Gripi i derrit, 4 te prekur nga virusi

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Gripi i derrit, 4 te prekur nga virusi
Shkon ne 4 numri i personave te prekur nga virusi A/H1N1ne territorin e Shqiperise.

Pas mberritjes se pergjigjeve te analizave, tre marinaret, dy filipinas dhe nje rumun, rezultuan te prekur nga gripi i derrit.

Dy dite me pare u konfirmua se nje student nga Gjirokastra ishte i prekur nga virusi i perhapur ne mbare globin.

Sipas Institutit te Shendetit Publik, momentalisht jane 20 raste te dyshuar se jane prekur nga ky virus.
tch
gripi-analiza.jpg
 
shpresojme se nuk do te rriten numri dhe nuk do te kete te vdekur
 
Gripi i derrit, 4 të prekur. Godo: Po përhapet me shpejtësi


TIRANE- Tre marinarët e dyshuar, rezultuan të prekur nga A/H1N1 ç'ka çon në katër numrin e të prekurve nga gripi i derrave në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se "pas mbërritjes së përgjigjeve të analizave, tre marinarët, 2 filipinas dhe 1 rumun, rezultuan të prekur nga A/H1N1.Dy ditë më parë u konfirmua se nje student nga Gjirokastra ishte i prekur nga virusi.
Tre marinarët janë larguar tashmë nga vendi ynë pas qendrimit disa ditor në portin e Durrësit. Tre të infektuarit kanë patur si pika kontakti Portin e Durrësit dhe Spitalin e Durrësit, ç'ka rrit dyshimet për të prekur të tjerë. Fakt ky që pranohet edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Fill pas analizave të marinarëve, Godo thotë se "virusi tashmë po vërtitet dhe ne presim raste të tjera në vendin tonë".
Ajo tregon se pritej që përgjigjet e marinave të vinin pozitive, pasi ata kishin gjithe shenjat klinike të gripit të derrave. "Ata janë sëmurë që në anije dhe sa kanë mbërritur në port kanë shkuar në spital. Kanë qendruar aty nje dite ku edhe iu janë marrë analizat, përgjigjet e së cilave dolën pas një jave, pasi siç dihet ato bëhen në laboratorin e Bukureshtit", shprehet Godo. "Mbrëmë në darkë përgjigjet erdhen pozitive ç'ka çon në katër numrin e të prekurve. Theksoj se ky është numri i atyre që dihen pasi mund të ketë edhe shumë të tjerë të prekur dhe ne presim raste të reja çdo ditë, sepse siç kemi thënë gripi është viral dhe me përhapje shumë të shpejtë. Katër personat e prekur mund të kenë infektuar shumë të tjerë", vijon Godo. Pa përjashtuar personat e tjerë me shenjat e gripit, ende të pakonfirmuar pasi analizat e tyre tashmë jane në laborator.

DYSHIMET

Të paktën 60 persona dyshohen se gjenden të infektuar nga Virusi A/H1N1, i njohur si Gripi i Derrave, në Shqipëri. Gjithsesi, gjithçka mbetet në fazën e dyshimeve paraprake, pasi fjalën e fundit nëse pandemia ka gjetur përhapje të gjerë edhe në vendin tonë, do ta thonë rezultatet e analizave që priten të vijnë, gjatë javës së ardhshme nga laboratorët rumunë dhe anglezë, ku janë çuar për ekzaminim. Dhimitër Kraja, shef i Shërbimit Infektiv, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, informoi dje për mediat, se ditët e fundit ka pasur shtim të ndjeshëm të rasteve me shenja gripale, të dyshuara me gripin e derrave."Deri tani në shërbimin tonë janë paraqitur rreth 60 raste, ku të gjithë kanë qenë negative". Kraja tha më tej se: "Pas shfaqjes së rastit të parë të prekjes nga gripi i derrave në Shqipëri, janë shtuar masat për përballimin e situatës dhe se për të gjitha rastet e para që do të paraqiten, Shërbimi Infektiv është i pajisur me Tamiflu-të e nevojshme". Por, megjithë dyshimin për shtimin e rasteve të prekjes nga gripi i derrave, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se nuk do të marrë masa të jashtëzakonshme për të bërë të mundur përballimin e situatës. Ministria Anila Godo, tha dje në një takim me drejtues dhe specialistë të Institutit të Shëndetit Publik, se do të rivlerësojë masat, por nuk do të ndryshojë strategjinë. "Nëse shikojmë se duhen bërë ndryshime në vlerësimin e masave, do ta bëjmë një gjë të tillë. Instituti i Shëndetit Publik do të vazhdojë të monitorojë sëmundshmërinë, ku përparësi do t'i jepet sëmundshmërisë respiratore, e cila na bën të gjykojmë nëse kemi përhapje të patologjisë së formave të mesme, ose mbi të mesme. Gjithsesi dua të citoj se nuk ka vend për alarm", tha ministria e Shëndetësisë". Hëpërhë lajmi i mirë, sipas specialistëve të shëndetësisë është që deri tani ka vetëm sëmundshmëri normale të aparatit respirator, gjë që nuk përbën shqetësim për shëndetin e popullatës. Ministria Godo, u tërhoqi vëmendjen personelit shëndetësor në spitalet rajonale, që të jenë më të kujdesshëm në plotësimin e skedave mjekësore, në rastet kur kanë dyshime, për prekje të personave nga Virusi H1N1. "Personeli shëndetësor në rrethe duhet të jetë më i kujdesshëm dhe më strikt në mbushjen e skedës për rastet e dyshuara, në mënyrë që të konfirmoj rastin dhe të lajmëroj në kohë autoritetet shëndetësore", lëshoi apelin drejtuesja e shëndetësisë




