimeve. Nëse shkoni në Himarë do të shihni të gjitha banesat, por, përveç tyre, edhe dy pallate pa leje, të cilat e lëndojnë Himarën deri në palcë. Ato, si pa leje që janë, do të kenë fatin e ndërtimeve pa leje, por nuk besoj se do të përsëriten më.”
Gjatë vizitës në zonën e Bregut, Kryeministri Berisha inauguroi edhe rrugën hyrëse në fshatin Palasë, një investim me vlerë 24 milion lekë. Rruga e re ndihmon në zhvillimin e turizmit të zonës, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve të saj dhe vizitorëve.
 

Attachments

  • berisha%20manastiri%20.jpg
    berisha%20manastiri%20.jpg
    36.4 KB · Shikime: 6
Berisha nese e cileson veten akoma kryeminister nuk ka perse tu beje thirrje operatoreve turistike per ulje cmimesh.Eshte e vertete se kete sezon vere cmimet neper lokalet e zonave turistike jane cmendur.Por qeveria qe eshte e interesuar per mbarevajtjen e puneve ka nje aparat shteteror qe me pak levizje eshte ne gjendje shpejt ti disiplinoje keta matrapaze qe abuzojne me kerkesat e konsumatoreve pushues ne kete sezon vere 2009.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top