A është e mundur që dashuria të zgjasë përgjithmonë?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përse një shkencëtar nuk do të betohej kurrë për dashuri të përjetshme. Një studim psikologësh sugjeron se njerëzit e kanë ndarjen më të lehtë nga sa e imagjinojnë zakonisht

Studimi;


timthumb.php


Teksa jeta juaj ecën drejt ujërave të qeta, në sytë e bashkëshortit/bashkëshortes suaj do të gjeni lumturi dhe dashuri. Dielli shkëlqen dhe zemrat janë të lidhura me gëzim dhe përmbushje. Sa lumturi të kesh gjetur partnerin e jetës! Ju përjetoni një siguri të madhe se do ta doni atë njeri përgjithmonë. Por a duhet të betoheni solemnisht se do ta doni dikë përgjithmonë?

Përgjigjja varet shumë mbi masën me të cilën mund të parashikoni saktësisht gjendjen tuaj emocionale të ardhshme. Dashuria është mbi të gjitha një emocion, ashtu sikurse inati, dëshpërimi apo euforia, mund të jetë i panënshtruar ndaj dëshirave tona të vetëdijshme.

اfarë thotë literatura shkencore rreth aftësisë sonë për të parashikuar gjendjen emocionale të ardhshme? Lajmi nuk është i mirë.

Duke ndjekur gjurmët e pionierëve të parashikimit të ndjenjave, Daniel Gilbert (Universiteti i Harvardit), Timoti Uilson (Universiteti i Virxhinias), Xhorxh Louenstein (Universiteti Carnegie Mellon) dhe Daniel Kahneman (Universiteti i Princeton) dhe dhjetëra shkollarë të tjerë, kanë prezantuar prova se njerëzit janë çuditërisht të pasaktë kur parashikojnë reagimin e tyre emocional në ngjarjet e së ardhmes.

Nëse parashikojmë reagimet e së ardhmes në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve, lojërat e futbollit apo procedura mjekësore, parashikimet tona janë zakonisht të ndryshme nga eksperienca aktuale.

Ndarja: e thjeshtë për t’u bërë

Në një studim të fundit, shkencëtarët ekzaminuan sesa të saktë janë njerëzit kur parashikojnë përgjigjen emocionale ndaj ndarjeve. Pjesëmarrësit në studim ishin të përfshirë në marrëdhënie dashurie serioze. Ata plotësonin një test online çdo dy javë, ku pyeteshin për aspekte të ndryshme të jetës së tyre personale dhe profesionale.

Në fund të çdo pyetësori, atyre u kërkohej të parashikonin sesa të stresuar do të ishin nëse marrëdhëniet e tyre do të përfundonin dy javë më pas. Edhe kur u ndanë nga partnerët e tyre, ata vazhduan ta plotësonin pyetësorin, gjë që u bëri të mundur studiuesve të krahasonin parashikimin e stresit përpara dhe pas ndarjes. Për shembull, shkencëtarët analizuan sesi ishin shprehur pjesëmarrësit se do ta përjetonin fundin e një marrëdhënieje pas tetë javësh dhe ata kontrolluan gjendjen e tyre shpirtërore tetë javë pasi ishin ndarë në të vërtetë.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit e mbivlerësonin stresin që do të ndienin dhe këto parashikime ndjesore u bënë më të dukshme pothuajse menjëherë pas ndarjes.

Ata individë që kishin parashikuar ndjesitë kur ishin shumë të dashuruar me partnerin, ishin pothuajse të pasaktë. Ata kishin parashikuar se do t’i shkatërronte ndarja, por në të vërtetë kur u ndodhi prishja e marrëdhënies, nuk e përjetuan aq keq.

Ekzistonin mospërputhje të mëdha në parashikimet e para ndarjes midis atyre që thoshin se ishin shumë të dashuruar dhe atyre që nuk ishin edhe aq. Në realitet, të dashuruarit kishin vetëm pak më shumë stres sesa ata që nuk ishin dashuruar me partnerin.

Përfundimet e studimit rekomandojnë se shumica e njerëzve e mendojnë stresin e një ndarjeje shumë të dhembshëm kur e parashikojnë gjatë kohës që janë të dashuruar me partnerin.

A duhet të betoheni?