Shqipëria, Tamiflu vetëm për 5 mijë qytetarë


Nëse Shqipëria preket në masë nga pandemia e gripit të derrave, Ministria e Shëndetësisë, ka Tamiflu të gatshme, vetëm për 5 mijë qytetarë. Aktualisht fondi që ky dikaster ka në dispozicion për përballimin e situatës është 350 mijë euro, i pamjaftueshëm në rast epidemie. Ministria Godo, tha dje në takimin me specialistë të Institutit të Shëndetit Publik, se fondi mund të ndryshojë në varësi të zhvillimit të situatës. "Duke nisur nga sjellja e këtij virusi në vendet përreth, ku infeksioni është prezent, nuk është se kemi numër të madh të sëmurësh. Në vendet fqinje pra rastet janë më tepër komunitare dhe nuk ka shpërthime të mëdha që ne të na bëjë të mendojmë se masat parandaluese, ose trajtuese tonat, do të dalin jashtë kontrollit", tha Godo, duke e cilësuar sëmundjen si pandemi më tepër me imazh komunitar.
Në muajin shtator Ministria e Shëndetësisë do të blejë 10 mijë Tamiflu të reja, në mënyrë që situata të jetë në kontroll, ndërkohë që antiviralët janë nisur për në spitalet rajonale për trajtimin e emergjencave të para.


Këshilla, mos rrini në ambiente të mbyllura!


Këshilla më e dobishme për qytetarët në një situatë të tillë, kur gjithë bota vuan nga sindroma e Gripit të Derrave, është që të evitojnë sa më shumë të jetë e mundur grumbullimet në ambiente të mbyllura. Specialistët e shëndetësisë, ndërsa këshillojnë që popullata të rrijë e qetë dhe të shmangë panikun, u kujtojnë që të shmangin me sa të mundin, ambientet e paajrosura, aq më shumë kur kanë kontakt me të sëmurë. Këshillë e vlefshme është edhe mbajtja e higjienës vetjake. Specialistët nuk e shikojnë të arsyeshme marrjen e masave ekstreme. Ndonëse në strategjinë për mbrojtjen nga Gripi i Derrave, parashikohet në rast epidemie edhe mbyllja e çerdheve dhe kopshteve, një masë e tillë nuk do të ndërmerret nga Ministria e Shëndetësisë. "Një hap i tillë nuk do të ndërmerret, pasi një gjë të tillë nuk e kanë bërë as vende më të prekura se Shqipëria", shpjegojnë motivet në Ministrinë e Shëndetësisë. Momentalisht përgjigjet e analizave të dërguara në laboratorët rumunë dhe anglezë, kanë ardhur vetëm për 5 raste, të cilët kanë pasur konfirmim negativ. Aktualisht, të dyshuar si të prekur gjenden tre marinarë, dy filipinas dhe një rumun, përgjigjet e analizave të të cilëve priten të vijnë në Shqipëri javën e ardhshme. Ajo që bën të ditur Ministria e Shëndetësisë është se, edhe në rast të konstatimit të prekjes së personave të ndryshëm nga gripi i derrave, ndaj tyre nuk do të ndërmerret masa e izolimit dhe karantina. "Arsyeja e heqjes së këtyre masave, -shpjegojnë specialistë të shëndetit publik,- paçka se janë të parashikuara në planin e kontigjencës për pandeminë, lidhet me faktin se nuk të jepnin ndonjë efekt domethënës për sa i përket këtij momenti epidemiologjik"Shekulli
 
