VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Dihet se shoferët janë të parët që e përhapin fjalën me një aplikim të habitshëm . Le kur kanë me vete dhe pasagjerë “ veshëshpuar”…
Në të djathtën tpnë u shfaq fshati Dragot,prej të cilit ka marrë emrin dhe ura e famshme. Që së largu duken parcelat dhe kopshtijet e fshatit me boll pjellori, me lloj – lloj pemësh,falë aluvioneve të Vjosës nëpër shekuj. Tokat e blerta shtriheshin në buzë të lumit.Duke ى dhënë atij krahu një hijeshi babilonase.
Lumi merr një kthesë djathtas e menjëherë shfaqet një pamje piktoreske,po të kthesh sytë andej nga ke ardhur : ura e Dragotit ne gjoks te Golikut në një sfond tërë dritë e hije . Akoma më magjepse bëhet ura në atë kornizë…
Duke vijuar lundrimin drejt Tepelenës , lumi ى grumbulluar brenda një shtrati të ngopur me ujë , bëri që të shijonim atë kënaqësi që e dëshiron cilido lundrues , qoftë me një Bukurosh primitiv , si ai që kishim ne. Dielli ى mesditës ى lëshonte tufat e rrezeve vertikalisht,duke na përvëluar lëkurën e plagosur.
Atij dielli të 10 korrikut ne ى kundervinim ujët disi të ftohë të lumit.Ashtu , të ulur si mbretër në poltron, ى buzëqeshnim tërë ngazëllim njëri – tjetrit.Ndodheshim , mesa kuptoja jashtë rrezikut.Ndjenjim uri .Kisha venë re se miku im bashkëudhëtar nuk ishte ankuar gjer atëherë as për lodhje,as për uri , as për merzijte, as për frikë …
Hapëm cantën dhe vumë re se gjithçka ishte bërë gati një masë e vetme. Falë faktit që djathi kombinonte në të ngrënë me marmalatën sikur na qetësoi.Fusnim gishtrinjtë në atë masë te qullët , e shtrydhnim pak ujin e tepërt dhe ashtu si kokodash e fusnim në gojë.Meqë nuk shihnim ndonjë burim anës brigjeve, pimë ujë lumi.ç’ e zë e nuk e heq njeriun ,në jetë…
Pasi e morëm veten me të mirë me atë ngrënjie e pirje , u ndodhëm karshi pamjes befasuese të qytetit të Tepelenës.Kalaja e Vezirit të Janinës, ngritur mbi shpatulla shkembinjsh dukej marramendse dhe e madhërishme.Pamjen e pasuronin ndertesat e reja në prehër të malit dhe rruga automobilistike,që se toku krijonin imazhin e një kartoline.Ura e lumit sikur e plotesonte atë peizazh…
Gjarpërimi ى dukshëm ى lumit , ku zalli ى shumte herë nga një anë e here nga një tjetër ngjasonte si një këmishë gjarpri a si një vello që ledhatonte vazhdimisht atë rrjedhë që pakkush e ka njohur sesa kryeneçe e tekanjoze është në thelb…
Lart syri të sheh male e qiell të kthjellët, poshtë kodra të blerta e fusha të fermës.
- A të ka rastisur, o Gjon, të shijosh ndonjë pikturë për Tepelenën?
- Ti e di fort mir maestro, se përse jam unë më tepër ى prirë…
- E pra, dije se këtë pamje të bukur që ne e shohim me sytë tanë ,e ka përjetësuar një piktor anglez..Ai mesa di unë ka vizatuar Tepelenën dhe disa vende të tjera ne Ballkan. Atë që lordi Bajron e bëri me penë , piktori ى famshëm e realizoi me penel më 31 tetor 1848 sipas ditarit të vet. Më 2 nentor 1848 vizatoi burrin me fustanellë në 4 nëntor kalanë e Gjirokastrës dhe urat e ujësjellsit.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Bukuroshi nuk e harronte rrëshqitjen si një kolovajs mbi ujë.
Nuk mund të harrohet se udhëtimi nga Dragoti {Ura }e gjer në Tepelenë ka qenë më ى qeti dhe më ى bukuri. U shtrimë gati me sy mbyllur si gjumashë me atë kolovitje gjumëndjellse .Vetëm meraku ى ndonjë kurthi të paditur, na detyronte të ishim te vëmendshem .Shpesh bregu me siperfaqen e ujit nuk kishin distanca të mëdha,si në zonat qe kaluam.Bile edhe me pune pëllëmbësh mund të arrinte distanca.
E dinim që edhe ajo pjesë e këndshme e lumit nuk do te zgjaste shumë.
Kalum plotë kërshëri përfund Tepelenës ,tek ura e vjetër,atje ku lumi përkëdhel këmbët e keshtjelles prej shpellash gjigante.Rrapet dukeshin si një pyll ى vërtetë. Poshtë tyre Bukuroshi e ndali vrullin, se ishte krijuar si një gjol ى qetë.Degët e rrapeve të zgjatura drejt lumit na pengonin të qëndronim në këmbë, madje as në gjunjë.Na imponuan vullnetin e tyre klasik që të shtriheshim njësh me dyshemë. Bile të ruheshim dhe nga ndonjë degë tinzare që mund të na çante trupin.U detyruam dhe të zbrisnim ,per ta shtyrë duke notuar, Koken. Ashtu u ruheshim dhe degëve bezdisëse ….
Në atë vend vetëm se humbëm faktorin kohë, pa nuk pati ndonjë problem.
Shkuam poshtë varrezave të qytetit , lamë pasë një mori kodrash dhe brigjesh , tok me ta edhe lumin e Bënçës me atë ujë kristal dhe po ى drejtoheshim Memaliajt.Tek sa lëkundeshim m’u kujtua motoçikleta …kur ecja me shpejtesi , ى merrja kthesat shumë ى përkulur në atë krah…
Vozitnim paralel me bregun e lumit .Edhe pse pamë nga larg qytetin e minatorëve,na u desh goxha kohë që t’ى aviteshim fare pranë. Në atë zonë ramë në sikletin e disa shpellave prej gurit të zi. Më tej prapë shpella mali.Duke vepruar me ekulibrin e peshave tona arritëm të manovronim e të anashkalonim rreziqet. Rrezet e perëndimit të diellit na ranë mbi gjoks e fytyrë, kur po kalonim poshtë qytetit tek zalli ى plazhit të minatorëve.
E tërhoqëm Koken në anë të lumit , rreth 10 metra mbi rëre e zhavorr.
Atëherë u bindëm se të rinjtë që na pritën të habitur dhe kalamanët plazhistë, nuk kishin mundesi që ta ngacmonin dot..Po afronte mbrëmja.Pra , na u desh gati një ditë e tërë prej Këlcyrës deri në Memaliaj. Nga qyteza në qytezë…Me kënaqësinë e një dëshire të arritur , e një ëndre të realizuar , dhe një objektivi drejt finishit…
Komerdaren e morëm përsëri me vete .Edhe në se nuk e përdorëm shumë gjer në atë distance, e kishim si një shans…Darkën e hëngrëm me shumë oreks.Porosita gjellë me mish .Të tjerë klientë na shifnin me kureshtje .Edhe na pyesnin. Unë jepja shpjegimet që duheshin. Doja atëhere të krijoja dashamirës rreth vetes dhe jo vëngërash.Acarimi me të panjohurin sjell luftë, përplasje …E unë përplasjet ى kam patur dhe ى kam zët…
Morëm dhe gjashtë panine me vete, se ishin te mira. Fjetëm si shelegë. Siç dihet gjumi ndahet në tri faza:Në fazën e pare njeriu përpiqet të flejë…Mund te dëgjojë zëra , zhurma tinguj gjer dhe zukatjen e ndonjë mushkonje.Në fazën e dytë është gjumi ى rëndë. Njeriu gërhin e rënkon, sikur te jetë nën narkozë. Në këtë faze gjumi eshtë ripërtërites ى forcave.Gjumi ى thellë është jetik. Në fazën e dytë edhe qeni nuk dëgjon mirë. Dihet se disa vatra te trurit nuk flenë. Qeni lëviz qëpallat , në se ى kalon një mizë, kur fle. Njeriu në fazen e dytë sheh sipas modelit të intelektit të vet. Një fëmijë ëndërron ëmbëlsira, një e re – djaloshin, një shtatëzënë – trashëgimtarin, një gjahtar – gjahun… Në fazën e gjumit të thellë që zakonisht është mesnata, kryhen edhe veprimet e liga prej ambiciozesh, si Makbethi, prej kriminelësh hajdutë, siç ndodh rëndom këto vitet e tranziscionit të pambaruar tek ne…
Faza e tretë është ajo e një gjumi të davaritur, kur ka ëndrra, por që edhe zhurma me e vogël, të zgjon e ى lë ëndrrat pa mbaruar. Në fakt ëndrrat e ardhura në këtë fazë janë interesante dhe mbahen mend më shumë, për t’ى rrëfyer.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

