WxP
Staf në FV.AL
I dashur Eri! Të shkruaj sot sepse qysh prej protestës së ditës së premte më ka mbetur në mendje vetëm një imazh, ai i yti në krah të Ruçit, Islamit, Dokles, Ramës etj. Sigurisht që s’do e vija ujët në zjarr për asnjë njeri tjetër që kryen atë gjest, por nuk mund të hesht përballë teje. Nuk mund të hesht Eri, sepse ata dhe shumë mbas e para tyre janë arsyeja se përse ti dhe unë e qindra të tjerë filluam Lëvizjen Mjaft. Ata dhe takëmet e tyre janë arsyeja se përse ne vendosëm të qëndronim e të ndryshonim vendin tonë dhe refuzuam kolltukët e ndërkombëtareve. A e mban mend se sa net kemi kaluar duke folur me pasion e inat për faktin e qenësisë së Gramoz Ruçit në politikë. Ti ke qenë më i flaktë se unë në karakterizimin e tij si një nga figurat më të urryera të politikës shqiptare, që nuk bën gjë tjetër veçse pazare të pista e kërcënime gangstereske ndaj atyre që i denoncojnë. Ti sigurisht e mban mend kur thoshim se vendi do të ndiente çlirim kur ai dhe çfarë ai përfaqëson nuk do të kishin më asnjë aksion pushteti të asnjë niveli. Po si mund të rrish në krah të tij, t’i japësh dorën, t’i flasësh e t’i buzëqeshësh sot??? E ç’është më e keqja, ta ndihmosh të rivijë në pushtet...
Ti më fort se unë ke përqeshur Namikun dhe Kastriotin. Për të parin thoje gjithnjë me qesëndi se nuk meritonte as të drejtonte një mbledhje karrocierësh e jo më Parlamentin dhe unë gjithnjë të kam dhënë të drejtë. Po për Kastriotin që e cilësoje si mjeshtrin e intrigës dhe si krye të paaftë. A e mban mend sa herë kemi shkuar të protestojmë poshtëë derës së ministrisë që ai drejtonte së bashku me studentët që kishin fituar bursat e shkollimit në Itali?? Sigurisht që e mban mend, jo vetëm këtë, por edhe tentativat e shumta që kemi bërë me ndërkombëtarët që të përmirësonim imazhin e vendit të prishur sa herë që Kastrioti bënte takime. Ti i ke denoncuar të gjitha këto në publik, ke dalë nëpër sheshe e tribuna të “Mjaft”, ke folur në televizione. Ndaj Eri u çudita kur të pashë në krah të tyre të ecje i qetë dhe bile-bile krenar që ia kishe arritur asaj ditë. Pas mitingut të fundit qytetar unë nuk do habitesha nëse ata do të bëheshin anëtarët më të rinj të “G99”, pikërisht ata që u kemi dhuruar dhjetëra topa me letër higjienike, letër që ty me sa duket të paska mbaruar.
Me sa kuptova nga fjalët e tua në protestë dhe mbas proteste, ti ke vendosur që aleancën e ardhshme politike ta bësh pikërisht me këta njerëz. Kjo do të thotë që ti ke gënjyer kur cilësojë Harasanin si një hajdut me çizme dhe të paaftë në menaxhimin e KESH-it, ose do të thotë që gënjen sot. Gjithashtu duhet të kesh gënjyer kur e cilësoje Erion Braçen si megafon të prishur të Nanos e fabrikues mashtrimesh gazetareske, ose ti gënjen sot. Po për Klosin që e ke quajtur ministrin e dasmave qeveritare? Po si mund të pranosh në organizatën e re që ke themeluar një ish-polic si Albert Dervishaj. Po e harrove o Eri se sa herë na ka shoqëruar mua dhe ty ai njeri në komisariat, sepse protestonim kundër Fatos Nanos? E harrove se sa herë në vend që të kryente detyrën e të na ofronte kushte për protestën, provokonte sherre banale me policinë e na arrestonte aktivistët që ngjisnin postera? E atëherë ai ishte Berti i gestapos, ndërsa sot, i larë me sapun nga duart e tua, Berti i “G99”. Atëherë shkelte me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, sot në krahun tënd bërtet e ulëret për njeriun e drejtë...