OBSH: 700 viktima deri tani. Godo: Vaksina 10 euro


Tashmë edhe vendi ynë është futur në hartën e vendeve të prekura nga virusi A/H1N1 në mënyrë zyrtare. Këtë konfirmon vetë drejtoi i ISHP-së, Alban Ylli i cli pohon se kjo pritej tashmë. "Pacientit i janë bërë analizat dy javë më parë në laboratorin tonë pasi dyshohej si infektuar. Në fakt laboratori i ISHP-së e nxori negativ por menduam ti dërgojmë në laboratorin e referencës në Rumani që e nxorën ndryshe nga ne dhe pikërisht të pozitiv çka do të thotë se është i prekur nga gripi i derrave"- pohon Alban Ylli duke shtuar se kjo nuk duhet ti trembë aspak njerist pasi ishte nëj fakt që pritej edhe në vendin tonë. Ndërkohë specialistja e ISHP-së Bino pohon se mund të ketë edhe plot raste të tjera në vendin tonë. "Studenti nuk ka patur kontakte me emigrant apo persona të ardhur nga jashtë vendit. Kjo mendoj se do të thotë se ai e ka marrë nga dikush brenda vednit dhe se virusi ka qarkulluar në vendin tonë",- pohon Bino duke shpjeguar se studentit i janë marrë analizat pasi paraqiste shenjat e gripit të zakonshëm dhe meqë laboratori ynë e nxori negativ dhe studenti nuk parqiate probleme ka dalë nga spitali. "Mendojmë se ka kaluar një forma të lehtë të gripit", pohon Bino. Këtë e pohojnë edhe mjekët e Infektvit të cilët sigurojnë se studenti gëzon shëndet të plotë dhe se i ka kaluar gripi i derrave.


Masat

Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë janë siguruar ambientet e veçanta në Spitalin Infektiv. Ndërkohë që gjatë kësaj jave në çdo pavijon do të sigurohet një dhomë e veçantë për izolimin e përkohshëm, nëse ka raste të dyshuara. Këtë e pohon nëndrejtori i QSUT-së, Xheladin Draçini, i cili thekson se ka sasinë e nevojshme të tamiflusë, njëkohësisht të gjithë preparatet e tjera ndihmëse për veprim në rrugët respiratore, apo që janë pjesë e mjekimit të përgjithshëm të pacientëve.



Godo: Vaksina, 10 euro në treg për ata që nuk e marrin falas

Duke u mbështetur në të dhënat e OBSH-së, është që 1 ndër 5-6 persona mund të preket, pra duket një shifër e madhe, por e mira është që një pjesë e madhe e personave që do të preken, ndoshta do ta kalojnë gripin edhe pa e kuptuar. Kështu u shpreh dje ministrja e Sëhdetësisë, Anila Godo e cila foli edhe për vaksinën, ku, sipas saj, vaksinimi patjetër do të jetë falas për grupet më vunerabël. "Unë si ministre do të dëshiroja dhe do të përpiqem që, sido që te jetë vaksina, të jetë edhe në treg të lirë njëlloj si vaksinat e tjera sezonale të gripit. Mendoj që nuk do të jetë e kushtueshme, po aq sa janë dhe vaksinat e tjera rreth 10 euro. Pra shume qytetarë kanë plotësisht mundësi për ta blerë",- pohon Godo. Të parët, sipas specialistëve, do të jenë personeli shëndetësor, pasi janë ata më të rrezikuarit, sepse do të presin të gjithë pacientët e dyshuar me virusin H1N1 dhe duke qenë se është sëmundje ngjitëse, edhe duhet të jenë të mbrojtur nga virusi. Ndërsa kategoria e dytë, po sipas ISHP-së, që do të përfitojnë vaksinën kundër gripit të derrave, janë qeveritarët. "Edhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti, astma, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 2 vjeç, janë kategori që do të jenë ndër të parët në listën e përfituesve të vaksinës kundër virusit H1N1



Simptomat e gripit të derrave

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, kokëdhimbje. Kështu u shpreh specialsitja e ISHP-së Silva Bino e cila theksoi se të gjtiah ata që i aknë ëkto shënja nuk dueht të neglizhojën por të paraqiten te mjeku. Sipas saj shumica e njerëzve me grip të derrave kanë diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me këtë grip i ka së paku dy nga këto simptoma. Por kjo nuk do të thotë se jeni prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje shkaktojnë këto shenja. I takon analizave laboratorike të vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.



Si mund ta parandaloni infektimin me grip të derrave?

- Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujë, veçanërisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose përdorni faculeta me alkool.


- Shmangni kontaktim me njerëz të sëmurë.


- Shmangni prekjen e gojës, hundës ose syve. Kjo nuk është lehtë për t'u bërë, andaj kujdesuni që duart tuaja të jenë vazhdimisht të pastra.