DITA E TRETE E AVENTURES

[11 KORRIK 1964]


U gdhi…
11 korriku 1964 na gjeti të çlodhur e të gatshëm të përballonim çfarëdo lundrimi që të ndeshnim. Si u ngritëm, pastruam çantën e ushqimeve, ku vendosëm paninet me feta gjalpi të porsablerë.Sa shkuam në breg të lumit, pamë Koken tek vendi dhe , si u qetësuam shpirtërisht , e zvarritëm tek rrjedha. E kaluam menjëherë. Rrjedha na rrëmbeu në gjirin e saj. Ora ishte shtate dhe rrezet e diellit qysh në mëngjes na dogjën shpinën e stërdjegur.Do ecnim drejt perëndimit .Dy degë të mëdha rrapi do të loznin përsëri rolin e lopatave. Filloi një lundrim ى shpejtë dhe ى qetë.Nuk po na lodhte. Energjinë e kish vetë rryma e ujit. Ecnim, nga pas linim zallishte, kaçube, ferra, driza, grurë, rërë…toka me bar apo të porsakorrura.
Rryma kaloi në të djathtë,duke gërryer brigjet e zonës minerale e menjëherë mirrte majtas, duke e futur qytezën në një vetullore të ujtë. Si ى vinte përreth qytetit me atë hark të madh gjer tek ura e rrugës nacionale.
U rrotulluam dhe u përplasem disa here, deri sa e kaluam urën rreth një kilometër.Lumi na çoi në një terren me hapesirë të bollshme. Shtrati ى lumit niste nga rrëza e malit të fshatit Sinanaj në të majtë dhe të vazhdonte me malet e Salarisë…
Andej nga ishim ne dukej rruga e vjeter Gjirokastër – Vlorë – Tiranë.Nuk harrohen lehtë kthesat e shumta të Salarisë.Përsëri na dolën kodra pa fund zhavorrishte. Rruga duket si e mbërthyer mbi buzën e frikshme të lumit. Një fushë e gjerë filloi nga fshati Qesarat e tutje, me ulje – ngritje kodrinore gjer në fshatin Sinanaj.Më tutje nga vendi ku u ndodhëm lumi nuk dukej më. S’na linte terreni ى thyer me kodra të shumta.
Më pas lumi hapej shumë. Fillimisht ى ndarë ne dy degë të medha.Shpejtësia e lundrimit të trapit na kënaqte pa masë.Lëkura në veprimin e ujit të rrezeve të diellit bëhej e shëndetshme dhe me peazh normal dhe uji eleminon erën e thartë të djersës.
Papritur dy degëshi u shpërbë në degëzime të vogla. U ndodhëm përballë një dukurie të re e të pahasur më parë. Duhej të zgjidhnim atë degë që kish më tepër ujë. Mirëpo që të mbeteshe në një ose ne dy pëllëmbë trashësi uji,na u desh të zbritnim shpesh prej trapit, ى cili pa peshën tonë edhe mund të lundronte. Ecnim nëpër ujrat e nxehta. Dielli pervëlonte shumë.E shtynim Koken me duar si skllevrit apo heronjtë ekploratorë.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Ashtu të përkulur sikur ngisnim qetë në parmendë,ecnim llapa – shup, prapa tij.Tabani ى lumit ishte ى lëmuar dhe disi ى rrështqitshëm prej algave të ujit.E ndienim nën këmbët tona .Ishte një”lundrim”rraskapitës …Dhe nuk bëhej fjalë për 2000 metra,por për më shumë e sidomos për taksiratin me të madh;Bukuroshi e kish dy – tre fishuar peshën gjatë atyre ditëve në ujë; kish vajtur gati një ton pesha e tij.Na u desh me zvarritje e me zhytje disa kilometra distance “lumi “Na ndodhi edhe më e pabesueshmja…lumi humbiste fare nën zall…U detyruam në një rast të atillë të pushonim pak,e të hanim diçka nga ato qe kishim blerë në Memaliaj dhe të pinim ujin e nxehtë të lumit.Gjoni vazhdonte të çalonte nga këmba.Na u desh që drurët t’i përdornim si leva për mbështetje, për të shtyrë Koken, lundrën tonë çuditbërëse…Kalonin orët me pak gurë e me shumë lodhje.Një torturë e vërtetë…Ishim shndërruar nga halli në skllevërit e vetvetes .Na kish ardhur në majë të hundës, por …Djersët kullonin çurk.E megjithatë,duke thirrur “urra, dukej se ى jepnim kurajo vetes.Ngjanim si dy zëra në shkretëtirë.Po merrte mbasditja e po trokiste mbrëmja. Britmat sikur na lodhnin më shumë.
Më së fundi u shfaq uji përsëri. U lumturuam ne “peshqit”e mbetur pa ujë. Kur u futëm në rrjedhë të plotë nuk e merrni me mend, se sa u gëzuam. Levat ى kthyem në lopata. Si u futëm në një ngjirr të madh ,pamë se ndodheshim karshi nje shkëmbi gjigand. Ishte shkembi ى Kalivaçit. Rreth ى vinin pëllumba të eger, që siç kuptohej, kishin strehën atje.Nje faqe shkëmbore shumë e lartë dhe krejt e thepisur, ku s’mund të shkelë këmbë njeriu e kafshe,veç pëllumbave krahëlehtë.U duk sikur ramë në një pus të thellë e të errët, ndonëse ishte pasdreke.
Atë qetësi të zakontë për atë vend e prishin vetëm unë e Gjoni me zërat tanë dhe llapashitjen e “lopatave “tona. Zërat jehonin në shpellë. Uji ى qetë .
Filluam me metodën e shtytjes , duke lundruar pas lundrës. Ishte një heshtje varri, që mund të fshihte dhe rrezik, ndaj bëmë gati komerdaren. Zakonisht në pellgje të mëdhenj hasen dhe vidhra uji, që banojnë në vrima shpellash. Ato e mbajnë frymën shumë dhe kanë thonj sa të tigrit.Janë guximtare , të rrezikshme dhe bishtin e gjatë e përdorin si dorë.Populli ى di , shkenca ى njeh.Shumë njerëz kanë rënë preh e tyre…Ato rriten jo vetëm në lumenj por edhe në dete.Janë notare të përkryera , të pakapshme .Peshku nuk u shpëton dot.
Kur ى tregova Gjonit per vidhrat, ai u merakos dhe foli: “Mos na zënë nga këmbët ! ” …
Unë e qetësova , duke ى treguar thikën që kisha me vete.
Ne ishim të zhytur në ato ujra të frikshme që nxinin dhe e shtynim para me duat Koken.
Pas gjysmë ore zhytjesh e përplasjesh në atë “ liqen “ të errët , arritëm te dilnim prej andej . Hymë në një zonë të re me plot reliev , disi të ulët .Lumi doli më ى plotë e ى bollshëm .Ishim thuajse jashtë rrezikut .Shpejtësia e vozitjes po rritej. اdo gjë po shkonte për bukuri. Përsëri ramë në një zonë të gjerë. Mbasditja po rrokullisej .Pas pak , kur po vozitnim me vështirësi , dielli u fsheh pas kodrave .Bukuroshi shyhej si kërmilli.Vendosëm t’u jepnim “ lopatave “njëqind herë unë e po aq Gjoni .اlodhnim shoshoqin , se nuk ى delej. U rraskapitëm . Muskujt na dërrmoheshin që me pesëdhjetë lëvizje…Aq u vështirësua vozitja . Pa e kuptuar as vetë, lumi na tërhoqi, se filloi të merrte pjerrësi. Po futeshim në disa zona të ulta kodrinore përqark vendit kudo që ndodheshim.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Në orën 7 të mbrëmjes arritëm në Selenicë.
