Une jam gati te le duhanin !

ida angel

:)
V.I.P
stopalfumoez0.gif

UNE E LE DUHANIN...UNE E LE DUHANIN...UNE E LE DUHANIN ....tre here t'ja themi vetes cdo dite ne mengjes kur ndodhemi para nje filxhani kafeje.

Vesi me i poshter qe duhet t’ja eliminojme vetes tone…dhe e kam vendosur DO TA LE DUHANIN !

Cohem ne mengjes,gjeja e pare qe mendoj eshte filxhani kafes,,,,por cuditerisht kur mendoj kafen syte me shkojne te paketa e cigares,,,e shof ,,,,shikoj dhe sa cigare me kane mbet,,,eh!..paskam akoma per te pire…por sa keq ‘’cigaret e mia te dashura ‘’ sot kam ndermend t'ju braktis.....e mar me duar te shtrenguara fort ate paket dhe mundohem ta hedh diku sa me larg …sa me larg…vetes!

E nxehur....e revoltuar.....e inatosur.... gati te ha veten me dhemb,,,nga situata qe po krijoj ,,,shof filxhanin e kafes mbi tavoline si te vetmuar e te '' pafajshme '' qe sa vinte e ftohej...e shikoj me kujdes dhe…..mendoj '' Te lutem me fal kafe e dashur,sot me duhet te te pi e vetme'' , nuk mundem te te shoqeroj me mikeshat e tua ‘’cigaret’’….te lutem me kupto !

Ok iku dhe kafeja e pare e dites se pare qe ne morem vendimin per ta lene , vjen daljet me shoqerine ne xhiro....ne bare... ne restorante,,,,shikon mbi tavoline nje ''tavell '' ...direkt te vin ne mendje cigarja ...tundohesh ...hmmm ''ta ndez mos ta ndez ''' dilema me e madhe,,,,nje mendje te thot po nje mendje jo …nje mendje te thot ''ndize dhe kesaj here '' nje mendje thot '' mos e ndiz''.....krijohet brenda kokes tende nje ‘’lufte ‘’ …lufte pak e veshtire….por cdo kush e di shume mire qe ne nje lufte ka dhe humbes dhe fitues…te jem humbes? Te jem fitues?..Te pranoj humbjen do ndjej nje kenaqesi per momentin,te pranoj fitoren aktualisht do ndihem e nervozuar,,,,eh c’ndjesi qe japin dhe keto!

Koha po kalon nderkohe qe ti brenda vetes po bene nje revolte te madhe,vazhdimi i kesaj revolte eshte nje fitore per ty,,,nderkohe qe ti po e mund veten ,po e mund veten duke e shpetuar nga nje e keqe e madhe.

Dhe tani qe po e shkruaj kete material,,,nje lufte kam ne koken time ,perplasje te forta mendimesh ,nje duel mes '' meje '' dhe ''vetes '' , aq sa une po them : ‘’ Do ta le duhanin! '' , ndersa vetja me thot : Jepi nje delete ketij materiali ‘’ por jo....... s’mundem …duhet ta shpetoj veten time !
Cdo duhan pires e di shume mire efektet qe jep cigarja,pavarsisht se ne e pim por jemi te ndergjegjshem per efektet e saj.

Si ka mundesi te jemi kaq te pameshirshem ndaj vetes,kaq egosit ndaj vetes..me shume se vetja ne nuk na do askush,atehere pse duhet t’ja shperblej ‘’vetes’’ ne kete menyre ?

Nuk mund te kerkoj ndihme te Zoti te prindrit apo dhe te i dashuri/dashura qe te le duhanin…jo jo une duhet te kerkoj ndihme te vetja ime..sepse vetem atje une kam per gjetur forcen e madhe…ate force qe mua do me bej te ndihem ‘’hero’’ ,,,,ate force qe do me lulezoj shendetin,lekuren,dhembet,thonjt e gjithcka qe duani na demton ne.

Ju lutem duhan pires fillestar,te avancuar …pajtohuni dhe ju me kete material ,,,,lexojeni materialin e mesiperm cdo dite ,cdo moment qe ju tundoheni nga duhani…te gjithe jemi te forte,te gjithe e kemi nje force te madhe brenda vetes qe e ruajm ne momente te veshtira...
Shfrytezojeni kete force dhe LERENI ,BRAKTISENI DUHANIN.

Ida !
 
Nuk eshte problem ta lesh duhanin, madje deri me tani une e kam lene nja 200 here :qesh::qesh::qesh:. Kjo ishte sa per shaka.
Them te drejten une kam qene nje nder duhanpiresit idiot qe e kam pire porsi gabelet thuajn nga ana ime. E kam pire e kam ngrene:gjujpeshk:plot 14 vite, madje e kam pire shumicen e kohes duke ecur besa edhe duke lozur futboll.:espuls::espuls:
Ka me shume se tre muaj se e kam lene dhe them te drejten nuk kam verejtur telashe q me ka lene, se paku nuk eshte ankuar askush :qesh::qesh::qesh:para se ta linja e kam pergaditur veten nja dy muaj ne menyre psikologjike. Kishte sukses. lexoni per demet qe ai shkakton. Tmerr. Tani befasohem si e kam pire. :espuls:
 
Bravoooooo Komunisti dhe Kitrra.....shembull per te tjeret!