Por të gjitha këto janë pak krahasuar me vrullin, energjinë dhe pasionin që po derdh ti për të lartësuar kultin e pronarit të PS, Edi Ramës. A nuk ishe ti Erion që ke advokuar gjithnjë për një politikë sa më përfaqësuese jo vetëm në Parlament, por edhe brenda partive politike. Si mund të advokosh sot pro një njeriu që e ka mbytur fjalën e lirë brenda partisë së tij dhe që nuk lejon asnjë replikë në mbledhjet e saj. Si mundesh të qëndrosh kryelartë në krahun e Edit, kur e di shumë mirë se çdo veprim që ndërmerret në emër të Partisë Socialiste është monopol i mendimit të tij dhe aspak i konsultuar e i votuar nga forumet e partisë. Sepse unë dhe ti për katër vjet “Mjaft” kemi bërtitur pikërisht kundër diktatit dhe mbytjes së lirisë së shprehjes e mendimit e sot më dhemb kur mësoj se ti bën telefonata kërcënuese ndaj individëve të shoqërisë civile që denoncojnë aferat e Edit tënd.
Si mundesh ti, që reagoje në media edhe për policin apo bodigardin që bllokonte pa të drejtë qarkullimin, të mos thuash asnjë fjalë kundër betonizimit të Tiranës. Si mundesh të heshtësh përballë masakrës urbane që ka pësuar kryeqyteti, e si mund të mos reagosh për planin e betonizimit të liqenit, ambienteve të FC Partizanit e Dinamos? Si mund të rrish në krah të njeriut që e kemi cilësuar si autokrat dhe të mos ia tërheqësh veshin aspak për mënyrën e tij të drejtimit. Po për faktin që po e drejton Bashkinë si balonë, e cila shkon nga fryn era e korrupsionit si mund të mos reagosh? Unë të kam parë në pozicione të tilla vetëm kur të cenoheshin donatorët, ndaj uroj që të mos jetë kjo arsyeja e heshtjes tënde.
Sepse kur u futëm në politikë i dashur, ky ishte misioni që ne morëm përsipër. Të fusnim frymën e “Mjaft”-it kudo që të shkonim. Të tentonim të lobonim kudo që politika të mos ishte mburojë e mafiozëve dhe të korruptuarve, por vegël e qytetarëve. Ajo për të cilën luftuam 4 vjet me radhë nuk është aspak riciklimi i Ruçërve dhe Dokleve, por ngritja e të rinjve dhe të resë. E mua sot më vjen tmerrësisht keq të shoh se si po të përdorin ata që deri më dje donin të të shkatërronin e akoma më keq të shoh se si po e keqpërdor ti gjithë besimin që unë e plot të tjerë të dhamë gjatë drejtimit të “Mjaft”-it. Sepse nëse nuk e ke kuptuar vëlla, gjithë slogani i politikës së re është një mashtrim i madh. Nuk ka asgjë të re në bashkëpunimin e Ramës me Berishën në kurriz të shqiptarëve për disa miliona dollarë më shumë në xhepat e tyre. ¨shtë thjesht vazhdimi i asaj që la mbas Fatos Nano. Ajo që ka ndryshuar është vetëm përfituesi numur dy, sepse ai nr. 1 ka qenë dhe mbetet Sali Berisha. E ti Ero sot po ndihmon as më pak e as më shumë, por vetë armikun më të përbetuar të demokracisë, Sali Berishën.
Mashtrues apo i mashtruar, shpresoj shumë të jetë e dyta dhe si miku jot dhe ish-kolegu jot për 4 vjet, e kam për detyrë që të të ndihmoj sado pak të ndriçohesh e të dalësh sa nuk është vonë nga kurthi që të kanë ngritur. Në të kundërt do të mbahesh mend si Erion lavatriçja, që tentoi të lajë e të thajë gjithë pisat e pisllëkun e Partisë Socialiste në këmbim të ndonjë kolltuku parlamentar. Do të ta shtojnë edhe një 9 nga mbrapa dhe do të të përdorin si zjarrfikëse për të shuar zjarrin që ka marrë selia e vjetër e të vjetërve, por kujdes se do digjesh së bashku me ta. Unë sinqerisht do të ndihesha i turpëruar dhe si unë më beso do të ndiheshin mijëra që dikur të besuan.
Ps: Shpresoj që këtë letër ta konsiderosh miqësore, sepse vetëm e tillë është.
Sinqerisht
Besjan Pesha
Gazeta "Panorama"