“Më mirë të jesh skllav në dhѐ të huaj se sa skllav në vendin tënd”

Ja si emigracioni masiv po i shkatërron vendet e Ballkanit.​

Shqiptarët, serbët dhe maqedonasit preferojnë të emigrojnë se sa të qëndrojnë në vendin e tyre. Kështu e nis shkrimin e saj media zvicerane ‘Le Matin’ e cila thekson se emigracioni masiv po e shkatërron Ballkanin.

Në Shqipëri, rreth 1.7 milionë banorë, ose pothuajse 37% e popullsisë, janë larguar jashtë vendit në 30 vitet e fundit. Në Serbi, qindra mijëra njerëz kanë rindërtuar jetën e tyre jashtë vendit, duke përfshirë 10,000 mjekë, të cilët janë larguar në dy dekadat e fundit. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk garanton asnjë përmbysje të kësaj tendence demografike. Që nga anëtarësimi në BE në 2013, popullsia e Kroacisë është zvogëluar me pothuajse 10% dhe aktualisht mezi i kalon 4 milionë, sipas rezultateve të para të regjistrimit të vitit 2021”

Maqedonia e Veriut


Me dyqanet e braktisura dhe rrugët e shkretuara, qyteti i vogël i Valandovës është si shumë qytete në Maqedoninë e Veriut ku të rinjtë po e braktisin vendin e tyre me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë jashtë vendit.

Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit, Maqedonia e Veriut po lufton me rënien demografike alarmante, të nxitur nga emigracioni masiv dhe plakja e popullsisë.

Vendi ka humbur 10% të popullsisë gjatë 20 viteve të fundit, dhe tani ka 1.8 milionë banorë, sipas rezultateve paraprake nga regjistrimi i shtatorit, 200,000 më pak se në regjistrimin e fundit të vitit 2002. 30 vjet pas pavarësisë, rreth 600,000 maqedonas jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave nga Banka Botërore dhe të dhënave qeveritare.


Ndër arsyet kryesore të këtij emigrimi, është mungesa e rritjes ekonomike dhe mungesa e investimeve.
“Nëse rreth një e katërta e 2.4 milionë banorëve tuaj janë larguar, atëherë ju duhet të shqetësoheni seriozisht për atë që po ndodh” thotë Apostol Simevski, drejtor i Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Fshatrat dhe qytetet e vogla, si Valandova që ndodhet 146 km në juglindje të Shkupit, ofrojnë pak mundësi punësimi, duke i shtyrë njerëzit ta kërkojnë të ardhmen e tyre diku gjetkë.


Shpirti i të rinjve është shkatërruar sistematikisht dhe entuziazmi i tyre për të luftuar dhe për të qëndruar në vendin e tyre është zhdukur” i tha AFP-së, Pero Kostadinov, 33 vjeç, i sapo zgjedhur kryebashkiak i Valandovës.


Pesë nga shokët e mi të klasës janë tashmë janë jashtë vendit me familjet e tyre,” shton Bojan Nikolov, 24 vjeç, anëtar i këshillit rinor komunal në Valandovë, një qytet që mbijeton kryesisht nga bujqësia.



Më mirë skllav jashtë vendit”

Pas pavarësisë së vendit në 1991, shumë shpresuan se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të sillte përparim. Por rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është bllokuar sistematikisht, fillimisht nga Greqia dhe më pas nga Bullgaria, duke rritur dyshimet rreth mundësisë që vendi një ditë t’i bashkohet familjes evropiane. Për ata që qëndrojnë në vendin e tyre, paga mesatare mujore prej 470 eurosh mezi i plotëson nevojat elementare.


“Më mirë të jesh skllav për 2000 euro jashtë se sa në shtëpi për 300 euro”, dëgjojmë shpesh të thuhet në të gjithë vendin.


panorama.al
 

“Më mirë të jesh skllav për 2000 euro jashtë se sa në shtëpi për 300 euro”, dëgjojmë shpesh të thuhet në të gjithë vendin.​


Ashtu eshte
 
Kjo puna e emigrimit duhet kerku ne Adn e pellazgut shqiptar🤣

E dyta ka nje prapaskene politike per te larguar sa me shume shqiptar, ka qene jete e mot synimi i vendeve ballkanike qe kemi pas armiqesi historikisht me to.

Por edhe mediat jane antishqiptare, publikojne cdo event negativ qofte edhe per plazhet tona turizmin tone, vetem e vetem me qellim me demtu nje pjese te estabilshmentit qe eshte ne kontrast te plote me mediat (Irfani me Ramen) por kjo demton te gjithe procesin dhe punen e palodheshme qe kane bere njerzit puntore....

Cudia ma e madhe asht kur te vjen e ta prish hotelin ne mes te veres....

dmth po ndalem ketu! !!!!

Une jam ndertuar jashte, pastaj kam ardhe e ndertu ne shqipni jeten dhe shume gjera te tjera....

Prandaj, lereni mediat, politiken, njerzit e rendomte qe te thone IK IK IK, duhet menduar si te mbjellesh bacen tende..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top