Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Digjet i gjallë duke peshkuar me grep një stomatolog 30-vjeçar

Digjet i gjallë duke peshkuar me grep një stomatolog 30-vjeçar

I riu, kishte dalë për të peshkuar për hobi, por tashmë rrezikon jetën, për shkak të incidentit të papritur


thumbnail.php


Vlorë, 18 janar 15:39 NOA – Vdekje të dhimbshme dhe në rrethana krejt të papritura ka pësuar një stomatolog 30-vjeçar nga Berati, i cili po peshkonte në Vlorë ku kishte ardhur për të vizituar të afërmit e tij.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se viktima është Ardian Xh., 30 vjeç, lindur e banues në qytetin e Beratit, kishte ardhur për vizitë në fshatin Llakatund të rrethit të Vlorës ku pësoi fundin fatal.

Në shoqërinë e miqve të tij ai kishte dalë për të peshkuar me grep në lumin e fshatit dhe një lëvizje e shkujdesur e kallamit të peshkimit, pasi po peshkonte me grep i ka kushtuar jetën.

Pasi ka ngritur dorën për të rihedhur grepin në lumë, grepi ka kapur në fijet e tensionit të lartë duke përcjellë menjëherë rrymë elektrike në trupin e 30 vjeçarit.

Stomatologu në moshë të re, ka marrë djegie të shkallës së tretë në pjesën më të madhe të trupit dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Por për shkak të gjendjes kritike, i riu u dërgua menjëherë për në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mjekët shprehen pesimistë për jetën e tij, pasi thanë se konstatojnë që ai është djegur në pjesë të konsiderueshme të trupit.

Burimet policore që nisën hetimet për ngjarjen, thanë se 30-vjeçari nga Berati Ardian Xh. ishte stomatolog dhe ditën e sotme kishte dalë për të peshkuar për hobi, një pasion që tashmë i rrezikon jetën, për shkak të incidentit të papritur.
 
Titulli: Digjet i gjallë duke peshkuar me grep një stomatolog 30-vjeçar

Po po ce ka gjetur te shkretin.
 
Titulli: Digjet i gjallë duke peshkuar me grep një stomatolog 30-vjeçar

Mjaftoi titulli që ta kuptoja si ka ndodhur! Shumë keq :(.
 
Titulli: Digjet i gjallë duke peshkuar me grep një stomatolog 30-vjeçar

uaa sa gjynah........
mbaj mend para nje viti ne plazh kishin ardhur nje familje per pushime,iu mbyten femijet ne det......pupupu ca gjerash te jesh ne qejf tend e te ndodhi kshu........:(
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back