- Nëse ndjeheni i sëmurë, qëndroni në shtëpi
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar sot se epidemia e gripit të derrave, H1N1 ka shkaktuar 700 viktima që kur u shfaq para katër muajsh. Sipas saj, pandemia e gripit të derrave është përhapur me shpejtësi të paprecendentë që nga muaji mars kur u konfirmua rasti i parë në Meksikë.
Në mbarë botën, rastet e infektimit të konfirmuara me anë të testeve laboratorike janë 125 mijë, por numri real i të infektuarve është shumë më i madh se kaq.
Përhapje e shpejtë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar 40 mijë raste, të ndjekura nga Meksika me 12 mijë.
Vendi më i prekur në Evropë është Britania me mbi 55 mijë raste të infektuara dhe 29 viktima.
Në Kroaci ndërkohë, numri i rasteve të infektuara u trefishua pas përhapjes së virusit në mesin e 60 nxënësve të shkollave që ishin kthyer nga një ekskursion në Spanjë.
Australia po planifikon një program imunizimi në masë dhe ka urdhëruar 21 milionë doza vaksinash, që mjaftojnë për gjithë popullatës, pasi vetëm brenda 24 orëve atje u konfirmuan mbi 1 mijë raste.
OBSH-ja thotë se pandemia po zhvillohet me ritme kaq të shpejta, saqë tani nuk ka më asnjë vlerë që të dokumentohet çdo rast.
'Pandemia më e madhe'
Në rastet e së shkuarës, viruseve të gripit u është dashur mbi 6 muaj që të përhapen aq gjerësisht sa është përhapur gripi i derrave në më pak se 6 javë.
Kreu i OBSH-së ka paralajmëruar se gripi i derrave do të bëhet pandemia më e madhe e gripit në histori. Megjithatë, shumica e rasteve të infektuara kanë vetëm simptoma të buta. Shumica dërrmuese e pacientëve zakonisht shërohen dhe pa trajtim mjekësor brenda një jave.
Masa specifike
Një zëdhënës i OBSH-së tha se një grup ekspertësh, mes tyre matematicienë, epidemiologjistë dhe virologë, po shqyrtojnë masat që mund të merren nga vendet e caktuara për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes.
Ai tha se mes rekomandimeve të OBSH-së mund të jetë dhe mbyllja e shkollave, por ai shtoi se secili vend duhet të shqyrtonte masa specifike në varësi të situatës.
Ekspertët parashikojnë se rastet me gripin e derrave në hemisferën veriore do të shtohen ndjeshëm me fillimin e rënies së temperaturave në muajin gusht.
 
