Artizanët Shqiptar: Na mbroni nga kinezët!

Bilderberg

Anëtar i ri
Artizanët Shqiptar: Na mbroni nga kinezët!

26 Mars 2009





Projektligji: Artizanati shqiptar certifikohet si “Made in Albania”.


Shoqatat e prodhuesve të objekteve artistike të traditës kërkojnë një treg më të gjerë për shitje. Zona të ndryshme të Shqipërisë janë të njohura për prodhime artizanati, që nga ato të përpunimit artistik të drurit, qeramikës, kashtës, qëndisjes deri te produkte specifike origjinale që rrjedhin prej tyre, si sixhade, qilima, artikuj zbukurimi prej hekuri dhe bronzi, të cilat kërkojnë që të përkrahen në mënyrë që këto prodhime të shiten në tregun evropian si “Made in Albania”. Fakti që artizanati është i zhvilluar në disa zonat të caktuara të vendit, kryesisht në ato historike, shoqatat e artizanëve kërkojnë që puna e tyre të vlerësohet dhe të licencohet për të pasur mundësi lëvizjen jashtë vendit. Kërkesat e këtyre shoqatave duket se kanë marrë një përgjigje pozitive, me prezantimin e projektligjit “Për Artizanatin”, i përgatitur nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Një tryezë e rrumbullakët u organizua dje për këtë qëllim, në mjediset e kësaj ministrie, për diskutimin e projektligjit të parë shqiptar mbi artizanatin, me synimin për t’i dhënë një nxitje këtij tipi biznesi me traditë të lashtë në Shqipëri. I konsideruar si një prej tipareve kryesore të identitetit kombëtar, artizanati në Shqipëri do të mbrohet së fundmi dhe prej këtij projektligji, që do të kalojë më tej për miratim në Qeveri dhe më pas në Parlament. Suzana Turku, zv/ministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, tha se qeveria shqiptare ka një ndër prioritet e saj, ruajtjen e trashëgimisë dhe identitetit kombëtar dhe mbështet plotësisht këtë nismë të hartimit të këtij projektligji, i cili në fakt vjen në një kohë kur në vendet e zhvilluara tendencat e këtij biznesi, kërkojnë përdorimin në masë të teknologjive dhe promocioneve sa më të avancuara. Sipas saj, ky projektligj merr një vlerë të veçantë për vendin edhe në këtë kohë krize globale, pasi krijon terrenin për të nxitur dhe zhvilluar këtë traditë, tashmë me orientimin e një biznesi fitimprurës. Sipas këshilltarit të Kryeministrit, Petraq Milo, ky projektligj nuk synon vetëm njohjen e artizanatit, por nëpërmjet tij do të bëhet dhe afrimi me shtetet e tjera evropiane. Hartimi i tij është një sintezë e disa ligjeve të shtetit gjerman, italian, modeleve të vendeve të rajonit të përshtatura këto për vendin tonë. Projektligji synon njohjen në baza ligjore të aktiviteteve të artizanatit, si dhe mbështetjen financiare të tyre nga ana e shtetit shqiptar. Sipas zv/ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo, “është e nevojshme që pas hartimit të këtij projektligji, të kemi programe dhe projekte të ndryshme konkrete, të cilat t`u vijnë në ndihmë bizneseve të artizanatit edhe në aspektin financiar, që ky sektor të ketë mundësi të zhvillohet më tej”. “Projektligji ‘Për artizanatin’ i jep një zgjidhje dhe certifikimit të artizanëve shqiptarë”, u shpreh presidenti i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ilir Zhilla. Sipas tij, hartimi i këtij projektligji, rregullon ushtrimin, organizimin, mbështetjen dhe shkollimin profesional të sektorit të artizanatit.
Artizanët: “Të ndalohen licencat për shitësit e mallrave kineze”. Zejet tradicionale, janë padyshim një nga tiparet kryesore të identitetit kulturor të një vendi, dhe ruajtja e trashëgimisë kombëtare dhe identitetit është një nga prioritetet e politikës kulturore të qeverisë. Për më tepër, duke qenë një sektor me specifikë të veçantë, ai do të luajë një rol të madh në zhvillimin ekonomik të rajoneve të veçanta. Por duket se ky sektor është i zhvilluar vetëm në disa zona të caktuara të vendit, në Krujë, Gjirokastër e Shkodër. Edhe pse pothuajse në të gjithë qytete ka artizanë, të cilët përpiqen të krijojnë diçka të veçantë. Por kërkesa e tyre në takimin e djeshëm ishte mjaft e qartë, ata kërkuan që të licencohen ata artizanë, të cilët krijojnë më të vërtetë objekte me vlerë kombëtare. Sipas përfaqësuesve të artizanëve shqiptarë, në tregun shqiptar shiten objekte kineze, të cilat jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me historinë dhe kulturën tonë, por ulin vlerat kulturore të shqiptarëve.
 
Titulli: Artizanët Shqiptar: Na mbroni nga kinezët!

Artizanët Shqiptar dhe punimet e tyre them se jane pjese e nje vlere kulturore te pakrahasueshme te kombit tone e cila gjithsesi se duhet kushtuar vemendje ne te ardhmen.
Si i pasionuar pas punimeve dore dhe antikes, me dhimbje me duhet te them se kjo vlere e cmuar eshte ne zhdukje e siper. ( flase per Kosoven), madje pa asnje mbeshtetje nga organet kompetente. :karton
 
Titulli: Artizanët Shqiptar: Na mbroni nga kinezët!

Artizanët Shqiptar dhe punimet e tyre them se jane pjese e nje vlere kulturore te pakrahasueshme te kombit tone e cila gjithsesi se duhet kushtuar vemendje ne te ardhmen.
Si i pasionuar pas punimeve dore dhe antikes, me dhimbje me duhet te them se kjo vlere e cmuar eshte ne zhdukje e siper. ( flase per Kosoven), madje pa asnje mbeshtetje nga organet kompetente. :karton

:espuls::espuls::espuls::espuls::espuls:

Shum shpejt Republika Kineze e Vranjefcit n'Kosov
 
Titulli: Artizanët Shqiptar: Na mbroni nga kinezët!

Jo me shume se para 2-3 ditesh isha ne Kruje dhe u solla rrotull edhe tek ky "tregu" artizanal.

Gjeja me qesharake qe me zune syte ishin disa filxhane apo ora me figuren e xhaxhit Enver, pastaj kishte mall medreseje dhe dhjetra objekte qe ia prishnin bukurine ketij tregu. Aksesore te ndryshem 5-leksh kineze....

C'lidhje kishin keto produkte me tregun artizanal te Krujes ???


Pastaj hyra ne nje dyqan qe mbante objekte te rralla dhe te vjetra, te siguruara nga pajat e femrave dhe te marra ne shtepite krutone.

Nuk kishte gje me te hidhur tek degjoje shitesin qe mburrej se kishte shitur nje shpate antike per 2000 euro nje ambasadori, nje x apo nje dicka tjeter....

Si mund te shitet pasuria kombetare ?

Si mund te heshte shteti perballe kesaj "vjedhjeje" te tradites dhe kultures tone ??/

Si lejohen produktet kineze te zene vend ne ate treg ???

Kush duhet te pergjigjet ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top