Menjëherë e nxorrëm Koken në zall. Na kishin mbetur ca forca. Se të rinjtë edhe lodhen , por edhe çlodhen shpejt. E larguam lundrën rreth njëzet metra larg nga rrjedhja e lumit, mbasi në atë vend nuk takuam asnjeri , që ta merrte vesh se çfarë ishte ai mjet ى sajuar me trarë e dërrasa …Keshtu që , po ta shihte dikush, kushedi për se do ta merrte dhe mund ta hidhnin në lumë ose ta shkatërronin.
Morëm rrugën drejt qytezës , Minierës së Selenicës , e dëgjuar që në kohën e pushtimit turk , ndoshta edhe më parë. Me serën speciale të saj janë shtruar qytete europiane …Pas gjysmë ore arritëm e gjetëm një hotel. Gjoni edhe çalonte edhe duronte. E kish disi edhe më mire këmbën.
Mbrëmja ra shpejt .Moti po prishej Filloi një vesë shiu që ى bëri menjëherë rrugët tërë llucë … Sandalet na u rënduan .Ora vajti njëzet . Hoteli ishte një dhomë e vjetër shtëpie . Mirëpo nuk kishte vend për ne .Dy vënde që kish ,ى kishin zënë dy zyrtarë që kishin shkuar atje me shërbim . Ishin nga Tirana . Hotelxhiu ishte një kokëmadh nga Kalivaçi, ى cili nuk pranoi as para as bakshish .U detyruam të largoheshin nëpër shi tok me Gjonin .Në sup mbaja çantën , kurse në dorë komerdaren . Rrobat ى kishim veshur të lagura .Filluam të dridheshim , se muskujt nuk ishin në lëvizje si më parë . Ishte natë korrikue me shi të ftohtë.
Rastësisht takuam një burrë fshati dhe ى thamë nëse mund të na tregonte shtepinë e vëllait të Ceno Breshanit.{Me Cenon ishim miq , se kishim mbaruar shkollën e mesme bashkë si dhe vitin e parë Universitet.
- Ju lutem , or xhajë , a mund të na thoni nëse a banon këtu اuman Breshani ?
- Këtu posi, - foli menjëherë vendasi .
- Të lutem , na drejtoni për tek shtëpija e tij .Të njohur jemi , po derën nuk ja dimë .
- Shkuam pas tij . Tek dera doli një grua e pashme .
- Aty është اumani? - pyeta unë si më kurajoz .
- Këtu është . Urdhëroni ! – foli ajo tërë buzëqeshje dhe na ftoi të hynim Brenda. Po në atë çast ia behu tek pragu dhe vet اumani . Sa më pa , qeshi ى habitur dhe mu hodh e më perqafoi .Gëzimin e shprehën edhe fëmijët .اumani u shkëput me gruan fare pak , sa ى hodhën një got raki personit që na shoqeroi deri atje , ى cili nuk deshi të rrinte , se ju bë vone për në shtëpinë e vet .
- Po këtë shok nga e kemi ? - më pyeti اumani .
- Jam prej Tirane, – u përgjigj vet Gjoni .Vëllain tend e njof dhe unë. - Gjersa e ka shok Raqi , domosdo që e kam edhe unë …apo jo? ثshtë njeri ى mirë Canua .
- Njerëzit duhen të jenë të mirë ,or djalë ى mbarë ! – Ndërhyri اumani . - Po nga po vini kështu ? ا´po u lidhka me Selenicën, pa mirë bëtë që erdhët ..
اumani ishte ende ى pasqaruar dhe ى befasuar nga kjo bisedë e papritur.
- Ne vimë nga Përmeti, – u përgjigja unë . – Dhe kemi ardhur jo me makinë , por me një Bukurosh druri , lumit e lumit …Kemi tre ditë që notojmë e lundrojmë …
- Ju qofshi ! Vallahi të fortë jeni, të guximshëm, sa s’ka ku të vejë më tej. Ju po bëheni heronjtë e ditës , o djema ! Prit kur t’ ju shohim në gazetë . Hë me ju lumtë de .Ja ashtu !…po .Ju lumtë !
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Gruaja e اumanit shtroi shpejt e shpejt si një amvisë e mirë për të ngrënë e për të pirë …Mish , raki , vezë , ullinj e lloj – lloj mezesh .Bile nisi edhe byrekun .Unë atë kohë nuk kasha pirë raki . Si unë edhe Gjoni ishim si dy vajza karshi اumanit , që ى rrëkëllente gotat njerën pas tjetrës . Ne pinim nga pak . Biirën nuk e përdoprnim, kurse verën – jo e jo.
Biseduam gjerë e gjatë , kur jashtë shiu po binte. Ishim të dy të rraskapitur , ajo ngohtësi familjare që na mungonte krejt , sikur na përtëriti si me magji krejt qenien . Ajo pak raki që pimë na ى afroi gjumin më shpejt se zakonisht .Fjetëm në çarçafët e pastër , në shtretërit , që nuk ishin veçse dy kanape të modifikuara . Akoma tregu ishte ى varfër , jo se nuk ia kish mundësin ى zoti ى shtëpisë, që punonte në minierën e Selenicës.
Ndaj të gdhirë ca gjëmime të forta tundën dhenë …Ne u zgjuam dhe vetëtimat na verbuan me dritën e fortë …Mendja na shkoi te Bukuroshi .Mos vërshonte lumi dhe na e rrëmbente …Gjonit ى dhimbte këmba . E kuptova nga rënkimet në gjumë .Se zgjuar nuk e jepte veten .Edhe pse në mbrëmje i bëmë kompresa me raki , ى shkaktonte shqetësime …
Në mëngjes veshëm rroba të lara e të hekurosura . Gruaja e اumanit e kish gdhirë atë natë për hatrin tonë …Pasi hëngrëm një mëngjes të bollshëm , u ndamë me të zotët e shtëpisë , duke ى falënderuar me gjithë shpirt . Me zonjën e shtëpisë u takuam . اumani na shoqëroi gjer tek ana e lumit .Kur ى thamë se mos na ى kish marrë uji Koken , اumani tha se nuk prishte punë , se pas dy ditëve na niste me makinë drejt Përmetit . Ne e sqaruam se kishim hallin e misionit qe na ngelej pa përfunduar …e jo për arsye tjetër . Kur u afruam, vumë re se Bukuroshi ishte mbi ujë .Na rroku hareja .Pra uji kish vajtur gjer atje , por meqë e kishim lidhur , batica nuk e kishte rrëmbyer .Vrapuam se mos … kushedi …dreqi s’ ka punë …
U përqafuam me dashuri me اumanin dhe me vrap hipëm në Bukurosh.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Dita e katërt e AVENTURثS (dhe e fundit)
(12 korrik 1964)