اfarë lidhje ka kërkimi mbi parashikimin dhe betimi në ditën e martesës? Ai sugjeron që ne duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket parashikimit të gjendjes emocionale në të ardhmen.

Mos mendoni se gjërat që do të ndodhin do të jenë në kontrollin tuaj e aq më tepër se e dini sesi do të ndiheni në atë kohë. Për shembull, mund të premtoni se do ta respektoni gjithnjë partnerin/partneren tuaj, edhe kur jeni të nevrikosur. Ose mund të premtoni se nuk do të keni kurrë lidhje jashtëmartesore. Këto gjëra dhe shumë të tjera janë thelbësore për mirëqenien e marrëdhënieve afatgjata dhe janë nën kontrollin tuaj.

Por a mund të premtoni solemnisht se do ta doni partnerin tuaj jo vetëm nesër, por edhe 20 apo 50 vjet më vonë? Ka një pasaktësi në premtimin “derisa vdekja të na ndajë”, veçanërisht kur personat i mendojnë si të vërteta këto betime.

Realiteti tregon se njeriu nuk mund të parashikojë ndjenjat e veta në të ardhmen, pasi shumë gjëra varen nga ndodhitë e çastit dhe evoluimi i ndjesive ditë pas dite.

g.shqip
 
Titulli: A është e mundur që dashuria të zgjasë përgjithmonë?

Asgje seshte e perhershme vjen nje dite qe transformohet ne dicka tjeter, mund te jete dashuri e tjeter lloji afeksioni respekti madje dhe urrejtje.
 
Titulli: A është e mundur që dashuria të zgjasë përgjithmonë?

Une jam e mendimit se dashuria mund te zgjasi tere jeten..... sepse nese e do vertet partnerin, pra nese ja do cilesit dhe te metat edhe pas shume vitesh martese do ta duash e do ta vleresosh perseri ne te njejten menyre....Edhe pse jeta eshte e gjate, mund te kete ndonje devijim apo krize... mund te kesh ndarje madje...por nese keto arrihen te kaperxehen pa presion, pa pasur ne mendje opinionin apo farefisin....atehere do te thote se behen per arsyen e vetme sepse ne e duam bashkshortin tone...me te gjithe karakterin e tij te forte, te padurueshem....por qe na ben ta adhurojme. :D

Ndoshta nuk do dime te nxjerrim ne pah pasionin qe na ka lidhur..sepse ne martese pasionet nuk jane me egoiste, por ato ndahen me familjaret :D.... Ne nuk jemi me egoiste ne lumturin, gezimin tone..,ne e ndajme ate me femijet tane.... Burri eshte ai qe na ka dhene kete lumturi...kete familje :)
 
Titulli: A është e mundur që dashuria të zgjasë përgjithmonë?

Tani jetes nuk i dihet por ;

GJyshi im eshte 80 vjec, nena 73. Sa her qe merrej te hahej dicka ne ate familje dhe nena nuk ishte aty, gjyshi kur merte pjesen e vet thoshte: A i ndate x-it(emrin e nenes). Sa her nena iken te shpia ime, gjyshi i thote, mos u vono shume, Lol...NE sa her bejme shaka: Sa sh e don nenen, dhe ai pa teklif hic thote: E du posi, c'keni ju? LOl...
keshtuqe; Po patjeter qe dashuria zgjat pergjithmone... Ndoshta pasjoni qe ke ne rini shuhet por rritet respekti, dashamiresia etj... Dhe absolutisht qe duhen fort akoma dhe kur arrijne te 80-tat :)...
 
Titulli: A është e mundur që dashuria të zgjasë përgjithmonë?

Dashuria zgjat aq sa te kthesh krahet
 
Titulli: A është e mundur që dashuria të zgjasë përgjithmonë?

Zgjat zgjat ! Ata qe mendojne ndryshe, kane deshtuar ne dashuri, jane zhgenjyer ndaj s'kane faj, mendojne se nuk zgjat.
 
Titulli: A është e mundur që dashuria të zgjasë përgjithmonë?

Nese behesh memece shurdhe edhe e verber,edhe mund te zgjas.
Nkuptimin qe po pe dicka mbyll njerin sy,po degjove dicka mbylle njerin vesh.
Po te than dicka mbylle gojen.
 
