Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Gabriela

Sweet like icecream
Para 6 vitesh u njoha me nje djale te cilin e doja dhe me donte shume. Kemi kaluar nje lidhje shume te veshtire per shkak te distances qe ishte gjithmone pengese per ne te dy. Ai jetonte ne France ndersa une ne Tirane. Per shkak te biznesit te tij detyrohej shpesh te vinte ne shqiperi, madje te rrinte me muaj te tera.

Nderkohe une isha ne vitin e pare ne universitet. Pavarsisht problemeve te vazhdueshme qe kishim te dy perpiqeshim ta mbanim lidhjen tone. Ai ikte vinte gjithmone. Vitin e fundit qe iku ndejti 1 vit te plote ne France dhe kjo ishte sprova me e forte qe po kalonim. Une mbarova shkollen fillova nje pune, per te cilen ai nuk kishte aspak deshire te punoja, por me gjithe insistimin e tij une fillova. Ai u ftoh karshi meje dhe une po e vuaja shume kete, nuk me merte me ne tel, nuk flisnim si me pare, bicedat ishin pothuaj te pavlera.

Gjate kesaj perjudhe ne kohen qe shpenzoja ne internet u njoha me nje djale tjeter qe jetonte ne Gjermani. Flisja me te dhe ndjehsha mire, shoqeria e tij me beri disi te harroja vuajtjen qe po kaloja. U afruam aq shume me njeri tjetrin sa ai vendosi te vinte te me takonte dhe une pranova. Nderkohe me djalin e pare nuk flisja gjate kesaj kohe. Ai erdhi e takova, ishte ashtu si e kisha imagjinuar, fillova te ndjeja per te dhe ai per mua, kaluam disa dite bashke kur them dite dua te cilesoj se gjithe kohen isha ne pranine e tij, nga mengjesi deri ne mbremje vone.
Naten e fundit para se te ikte flejta me te. Nuk i kisha treguar per lidhjen time te meparshme. Pasi ai u largua u ndejva perseri bosh dhe e dobet. Kisha shume nevoje per te, vazhduam te flisnim si me pare, madje me teper.

Djali i pare pas disa javesh me mori ne tel dhe me kerkoj te flisnim, fola... ndjehsha keq, sepse isha treguar e pafytyre me te dy. Me brente ndergjegja thelle brenda vetes dhe luftoja me ndjenjat e mija. Pas dy muajsh djali qe jetonte ne Gjermani erdhi perseri, e takova me kishte mar malli, kuptova se e doja, dhe se smund te rrija dot pa te. Provova te ndahesha por nuk mundesha, ishte me e forte se mua.

Si per fatin tim te keq, pas dy ditesh qe djali nga Gjermania erdhi, erdhi i dashuri im qe jetonte ne France, pa me lajmeruar. Isha ne siklet sepse nuk dija cfare te beja, e takova por gjerat nuk ishin si me pare. Me dukej i larget, apo mbase isha une ajo qe isha larguar kaq shume.
Ndersa isha me te me vjen mesazh nga tjetri dhe ai e pa reagimin tim, me mori tel dhe e lexoj. Aty i tregova per djalin qe kisha njohur ne internet. Normal nuk e priti mire, u ndje keq dhe fajtor, por mbase faji ishte gjithi imi. Me tha se nuk donte te me humbte per asnje arsye ne bote, dhe se ishte gati te me falte gjithcka. Nuk dija cfare te beja vetem qaja dhe mendja ime nuk ishte ne gjendje te llogjikonte qetesisht.