Shirat e rrëmbyeshëm të nisura që në mbrëmjen e një dite më parë vazhduan tërë natën si dhe duke gdhirë data 12 korrik 1964 qe rritur niveli i e Vjosës.Ngado të shihte syri ujra të trubullta.
Uji e kish çuar peshë Koken , por jo komplet nga toka.ai përpëlitej si një qenie e gjallë , duke na pritur neve….
E putha drurin , si të ishte faqe e një njeriu te dashur.Shiu kishte pushuar.I dhamë nje shtysë trapit të drunjtë , duke shënuar ashtu, vozitjen e ditës së katërt. Na ngjante ai lumë ,si një det ى llahtarshëm.U dhamë drunjve “lopata “
…اumani po na shikonte ى shastisur nga bregu. Na ى bënte me dorë. Edhe pse Vjosa ishte deng, për ne ishte gjë e favorshme për ecurinë e lundrimit. Prej të ftohtit u detyruam te vishnim këmishët dhe pantallonat .Po manovronim mirë .Dita e katërt na gjeti më të përgatitur , më të freskët .Ishim me goxha eksperiencë …
Lamë prapa Selenicën .Prapa lamë shumë telashe , shumë mbresa te paharrueshme . Përpara na dilnin kthesa të gjera me distanca të largëta .Po zbrisnim si me katapult nga zonat kodrinore te ato fushore .Orët po kalonin duke vozitur. Na dukej sikur ishte dita e parë e udhëtimit… Lumi u hap si det dhe ujrat ecnin ngadalë.
Kur afroi dreka, ى bëra me shënjë Gjonit që të hapte çantën .Morëm nga një panine me gjalpë të freskët .U kënaqëm .Më pas konsumuam që të katërta paninet .
Moti u keqësua sërish. Lumi dukej sikur do të na përpinte në hapësirat e veta të padukshme . Diku larg shkreptiu .Filloi mbasditja .Ngjante sikur po binte muzgu ى mbrëmjes nga vranësira e madhe që kishte zapuar qiellin . Për diell as që mund të bëhej fjalë . Bubullimat e forta shungulluese sikur të kallnin tromarën .Sovrani qiell kish marrë frenat në dorë e po bënte ç’të mundte …. Nisi rrebeshi .Sakaq ia filloi dhe era e stuhishme .Bukuroshi po ecte ngadalë .Duke e parë se po ndjenim ftohtë , u dhamë fort hunjve si lopatë , edhe për të shpejtuar vozitjen edhe për t’u nxehur ndopak . Lumi sillte aluvione e nxinte.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Bashkë me ne atë ditë korriku , po ecnin nëpër ujë trungje drurësh , rrangulla të ndryshme , grabitur prej rrëkeve kushedi se nga vinin…
Lumi nga ora në orë po e shtonte më shumë ngjyrën e baltës . Nuk po ju linte kusur arave plellore të mbjella a të pa mbjella në brigjet e tij të ulta .Vjosa historikisht ndan dy treva të mëdha jugore Vlorë dhe Fier ,toka të gjera që përbëjnë hambarin e vendit . Mirëpo kjo tokë si kapitali më ى çmuar ى një vendi , mbetet shpesh nën kërcënimin direkt të përrenjve e të lumenjve ….Ujrat e rrëmbyeshme grabitqare dërgojnë në det miliona metër kub nga thesari tokë …
Lumenjtë , si kusarë të vjetër nuk të falin po u dhe dorë…Me sa pashë qysh atëherë e ende sot , lumenjve të jugut nuk u është bërë asnjë frenim nga dora e njeriut…Asnjë barierë nuk gjeje në brigjet e lumenjve. Njeriu I disiplinon lumenjtë…
Vendet e përparuara kanë investuar prej kohësh , për të disiplinuar lumenjtë e mëdhenj fushorë a malorë .Vështirë të gjesh vend tjetër në botën e zhvilluar pa prita anësore , ballore apo nënujore që dinë t’ى frenojnë rrjedhat dhe vërshimet…Madje ka edhe qytete që duket sikur lundrojnë mbi ujë e përsëri mjediset e jetesës ruhen për mrekulli . Tokat pjellore …Rrallë ndodh që nga përmbytje të mëdha rreshjesh të shumta , të zënë në befasi banorët apo qeveritë .
Një Lanë e vogel përshkon Tiranën dhe po qelb vendin …duhen bëreshumë përpjekje mbi mjedisin për nje jetë normale …

xxx

Një shi ى rrëmbyeshëm nisi e binte me force të madhe gërryese mbi trupat tanë.Vetëtimat nuk kishin të rreshtur .Të verbonin syte .Pas çdo ndriçimi të beftë vendosej një errësirë që vazhdonte jo pak .Instikti ى vetmbrojtjes vepron tek gjith gjallesat në natyrë , duke u ruajtur nga dukuritë që këcënojnë …
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Vozitnim pa pushim .Lumi ishte ى përhapur si liqen .Shiu ى ftohtë na ngjedhte trupin . Një erë e fortë na bëri të dridheshim .Nxeheshim sadopak duke u dhënë “ lopatave “. Kur ra një shkreptimë shumë pranë ,diku përreth, u shtrimë instiktivisht mbi dyshemenë e trapit .Meqënëse ishim në zonë të ulët , ne mbi Bukurosh dominonim , ndaj duhej të ruheshim, se shkarkimet bëhen në kontakt me vende të larta .Shigjetat zig-zag sikur po kalonin në kokat tona .Unë diku kisha lexuar për lëmshin e zjarrtë që të djeg …Në Gjirokastër mbahet mend që rrufeja ka shkuar Brenda në dhomë , duke shkaktuar dhe targjedi .Duke pare tek Gjoni një shenje tmerri , ى dhashë kurajo , se mund të ruheshim dhe duke u zhytur në ujë .Dhe ashtu vepruam .U hodhëm në ujë , duke e shtyrë prej andej Koken , por ishim nën nivelin e tij .Vetëm kokat kishim lënë jashtë për të marrë frymë .Dalngadalë edhe bubullimat pas dy orësh u rralluan. Retë e zeza po rralloheshin nga era që po ى degdiste andej – këtej .Qielli filloi të hapej .Errësira po davaeitej .Madje nga perëndimi u shfaqën rrezet e diellit...
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Të impresionuar hodhëm sytë nga perëndimi dhe para nesh u shfaq ura e Mifolit. Mbi atë urë kisha kaluar qindra herë .Dukej Vjosa plakë nga dritarja e autobuzave dhe e makinave .
Nga shirat që kishin rënë , ne shifnim me sytë tanë se si shkëputeshin metra kub dherash buzë lumi….
Vazhdonim vozitjen , duke admiruar perëndimin e diellit duke kqyrur gjithashtu dhe siluetën e zezë të urës . Ndërkoh dëgjuam disa zëra dhe pamë se drejt nesh po aviteshin disa persona , duke vrapuar çoroditur . Vraponin , duke ى drejtuar duart dhe fytyrën në drejtimin tone .
- Siç kuptohet tani na panë, - ى thashë Gjonit. Na panë, si\ panë venfdasit Magelani, Amerigo Vespu\in, Kristofor Kolombin…
- Duken si të habitur ma priti ai .Ne u gëzuam që po shihnim njerëz aq pranë nesh atë ditë .Ishte dita e katërt e atij lundrimi të jashtëzakonshëm ,12 korrik 1964, ora 19 e mbrëmjes. Pas 12 orësh udhëtimi të mundishëm kishim harritur fare pranë urës së Milofit .
Ashtu siç u përcollëm me nderime nga Përmeti , menduam se po hasnim një zonë të banuar , nuk prisnin siç do ishte e pranueshme . Nuk ishte e thënë të ngjante ajo që mendonim ne . Pritjet e ovacionet ruheshin vetëm per politikanët .Për ne si u nis ashtu u bitis .Një heshtje dhe një indiferencë totale , veç autoriteve dhe popullit të Përmetit në ditën e nisjes . Ajo përcjellje nuk përsëritet për asnjë person.Si rrufe ajo turmë prej mëse një njëqind vetësh u ndodh në buzë të lumit .Ne pa të keq po vijonim lundrinim .Në atë cast dëgjum një të bërtitur burri:
- Hej ,ju ndaloni dhe ngjituni lart!
- Cfarë keni me ne? - pyeta unë disi indiferent nga brenda lumit.
Pamë sesi njëri prej tyre andej nga arat plot misër të koopersativës na drejtoi tytën e një pushke të gjatë gjermane .
- Ja, tek po vij unë atje, - iu drejtova që nga Bukuroshi turmës .
E lidhëm shpejt e shpejt Koken me tel tek një degë shelgu .Gjoni ma bëri me shënjë “ا’kanë me ne ?…” Dhe shpejtonte duart, për të lidhur mirë Koken . Unë ngrita supet dhe thashë: “Po shkoj t’ى sqaro ata .U ngjita me vështirësi në buzën e rrëshqitur të Vjosës nga ai rrebesh. Rëshqita tri herë nga buza baltore në ujë .U bëra baltë e gjallë .U kapa nga një degë shelgu dhe u ngjita .
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

