Cfare eshte SHTETI?

Loyalty

Anëtar i Nderuar
"Shteti eshte nje organizem me pushtet politik, ndaj te cilit populli nenshtrohet ne kembim te shperblimit te interesave gjenerale te cilat jane: mbrojtja nga armiku, siguria e brendshme, drejtesia, rregulli publik, disiplina e marredhenieve ekonomike etj."

Duke paraqitur ne kete menyre komunitetin shoqeror, dalim edhe ne idene e POPULLIT, i cili merr kete emer vetem nese ka Shtet.
Kjo do te thote qe asnje komunitet shoqeror tjeter, mund te marre emrin popull nese nuk eshte i karakterizuar nga nje organizem ligjor dhe politik si SHTETI.
Anetaret e popullit, jane te lidhur me njeri tjetrin fale nenshtetesise se njejte dhe fale barazise te se drejtave dhe detyrave qe kane perballe Qeverise nga e cila tutelohen.



Nje shtet, per tu quajtur i tille duhet te paraqese 3 elemente:
  1. Populli
  2. Territori
  3. Qeveria Sovrane
Nuk perben Shtet me vete, nje popull pa territor (pshll. romet) dhe pa qeveri te veten (pshll. kurdet).
Nuk perben as shtet me vete nje popullate e vendosur ne nje territor qe eshte ne konflikt midis dy shteteve (pshll. Kosova para shpalljes formale te Republikes).
Nuk quhet shtet gjithashtu, nje territor dhe nje popull i perbere nga nje qeveri qe nuk eshte ne gjendje te garantoje dhe te permbushe detyrat e saja (pshll. kolonite).
 
Sovraniteti është pushteti dispozicion që ka Shteti kundrejt qytetarëve. ثshtë "forca" e përdorur për të bër të mundur që qytetarët të respektojnë sjellje të caktuara brënda komunitetit.

Qytetarët janë ata që janë të lidhur nga një urdhër juridik dhe nga lidhja e shtetësisë, populli është bashkësia e të gjithë atyrë që gjenden brënda kufijve të cdo territitori etnik.
Kombësia është një lidhje sociale dhe politike që lidh dhe bashkon personat fizik (gjuha, feja, traditat, kultura, historia )
Shteti ka fuqinë dhe pushtetin direkt tek qytetarët e tij (sovraniteti)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cfare eshte SHTETI?

atehere per sa i perket postimit te pare. Elementet qe nje shtet te jet i tille janet te sakta. Perkufizimi i shtetit nuk them se nuk eshte i sakte...por eshte thjeshte nje nder shume idealizmat dhe ti ne rastin konkret duhet ta kishe thene se cila ideologji eshte dhe nga kush, sepse ata qe nuk marin vesh nga politika e marin per baze ideologjine e pohuar nga ju.

Per sa i perket postimit te dyte. Per perkufizimin qe ke bere aty per sovranitetin, mund te flasim gjithe diten. por pikerisht kjo pjesa ketu ''Sovraniteti është pushteti dispozicion që ka Shteti kundrejt qytetarëve.'' nuk me pelqen aspak. Do te lutesha te dija se kush e ka pohuar nje gje te tille. Nga cili autor e ke marre?
 
Titulli: Cfare eshte SHTETI?

"tutelohen"?!
 
Titulli: Cfare eshte SHTETI?

Me ke e keni Alfonci dhe per ku konkretisht?

Kushdo qe ka nje pergjigje. Po i referohesha postimit te pare; "Anetaret e popullit, jane te lidhur me njeri tjetrin fale nenshtetesise se njejte dhe fale barazise te se drejtave dhe detyrave qe kane perballe Qeverise nga e cila tutelohen."

Me beri pershtypje se nuk me ka rastisur ta shikoj kete fjale me perpara dhe nuk e di fare se c'do te thote.
 
Titulli: Cfare eshte SHTETI?

Konsideroj se shteti nuk mund të ekzistoj pa sovranitet, dhe pa pasur mundësinë që të hyjë në marrëdhënie bilaterale dhe multilaterale. Këto elemente janë më të fuqishme dhe që e përcaktojnë shtetin dhe tërësinë e saj.
 
Titulli: Cfare eshte SHTETI?

Konsideroj se shteti nuk mund të ekzistoj pa sovranitet, dhe pa pasur mundësinë që të hyjë në marrëdhënie bilaterale dhe multilaterale. Këto elemente janë më të fuqishme dhe që e përcaktojnë shtetin dhe tërësinë e saj.

Shtjelloje me shume sovranitetin me sakte kush eshte mbajtesi i sovranitetit?

Me sakte ke teori perkrah .. te Ruso Hobbsin Boden Blekston?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cfare eshte SHTETI?

...Nje grup njerezish, qe jane ligjerisht te autorizuar per te drejtuar nje shtet/vend ... ose ministri.
 
Titulli: Cfare eshte SHTETI?

Shtjelloje me shume sovranitetin me sakte kush eshte mbajtesi i sovranitetit?

Përshëndetje Marla

Për mua elementet që kam cekur janë më të rëndësishme për këto arsye të cilat do të i jap më poshtë duke dhënë dhe shpjegimin për sovranitetin.

Sovraniteti paraqet një nga parimet kryesore të funksionimit të një shoqërie demokratike. Teorikisht, sovraniteti i një shteti buron nga populli, i takon popullit, dhe ushtrohet në pajtim me Kushtetutën nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur nga ana e popullit. (shih Kushtetuta e Kosovës, Kushtetuta e Shqipërisë).