Pranova, kete akoma nuk e di pse e bera, nga meshira apo ngaqe ndjeja akoma per te, dhe se nuk kisha kaluar pak por 5 vite te jetes time me te. Nderkohe qe dhe tjetrin e takoja, vazhdoja sepse nuk beja dot ndryshe, ishte nje makth por qe une guxoja kaq shume. Me vinte peshtire nga vetja ime, por zemra dhe kembet me conin ke ai.
Ai u largua perseri duke me then se do kthehej shume shpejt prap.
Djalin e pare familja ime e njihte mire, ishin takuar shpesh, e pelqenin, dhe ai kerkoi qe ne te benim fejesen. Ne ate kohe me djalin qe jetonte ne Gjermani kisha probleme, keqkuptime. Keshtu pak nga familja pak nga situata, pak ndoshta dhe e deshiroja vet, u fejova.

Pasi u fejova shkova me pushime me te fejuarin tim ne Maqedoni per dy jave. Por dhe kur isha atje mendoja per tjetrin, dhe kur isha ne shtrat me te fejuarin enderroja te ishte ai. Po vuaja shume, dhe nuk po e duroja dot kete situate. Kisha ber gabimin me te madh te jetes time dhe tani po e paguaja shtrenjte.
U ktheva nga pushimet, pak dite me vone erdhi perseri djali nga gjermania, e takova. U ndjeja aq mire me te, isha e lumtur, harroja gjithcka ne prani te tij. I fejuari im kuptonte dhe me thoshte vazhimisht se nuk isha me ajo e para, nuk kisha si te isha kur ndjeja per nje tjeter.
Tani i kam then te fejuarit qe une kam vazhduar te flas me djalin ne Gjermani edhe pasi jemi fejuar. Ai e kishte kuptuar kete, por nuk do te me ler, me thote se bashke do tia dalim, nuk do te me humb.

Jam ne dileme te madhe, sepse kam dhe familjen time qe jane shume konservator, nuk mund ta duronin dot nje ndarje timen, dhe per me teper per nje tjeter. Por une e dua ate, ai eshte njeriu qe une dua, po luftoj me veten dhe me ndjenjat e mija por e pamundur ti mposht ato.
Djali nga Gjermania do vij perseri dhe kete radhe me tha se do donte qe ne mos te rrinim me te ndare, por une te shkoj ne Gjermani tek ai. Eshte gati te jetoj me mua. Nuk e di cfare te bej!
Si ti them familjes time??? Ata kurre nuk kane per te me kuptuar
Kam frike se do humbas dashurine e tyre.
Nese nuk bashkohem me te perseri kam frike per jeten time, do humbas njeriun qe dua!
Mendimet e juaja do me ndihmonin shume ne nje situate te tille.
Do i pranoj keshillat tuaja cilado qe te jene ato, edhe kritikat.

Ju falenderoj perzemrsisht nese do keni durimin te lexoni dhe komentoni historine time.
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Besoj qe ke harruar edhe nje detaje tjeter qe mund te jete shume e rendesishme ,
Djali qe jeton ne Gjermani eshte ne dijeni per lidhjen tende , dhe fejesen qe kishe dhe ke me kete djalin qe jeton ne France ?
E ke marre para sysh reagimin e tij kur te marr vesh cdo gje ?

Gjithsesi historia mu duk si nje telenovele ,
Por gjithsesi jane gjera qe ndodhin ...
Per si keshille mund te jap vetem degjo zemren tende , sepse ti do te kalosh jeten me njerin nga keto cunat dhe jo familja e jote ..
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Per mendimin tim sa do qe te kritikojne e te thone eshte keshtu o ashtu ,je prap ti vete qe duhet ti japesh pergjigje brenda vetes tende per ate qe deshiron e ate qe te do zemra ,ku ndjehesh me mire atje vendos e mos merr parasysh gjykimet e tjerve ,e sa per familjen endoj se do vij dita e do te kuptojne ,nuk mendoj se do te humbesh dashurine e tyre se je e do te mbetesh gjithmon vajza tyre per cfare do lloj vendimi ti te marresh per jeten tende ..
te uroj fat e lumturi....
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Nice histori dashurie te nderthurura me njera -tjetren.