- Tungjatjetani ju ! – fola ى pari .
- اfarë jeni juve? – pyeti një dyzetvjeçar me zë të ngjirrur si të grifshës .Apo s’ kish disa nofulla të gjera ….M’u soll në mëndje Kristofor Kolombi , se si u soll mire në takimin e parë me Indianët e Amerikës.
- Unë jam mjek , ndërsa ai tek lundra është student, – fola gjithë modesti, duke parë herë nga ata fshatarë “vigjilentë” dhe herë tytën e pushkës, që ai po mbante ende në dorë.
- Që nga po vini ? – pyeti një tjetër .
- Që nga Përmeti, - sqarova menjëherë .
- Me ato dru erdhët mu këtu?
- Posi është një mjet ى thjeshtë lundrimi që qyhet Bukurosh .
- Do vini me ne , pastaj foli dhe atij tjetrit të vijë lart, – m’u drejtua njeri që hiqej si më kapua ى tyre .
- A ështe me ju ndonjë nga autoritetet e fshatit që të sqarohem? – pieta unë.
- Unë jam kryetari – foli nje meso burrë , me trup të gjatë .- Duhet të vemi gjer te zyrat e kooparativës së Mifolit .Të sqarohemi njëherë, pastaj vazhdoni!
I fola Gjonit , por ai me kokfortësi më tha të vazhdonim planin e udhëtimit.
Ishin situata të ndezuara politike në ato vite …ndërhyrje me grupe diversantësh nga jashtë dhe vigjilenca ishte rritur ne kulm .Po të mos reagoje drejt , haje koqen e plumbit .Nuk të kuptonin , gjeje dhe belanë kot së koti .Kërkova të visheshim , se ishim jo me veshje të plotë . U veshëm në sy të turmës .Më pas pamë disa vajza të reja ,veshur si burra me tuta , që s’ى dalluam me vështrimin e parë .Ecëm më këmbë mbi njëzet minuta .Njëri na qëndronte gati me pushkë prapa kurrizit .Vajzat filluan të shifnin me kureshtje dhe interes .U futëm tek një zyrë përdhese . Na thanë të prisnim ca, se do vinte dikush të na pyeste.
Unë kërkova diçka për të ngrënë me pagesë. Na sollën pak dhallë me bukë misri. Hëngrëm me oreks atë përshesh me krunde e sa s’u mbytëm.
Duke mbetur në pritje të ardhjes së dikujt, ashtu të vetmuar, brenda asaj “zyre”, por me siguri nën kërcënimin e një arme jashtë dere ne dremitëm nga lodhja e po qëndronim si dy engjëj të pafajshëm. Ne ishim të qetë. Nuk ndienim ndonjë faj edhe pse trajtimi po na bëhej, sikur të ishim diversantë.
- اohuni! – Ishte e bërtitura që na përshkundi nga ajo apati dremitëse.
Hapëm sytë dhe vumë re re se hynë vrik dy oficerë të sigurimit të shtetit. Filluan menjëherë pyetjet. Njëri pyeste, tjetri shënonte në një letër:
- Nxirrni çdo gjë që keni? – foli ai që pyeti fillimisht.
Nxora nga xhepi rreth dymijë lekë që kishin mbetur. Tregova dhe komerdaren, mbi të cilën po rrija. ج ktheva xhepat nga astari. Ra shamia e lagur. Gjonit ى tha të hapte çantën. Ai ى nevrikosur e ktheu përmbys. U mbush dyshemeja me thërrime buke.
- Përse erdhët nga Përmeti me Bukurosh e jo me makinë si gjithë bota, ë?
- Se ne jemi sportistë dhe donim të provonim, nëse sfidonim dot Vjosën…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