Në kohën e sundimtarëve monark, kishte lindur koncepti se përpos Zotit që ishte në qiell, sovranitet superior(superanos-më i larti), kishte vet monarki i cili kishte "autorizimet nga Zoti", se ishte "Zot në tokë" dhe kishte detyrimet për të udhëhequr me popullin.

Në kohet tona, këtë pushtet i cili buron nga populli, ne qytetaret e bartim tek të zgjedhurit tonë që i votojmë nëpërmjet votës demokratike. Këtë koncept e besontei pari Zhan Zhak Rusoja i cili besonte se populli është bartës i sovranitetit, dhe jo monarku. Më vonë këtë koncept e fuqizoi dhe Abraham Linkoln i cili kishte pohuar se "demokracia është qeverisje e popullit, nga populli dhe për popullin."

Deri me tani unë theksova një pjesë të sovranitetit të shtetit. Atë të brendshëm i cili duhet të jetë si rezultat i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, ku qytetari zgjedh përfaqësuesit e tij neper parlament, duma apo mexhlise në mënyrë që ata të përfaqësojnë interesin e tij apo saj.

Ky pushtet i bartur nga qytetari te përfaqësuesi i tij duhet të jetë i demonstruar në praktikë nëpërmjet forcave të rendit dhe ushtrisë. Ky demonstrim duhet të paraqes një rend institucional përfshirë dhe sigurinë për shtetasit që këtë të drejtë ia japin sovranit.

Sa i përket sovranitetit të jashtëm, unë jam i mendimit se ky duhet të vijë para sovranitetit të brendshëm. Besoj, para se gjithash, se "shteti është sovran në raport me të tjerët". Një shtet nuk mund të jetë sovran vetëm me vetë kënaqësinë e sovranitetit të brendshëm, por kur të tjerët e vlerësojnë dhe e shohin si sovran të njëjtin. ( pak a shumë ky koncept vie si bazë e mendimit të Hegelit).
Sovraniteti i jashtëm po ashtu ka të bëjë dhe me pranimin nga bashkësia ndërkombëtare, e cila si rrjedhojë paraqet dhe forcën e tij për të ruajtur territorin dhe popullsinë nga çdo formë e agresionit të jashtëm si subjekt i pavarur në të drejtën ndërkombëtare.
Sovraniteti i jashtëm shërben për përcaktimin e vendit në raport me marrëdhëniet me shtetet tjera, e pozicionit në arenën ndërkombëtare, dhe me çfarë mase ky shtet sovran pranohet nga organizmat ndërkombëtar.
Konventa e Montevideos dha një grup kriteresh për shtetësinë, e të cilat sot janë standarde universale. Në nenin 1 të kësaj konvente parashihet që shteti duhet të ketë 1. Popullsinë e përhershme 2. territorin e definuar 3. qeverinë dhe më e rëndësishmja 4. Kapacitetin për të hyrë në marrëdhënie me shtetet tjera. Këto elemente janë bazë për njohjen e shteteve. Sipas të drejtës ndërkombëtare, elementi kryesor i shtetit është sovranitet, një shtet normal duhet me patjetër të ketë sovranitet të plotë të brendshëm dhe të jashtëm për të qenë palë në marrëdhëniet ndërkombëtare.


Shpresoj që jam i kuptueshëm. Më fal për vonesën por u mundova të jap sqarimet e duhura :)
 
Redaktimi i fundit:
"Shteti" si fjale vjen nga kuptimi thurres "SHENT ETI" (ATI I SHENJTE)...
Ne greqisht qe i thone "Krato-s" do te thote "KRYE ATI"...
 
Dhe gjuhetaret shqiptar qe nuk shikojn nje fjale shqipe ne kete rast, duke e copetuar fjalen 'shtet', duke e mbushur me shkronja te tjera deri sa te dalin fjale te tjera shqipe (sigurisht te palogjikshme), jane tradhetar... Cfare rrace e poshter qe jemi neve shqiptaret... Duhet te ikin te gjithe nga Shqiperia. Poshte Shqiperia!

p.s. pagesen me tas me sup per propaganden e mesiperme e refuzoj - dergojeni te barketharet tuaj qe keni ne forum!
 
Ka sepse po del jashte teme.

Dhe jemi shume sensitive ne ket pike si forum.

Pyetja eshte "Cfare eshte SHTETI?" dhe mbi kete pyetje pergjigjet cdo kush sic e mendon, une e dhashe pergjigjen sipas etimologjise se fjales dhe nuk jam aspak jashte teme...

Te shikoni disa "te tjere" me siper qe edhe ju ofendojne edhe i beni syte qorr!!!

Hajde mirupafshim se nuk jeni aspake "sensitive"...
 
Dhe gjuhetaret shqiptar qe nuk shikojn nje fjale shqipe ne kete rast, duke e copetuar fjalen 'shtet', duke e mbushur me shkronja te tjera deri sa te dalin fjale te tjera shqipe (sigurisht te palogjikshme), jane tradhetar... Cfare rrace e poshter qe jemi neve shqiptaret... Duhet te ikin te gjithe nga Shqiperia. Poshte Shqiperia!

p.s. pagesen me tas me sup per propaganden e mesiperme e refuzoj - dergojeni te barketharet tuaj qe keni ne forum!


??
 
Marla është vet shtet lool me atë du ta kem mirë unë ? pastaj për pajtime unë s'jom n'gjak me njeri lool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top