Po me degjove mua martohu me ate qe ka situate ekonomike me te mire , me stabel ,
shtepi me te mire , makine me te mire , etje etje se me sa kuptohet nga tregimi duhet te jesh e bukur dhe nuk do ngelesh asnjehere pa burra te mire rrotull teje.
Franca ? Gjermani? Zgjidh Francen me mire , me me kulture , me cool , e vleresojne me shume femren , gjermanet me duken teper serioz.
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

:eek:hh: jam bere lemsh,nuk di cte them me pare...
gjths,gjeja kryesore dhe e rnd è qe te mendosh x lumturine tende,pasi do kalosh nje jete te tere me njeriun qe ke apo do zgjedhesh!!!
nuk kam pse te gjykoj apo kritikoj,pasi cdo njeri sheh te vehtat...

keshilla ime è: BEJ CTE THOTE ZEMRA,POR AMA ME MEND NE KOKE..
NUK MUND TE FUSESH NJE KEMBE NE 2 KEPUCE...TI KESHTU PO I BEN KEQ VETES DHE TE TJ..
DUHET TE MARESH NJE VENDIM...TA LESH TE FEJUARIN,APO TE VAZHDOSH ME TE,EDHE PSE E KE SH TE VESHTIRE,NUK KE TJ RRUGE...
PRINDI DON LUMTURINE E FEMIJES SE VET...NESE FEJESA ME KETE DJALIN,NUK ISHTE GJEJA E DUHUR X TY,DUHET TE IA THUASH...

UROJ QE TA ZGJIDHESH SA ME SHPEJT KETE DILEME,QE ME NE FUND TE GJESH PAQE,E PSE JO,LUMTURINE QE KERKON :puthje:
 
Djali qe jeton ne Gjermani eshte Shqiptar jo Gjerman. E dyta nuk vlersohen njerzit nga situata ekonomike, por per ate qe ata mbartin dhe japin. Gjithsesi doja te shtoja se me djali qe jam fejuar nuk eshte ne te njejtin nivel arsimor me mua. Ai eshte me shkolle te mesme, une me te larte, une punoj ndersa ai jo. Kam kuptuar se shume gjera na ndajne, jo vetem ndjenja.
 
shume flm e dashur :)
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

na i nxorre ment me kete histori po nejse rri me ke te doje shpirti ty je ti ajo qe zjedh dhe vendos mos e vrit trurin per ate qe mendojne te tjeret
se me nigju ropt vari lesht ke me ngel gjithe jeten
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Djali qe jeton ne Gjermani eshte Shqiptar jo Gjerman. E dyta nuk vlersohen njerzit nga situata ekonomike, por per ate qe ata mbartin dhe japin. Gjithsesi doja te shtoja se me djali qe jam fejuar nuk eshte ne te njejtin nivel arsimor me mua. Ai eshte me shkolle te mesme, une me te larte, une punoj ndersa ai jo. Kam kuptuar se shume gjera na ndajne, jo vetem ndjenja.

Mire mi goce , ba si te duash ,meqense ti i dike te gjitha ,
si vlersohen njerzit , dashuria , niveli arsimor , etj etj
Ti do me pa sa veta jane ne nje mendje me ty apo ...........?
Pse kerkon mendime , kur qenke e zgjuar edhe vete.
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Dhe njehere populli jone ka te drejte
Larg syrit larg zemres i thone
Nejse nje keshille nga mua po u njohe dhe me nje te trete hiq dore sa nuk eshte vone.......
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Dmthn ti e paske problemin e zgjidhur ? ne vetem qe grijme sallate kot..
Po pse ky djali qe jeton ne France nuk kishte po te njejten shkolle per 5-6 vite qe ti e doje ? apo mos valle ju zvogeluan vitet e shkolles ?
Dhe me cfare the siper ai ka biznes ne Shqiperi, nuk me duket dhe aq analfabet , perderisa sa ka aftesi te manaxhoje nje biznes.
Ti e theksove me siper qe nuk vleresohet njeriu nga situata ekonomike ,
PO ashtu besoj qe nuk vleresohet njeriu nga vitet qe shkon ne shkolle , sepse mund te shkosh 16 , dhe dhe mund te kesh bagazhin e njerit me 12, dhe e kunderta. njeriu vleresohet edhe nga karakteri , edukata , kultura etj etj por gjithsesi problemi i jot mes djalit nuk ka filluar as nga gjendja ekonomike dhe as nga ajo arsimore ,
Dhe nga ato cfare tregove ti , djali edhe mund te kete probleme mendore sepse shpjegim tjeter nuk mund te kete , sepse duke e ditur , qe ti don nje tjeter e takon etj etj se nuk po hy me thelle, dhe ai akoma kembengul . mbase ate e terheq bukuria e jote . thjesht nje terheqje fizike.. Te jesh e sigurt qe as ai nuk te don..
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Nice histori dashurie te nderthurura me njera -tjetren.