Urime!
 
Une nuk e pi duhanin, biles edhe njerezit qe e pine sa me larg meje, se mi beni rrobat me ere :D....Shaka, se me verte shume i demshem per organizmin, kishte para ca kohe ktu ne forum nje video qe tregonte se sa dem ju sjellte mushkrive cigarja, dhe ishte e tmershme.
P.S. Ida artikulli qenka shume bukur i shkruar, paska shume vendosmeri dhe force brenda :).Bravo
 
Deliza pothuajse i gjithe shkrimi eshte personale........e kam vendosur do ta le mbas disa muajsh qe e kam pire rregullisht, jo se me detyrojne te afermit per kete gje por thjesht jam e ndergjegjshme qe te demton....ne jemi femra , imagjino sa keq mund te ndikoje ne lekuren tone.
 
Uroj ta lesh sa me shpejt, se eshte nje gje qe e bejme me vedije, dhe deri sa eshte e tille patjeter qe do egzistoje mundsia per tu lene si ves...Bravo per vendosmerine :)..
 
Deliza pothuajse i gjithe shkrimi eshte personale........e kam vendosur do ta le mbas disa muajsh qe e kam pire rregullisht, jo se me detyrojne te afermit per kete gje por thjesht jam e ndergjegjshme qe te demton....ne jemi femra , imagjino sa keq mund te ndikoje ne lekuren tone.

:manikure: :puthdore: :eek:k
 
duhet te jeshe e vendosur,une kam pire dy paketa ne dite per vite me ralle dhe kam lene biles me kujtohet se e kam tretur paketen e fundit gati plot.
do ta kesh problem per 2 apo 3 muajt e pare.
 
Komunisti sa mire ben qe shprehesh keshtu,sinqerisht mua te pakten me jep force!
 
ida :puthdore:une duhanin kurr nuk do e kisha lene pse me pengonte dikush ta pi, :espuls:pastaj kurr nuk do e kisha leen per shkaqe xhepi(finance) se duhanit i del naafaka gjithmon :espuls:por thjesht e kam lene per te mos e demtuar shendetin :gjujpeshk: uhhhhhhhhhhhh sa shlire ndihem tani :kercim:ama si do ndihem pas pushimit qe do beje ne bjeshke:kercim:dy muaj kam pergaditur veten ne menyre psikologjike :kercim:beja llogari per demet qe me sjelle :gjujpeshk:i mbaja vetes ligjerata se paku dy ore ne dite lidhur me te keqijat qe vijne nga duhani :gjujpeshk:paramendoja veten ne pune apo ne autobus se si tkurrnin njerezit surratin kur ju kaloja prane nga aroma e duhanit ne garderoben time :gjujpeshk:uffffffffff sa e padurueshme :gjujpeshk:e ke parasysh se si ju vie aroma garderobes se duhangjinjeve pa marre paarsysh se ti e nderron ate cdo dite :espuls:laja dhembet nga disa here ne dite dhe kur zgjohesha nga gjumi aroma e gojes :espuls:katastrofe e vertete:espuls:duarve mu vinte arome duhani, trupit arome duhani, frymarrja me veshtirsohej cdo dite e me shume, kondicioni me binte dite per dite, :espuls:thjesht isha shenderruar ne nje plake edhe pse jam jo ne moshe te shtyer :espuls:pastaj analizoja se me parat e duhanit munde te blija diq tjeter, munde te beja nje pushime, apo munde ti investoja ne shkollimin e cupes, ose ose per ca vite munde te ndertoja nje gjysem shtepije :gjujpeshk: Pas dy muaj ligjerata vetvetes nje nate, as qe kisha menduar te lija duhanin por duke i mbajtur vetes nje ligjerate deri sa po pija nje cigare duhan dhe duke analizuar aromen e gojes qe mi vinte cdo mengjes me shpertheu e vjellura nga goja dhe pas kesaj nxora pakon nga e cila kisha shpenzuar vetem tri cigare e theva pakon dhe e hudha ne shport :gjujpeshk::dance:ika nga ai dhe kam shpetuar :dance:
 
neser ne mengjes po e provoj njeher nuk i dihet

he.. si shkoi puna?

Kitrra qenke bere per t'u uruar mor burre! :eek:k
Une per vete mund te kem shume vese, po per fat te mire vesi i te tymosurit me mungon. Te fillosh dicka per kuriozitet, duke pasur vetedijen qe nga ajo mund te mos e kesh te lehte te ndahesh me, eshte cmenduri. Kam ndezur njehere nje cigare se m'u luten, nuk me shijoi dhe qe atehere s'e kam perseritur eksperiencen.
 