Vetem 2 dashuri zgjasin per gjithmone i dashur vellai im LB

Dashuria e prinderve ndaj femijeve te tyre dhe dashuria e femijeve ndaj prinderve. Te tjerat jane dashuri interesi ne kohe dhe vend te caktuar.

Do thuash ti qe une nuk e dua gruan per interes ja te them une qe po

Interes sepse ti e do ate sepse eshte me e mira per ty sepse kujdeset per ty sepse te ka dhene femije si drita dhe sepse do plakesh me te.
 
Nese takon njeriun se ja kuptoni gjuhen njeri tjetrit..do zgjas gjith jeten..
Njeriu perfekt nuk eshte..por kur ti mendon te ndash te miren e te keqen me dike qe te plotson..pse te mbaroi dashuria.
 
@Marla
Pajtohem per pjesen e pare, por spajtohem per pjesen e dyte. Eshte e vertet qe dashuria e prinderve ndaj femijeve, sidomos e nenes ndaj femijeve eshte e pa interes, zgjat deri ne vdekje, por s'mund te them per femijet, sidomos ne kohen kur po jetojme, shume femije i dergojne prinderit e tyre ne dom te pleqve (si i thuani ju nuk e di), pra nuk kujdesen per ta. Ku mbeti dashuria e perjetshme e femijeve ndaj prinderve? Fatkeqesisht, sot femijet i konsiderojne prinderit e tyre rob, skllav, nuk ua japin hakun.
Kjo per pjesen e pare.

Per dashurine e burrit ndaj gruas qe thua eshte interes, perseri e ke gabim. Perkujdesja e bashkeshorteve ndaj njeri-tjetrit buron nga dashuria qe kane per njeri-tjetrin :)
Bashkeshortet duhen edhe nese nuk kane femije. Nuk eshte lindja e femiut ajo qe e vulos dhe verteton dashurine e ciftit.

Ti mund te mos perkujdesesh sa duhet dhe si duhet per bashkeshortin edhe anasjelltas por megjithate dashuria ekziston, ka zgjidhje ai problem.
 
Zgjasin nese deshirojme ne te zgjasin.
Asgje ne kete bote nuk ka pa perkushtim dhe perkujdesje.
E aq me pak dashuria ,nuk rritet as nuk jeton pa keto dy kushte.
 
Zgjat deri sa tjetri shkon me zgjidh problemet e komunikimit me komshien ?????
 
Dashuria vertet zgjat gjithe jeten. Noshta jeta e bjen qe ti mos te jesh me ate person per 100 arsye por dashnia per te eshte gjithmon aty ne zemren tende per gjithe jeten.
 
Dashuria vertet zgjat gjithe jeten. Noshta jeta e bjen qe ti mos te jesh me ate person per 100 arsye por dashnia per te eshte gjithmon aty ne zemren tende per gjithe jeten.

Po ne rastet e shkurorezimit, cila dashuri mbetet gjithmone ne zemer, e para, apo ajo e ardhmja?
 
E vetmja dashuri qe nuk Humbet kurre Eshte ajo e prinderve dhe Femis. Tjerat jan vari qillot thjeshte kalimtare .
je sot sje neser just le passage .
Eshte e bukur per aq sa zgjat me nje llaf .
Mos tentoj njeri tme kundershtoje se sdo ja dale .:p
 
E vetmja dashuri qe nuk Humbet kurre Eshte ajo e prinderve dhe Femis. Tjerat jan vari qillot thjeshte kalimtare .
je sot sje neser just le passage .
Eshte e bukur per aq sa zgjat me nje llaf .
Mos tentoj njeri tme kundershtoje se sdo ja dale .:p

Do te kundershtoje deri nvdekje :D

Sepse as sot kjo dashuri s'po eshte e paster, po shkojme drejt shkaterrimit pra jemi prishe lool
 
Po ca rendesie ka. Shijo ate qe ke dhe kaq. Po mbaroi mbaroi, te pakten ato vite nuk i ke kalu me friken a do zgjase apo do shuhet. Jeta nuk u buzeqesh te gjitheve njesoj. Edhe pasja e dashurise ashtu ai mos pasja e saj eshte nje test i njeriut ne kete jete.
 
po zgjat
1. Nese Zoti ka caktu ashtu
2. Nese dhe ne perpiqemi qe te zgjase.

Edhe biznesi falimenton po s'ja vare e po nuk u kujdese, jo me dashuria. 🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top