TIRANث- Një djalë është prekur nga gripi i derrave, por edhe shumë të tjerë mund të jenë duke e kaluar atë në forma të lehta, pasi siç dihet ai përhapet shumë shpejt me anë të ajrit. Ministria e Shëndetësisë zotohet se do ta përballojmë situaten. Anila Godo ka dhënë një interviste për BBC, ku thotë se vendi yne po pergatitet të bleje vaksinen kunder A/H1N1 në shtator të këtij viti. Ajo deklaron se synohet të vaksinohet 1/4 e popullatës.
BBC: Si po e ndjekin autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë gjëndjen e gripit në Shqipëri?
Anila Godo: Këtë muaj situata bëhet pak më shumë shqetësuese për faktin që ka marrë përmasat e një pandemie, por që në muajin maj ne morëm masat tona dhe krijuam komisionin e ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me nje grup operativ në mbështetje të këtij komisioni, u krijua gjithashtu Komiteti Ndërministror i organizuar nga kryeministri dhe ky komision ekspertësh në një bashkëpunim të ngushtë pothuajse të përditshëm me ekspertët rajonal të OBSH-së në Tiranë, filloi të vlerësojë një strategji që tashmë ishte gati.
BBC: Konkretisht çfarë masash janë marrë?
Anila Godo: Konkretisht do të thoja që janë disa masa fikse dhe përveç kësaj ne mblidhemi vazhdimisht për të rivlerësuar gjendjen dhe në bazë të informacionit që na vjen nga OBSH-ja për situatën ndërkombëtare për të rivlerësuar gjendjen në vend dhe për të ripërshtatur strategjinë tonë.
Sidoqoftë në këtë çast instituti i shëndetit publik ka përgatitur udhërrëfyesit e shkruar të cilët janë shpërndarë në të gjitha rajonet dhe drejtoritë e shëndetit publik rajonal. Gjithashtu drejtuesit rajonalë të shëndetësisë janë thirrur nëpër seminare nëpërmjet të cilave këta duhet të dinë se si duhet të trajtojnë një rast të dyshuar dhe si duhet të sillen tashmë me një rast të konfirmuar.
Ne kemi përgatitur fleta të shkruara, të cilat janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare në mënyrë që çdo person i vendit apo i huaj që arrin në pikat kufitare të deklarojë pranë strukturave tona, inspektoriateve tona sanitare, të cilët tashmë gjenden të organizuar në çdo pikë kufitare. Ky person duhet të deklarojë nëse është i sëmurë ose jo, ka temperaturë, apo është i shëndoshë por pa dashur ka qenë në ambiente apo kontakt me persona të dyshuar.
BBC: Megjithatë zonja Godo, në disa prej pikave kufitare të kalimit në Shqipëri, vihet re se nuk ka masa serioze lidhur me mbrojtjen nga virusi, madje nuk shihen që punonjësit e këtyre pikave të kenë dhe mbrojtësen para fytyrës?
Anila Godo: Faktikisht ky nuk është më tani një rekomandim i OBSH-së dhe për këtë doja të thoja që strategjia jonë disi mund të ketë ndryshuar në përshtatje dhe me rekomandimet e reja. Pra, duket sikur tashmë përhapja e epidemisë është e paevitushme si në vendet ku është i pranishëm ky virus, ashtu dhe ne vendet që në dukje konsiderohen se akoma nuk kanë raste të infektuara. Pra, vëmendja është fokusuar më shumë se si ne mund të zbusim më shumë këtë pandemi sesa të jetë prezent dhe në Shqipëri dhe të jemi gati për t'i bërë ballë.
BBC: OBSH-ja ka kërkuar që të merren masa për të vaksinuar popullatën. Në fakt në çfare faze ne jemi?
Anila Godo: Faktikisht ne tani nuk kemi vaksinën, pritet të prodhohet vaksina që do të jetë në treg në fillim të shtatorit. Shpresojmë! Ashtu si të gjithë vendet e tjera dhe ne kemi tashmë një fond "planin e kontigjencës", por në mbledhjet e qeverisë do të rishtrohet që ky fond të vijë duke u rritur, në mënyrë që dhe vaksinimi i popullatës të vijë duke u rritur. Unë pata një bisedë me nëndrejtoreshën rajonale për Europën të OBSH-së dhe biseduam dhe për faktin që të themi sa duhet të jetë sasia e vaksinës që duhet të blejmë në mënyrë që të kemi të drejtë të themi që në një farë mënyre jemi mirë të mbuluar.
BBC: Sa vaksina do të blihen?
Anila Godo: Kjo varion. Ka një lloj thënie që thotë që nëse arrijmë të vaksinojmë një të katërtën e popullatës, pra 25 për qind, i bie të jemi të mbuluar. Ka vende të tjera të cilat pretendojnë një mbulim 100 për qind, por tani ne pretendojmë të jemi gati, kemi një stok Tamiflu, kemi një fond gati për blerjen e një sasie vaksine të cilën do ta rrisim në varësi me ato të reja që do na sjellë situata epidemiologjike.
BBC: Nëse flasim me shifra sa është ky fond znj. Godo?
Anila Godo: Nuk ka rëndësi se sa është fondi, sepse qeveria do paguajë çdo lloj shumë nga buxheti i saj për të plotësuar kërkesën me vaksina.
BBC: Kush do të vaksinohen të parët znj. Godo?
Anila Godo: Duhet të vaksinohen patjetër gratë shtatzëna, të gjithë ata persona që më parë kanë paraqitur sëmundje kronike sidomos të mushkërive, sepse këta janë më të prirur që një virozë të tillë ta kalojnë shoqëruar me komplikacione. Pastaj ai kontigjent i popullatës me moshën 15 - 45 vjeç që janë personat më aktivë, më në lëvizje, më të mundshëm për të pasur kontakte më të shpeshta, do të jenë fëmijët e shëndoshë dhe më pas grupmoshat më të vjetra duke e ulur prioritetin me rritjen e moshës e duke menduar që një 70 vjeçar ka kontakte më të ulëta dhe mundësi infektimi më të pakta se një 30-vjeçar që është gjithë ditën në aktivitet.
BBC: Vaksinimi do të bëhet falas zonja ministre?
Anila Godo: Vaksinimi patjetër do të jetë falas për këto grupe që i quajmë grupet më vulnerabël, por unë si ministre do të dëshiroja dhe do të përpiqem që sido që te jetë vaksina të jetë edhe në treg të lirë njëlloj si vaksinat e tjera sezonale të gripit. Mendoj që nuk do të jetë e kushtueshme, po aq sa janë dhe vaksinat e tjera rreth 10 euro. Pra shume qytetarë kanë plotësisht mundësi për ta blerë.
BBC: Zonja ministre mendoni se mund të zgjasë epidemia?
Anila Godo: Kjo është e vështirë të thuhet sepse kjo epidemi - pandemi tashmë, ka shkallëzimin e saj, një gjë është e sigurtë që kjo pandemi pati një shpejtësi të madhe të përhapjes më shumë se çdo grip tjetër, të cilit i është dashur të paktën 6 muaj të kalojë në fazën e pandemisë. Sesa kjo pandemi do të zgjasë kjo është e vështirë të thuhet.
BBC: Nëse flasim gjithmonë me shifra, sa persona mund të preken nga ky grup në Shqipëri?
Anila Godo: Më e keqja që thuhet nga OBSH-ja, është që 1 ndër 5-6 persona mund të preket, pra duket një shifër e madhe, por e mira është që një pjesë e madhe e personave që do të preken, ndoshta do ta kalojnë gripin edhe pa e kuptuar.
BBC: Në disa media është hedhur hija e dyshimit se tashmë rasti i parë në Shqipëri mund të jetë shfaqur, por priten përgjigjet e analizave. Sa e vërtetë është një gjë e tillë?
Anila Godo: Personalisht si punonjëse e vjetër në mjekësi them që ka shumë mundësi që gripi të jetë edhe në Shqipëri, duke qenë se është edhe në vendet fqinjë, duke qenë se është faza që vijnë shumë emigrantë, studentë, duket si e çuditshme që akoma në Shqipëri mos të kemi konfirmimin e rastit të parë.
Pra, unë mendoj që gripin ndoshta mund ta kemi edhe në Shqipëri, mund të jenë forma të lehta, por sido që të jetë deri tani para 4 ditësh ne kemi marrë 70 mostra nga 70 persona të dyshuar dhe nuk ka rezultuar asnjë pozitiv. Së fundmi janë edhe disa persona këto 2 ditë, 8 persona të dyshuar dhe presim përgjigjen deri nesër.