Po me degjove mua martohu me ate qe ka situate ekonomike me te mire , me stabel ,
shtepi me te mire , makine me te mire , etje etje se me sa kuptohet nga tregimi duhet te jesh e bukur dhe nuk do ngelesh asnjehere pa burra te mire rrotull teje.
Franca ? Gjermani? Zgjidh Francen me mire , me me kulture , me cool , e vleresojne me shume femren , gjermanet me duken teper serioz.

Hartini nqf se nje femer fillon qe tani me zgjedhje te tilla besoj se dhe ne vazhdim do ti kete keto se gjithmone do dale nje tjeter qe do ti kete keto me mire se ky.........

si tha dhe Beni ne grijme sallata kot une ve bast qe neser po qe se del nje variant tjeter 100 %ky i Gjermanise behet last year....nuk dua te ul njeri por mua kete pershtypje me jep e gjithe historia....Une e desha po pastaj nuk e desha keto jane per kalamajte e fillores dhe hipokrizia ne kulmin e saj ......
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

shume interesante si histori. per mua si me me eksperience ne kete drejtim, dmth ne specifiken e lidhjeve qe ke krijuar ti me keta djem( kam nje histori te ngjashme pas) ska shume rendesi se kush te do ty me shume nga keta te dy. te duan sot vdesin per ty etj etj, neser si dihet.
gjithashtu sme duket prove konkrete e dashurise fakti qe ti je fejuar me njerin prej tyre, sepse sic e thua vete dhe sic e ndjeke, nuk je e lumtur per faktin se je e fejuar apo jo?
mua ajo qe me ben perhstypje ne gjithe kete qe na tregove ti eshte dhe pyetja ime: ca do ti nga vetja jote? ca planesh ke ti per jeten tende? ca plane ke ti per gabrielen? dhe a e dashuron ti gabrielen?

ke vertet kaq shume nevoje te ndihesh e realizuar duke u fejuar, martuar, apo qofte dhe duke krijuar nje lidhje te tille ne largesi, ku cdo gje duket shume e bukur kur flet ne internet dhe takohesh nje muaj ne vit, puna eshte kur te jetsoh me kete njeri si do jene gjerat.
pastaj, a je gati ti te ndryshosh gjithe jeten tende per hir te ketyre dy mehskujve?
qe do te thote; nqs do rrish me francezin do detyrohesh te jetosh ne france pjesen me te madhe tekohesh.
nqs do rrish me gjermanin do detyrohesh te jetosh ne gjermani etj etj(sigurisht hipoteza jane keto).
per mua e di cke ti? ik ca kohe nga shtepia e mos degjo as nene e as babe, e as keta dy bukuroshat, por rri e mendohu e shiko se ca te pelqen ty me shume per te bere ne jeten tende.
 