- Tungjatjetani ju ! – fola ى pari .
- اfarë jeni juve? – pyeti një dyzetvjeçar me zë të ngjirrur si të grifshës .Apo s’ kish disa nofulla të gjera ….M’u soll në mëndje Kristofor Kolombi , se si u soll mire në takimin e parë me Indianët e Amerikës.
- Unë jam mjek , ndërsa ai tek lundra është student, – fola gjithë modesti, duke parë herë nga ata fshatarë “vigjilentë” dhe herë tytën e pushkës, që ai po mbante ende në dorë.
- Që nga po vini ? – pyeti një tjetër .
- Që nga Përmeti, - sqarova menjëherë .
- Me ato dru erdhët mu këtu?
- Posi është një mjet ى thjeshtë lundrimi që qyhet Bukurosh .
- Do vini me ne , pastaj foli dhe atij tjetrit të vijë lart, – m’u drejtua njeri që hiqej si më kapua ى tyre .
- A ështe me ju ndonjë nga autoritetet e fshatit që të sqarohem? – pieta unë.
- Unë jam kryetari – foli nje meso burrë , me trup të gjatë .- Duhet të vemi gjer te zyrat e kooparativës së Mifolit .Të sqarohemi njëherë, pastaj vazhdoni!
I fola Gjonit , por ai me kokfortësi më tha të vazhdonim planin e udhëtimit.
Ishin situata të ndezuara politike në ato vite …ndërhyrje me grupe diversantësh nga jashtë dhe vigjilenca ishte rritur ne kulm .Po të mos reagoje drejt , haje koqen e plumbit .Nuk të kuptonin , gjeje dhe belanë kot së koti .Kërkova të visheshim , se ishim jo me veshje të plotë . U veshëm në sy të turmës .Më pas pamë disa vajza të reja ,veshur si burra me tuta , që s’ى dalluam me vështrimin e parë .Ecëm më këmbë mbi njëzet minuta .Njëri na qëndronte gati me pushkë prapa kurrizit .Vajzat filluan të shifnin me kureshtje dhe interes .U futëm tek një zyrë përdhese . Na thanë të prisnim ca, se do vinte dikush të na pyeste.
Unë kërkova diçka për të ngrënë me pagesë. Na sollën pak dhallë me bukë misri. Hëngrëm me oreks atë përshesh me krunde e sa s’u mbytëm.
Duke mbetur në pritje të ardhjes së dikujt, ashtu të vetmuar, brenda asaj “zyre”, por me siguri nën kërcënimin e një arme jashtë dere ne dremitëm nga lodhja e po qëndronim si dy engjëj të pafajshëm. Ne ishim të qetë. Nuk ndienim ndonjë faj edhe pse trajtimi po na bëhej, sikur të ishim diversantë.
- اohuni! – Ishte e bërtitura që na përshkundi nga ajo apati dremitëse.
Hapëm sytë dhe vumë re re se hynë vrik dy oficerë të sigurimit të shtetit. Filluan menjëherë pyetjet. Njëri pyeste, tjetri shënonte në një letër:
- Nxirrni çdo gjë që keni? – foli ai që pyeti fillimisht.
Nxora nga xhepi rreth dymijë lekë që kishin mbetur. Tregova dhe komerdaren, mbi të cilën po rrija. ج ktheva xhepat nga astari. Ra shamia e lagur. Gjonit ى tha të hapte çantën. Ai ى nevrikosur e ktheu përmbys. U mbush dyshemeja me thërrime buke.
- Përse erdhët nga Përmeti me Bukurosh e jo me makinë si gjithë bota, ë?
- Se ne jemi sportistë dhe donim të provonim, nëse sfidonim dot Vjosën…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Nuk na prekën me dorë, nuk na goditën as me grushta as me shqelma, ndoshta nga që fiziku ynë ى “hante” ata…
- Unë të njoh ty, Raqi, - tha njëri prej tyre.
- Si më njeh? – e pyeta.
- Kam mbaruar të mesmen zooveterinare. Isha më poshtë teje e të mbaj mend mire, që kur ishim në shkollën e mesme Shkodër.
- Epo përshëndetjet e mia! – ia ktheva. – Po tani? – e pyeta.
- Do vini me ne deri në Degën e Fierit, se duhet sqaruar mirë kjo çështjje, - përfundoi ai që u shfaq se më njihte. Nuik ia kërkova emrin.
ج dha urdhër dikujt jashtë derës:
- Hipja biçikletës dhe shko shpejt te policët e urës! U thUaj të dërgojnë këtu makinën më të parë që shkon për në Fier. Pa kaluar dhjetë minuta erdhi një skodë e madhe. Na urdhëruan të hipnim lart. Me ne hipi dhe njëri nga rojet e fshatit.
Ndërsa “ى njohuri” u fut në kabinën e shoferit. Gjithë kureshtarët “triumfatorë” na shihnin me urrejtje. Miting jashtë asaj zyre të vogël… Ata besnikë e vigjilentë të sistemit, sikur do na përtypnin të gjallë. Dallohej nga veshja që ishin të varfër e të raskapitur nga punët e ditës…Na pandehën diversantë.
Na vinte dhe për të qeshur e inat, se si nuk doli një që të thoshte:
- Leni djemtë të shkojnë!”
Ora po shkonte 8 e mbrëmjes dhe ata punon ende arave të kooperativës, duke iu gëzuar atyre 100 lekëve për ditë pune… Skoda u nis me oshtimë. Skapamentua la pas një tym të zi që ى mbuloi kureshtarët. Sa doli në rrugë të drejtë, ia shkeli gazin në dërrasë drejt Fierit. Unë e Gjoni filluam të bisedonim italisht, gjë që e tërboi oficerin e sigurimit dhe rojen e armatosur.
- Shko në fund ti, - urdhëroi Gjonin dhe mos flisni më me njëri – tjetrin, - foli një nga shoqëruesit. Pushkatari ى zellshëm ى fshatit që ish në karroceri shtrëngonte armën ى vetndjerë në gatishmërinë numër një…
Pas gjysmë ore u gjendëm në mes të Fierit. Skoda qëndroi para godinave të policisë. Kërcyem nga lart në tokë. Na futën në oborrin e madh. Pas nesh kërciti dera. “ج njohuri” na tha të uleshim tek një stol atje. U ulëm në pritje të ndjekjes së procedurave… Edhe pse ora shkoi 8. 30. e mbrëmjes, ende kish ndriçim natyral jashtë. Në oborr një grup policësh po çonin pesha. Kishin një shtangë të mirë. Ne u ngritëm si padashur nga stoli dhe u afruam si patëkeq, por disi të druajtur. Na shtynte malli për shtangën. Ata mburreshin me 50 kg që ngrinin lart. Më ى forti prej tyre çoi 60 kg.
Po vinin baste me njëri-tjetrin.
Unë plot xhentilencë u thashë, se po të donin mund ta provonim dhe ne, së paku vetëm një herë.
Ata panë rreth e rrotull. Njëri prej tyre toleroi dhe na e la shtangën. Gjoni ى vuri boshtit të gjitha peshat që ishin atje. Shtanga arriti 100 kg. ج bëra ca rrotullime belit e pak masazh. Pa vonuar u ndodha para shtangës. Sipas Me dy kohë e ngrita shtangën, sikur të mos kish rëndesë. Policët u habitën të befasuar. Ata e dinin se rekordet KOMBETAREishin fare pranë asaj peshe që ngrita unë edhe pas asaj lodhje katër ditore…
E ula shtangën ,pa e përplasur në tokë .Ata si të shokuar ,sikur e mblodhën veten dhe vetullngrysur na urdhëruan të hynim në zyrat e degës . Kujtuan se kishin të bënin me dy “diversantë”.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Na priste kryetari ى degës. Ai na u duk që në fillim njeri ى edukuar , ى mësuar .Nga gradat e kuptuam se ishte nënkolonel .Ne filluam të përsëritnim rrëfimet tona sqaruese…
Nënkoloneli, si dëgjoi gjatë me vëmendje foli :” Unë e kuptoj që jeni djem të mirë , por fakti që nuk ى keni pasaportat , e veshtirëson problemin …Do të telefonojmë Përmetin . Mos u mërzitni ë ?” U ranë telave , por linjat ishin prishur nga rrebeshi ى një dite më parë . Atëherë nënkoloneli u lidh me Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë .Indirekt u lidhën me Përmetin . Informata ishte pozitive…U ngrit në këmbë kryetari I Degës e na shtrëngoi dorën .
- Ju lumtë çuna!. Ju paskeni qënë heronjtë e Vjosës , bre ! Na falni që ju kemi shqetësuar kaq shumë . Lundrimi juaj merr fund aty tek ura e Milofit …”
Unë e Gjoni e shprehëm hapur mërzitjen tonë . Nuk ى shpëtoi kryetarit shprehja e mimikës sonë.
- Na prishët punë, – ى thashë unë me njëfarë modestie… Kishim vendosur të dilnim në det . Atëherë mbaronte plotësisht objektivi ynë .
- Po ju e kaluat pjesën më të vështirë . Këto dy orë që u mbetën s’janë hiçgjë para asaj që kaluat .Por , meqë je oficer rezevist , ja ku po ta them se ka ndodhur që gjer afër urës kanë depërtuar dhe mjete lundruese të huaja dhe diversantë, - tha kryetari I Degës…Ministria dha urdhër që të mos vazhdoni më tej .Keni arritur në zonën e ndaluar kufitare, - shpjegoi ai.