SHEKULLI
 
Nëse ka një Zot atëherë e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo sëmundje e keqe
 
Nuk e di, mirepo kendej nga Kosova veshtir qe do e zbulojne ndonje rast. Me befason se si jemi te rethuar nga gripi ama ketu nuk ka asnje te infektuar
 
evi3 Ishalla nuk perhapet shume se morem fund ne,Shqiptaret ulen ne gjume pa la duar e pa la dhemb me!
3ngell
Nëse ka një Zot atëherë e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo sëmundje e keqe
Mos u frikso mer kaq shume, nese nuk e rujm ne veten te paster me higjen ska si te na ruj zoti. Por nuk kemi per tu prek shume kete besim kam une
_______________________________________________________________________
By Redi
 
Une qe jam cdo dite ne kontakt me turiste cfare duhet te bej :p Ska gje mos u merzisni kam degjuar qe po e prodhojne ne mase edhe antivirusin ketej keshtu qe mos u panikosnicdo gje do kthehet ne normalitet ..:))
 
evi3 Ishalla nuk perhapet shume se morem fund ne,Shqiptaret ulen ne gjume pa la duar e pa la dhemb me!
3ngell

Mos u frikso mer kaq shume, nese nuk e rujm ne veten te paster me higjen ska si te na ruj zoti. Por nuk kemi per tu prek shume kete besim kam une
_______________________________________________________________________
By Redi
ai as ne forum nuk do shkruaje me se i ka hyre frika mos merr virusin nga forumi ;)
 
