Pirroja i Epirit

Temë e bukur ?
Jo shumë kohë ka nga disa fjalëshkëmbime në tema me @Barnaba , pikërisht për Pirro. Vërtetë mbeta gjith natën pa gjumë, ashtu siç më uroi ?

Kemi vërtetë figura historike për mburrje. Të mendosh të të japë ‘dekoratë’ një si Hanibali!
 
Artikulli i jep disa lavderime te pamohueshme Pirros. Por njekohesisht ka edhe disa pasaktesi, dhe jo vetem per sa i perket vete Pirros. Per shembull, fragmenti "Pirroja sundonte tani jo vetëm mbi tërë Epirin, por edhe mbi një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe të Thesalisë në lindje, mbi krahinat greke në jug të Epirit, ku bënin pjesë Ambrakia, Amfilokia e Akarnania" nenkupton se fisi i Amfilokeve ishte grek, cka nuk eshte e vertet (ishte epirot). Poashtu, shkruan se "Pas disfatës me Romën, në vitin 274 p.e.r. Pirro iu drejtua përsëri Maqedonisë, por gjatë kësaj përpjekjeje të tij të re mbeti i vrarë duke luftuar nëpër rrugët e Argosit kundër forcave të bashkuara maqedone e spartane." Me sa me kujtohet, Pirro i kishte shpartalluar forcat spartane ne fushbetej (forcat e mbetura u terhoqen ne qytetin e Spartes). Ne Argos nuk kishte spartan.

Artikulli e nxjerr vazhdimisht Pirron si aventurier te pamatur. Ky eshte denigrim i pamerituar. Nuk permend faktin se lufta kunder Maqedonise ishte shume e arsyeshme sepse fqinji lindor ishte historikisht nje rrezik konstant per Epirin.

Nuk permend poashtu se kapercimi i Pirros ne Sicili ishte gjithashtu shume i logjikshem dhe jo aventure. Vdekja e mbretit te Sicilise, i cili ishte vjehrri i Pirros, e la mbreterine pa trashgimtar. Ndaj Pirro nderpreu perkohesisht luften kunder Romes qe te vendoste djalin e tij, nipin e mbretit te Sicilise, ne krye te mbretesise siciliane.

Edhe permbajtja e fushatave ushtarake te Pirros nuk eshte analizuar sic duhet. Ka element te tjere te papermendur qe ndikuan ne deshtimet e Pirros.

Thellesia e munguar e analizes e nxjerr Pirron si komandant te talentuar por si strateg te paafte. E verteta eshte e fushatave eshte me e nderlikuar dhe lavdia e Pirros teper me e larte se cfare shpreh artikulli. Jo me kote historianet e lashte e krahasonin me Aleksandrin dhe Hanibalin.
 
Artikulli nuk i jep as lavdine e merituar ne dyluftime. Ka nje sere rastesh ku Pirro pranon sfida per dyluftim, ose versulet personalisht ne front ne caste te caktuara, ku mahnit me aftesite e tij luftarake.
 
Lavderimi nga Hanibali eshte sikur te kesh marre lavderim nga Napoleon Bonaparti. :)
Patjetër. Kur Napoleoni lavdëron Hanibalin si gjeneralin më të madh të historisë, e Hanibali ja jep nderin Pirros. ?
 
Temë e bukur ?
Jo shumë kohë ka nga disa fjalëshkëmbime në tema me @Barnaba , pikërisht për Pirro. Vërtetë mbeta gjith natën pa gjumë, ashtu siç më uroi ?

Kemi vërtetë figura historike për mburrje. Të mendosh të të japë ‘dekoratë’ një si Hanibali!
Bota e njeh Grek.
 
Cfare thoje botes ti te futeshe ne nje debat me nje te huaj qe studion historine e lashte. :)
Çfar do i thoje ti? se e njëjta botë të njeh ty (e mua) për magj** .....
 
Te dha shembullin si ta leç ate te huajin te ndjehet idiot nga injoranca bashkohore ?
Dkny tha te mburresh, qe te mburresh duhet edhe fakte ku te mbeshtetes. Pavaresisht qe keto heret a vone dalin. Me mburremi me Skenderbeu edhe pse nga fqinjejt ke idiot te trashe qe ngrijne gjite ato fantazira ta quajne grek apo serb. Por pervecse fakteve tone e mbeshtesin edhe te huajt qe Skenderbeu ishte Shqiptar.

tani ai qe studion historine e lashte te sjell link a faqe emrash historiane nga universitete e fame ku thone qe Moloset dhe Pirro ishte Grek.
Ti mund te mburresh, e mund te jesh krenar por mbeshtetesh te historianet vendas se te huajne mbajne anen tjeter.


Eshte si kenget Music of Epirus. Greke njihet ajo sepse greket e Shesin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top