- Atëherë nuk kemi ç’të bëjmë …Do t’ى bindemi urdhërit , - pranuam ne .Ai person ى zgjuar nuk harroi të na pyete , nëse kishim nevojë për të holla a gjësend . Ne e falënderuam për interesimin . I kërkuam vetëm një dokument identiteti , per të mos patur telashe të tjera me hotelxhinjtë , si dhe për t’ua treguar policëve gjatë udhëtimit për në shtëpitë tona .Pasaportat na i mori lumi took me aparatin fotografik të Gjonit, qe kishim me vete.
Një tjetër oficer që ndodhej në një nga tryezat e asaj zyre , përgatiti në makinë shpejt e shpejt dy vërtetimet . ج vulosi dhe si ى firmosi vet kryetari , na ى dhanë .U ndamë si miq të vjetër .
Jashtë kish rëne nata .Shkuam direkt e tek hotel “Myzeqeja” . Hotelxhiu me të parë vërtetimet e lëshuara nga dega , na siguroi vëndin për të fjetur. Shkuam menjëherë në dhomë , ku lëshuam çantën dhe komerdaren , pasi e çfrymë .Funksioni ى saj mbaroi .
U shtrimë rreth dhjetë minuta .Pastaj dolëm të hanim diçka .Hëngrëm si të limaksur. Kur u kthyem në hotel , vumë re se dhomat ndaheshin nga njëra -tjetra me dërrasa .Mund te shihje nga dhoma në dhomë . Sa turp dhe injorancë …ى zumë vrimat me copa gazetash .Fikëm dritën dhe fjetëm . Na doli gjumi nga zhurma që bënin disa klientë që ishin dehur.
.Jo vetëm ajo zallahi , por nga mesi ى natës ia behën nga të gjitha anët tartabiqet .Na ishin përveshur në krejt trupin . Sa hapëm dritën, ato si të çakërdisura u përhapën në çarçafë…U fshehën nëpër plasat e dërrasave . Ngaqë ishim të lodhur, nuk preferuam të merreshim me tartabiqet, por ى lamë ato të merreshin me ne …të na pinin gjakun . U gdhimë si të pangopur me gjumë.
Biseduam së toku unë dhe miku im me synimin se si do të vepronim në situatat e reja, që na u imponuan…Vendosëm të merrnim nga një biçikletë me qera e të shkonim te kooperativa, ku na kapën., që t’u propozonim, të na blenin trarët e trapit.. Dhe si vendosëm, ashtu vepruam.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Arritëm afër Urës së Mifolit, te zyrat. Ndeshëm me po ata fshatarë që mbrëmjen e kaluar na kishin karfosur si diversantë. Veçse pasi ى kishin njoftuar për të vërtetën, , nisën të na afroheshin e të na jepnin dorën. Një vajzë daktilografiste lajmëruoi kryetarin.
- ا’e mirë u solli përsëri? – na pyeti duke na përqafuar e qeshur kryetari.
- Që të na bëni një nder, - ى thashë unë. – Meqë nuk lejohet lundrimi ynë ى mëtejshëm, po mundët na ى blini ju ata trarë që kemi te lundra jonë. Janë të fortë e të staxhionuar. Na jepni aq sa mundeni, se jemi shkundur… Janë të lidhura në anë të Vjosës nëpër shelgje.
Kryetari aprovoi me të vetmin kufizim, se nuk mund të lëshohej faturë më shumë se 1000 lekë në dorë. Ne ى morëm një mijë lekët e firmosëm. Një pesëqindshe ia dhashë aty për aty Gjonit. Shtrënguam duart me kryetarin e u ndamë si miq. U kthyem me biçikleta sërish në Fier, duke paguar qeranë.
Duke qëndruar çastet e fundit praën njëri-tjetrit, iu drejtova mikut:
- I dashur Gjon, ja si na mbaroi gjithçka që projektuam së bashku këtë meskorriku. Kaluam një katërditsh tepër tepër të ngjeshur me emocione udhëtimi, që nuk kanë për t’u fashitur kurrë nga kujtesa jonë
- Të kuptoj, maestro, po nuk mund të kthehem në jug, se kam për t’u përgatitur për riprovimin e kimisë organike. Edhe prindërit do jenë shqetësuar….
U rrokëm me shumë dashuri e ngashërim, kur e pëcolla tyek stacioni ى autobuzit të linjës Fier – Tiranë. Mbetëm me duar ngritur….Ai nga Brenda xhamave të autobuzit dhe unë nga jashtë. Kthesa e parë na ndau.
Unë u nisa për në Vlorë. Kur e pashë Vjosën nga ura e Mifolit, m’u duk si një gjarpërushe e zbutur nga dy djelmosha “kokëkrisur”…Duhej ta kaloja atë natë në Vlorë, që të nesërmen të ikja me linjën për në Gjirokastër. Kisha goxha ditë përpara. Shkova në plazhin e Ujit të Ftohtë. U kënaqa nga deti ujëpastër.. Atje takova rastësisht një shofer gjirokastrit, qejfli plazhesh. Lani quhej. Me të kalova gjithë atë ditë.
Drekën e kaluam tok. Darkën e kalova tek farefisi ى Fridës, Nuri Drrasa. Xha Nuriu më priti ngrohtë me gjithë Nadon. Atje ishin dhe dy gocat e tij të bukura, Nermini dhe Jona. Ato m’u hodhën në qafë dhe më mbuluan me pyetje, duke u treguar shumë kureshtare për udhëtimin, ngjyrën e lëkurës, muskulaturën etj. Dy djemtë: Bexheti studionte për njekësi, kurse Vullneti ishte prezent.
Unë rrëfeja gjithë kënaqësi, duke qeshur. ج kisha bërë vend vetes të më nderonin e rrethonin me ngrohtësi. Xha Nuriu edhe pse plak, ishte ى bukur, ى shëndetshëm, ى zgjuar e dashamirës. Ndërsa Nadoja ishte pasqyra e tij, sidomos në sjellje e nikoqirllëk. Ajo punonte kuzhiniere në një restorant peshku. Sa herë kur kalonim nga rruga e parë për në Tiranë, kishim ndaluar në atë lokal në qendër. Nadoja jo vetëm na përshëndeste, por interesohej për Fridën , të atin e saj Mehmetin, Qerimenë etj.
Në atë shtëpi më pritën shumë mirë. Vajzat më lanë e hekurosën teshat.
Ndërkohë vesha pishamet e Bexhetit, djalit që ishte mjek.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Ishin kushërinjtë e të atit të Fridës, dhe të doktorit të Mirënjohur Maksut Drrasa. Nث Gjirokastër ishin dy vëllezërit; Selo dhe Elmaz Drrasa, dy familje të mira që mbajnë lart këtë mbiemër.
Nermini u soll me mua shumë e afrueshme. Më njihte më m irë nga të tjerët, se ishte dhe mjeke veterinere. Kish mbaruar një vit para meje. Gjatë viteve të institutit, kur më shihte krah për krah me Fridën, asaj ى bëhej qejfi, kënaqej. Të dyja motrat ishin në Universitet.
Në mëngjes, si hëngra me plot shije, më përcollën gjer te trotuari dhe u ndamë miqësisht. Ata u kthyen në shtëpi. Unë mora rrugën e agjensisë. Me vështirësi gjeta vend në një makinë të mbuluar me mushama Brenda së cilës ishin shumë nxënës që ktheheshin nga kampi ى pushimeve të Vlorës.
Arrita në Gjirokastër mbasdite. Isha ى lodhur e gjithë pluhur. Arrita me hapa të nxituar në Palorto tek shtëpia ime. E hapa portën dhe hyra. Të gjithë u shtangën. Frida m’u hodh në qafë. Gjyshja tha: “Panagjia mu!” – dhe bëri kryqin. Vajta ى putha dorën.
U takova dhe me mëmën, babanë dhe katër vëllezërit e motrën. Duke përqafuar gjyshen, putha dhe Arturin në duart e saj.
Gjyshja e Frida u përlotën. Pastaj më mbuluan të gjithë me pyetje… Kishin marrë vesh, se edhe mund të ishim mbytur.
… Më pyetën dhe për Gjonin. Si kaluan emocionet e para, u bënë kureshtarë të mësonon më shumë për atë lundrim, që ى vuri aq shumë në merak… Njerëzit e thjeshtëu habitën me hobitë e mia të përmasave të rralla, kur në botë janë të rrallë ekzemplarë të tillë…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Ndërkohë kujtova dhe pyeta Fridën, se kur kish ardhë nga Përmeti.
- Kam tre ditë këtu, - tha ajo, duke hedhur sytë nga Arturi dyvjeçar në prehër të gjyshes. – Arturi do bëhet trim si ti, - tha Frida duke buzëqeshur.
Buzëqesha dhe unë e hapa çantën, ku kisha një goxha shalqi që e kisha sjellë që nga Vlora.
- Vureni të ftohet në ujë, - tha babai.
Bëra një larje, duke më hedhur me kanë mbi magje… (Me poçe jemi larë ne shqiptarët nëpër shekuj…)
I kapitur rashë në një gjumë të rëndë.
Në darkë krisi biseda dhe zhurma… ca nga vapa, ca nga pija… Për të qetësuar situatën, fillova të rrëfeja mbresa nga Vjosa… nga Vallja mbi Vjosë… Kur u tregova, se fjeta dhe te Nadoja në Vlorë, Frida u interesua të dinte më shumë.
Nga çka ى tregova familjes atë darkë, u rivendos qetësia e harmonia…
Veç një byreku të mirë që kishte bbërë nëna, ish përgatitur dhe një goxha sallatë me domate e tranguj. Gjyshja e kish mësuar mamanë time të gatuante mirë.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