TIRANث- Një djalë është prekur nga gripi i derrave, por edhe shumë të tjerë mund të jenë duke e kaluar atë në forma të lehta, pasi siç dihet ai përhapet shumë shpejt me anë të ajrit. Ministria e Shëndetësisë zotohet se do ta përballojmë situaten. Anila Godo ka dhënë një interviste për BBC, ku thotë se vendi yne po pergatitet të bleje vaksinen kunder A/H1N1 në shtator të këtij viti. Ajo deklaron se synohet të vaksinohet 1/4 e popullatës.
BBC: Si po e ndjekin autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë gjëndjen e gripit në Shqipëri?
Anila Godo: Këtë muaj situata bëhet pak më shumë shqetësuese për faktin që ka marrë përmasat e një pandemie, por që në muajin maj ne morëm masat tona dhe krijuam komisionin e ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me nje grup operativ në mbështetje të këtij komisioni, u krijua gjithashtu Komiteti Ndërministror i organizuar nga kryeministri dhe ky komision ekspertësh në një bashkëpunim të ngushtë pothuajse të përditshëm me ekspertët rajonal të OBSH-së në Tiranë, filloi të vlerësojë një strategji që tashmë ishte gati.
BBC: Konkretisht çfarë masash janë marrë?
Anila Godo: Konkretisht do të thoja që janë disa masa fikse dhe përveç kësaj ne mblidhemi vazhdimisht për të rivlerësuar gjendjen dhe në bazë të informacionit që na vjen nga OBSH-ja për situatën ndërkombëtare për të rivlerësuar gjendjen në vend dhe për të ripërshtatur strategjinë tonë.
Sidoqoftë në këtë çast instituti i shëndetit publik ka përgatitur udhërrëfyesit e shkruar të cilët janë shpërndarë në të gjitha rajonet dhe drejtoritë e shëndetit publik rajonal. Gjithashtu drejtuesit rajonalë të shëndetësisë janë thirrur nëpër seminare nëpërmjet të cilave këta duhet të dinë se si duhet të trajtojnë një rast të dyshuar dhe si duhet të sillen tashmë me një rast të konfirmuar.
Ne kemi përgatitur fleta të shkruara, të cilat janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare në mënyrë që çdo person i vendit apo i huaj që arrin në pikat kufitare të deklarojë pranë strukturave tona, inspektoriateve tona sanitare, të cilët tashmë gjenden të organizuar në çdo pikë kufitare. Ky person duhet të deklarojë nëse është i sëmurë ose jo, ka temperaturë, apo është i shëndoshë por pa dashur ka qenë në ambiente apo kontakt me persona të dyshuar.
BBC: Megjithatë zonja Godo, në disa prej pikave kufitare të kalimit në Shqipëri, vihet re se nuk ka masa serioze lidhur me mbrojtjen nga virusi, madje nuk shihen që punonjësit e këtyre pikave të kenë dhe mbrojtësen para fytyrës?
Anila Godo: Faktikisht ky nuk është më tani një rekomandim i OBSH-së dhe për këtë doja të thoja që strategjia jonë disi mund të ketë ndryshuar në përshtatje dhe me rekomandimet e reja. Pra, duket sikur tashmë përhapja e epidemisë është e paevitushme si në vendet ku është i pranishëm ky virus, ashtu dhe ne vendet që në dukje konsiderohen se akoma nuk kanë raste të infektuara. Pra, vëmendja është fokusuar më shumë se si ne mund të zbusim më shumë këtë pandemi sesa të jetë prezent dhe në Shqipëri dhe të jemi gati për t'i bërë ballë.
BBC: OBSH-ja ka kërkuar që të merren masa për të vaksinuar popullatën. Në fakt në çfare faze ne jemi?
Anila Godo: Faktikisht ne tani nuk kemi vaksinën, pritet të prodhohet vaksina që do të jetë në treg në fillim të shtatorit. Shpresojmë! Ashtu si të gjithë vendet e tjera dhe ne kemi tashmë një fond "planin e kontigjencës", por në mbledhjet e qeverisë do të rishtrohet që ky fond të vijë duke u rritur, në mënyrë që dhe vaksinimi i popullatës të vijë duke u rritur. Unë pata një bisedë me nëndrejtoreshën rajonale për Europën të OBSH-së dhe biseduam dhe për faktin që të themi sa duhet të jetë sasia e vaksinës që duhet të blejmë në mënyrë që të kemi të drejtë të themi që në një farë mënyre jemi mirë të mbuluar.
BBC: Sa vaksina do të blihen?
Anila Godo: Kjo varion. Ka një lloj thënie që thotë që nëse arrijmë të vaksinojmë një të katërtën e popullatës, pra 25 për qind, i bie të jemi të mbuluar. Ka vende të tjera të cilat pretendojnë një mbulim 100 për qind, por tani ne pretendojmë të jemi gati, kemi një stok Tamiflu, kemi një fond gati për blerjen e një sasie vaksine të cilën do ta rrisim në varësi me ato të reja që do na sjellë situata epidemiologjike.
BBC: Nëse flasim me shifra sa është ky fond znj. Godo?
Anila Godo: Nuk ka rëndësi se sa është fondi, sepse qeveria do paguajë çdo lloj shumë nga buxheti i saj për të plotësuar kërkesën me vaksina.
BBC: Kush do të vaksinohen të parët znj. Godo?
Anila Godo: Duhet të vaksinohen patjetër gratë shtatzëna, të gjithë ata persona që më parë kanë paraqitur sëmundje kronike sidomos të mushkërive, sepse këta janë më të prirur që një virozë të tillë ta kalojnë shoqëruar me komplikacione. Pastaj ai kontigjent i popullatës me moshën 15 - 45 vjeç që janë personat më aktivë, më në lëvizje, më të mundshëm për të pasur kontakte më të shpeshta, do të jenë fëmijët e shëndoshë dhe më pas grupmoshat më të vjetra duke e ulur prioritetin me rritjen e moshës e duke menduar që një 70 vjeçar ka kontakte më të ulëta dhe mundësi infektimi më të pakta se një 30-vjeçar që është gjithë ditën në aktivitet.
BBC: Vaksinimi do të bëhet falas zonja ministre?
Anila Godo: Vaksinimi patjetër do të jetë falas për këto grupe që i quajmë grupet më vulnerabël, por unë si ministre do të dëshiroja dhe do të përpiqem që sido që te jetë vaksina të jetë edhe në treg të lirë njëlloj si vaksinat e tjera sezonale të gripit. Mendoj që nuk do të jetë e kushtueshme, po aq sa janë dhe vaksinat e tjera rreth 10 euro. Pra shume qytetarë kanë plotësisht mundësi për ta blerë.
BBC: Zonja ministre mendoni se mund të zgjasë epidemia?
Anila Godo: Kjo është e vështirë të thuhet sepse kjo epidemi - pandemi tashmë, ka shkallëzimin e saj, një gjë është e sigurtë që kjo pandemi pati një shpejtësi të madhe të përhapjes më shumë se çdo grip tjetër, të cilit i është dashur të paktën 6 muaj të kalojë në fazën e pandemisë. Sesa kjo pandemi do të zgjasë kjo është e vështirë të thuhet.
BBC: Nëse flasim gjithmonë me shifra, sa persona mund të preken nga ky grup në Shqipëri?
Anila Godo: Më e keqja që thuhet nga OBSH-ja, është që 1 ndër 5-6 persona mund të preket, pra duket një shifër e madhe, por e mira është që një pjesë e madhe e personave që do të preken, ndoshta do ta kalojnë gripin edhe pa e kuptuar.
BBC: Në disa media është hedhur hija e dyshimit se tashmë rasti i parë në Shqipëri mund të jetë shfaqur, por priten përgjigjet e analizave. Sa e vërtetë është një gjë e tillë?
Anila Godo: Personalisht si punonjëse e vjetër në mjekësi them që ka shumë mundësi që gripi të jetë edhe në Shqipëri, duke qenë se është edhe në vendet fqinjë, duke qenë se është faza që vijnë shumë emigrantë, studentë, duket si e çuditshme që akoma në Shqipëri mos të kemi konfirmimin e rastit të parë.
Pra, unë mendoj që gripin ndoshta mund ta kemi edhe në Shqipëri, mund të jenë forma të lehta, por sido që të jetë deri tani para 4 ditësh ne kemi marrë 70 mostra nga 70 persona të dyshuar dhe nuk ka rezultuar asnjë pozitiv. Së fundmi janë edhe disa persona këto 2 ditë, 8 persona të dyshuar dhe presim përgjigjen deri nesër.