Avash moj ti , ajo eshte e ndergjegjshme qe don meshkuj ,burra, por nuk din cilin e don vertet,
se kshu si i thu ti i takon qe ajo ta beje vetem gjithe kohes.
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Ndersa po lexoja historine tende, une kuptova dhe pergjigjen qe ke bere ti. Me sa duket, ti kete djalin nga Gjermania e don me shume.
Nuk e di se çfare tip personi je dhe se si vepron kur mer nje vendim te rendesishem, por them qe te duhet kohe qe te jesh larg te dyve dhe te mos flasesh me asnjerin per ca kohe dhe te mendosh se per cilin do te marre malli me shume. Zgjidh ate njerin pa te cilin se imagjinon dot jeten!!
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Edhe une kshu mendoj qe te duhet pak kohe qe te kthjellohesh per ndjenjat e tua.......ne fund te fundit ata te dy te dashkan .........eshte mire kshu:D
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

nje gje nuk mora vesht une se deri aty arrita te lexoja ..

ky i frances u ftoh me ty right ? mbasi i the do futesh ne pune. Per muaj ste foli . Tani pse u ndjeve fajtore ti se mora vesht une dhe ai pse u ndje keq ?
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Per te pas nje lidhje serioze dhe te lumtur duhet te gjesh nje te trete pasi ti kesh len kto te dy !
Arsyeja : ja ke dredh te dyve (me dashje apo jo, ska rendesi)

Te uroj gjithe te mirat dhe as mos e çaj koken fare sepse po ishe pak e zgjuar do gjesh akoma me mire ;)
 
Rov... kur mbarron e mira ??? gjithmone do kete me te mire apo jo ???
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

I ke ber njecik gjerat lemsh.....nejse...vendos per ate qe e shikon me te sistemuar ne jete.
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Do doja qe t'iu falenderoja per kurajon per ta ndare historine tuaj me ne.

Historia eshte sa trilluese, e dhimbshme dhe e pasur me eksperienca. Nje gje qe eshte me e rendesishmja nga te gjitha eshte se ju jeni ju pavarsisht se c'fare ka ndodhur nje dite, jave apo vit me perpara ne jeten tuaj. Eksperienca duhet qe t'iu beje te ndiheni me e forte, me e afte per te vendosur dhe me e kujdesshme ne zgjedhjet e ardheshme.

Sugjerimi me i mire qe une do ju jepja do ishte qe ju te beni ate qe eshte me e mira per ju. Per te arritur tek nje vendimarrje e tille ju duhet qe te tregoni kujdes dhe te mund te beni nje balanc midis impaktit te ndjenjave dhe parashikim te se ardhmes me ane te nje arsyetimi te pranueshem. Eshte e mundur besoj une qe te duash vetem njerin nga ato. Eshte e mundur qe ju te zgjidhni vete per veten tuaj dhe te beni zgjedhje per vete. Nese ju mendoni dicka serioze ju duhet te jeni e sinqerte me djalin qe doni apo vendosni te qendroni. Zgjedhja eshte e juaja, prandaj mundohuni qe te largoheni sa me shume ndjenjat e fajit, largoni ndjenjat e pasigurise (lejoni zemren te vendose pjeserisht, ndjenjat jane te rendesishme, por shume here te drejtojne ne vendimarrje te gabuara, verbojne logjiken) dhe beni zgjedhjen tuaj per veten tuaj.

Mbase keni plot arsye per tu ndjere e pasigurte se c'fare t'iu tregosh familjes por eshte me rendesi qe ju te beni zgjedhjen tuaj. Tek e fundit do jeni ju ajo qe mendoni te kaloni pjesen e mbetur te jetes me ate cun dhe jo familja juaj. Pastaj nga ana tjeter ju sic duket keni dhe arsye te tjera per te mos qene e kufizuar ne hapesire vendimarrese pasi punoni dhe keni shkollim. Beji vetes nje nder, rrespektoje ate, merr vendimin qe ju pelqeni, favorizoni, deshironi dhe shikoni me te arsyeshem.