- Boll hëngre, moj korbë, se do të vdesësh nga dhjami, - ى fliste gjyshja.
- Oh, ç’e gjeti Dhespotin që ha e pi, - justifikohej mamaja.
- Jemi të babëzitur, - pasonte gjyshja. – Kur keni hani e pini pa kyrsyer, ndërsa në dimër kur usta Thomai nuk nxjerr asnjë dyshkë, merrni hua poshtë e lart…
Pas darke fjetëm nëpër mindere, ndërsa vëllezërit e mi në dyshemenë prej dhoge.

xxx

Të nesërmen u interesova për punën time në Komitetin e Partisë, Gjirokastër. Ditët e lejes kishin mbaruar. Bujqësinë e drejtonte Thoma Spiri, agronom dhe njeri ى mirë. Ai më komunikoi emrimin tim si mjek veterinar në Ndërmarrjen e Grumbullimit të Rrethit.
Unë na fakt iu luta të më emronin në klinikën veterinare apo në laborator. Meqë nuk ى binda dot, iu binda fatit të parë…
U ktheva në shtëpi dhe ى vura në dijeni për emrimin. Më uruan të gjithë. Lindi problemi ى strehimit për mua, Fridën dhe Arurin e vogël.
Kisha ikur 13 vjeç nga qyteti im dhe kthehesha definitiv në punë në moshën 24 vjeçare me grua e fëmijë.
Fillimisht prindërit na liruan një dhomë të vogël e të rregullt.
Pas një viti lindi Diana.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Më vonë morëm shtëpi në Manalat.
Në Përmet nuk shkela më dhe mora vesh, se historia jonë kish marrë dimensionet e një legjende… U ruajt dhe u përcoll brez pas brezi ajo që ndodhi…
Vitet kalonin. Unë krahas punës në kohën e lirë punova me pasion në cirkun e Gjirokasdtër, duke e ngritur ى pari cirkun e madh.
Mbas dhjetë vjetësh dhamë një shfaqje në Përmet. Nuk mund ta harroj entuziazmin që krijoi spektakli te përmetarët!… ج madh e ى vogël më hidheshin në qafe e kush të më grishte më parë për darkë ose drekë. E shprehnin shumë hapur mallin…
Më shihnin si një mbinjeri me guxim të jashtzakonshëm, për t’ى rënë Vjosës pash e më pash nga Përmeti në Mifol.
… Kanë kaluar tashmë dhe 45 vjet të tjera që nuk kam mundur të gjendem në atë qytet të dashur, në Përmetin e traditeve, të luleve, të vajzave të hijshme, të vatrave bujare e të pastra…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Nث VEND Tث EPILOGUT

1) SPROVث E MUNDثSIVE DJALOSHARE

Sporti dhe noti që jeta provoi (kur shpëtova shumë jetë njerëzish), tregoi aftësinë dhe mundësitë maksimale të njeriut që mund të argëtojë të tjerët dhe të sjellë dobi, për të shpëtuar njerëz fatkeqë nga mbytja në lumenj e dete…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

2) AVENTURA Mث E EGثR VDEKJEPRURثSE

Pra nisjes e shtyva dhe ca çastin e lumtur. Putha me ëmbëlsi femrën time të bukurën Frida.Ne ruanim kontrollin në ujin e tërbuar…
U ndëshkuam disa herë nga fuqia e natyrës. Se lumi s’kish tru, kurse ne ishim pjesa e gjallë e natyrës.
Nuk kishim ekipe shpëtimi, kur “Vallja e Vjosës” na rrëmbente. Bënte lumi si të donte me ne të dy…Dëshira e Zotit na shpëtoi. Ishim dy heronj, që shpëtuam jetën. Ta gëzojmë jetën që na është falur nga Zoti! Ishte një sfidë, ishte një shfaqje, një demostrim cilësish , vlerash e virtytesh…një akt kur njeriu zotëron natyrën.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

3) SPROVث E MUNDثSIVE DJALOSHARE

Sport e noti qe pjesë e rëndësishme e jetës sime. Unë mbajta jo vetëm trupin e formova bukurinë fizike, po kam shpëtuar dhe jetë njerëzish në liqene, dete e lumenj.
Nga të gjitha këto aktivitete u mundova të tregoja aftësitë dhe mundësitë maksimale të njeriut, ى cili mund të punojë, të argëtojë të tjerët, madje dhe të shpëtojë jetë njerëzish fatkeqë dhe t’ى risjellë ata në jetë me frymëmarrje artificiale.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Siç e theksuam lundrimi në Vjosë ka qenë aventura më e egër vdekjeprurëse për mua e mikun tim të hershëm, besnik e plot virtyte…
Në çastin që u nisëm nga ura e Vjosës putha me ëmbëlsi femrën time të preferuar, gruan time të dashur dhe djalin dyvjeçar atje poshtë këmbëve të urës së hekurt buzë lumit. U desh shumë guxim për t’u ndarë nga gruaja e djali ى vogël, Arturi. Mund të isha mbytur dhe u prish familja…Ishte kulmi ى adhurimit tim për sportet në natyrë; lufta ime në gjirin e natyrës u konkretizua më së miri në fëmijëri, kur isha regjistruar në rrethin e natyralistëve në “pallat të pionierit”.Të papriturat e jashtëzakonshme ى sfidonim me vetkontrollin në ujrat e tërbuara dhe me një qetësi të çuditshme shpirtërore e mendore. Herë pas here goditeshim nga shpellat ndën ujë dhe stepeshim nga të papapriturat e nënujshme.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Errësira nën ujë e pengonte shikimin, sado që t’ى hapnim sytë. U ndëshkuam nga këto fuqi madhore të natyrës, siç qe lumi ى egër; por dhe ne ishim pjesë e gjallë e natyrës, pra ishim truri që luftonte me lumin e rrezikshëm.Mungesa e ajrit nën ujë ndikonte direkt se nuk kishim fare bombola me oksigjen. U rrezikuam sa herë që dilnim mbi ujë, se nuk kishim ku të kapeshim; gjithçka ishte e rrëshqitshme nga algat. Ishte një udhëtim jashtëzakonisht ى vështirë, se rryma lëvizte shpejt e ne bashkë me të. Po të mbyteshim ne të dy, nuk do merrte vesh njeri, se ku e si…. Ishim të pashoqëruar.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Tani, pas dyzet e pesë vjetësh po kuptoj se sa aventurë e rrezikshme ishte ajo që bëmë. Neve nuk kishim mundësi ndihmëse shpëtimi e mbrojtje. Bukuroshi na kishte braktisur në çastet më të vështira. Kur dilnim mbi ujë mbaheshim te ndonjë gur sa për çlodhje.
Vallja e Vjosës na rrëmbente, rryma na shtynte…
Padyshim ishte aventura më e egër që mund të bëjë një njeri. Mijëra metro kub ujë në sekondë merreshin me ne të dy…
Shpëtuam nga çarje të mundshme kafke e ndonjë rupturë në organet e brendshme. Lumi ى furishëm na përdridhte përmes rrëmbesave të tij.
Bënte lumi si të donte me ne të dy.
Dëshira e Zotit na shpëtoi përballë një rreziku që e kërkuam vetë.
Ta gëzojmë jetën e mbetur pas një sfide, pas një shfaqjeje, një demostrimi cilësish e vlerash burrërore…
Po mbushen 45 vjet nga ajo ndodhi.
U harrua për ca kohë e mbeti si legjendë që thuhej midis njerëzve si shembull guximi për natyrën lakmitare që ka njeriu drejt njohjes.

FUND
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Me te vertete nje lloj aventure me motive delirante e te kompleksit te madheshtise kane cuar edhe drejt vetemohimit keta dy eksploratore te Vjoses kapricioze edhe ne mes te muajve te veres...
A ISHTE E NEVOJSHME TE HUMBESHIN NEN UJERA DY JETE TE REJA PA ndonje motiv te mirefillte, pervec fames qe kerkonin te fitonin? Varet si e gjykojne njerezit...! Vec nje hall mund te te detyroje te vetemohosh, te sakrifikosh gjene me te shenjte.
Une kete nuk do ta quaja respekt per jeten por nje pertallje te saj...
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

LE TE GJYKOJNE LEXUESIT ME MIRE PER AKTIN. kURSE PER TRAJTIMIN ARTISTIK TE PERSHKRIMIT TE KETIJ AKTI DUHEN THENE FJALET PER TE MIRA PER AUTORIN - PROTAGONIST.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top