SHEKULLI
Sic thashe edhe me poshte , po behet prodhim ne mase i antivirusit edhe paniku nuk ndihmon asnje keshtu qe duhet te ruajme gjakftohesine edhe JuSt mundohuni te bene summer love :)
 
Зngjεll;168159 said:
Nëse ka një Zot atëherë e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo sëmundje e keqe
Zoti ekziston ..! Edhe do ndihmoje tere boten , jo vetem shqiperine , mos u bej merak cdo gje do kaloje , heren e pare hengrem pulat ksaj rredhe derrat , nese te kujtohet :))
 
Një 9 vjeçar - rasti i parë i prekur me A/H1N1

I infektuari ka ardhur nga Londra, dhe nga të dhënat e deritashme mjekësore gjendja e tij është e mirë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të të prekurit me gripin e derrit në Kosovë. Sipas kësaj ministrie nga rastet e dyshuara e që janë dërguar për analiza laboratorike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rezulton se njëri person 9-vjeçar është i infektuar me virusin H1N1.

I infektuari ka ardhur nga Londra, dhe nga të dhënat e deritashme mjekësore gjendja e tij është e mirë.

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi ka bërë të ditur se familja e të infektuarit nuk është e prekur nga virusi.

Kosovari ka lindur në Londër, dhe është nisur për t'u kthyer në Kosovë, pasi që shkolla e tij ishte mbyllur për shkak të prekjes së shumë fëmijëve nga virusi.

Ai është ndjerë keq gjatë ardhjes për në Kosovë, në Aeroportin e Budapestit. Autoritetet atje i kanë bërë thirrje që të vizitojë autoritetet mjekësore në destionacionin final.

Pasi ka ardhur në Kosovë ka qëndruar i shtrirë në spital për rreth një javë, dhe pas dërgimit të mostrave për analiza ka rezultuar se është i prekur me virusin.

Ministri Gashi ka bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme të barit Tamiflu, që përdoret kundër virusit. /ktv/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top