"Pyet 100 vete e bej si te duash vete"

Ju pershendes miqesisht,
alfonci
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Ca guximi te tregosh ketu jeten tende...Edhe pse duket cik trillim.
Sdq ajo qe do i lejoja vetes te te thoja une, eshte kjo :

Mos bej ç'te te thote zemra,se shpesh here zemra gabon. Largohu per nje kohe nga te dy, mos degjo e mos tako asnjerin. Pastaj per ke te ndjesh mungesen me shume me ate lidhu.
Flit dhe me familjen, se familja te kupton e nuk e humbet dashurine e tyre pa merak.Do te te kritikojne ose do jene cik te ashper ne fillim,por do te te kuptojne. Kuptohet mos u trego dhe detajet ti.
Paç fat.
 
po c'guxim mi Bianca . Se mos na i tha te gjitha kjo si quhet, si ja qujn mamin dhe babin, ku e ke shpine. Dhe ndonje foto mire do ishte :D

Kshu anonimisht te gjithe kerkojne ndihme ketu, e shkruajne jeten e tyre per 5 min. Ne real life eshte ndryshe.

Po ne lidhje me kete historine, une do i vija ne dukje kesaj hapeses se temes qe ka pasur shenja inferioriteti nga ana e saj. Nuk duhej ta kishte lejuar ate kohe-shkeputjen me kete cunin nga franca dhe rrjedhimisht ka arritur deri ne kete situate konfjuze.
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Gabriela mos degjo keta siper ti keta jane pak te vecante :) , shiko dy persona te kane folur shume bukur dhe shume mire Alfonci dhe Benit atehere vepro si ta ndjesh me mire por ama mblidhe menjdjen mire se jeta nuk ehste loder ndjenjash si per ty dhe per meshkujt qe ti flet sepse dhe ata vuajne ashtu si ty dhe mundohen te te kuptojne . Mos shiko vendet ku jetojne , mos shiko pasurite e me the te thashe shiko e vendos per veten tende , lumturine tende dhe me familjen mund te flasesh shtruar nje dite dhe tua thuash gjerat si jane ne te vertet sepse dhe te jetosh me dike qe se do gjithe jeten nuk jetohet sepse i thone nje jete e tere .
Uroj qe te besh veprimin e duhur per veten tende :)
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Зngjεll;144674 said:

O engjell po mire si nuk doli nje ti thoshte avash moj goce ste vjen turp qe luan me ndjenjat e dy njerzve ketu por jo zgjith jo perdrith hipokrizia nuk e ndihmon tjetrin ne ''problemin'' se nuk besoj se ndonjeri ketu e quan problem se une me shume do e quaja kapricio se jo per gje por duhet te pranosh/ni faktin qe mund te dashurohesh njekohsisht me dy persona dhe duhet pranuar kjo gje apo jo ??? Pse tu duk apsurde ty qe po te dale dhe nje i trete ka shume mundesi te perfitoje tani qe eshte e ''pambrojtur''??? Une kam mesuar nje gje ne kete jete ne do te jesh shok mik etj tjetrit thuaji ate qe ti beson dhe jo ate qe do ai/ajo te degjoje se po e bere kete gje nuk je shok mik por je nje person qe thjesht i ben keq dhe ai tjetri/a eshte veshtire ta kuptoje.....nuk besoj se do ishte e gje e bukur te dergonim te gjithe ne oh sa keq qe qenke ne nje situate kaq te veshtire po si do tja besh po ata te dy kush ngelet ti mendoje se me sa shoh kjo goca nuk e beka ;)
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

