Ata që mbajnë syze janë më inteligjentë

Nëse mban syze, ka një lajm të mirë; ju mund të jeni më të zgjuar se një person mesatar…një studim i publikuar në gazetën Nature Communications ka dalë në përfundimin se nevoja për të mbajtur syze është e lidhur me nivele më të larta inteligjence.

Por, mbase ju e dinit këtë, që më parë. Në studim, më i madhi i këtij lloji, kërkuesit nga universiteti i Edinburgut kanë analizuar të dhëna gjenetike dhe të fituara nga mbi 300 mijë persona të moshës nga 16 deri në 102 vjeç.

Analiza e tyre tregoi një avantazh domethënës gjenetik mes funksioneve të përgjithshme njohëse, kohës së reagimit, dhe shumë avantazhe të tjera shëndetësore, përfshirë shikimin, hipertensnionin dhe jetëgjatësinë, tek personat që mbajnë syze. Personat që rezultonin më inteligjentë, kishin rreth 30 për qind më shumë mundësi të kishin gjene që tregonin se ata duhet të mbanin syze.

Ndërsa të qenit më inteligjent mund të ketë lidhje me shikim të dobët, kjo lidhet edhe me një seri përfitimesh shëndetësore. Kërkuesit zbuluan marrëdhënie negative mes funksionit njohës dhe një numri problemesh shëndetësore, përfshirë anginën, kancerin në mushkëri dhe depresionin.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbahet parasysh se të gjitha këto janë thjeshtë lidhje, por jo përfundimtare. Dhe po ashtu ia vlen të nënvizosh se inteligjenca është subjektive dhe mund të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të matet.

Duke lënë mënjanë gjenetikën, ka edhe shumë prova emipirke që tregojnë se mbajtja e syzeve, ke apo nuk ke nevojë për to, i bën njerëzit të mendojnë se jeni më inteligjent. Janë të shumta studimet që kanë dalë në përfundimin se njerëzit që mbajnë syze perceptohen si më të zgjuar, më të besueshëm dhe më të ndershëm e madje kjo është edhe arsyeja përse shumë avokatë mbrojtës, i detyrojnë klientët të mbajnë syze në procese.

Mapo.al
 
Une e hedh poshte kete studim!
Nuk mbaj syze! Flm!
 
tmarrte t eligat 4-tra ty se ti dukesh si 21???
 
Shi si ma merr kalane nga brenda tashi ... a lum burri qe te ka lum ??
Haha.
kshu i jap gajret dhe atij tmarrshin tkeqen 2 thinja. ti je si 18 ??
 
Moj tani ca ka artikulli me moshen tani .. se me bere lemsh ??
po kot o. ka tbeje me kalane qe tmora ty ?? dmth e kam zanat kete pune ??
 
Po po, sidomos kur kan syzat si **** kavanozi ...inteligjenca vu ???
 
Kurr mos u befsha per syze, inteligjenca , ves i keq.
 
Sa inteligjent/e mund të jesh me njërin sy shkurt e tjetrin larg -pamës? 😂 Kjo sa i përket gjenetikës. Ndërsa për hulumtimin empirik, është shumë e vërtetë. Ne shpesh e lidhim mençurinë me syzat te mosha seniore dhe mbase mbajtja e syzave, reflekton edhe një lloj inteligjence të mundshme. 🙂
 
Sa inteligjent/e mund të jesh me njërin sy shkurt e tjetrin larg -pamës? 😂 Kjo sa i përket gjenetikës. Ndërsa për hulumtimin empirik, është shumë e vërtetë. Ne shpesh e lidhim mençurinë me syzat te mosha seniore dhe mbase mbajtja e syzave, reflekton edhe një lloj inteligjence të mundshme. 🙂
Une kam nje vit qe e shtyje , e refuzoj ti mbaj .
Kjo gje nuk eshte aspak Intelligente 😌🤣
 
Une kam nje vit qe e shtyje , e refuzoj ti mbaj .
Kjo gje nuk eshte aspak Intelligente 😌🤣
Nuk e di sa inteligjente mund të jem unë, duke paguar dy herë nga më shumë se 2 mijë € për t’u dukur inteligjente 😂🤦🏻‍♀️
 
Nuk e di sa inteligjente mund të jem unë, duke paguar dy herë nga më shumë se 2 mijë € për t’u dukur inteligjente 😂🤦🏻‍♀️
Ehhh ja aty me rref pra.. duke dite qe do i humb shpesh ..them ja ta shtyj dhe nje cik ate 2000 Euroshin 🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top