Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Udhetoni!

Udhëtoni,
që të mos bëheni racistë
të mos besoni
se ngjyra e lëkurës suaj është e zgjedhura
gjuha juaj është më romantikja
se jeni të parët e të parëve.

Udhëtoni,
se po nuk e bëtë
do t’ju tkurren mendimet
idetë do t’ju gëlojnë
dhe ëndrrat gjunjët do të thyejnë.

Televizorit do t’i besoni
kur të shpikë armiq,
duke mpleksur tmerret tuaja
dhe nesër nuk do të thoni më
përshëndetje,
më fal, të lutem a faleminderit.

Kur udhëtoni,
përshëndetuni me të gjithë,
pavarësisht diellit që ju ngroh

Udhëtoni!
Urojuni “Natën e mirë!” të gjithëve
Përtej mllefeve të shpirtit

Udhëtoni,
Rezistoni,
Mos u varni prej askujt,

Udhëtoni,
pranoni të tjerët
për atë që janë
dhe për atë që nuk mund të jenë.

Udhëtoni
Njihni veten
Përtej kufijve,
Traditave e kulturave.

Udhëtoni
E mos besoni
vetëm një peizazh
Kur brenda jush
Fshihen peizazhe mahnitës
Që presin të vizitohen.

|Gio Evan|Screenshot_20211109-090341_Chrome.jpg
 
Psh une jam duke shku ne durres sot..quhet?
 
Psh une jam duke shku ne durres sot..quhet?
quhet se ne shqiptaret vec qytetin tone duam. ndaj neve dhe me dal jasht mehalle mire na ben 😂😂
 
quhet se ne shqiptaret vec qytetin tone duam. ndaj neve dhe me dal jasht mehalle mire na ben 😂😂
Mos me dalte naj gje e patritur se kam ne mend me leviz nga shqiperia deri ne janar.
 
Mos me dalte naj gje e patritur se kam ne mend me leviz nga shqiperia deri ne janar.
Po te ra rruga nga tirana na e bej nje ze 😊
 
Ma paguaj bileten se udhetoj un cke ti:p
 
Ua. Une kam udhetuar dhe ngjyra lekures time mduket ma e mira :P
 
Kam 8 muaj vec ne Tirane.
Boh 🙄🙄🙄🥺🥺🥺
 
Udhëtoj çdo natë në ëndërr.
Të nesërmen nuk më dhëmbin këmbët, por zemra (e huazuar)
Kam marë alergji nga udhëtimet.
Aspak ato ditës.
 
Udhëtoj çdo natë në ëndërr.
Të nesërmen nuk më dhëmbin këmbët, por zemra (e huazuar)
Kam marë alergji nga udhëtimet.
Aspak ato ditës.
S'ke faj ti jo. Por @Endrra që të merr përdore lartë e poshtë çdo natë atëherë
 
Dua te udhetoj e te vij ne endrren tende
 
Dhe une kam udhetuar keto muaj ..nga podrumi deri ne kat te 4 🤣
oj kshu udhetoj 10 here ndite. se kam mamin nkat 2te e vete jam nkat pare 🤣🤣
 
Udhetojm posi
Brenda tiranes edhe ne qytetet perreth aq boll :p
 
Nga fundi javes tjeter kam mendjen per Shqiperi, uroj tme ece plani😍
 
Nuk eshte i domosdoshem vetem udhetimi fizike, njeriu ka me shume nevoj te udhetoj me mendjen e tij, qe mos te kufizohet vetem ne mendjen e tij te ndryshkur provinciale ku eshte brumosur si personalitet.
 
Mos i lini paret te pasuroni bankat por pasuroni shpirtin dhe mendjen duke udhetuar.
 
Un kte vit ndjej deshîren me punu me pak e perfitu shum jo per gje po kisha nje projekt i cili me ngeli pezull thjeshte sepse neglizhova shnetin se mendoja pune e vetem pune .
Kur pash qe gjunjet po preknin token i bertita vetes me ze te lart hej viki shnetin mbi cdo gje se tjerat vin vete .

Meqe nje rroge e kam pat gjithmone per Qefet e mia , ato cka kam Kursy do i bej vec udhetime .

Skam shum qe u ktheva tani po mendoj ti fut nje week-end pushim prap . Apo dite jave nuk ka rendesi per mua pas diteve me nga 18 ore pune non stop ja vlen.
 
Udhetoni ne male qe te kuptoni se kur te hargjohen kafshet e malit do te hajme njeri tjetrin 🙂
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back