Dmthn ti e paske problemin e zgjidhur ? ne vetem qe grijme sallate kot..
Po pse ky djali qe jeton ne France nuk kishte po te njejten shkolle per 5-6 vite qe ti e doje ? apo mos valle ju zvogeluan vitet e shkolles ?
Dhe me cfare the siper ai ka biznes ne Shqiperi, nuk me duket dhe aq analfabet , perderisa sa ka aftesi te manaxhoje nje biznes.
Ti e theksove me siper qe nuk vleresohet njeriu nga situata ekonomike ,
PO ashtu besoj qe nuk vleresohet njeriu nga vitet qe shkon ne shkolle , sepse mund te shkosh 16 , dhe dhe mund te kesh bagazhin e njerit me 12, dhe e kunderta. njeriu vleresohet edhe nga karakteri , edukata , kultura etj etj por gjithsesi problemi i jot mes djalit nuk ka filluar as nga gjendja ekonomike dhe as nga ajo arsimore ,
Dhe nga ato cfare tregove ti , djali edhe mund te kete probleme mendore sepse shpjegim tjeter nuk mund te kete , sepse duke e ditur , qe ti don nje tjeter e takon etj etj se nuk po hy me thelle, dhe ai akoma kembengul . mbase ate e terheq bukuria e jote . thjesht nje terheqje fizike.. Te jesh e sigurt qe as ai nuk te don..

Djali shkollen nuk e kishte, por gjithmone ka qen i mendimit se do ta bente nje te tille, por ne fakt as nuk beri percapjen me te vogel. Por nuk eshte ky problemi, me kalimin e kohes njeriu ndjen diferenca, rritet, arrin ti kuptoje gjerat me qarte dhe paster. E vertete qe njeriu vlersohet nga karakteri edukata etj etj, por nje njeri e do per ate qe ai eshte, une nuk e dua me. Nuk e shoh si e kam pare ne fillimet e lidhjes tone. E lehte te flisni ketu kur nuk e dini se si i kam kaluar une ato vite me te. Nuk kam patur maksimumin, edhe pse asnjehere nuk e kam pretenduar ate por qe ai njeri mua nuk me mbush me, nuk me stimulon, nuk ka ndjenja!!!
Kupton kur them qe kur jam me te mendoj per tjetrin? Kupton kur them qe jam perpjekur te ndahem nga tjetri por kane qen perpjekje te deshtuara, sepse nuk mundem te rri dot pa te. Tashme u ben dy vite qe jam me te dhe ajo qe ndjej nuk ka te bej vetem me ndjenjat, por me te kuptohem si kurre nuk ka ndodhur me te fejuarin tim. Kam gjetur veten tek ai. Jam une plotesisht, nderkohe me te fejuarin kam qen paksa e ndrydhur dhe jo aq e lire. Karakteri i tij nuk ma ka lejuar te jem vetja ime plotesisht.
Pastaj si mundet te flasesh per terheqje fizike kur nuk e di ate cfare ne kemi perjetuar? Gjithcka qe ne kemi kaluar?! Nuk do futem ne detaje, sepse po te flas per gjithcka do duket vertete si nje film, jeta ime eshte nje film por real qe une po e perjetoj dita dites.
 
Titulli: Dilema e nje fejese dhe nje dashurie te re (priten komentet tuaja)

atehere cdreqin doje qe u fejove me kete kur doje tjeterin se cmene ooooooooooo jo po du ket jo po i fejuari jo po kjo leje t efejumin dhe ik me tjetrin e kote qe genjen vetebn dh ei prish jeten dhe te fejuarit tend ke kaq vjet qe e mashtron :(:(:( ishalla e mer mire i fejumi jot se te jem une ne vend te tij ta fus plumin mu ne mes t eballit ose me mire ste kisha feju fare sa t amerja vesh qe kishe njohur tjeter po me duket se ku i fejuari jot qeka i lol
 
Angel cfjale jane keto qe thua.....nuk e di ti qe kur gjen dicka me te mire harrohen pasojat per ate qe le mbrapa une te jem mire pa tjetri ne te semes....

ps : Si ka mundesi qe keto historite e gocave shqiptare kane shume shume ngjashmeri me ca seriale me gjarperinj me hardhuca mos valle ndikimi qenka me i madh se cmendohet ???
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top