Ne kerkim te krenarise!!!!!!!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Keto dite, ne kete fillim marsi, dikush me tha se eshte ne kerkim te krenarise kombetare te humbur. I thashe se nuk kemi problem me krenarin kombtare por ju paskeni humbur rrugen, se ate e ke te lehte ta gjeshe, madje me te leht se kurre. Ku eshte ajo? – ma ktheu bashkebiseduesi.
Atje, atje ku te gjitha rruget ne kete fillim marsi dergojne , nisu per atje………

Perkunder asaj se gjuha jone eshte nder me te vjetrat, akoma leksikologjia e saj nuk ka gjendur pershkrimin adekuat te asaj se cfare kishte ndodhur atje me 5, 6 dhe 7 mars 1998. Andaj eshte i cik si e veshtire te pershkruhet me fjale ajo se cfare kishte ndodhur ate dite ne Prekazin e Ahmet Delise, ne Prekazin e Tahir Mehes, ne Prekazin e Adem Jasharit, ne Prekazin e majeve te Lavdise……
Nje gje eshte e sigurte. Ate dite, aty, ishin ndeshur ne nje perballje direkte, e Mira dhe e Keqja, ne nje perballje qe deri ne ate kohe nuk kishte njohur historiografia boterore e shkruar dhe e folur, ne nje perballje ku e Mira sfidoi te Keqen dhe u shendrrua ne Feniks.
Ate dite aty, u takuan ne lendinen e nderit, te rreshtuara krahe me krahe, ne njeren ane virtytet e keqija dhe ne anen tjeter virtytet e mira, per ta sfiduar njera tjetren. Pra, te gjitha majet e pathyeshme deri me tani te virtyteve pozitive dhe negative ishin ndeshur ate dite ne nje perballje per jete a vdekje. Andaj, une, i jape lluksin mendjes sime dhe guxoj te propozoj qe 5, 6 dhe 7 marsi te shpallen: ditet boterore te sakrifices, ditet boterore te urrejtjes, ditet boterore te atdhedashurise, ditet boterore te friges, ditet boterore te guximit, ditet boterore te nenshtrimit, ditet boterore te qendreses, ditet boterore te dhunes, ditet boterore te trimerise, ditet boterore te se mires, ditet boterore te se keqes, ditet boterore te roberise, ditet boterore te lirise………..pse ……sepse…… te gjitha keto, ate dite ishin ndeshur aty per ti dhene funde njera tjetres dhe atdhedashuri kishte mposhtur urrejtjen, guximi kishte mposhtur frigen, qendresa kishte mposhtur nenshtrimin, trimeria kishte mposhtur dhunen, e mira kishte mposhtur te keqen e liria kishte mposhtur roberin.
Them te drejten, mendja ime deri me tani nuk ka hasur nje perballje kaq sfiduese, nje perballje kaq madheshtore, te permasave kolosale. Nuk me ka rene te degjoje as nga historiografia e shkruar e as ajo gojore, as ne enciklopedit boterore nuk kemi nje pershkrim te asaj qe ka ndodhur ate dite, madje madje as ne pershkrimet e librave te shenjet qe njerezia thuajne se eshte parashikuar cdo gje.
Ate dite, maja e egersies njerezore me te gjitha te keqijat qe munde te mbarte ne vete kishte mesyer nje familje te vetme e cila, perkunder mundesise se largimit, kishte vendosur te qendronte dhe ti bente balle, madje me krenarine me te madhe.

‘’………lufta kishte filluar me kengen ;’’N’Dardani biejn tupanat’’;, dhe kenga ishte sfide me e madhe………Nene Zadeja ne shporet piqte buken per femijet, grat dhe burrat e atyre neteve, qe koha i shendrroi ne gjeneral, madje ne gjeneral qe do u kishin lakmi edhe gjeneralet me ne ze te kohes per sakrificen dhe qendresen e bere……………..diten e pare ra Adilja mu te shkallet derisa barte municion, ……..pastaj te gjithe me radhe ashtu siq ishin besatuar nje nate me pare……..Zarifja….,Qazimi……Nazimi….Besimi, Blerimi, ….Bujari….baca Shaban………bali Hamez………i parafundit ne diten e trete ra bali Adem ……….e krejt krejt i fundit ra Kushtrimi (13 vjec) qe me automatik ne dore e gjoksin djaloshar ndali egersine dhe zjarrin e tankseve, duke i futur lemerin se keqes, me te keqes se mundshme ………….’’ – rrefen Besarta, per ate dite te madhe. Rrefen ajo e cila pa ju trembur qerpiku i kishte thene se keqes ne oborr: Nuk i keni vrare, sepse keta kane mbjellur faren e tyre…..andaj e pavdekshmja nuk munde te vritet.

Pra, aty eshte krenaria jone, dhe jo vetem jona, por e tere botes. Sepse bota nuk njehe nje rast te tille, te paperseritshem, ku grate luftonin kunder gjeneraleve pushtues, cunat, me gjoksat dhe trupat e tyre te njome ndalnin zjarrin dhe ecjet e tankseve, ………..e Ademi……Ai u shendrrua ne nje feniks per tu kthyer me pyetjen: Kush ju tha se une kam vdekur?

Andaj, nese dikush eshte ne kerkim te krenarise, nese dikush eshte duke kerkuar kot ne librat e filozofeve, psikologeve dhe sociologeve boterore se cfare eshte: urrejtja, guximi, nenshtrimi, qendresa, friga, trimeria, sakrifica, atdhedashuria, roberia, liria, e keqja dhe e mira, mos mendohi. Ejani atje. Atje ku Besarta ( atehere 11 vjece) do ju spjegoje per te gjitha, sepse te gjitha i kishte perjetuar ne ato dite te lavdisë.
Mos hezitoni. Ejani!

