alfonci
Veri investigatio
Fakte dhe histori impresionuese mbi Shkodrën jo vetëm si djepi i kulturës, por edhe si i tolerancës ndërfetare
Mirëkuptimin ndërfetar në Shqipëri, e posaçërisht në Shkodër, e kanë konstatuar e konfirmuar në rrjedhën e shekujve shumë dijetarë, gjuhëtarë, historianë, etnografë, misionarë e diplomatë të huaj, që kanë vizituar Shkodrën ose që kanë jetuar me muaj apo vite aty.
Kur më 28 Nëntor 1913 (në përvjetorin e parë të pavarësisë), u ngrit në Shkodër flamuri kombëtar, në mitingun madhështor ishin bashkuar vëllazërisht myslimanë e të krishterë dhe brohoritën njëzëri: “Rroftë Shqypnia!”. Atë natë, kambanorja e kishës së Gjuhadolit u lidh me minaren e xhamisë së Fushë-اelës nëpërmjet një teli ku valëvitej flamuri kombëtar ndërmjet rreshtit të gjatë të kandilave të kuqezi.
Fishta shkruante: “Ishin mbledhë t’thuesh 20 mijë vetë me zotnitë shkodranë, ku ishin ma t’zgjedhunt... M’atë ditë për tamand m’asht gzue zemra, jo vetëm pse ishem tujë pa muhamedan e t’kshtenë t’vllaznuem nën hije t’bajrakut (flamurit) t’Shqypnisë, por edhe për burrni e bujari, me t’cilën ky popull ishte tujë u interesue për interesë ma t’gjalla t’Shqypniës e t’vendit t’vet. Kështu kishte dashtë me punue gjithmonë për Shqipni: popull e punëshum; zhurmë, saa maa pak”.
Edhe kleriku mysliman Hafiz Ali Kraja (Tari) ka gjithashtu argumente të tolerancës fetare në shërbim të unitetit kombëtar, në librin e tij “Feja islame nuk pengon bashkimin kombëtar” (botuar më 1924).
Kurse Shefqet Muka, autor i disa veprave nga islamologjia shqiptare, në simpoziumin më 1931, me rastin e 60-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, mbajti kumtesën “Vepra e Gjergj Fishtës për zgjimin kombëtar”. Fishta kishte raporte shumë të mira familjare edhe me Haxhi Hafiz Muhamed Bekteshin.
Një ndër figurat më të ndritura të klerit katolik dhe të qytetarisë shkodrane e shqiptare ishte At Pjetër Meshkalla, i cili provoi mbi kurrizin e tij kalvarin e vuajtjeve dhe të torturave në burgjet e regjimit totalitar. Ja ç’shkruan për të një qytetar shkodran që e kishte njohur nga afër: “Kujtoj një ditë, e pashë te dera dhe sipas zakonit e ftova për të hyrë brenda, por nuk erdhi; më diftoi se ishte nisë për vizita të largëta prej shtëpisë, po shkonte për festën e Bajramit. Më tha se të parën vizitë e kishte te Hafiz Ali Tari, mandej me radhë për tri ditë, do të shkonte ndër shtëpijat e atyre myslimanëve që ruante kujtime të mira prej burgut që kishte ba me ata. Edhe ata ia kthejshin vizitën, por ajo që do vë në dukje asht tjetër gja: kur hini të dytën herë në burg, ata e kujtuen dhe e ndihmuen edhe materialisht deri ditën që doli prej burgut. Tregojnë se kur bahej në burg ndonjë debat për probleme teologjike mes besimesh të ndryshme, Hafiz Ali Tari, ndër ma të kulturuemit e fesë myslimane thoshte: “Kjo çështje qëndron kështu, sepse kështu e ka thanë P. Meshkalla”.
Të moshuarit në Shkodër tregojnë se në Pazar gjatë muajit të Ramazanit, tregtarët katolikë i mbyllnin dyqanet, sidomos pijetoret dhe gjellëtoret. A nuk tregon ky veprim fisnik respektin e ndërsjellët, vëllazërimin, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në mes të qytetarëve shkodranë, të krishterë e myslimanë?! Fishta shkruan te “Hylli i Dritës”: “...Ndërmjet muhamedanëve dhe kristianëve të Prefekturës së Shkodrës mbretnon një qetësi e plotë. Ktij mendimi asht edhe statuti e konvencioni, puth shteti shqiptar ka me Lidhje të Komeve”.
Për vëllazërimin e harmoninë e besimtarëve të feve të ndryshme, sidomos të malësorëve, Fishta shkruan: “Edhe atje, ndoshta elementet e ndryshme (fetare) janë të ndamë me shpija e me lagje, por jo me punë; pse atje kuvendin e kanë s’bashku, mort e dasëm i kanë s’bashku; bashkë dalin në jaz t’ujit, bashkë ndër të kremte të shoqi-shoqit e mjeshtrit-edhe pritat (e gjakmarrjes) i vendosin s’bashku”. Ose: “Në Veri të Shqypnisë, pra asht nji Bajrak (bajraku i Hotit), ku të gjithë janë katolikë përpos shpisë së bajraktarit puth asht muhamedan. Tash ndodhi puth n’vjetin 1904 kisha e atij bajraku mbet pa meshtar për shum ditë. Kur qe një dit nder dit, bajraktari me një tjetër në krye t’atij vendi, po ulej në Shkodër fill e te i pari i fretërve, e, e muhamedan tuj kenë, i thotë: “Pasha Zotin, zotni, kisha jonë ka mbetë keq pa frat. As s’ka kush na beko shpirt për s’gjalli, as vorret për s’dekuni. Rixha kam me zotninë tate me na çue fratin sa ma parë te kisha se kem mbetë keq. Kaq me interes pra aj bajraktar muhamedan për çashtjen e të dërguemit të meshtarit katolik n’atë kishë!”