Une jam gati ta filloj me kete stres qe po kaloj :(
 
Une jam gati ta filloj me kete stres qe po kaloj :(

Do bësh gabimin më të madh nëse do e fillosh, nuk është kjo zgjidhja ta siguroj, duhet të jesh i fortë të përballosh streset e ditës, të punës, të jetës etj etj dhe jo të fillosh cigaren apo alkolin etj etj . Nuk e shikon se të gjithë po mundohen ta lënë sepse nuk sjell asgjë të mirë .
 
Deliza pothuajse i gjithe shkrimi eshte personale........e kam vendosur do ta le mbas disa muajsh qe e kam pire rregullisht, jo se me detyrojne te afermit per kete gje por thjesht jam e ndergjegjshme qe te demton....ne jemi femra , imagjino sa keq mund te ndikoje ne lekuren tone.

Disa thone addiction, por ne te njejten eshte dhe bad habit. Po te fillosh te nderrosh rutinen tende do e kesh me te lehte. Kur pi kafene, nderro rutinen.

Sidomos meqe je femer, se ke idene sa deme te sjell. Tani je e re dhe se kupton, por mendo qe nje dite do sjellesh femij ne kete bote. Trupi jot do jete i " helmuar" me nikotine. Probabiletiti i femijeve me probleme eshte i madh. Plus te plak para kohe mi goc. Te heq freskine e moshes. Kije parasysh, sa here ta ndezesh.
 
po munda te le kafen e le dhe duhanin edhe pse ka kohe qe nuk e pij shume skam vendos me e lene fare .. nami te behet sdu me e lene...
 
Disa thone addiction, por ne te njejten eshte dhe bad habit. Po te fillosh te nderrosh rutinen tende do e kesh me te lehte. Kur pi kafene, nderro rutinen.

Sidomos meqe je femer, se ke idene sa deme te sjell. Tani je e re dhe se kupton, por mendo qe nje dite do sjellesh femij ne kete bote. Trupi jot do jete i " helmuar" me nikotine. Probabiletiti i femijeve me probleme eshte i madh. Plus te plak para kohe mi goc. Te heq freskine e moshes. Kije parasysh, sa here ta ndezesh.

Flm abstraction , ke te drejte shume!:po:
 
forza Ida lere se edhe une e kam len edhe pse nuk e kam pir kurr
as nuk kam nderment ta pije ju dhasht zoti forcen te gjith duhanpirsve qe ta len duhanin edhe drogen sepse un i kam tmerr
 
un e kam lene spi me gjate dites ne fund jave e pi si derr se nuk me shtyhet birra pa cigare
 
Disa thone addiction, por ne te njejten eshte dhe bad habit. Po te fillosh te nderrosh rutinen tende do e kesh me te lehte. Kur pi kafene, nderro rutinen.

Sidomos meqe je femer, se ke idene sa deme te sjell. Tani je e re dhe se kupton, por mendo qe nje dite do sjellesh femij ne kete bote. Trupi jot do jete i " helmuar" me nikotine. Probabiletiti i femijeve me probleme eshte i madh. Plus te plak para kohe mi goc. Te heq freskine e moshes. Kije parasysh, sa here ta ndezesh.

+ te zverdh dhembet + te konsumon leke + te prish mushkrite ( por dhe pjesen tjeter te trupit)

nqs eke veshtire ta lesh pernjehere....atehere duhet ta besh gradualisht....psh nqs pi 10 cigare ne dite....filoo te pish 9 ( per nje jave), pastaj 8....e keshtu me radhe...sa ti lesh fare...

Mund te perdoresh disa cemcakiza me nikotine sa te lesh duhanin....e pastaj mund te maresh gjera te tjera qe te te ndihmojne ne reflexin qe ke krijuar te pish cigare ( sepse eshte nje reflex te meresh me dicka....- psh lepirse, stiks, ose gjera te tjera qe te pelqejne)

Kujdes ama mos lesh duhanin dhe te fillosh te hash shume...sepse shpesh x ndodh qe njerzit qe lene duhanin shendoshen...sepse duhet te mbushin kohen me dicka:)

Kafene e mengjesit mos e pi ne tavoline ku e pije perhere....pije perjashta ne bace nqs ke ...ose para pallatit....dhe aq sa eshte e mundur evito shoqerine qe konsumon duhan....sa te jesh ti e sigurte ne vetevete qe sd konsumosh me...se pastaj kur e ke lene perfundimisht steben me pershtypje te rish me ta:)

Sukses!
 
Me behet qejfi per kete Ida... kjo gje do vetem dedikim dhe forca. Une njoh shume qe e kane lene dhe kane qe te sukseshem.
 
Gje e mire them...
Une e kam pase pire duhanin per nja 6 vjet nga 2 paketa ne dite,por shyqyr e kemi lene :D
Vetem me perkushtim dhe vullnet te madh mund ta lësh duhanin,gjithsesi uroj qe ta lësh nese e deshiron nje gje te tillë
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top