Kitrra 123, 03 mars 2009, ora 10:20
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ne kerkim te krenarise!!!!!!!

Te lumte,kitra!
Te gjihte mund te behen te ditur nje dite,duke kaluar nga Universitet me te njohur te Botes.Te gjithe mund te behen te pasut nje dite,duke shfrytezuar dijet e fituara dhe zgjuarsine natyrore e tyre.Por jo te gjithe mund te kene ate "shpirt" te Ademit.Eshte ai "shpirt" ne kohe lufte e paqeje qe ngrembron me gjak deshirat legjitme dhe i kthen ato ne te drejta legjitme te fituara.Ne per sot,kete shpirt e kemi te larte ne kohe lufte ose pushtimi,por e kemi zero ne kohe paqeje.Eshte kjo kohe e paqes,ku gjithesejcili genjehet qe s'ka me llogore.Eshte kjo kohe e paqes ku thuhet qe ky shpirt duhet vetem per kohe lufte dhe koha kur synohet ky shpirt te harrohet.
Por,gjithmone llogorja ekziston dhe kerkon kete "shpirt".Pas fitmit te llogores te drejtave kombetare duhet te fitojme llogoren e te drejtave ekonomike per gjithe shqipfolesit dhe jo shqipfolesit brenda territorit te Kosoves.Dhe kjo eshte nje lufte e gjate,e cila behet vetem prej atyre qe kane kete "shpirt" shqiptari dhe fitohet vetem atehere kur ky "shpirt" merr drejtimin ne dore.
 
Titulli: Ne kerkim te krenarise!!!!!!!

Duke filluar nga dita e nesërme ( 5 Mars) fillon manifestimi Epopeja e Lavdishme e UاK-së ku do te mbahen manifestime te ndryshme kulturo artistike për te shënuar këtë dite te madhe. Do te mbahet akademi përkujtimore për komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe do këtë parakalim te ushtareve te Forcës se Sigurisë se Kosovës.
Këto dite bashkëluftëtaret dhe populli ne përgjithësi do bëjnë homazhe nderi pranë varreza te dëshmoreve
Ndërsa manifestimi kryesor do jete më 7 mars, "Nata e Zjarreve" e cila fillon me ndezjen e zjarreve të lirisë në Prekaz dhe në tërë Kosovën, në të gjitha fushëbetejat e luftës çlirimtare.

Ju përkujtojmë se në lagjen dhe familjen Jashari në Prekaz të Drenicës, gjatë epopesë - rezistencë të para 11 vjetëve, më 5, 6, 7 mars, ranë heroikisht 20 anëtarë të familjes së Komandantit Legjendar, nga 22 që ndodheshin aty në kohën kur zona u rrethua nga forcat e panumërta serbe ( diku rreth 5000 forca policore dhe ushtarake te mbështetura me 70 tanke dhe mjete te blinduara).

Shpëtuan vetëm djali i dytë i Rifat Jasharit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzë Jasharit, Besarta. Ndërsa në rrethin më të gjerë të familjes Jashari, në këto tri ditë ranë 56 dëshmorë.
Mes tyre nëntë fëmijë, shumë adoleshentë e të rinj dhe disa të moshuar, deri në moshën 93-vjeçare.

I lehte ju qofte dheu i Kosove. Lavdi.
 
Titulli: Ne kerkim te krenarise!!!!!!!

Te lumte,kitra!
.Eshte ai "shpirt" ne kohe lufte e paqeje qe ngrembron me gjak deshirat legjitme ,por e kemi zero ne kohe paqeje.



Eshte kjo kohe e paqes ku thuhet qe ky shpirt duhet vetem per kohe lufte dhe koha kur synohet ky shpirt te harrohet.
.

Te tille jemi ne shqiptaret Orakull
Harrojme nga vime e pastaj se dime ku shkojme
 
Titulli: Ne kerkim te krenarise!!!!!!!

Ne shkrimin tend kitrra realiteti parakalon mistiken. Urime per nismen, jehona e asaj qendrese nuk mund te zhytet ne harresen e shekujve.

Lavdi per familjen heroike Jashari !
 
Titulli: Ne kerkim te krenarise!!!!!!!

Njoftohet se nuk do kete parakalim te Forcave te Sigurise se Kosoves, ne kete dite te lavdishme. Nuk dihen arsyet e ketij veprimi. :mah
Ne te gjitha shkollat, oret e para te mesimit do i kushtohen jetes dhe vepres se Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Qeveria sot me mengjes do shkoje per nderime tek Varrezat e Jasharajve.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ne kerkim te krenarise!!!!!!!

Ambasadori i Kroacise, Prof.dr.sc Zlatko Kramariq se bashku me zonjen e tij kan vizituar Prekazin te henen dhe Familjen Jashari.
''Mendja e shendoshe nuk munde ta kuptoj ate qe ka ndodhur ketu ne Prekaz dhe ky duhet te jete vend mesimi, jo vetem per Kosoven por edhe per mbare boten. Vetem njerezit e medhenje munde te flijojne familjen e vet per ideale te medha. Madje ky eshte rast unik. Te gjithe ne jemi te vegjel dhe duhet te perulemi para familjes Jashari dhe une sse bashku me familjen time do te vij serish tek familja Jashari''. - ka thene i emocionuar ambasadori Kramariq.
Nderkohe zonja e tij, Alemka Gulam-Kramariq, gjate tere kohes ishte me lot ne faqe, gje e pazakont kjo deri me sot per delegacione zyrtare.
 
Titulli: Ne kerkim te krenarise!!!!!!!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top