Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Kresha

A pretty face can never trick me
Shqiptarët janë sot kundrejt evropianeve edhe më të varfër se sa ishin në vitin 1910.

Në vitin 1910 të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin sa 25 për qind e BE-se edhe pse ky organizëm nuk ishte krijuar akoma. Në 2007 shifra është 24 për qind, duke dëshmuar se ëndrra evropiane e mirëqenies është shumë e largët sesa 98 vjet më parë.

Të dhënat e fundit zyrtare të Institutit Evropian të Statistikës tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të jenë populli më i varfër në Evropë.

Në një raport të fundit të publikuar vetëm një ditë më parë, Eurostat, ka llogaritur treguesit e mirëqenies, veç 27 vendeve të Bashkimit Evropian edhe të disa vendeve të Ballkanit.

Sipas EUROSTAT, një shqiptar ka mesatarisht të ardhura në vit 4 herë më pak se një qytetar i Bashkimit Evropian. Por jo vetëm. Edhe fqinjët tanë, me të cilët krahasohemi, kanë të gjithë një mirëqenie më të lartë se Shqipëria.

Vendi i dyte më i varfër pas Shqipërisë është Bosnja, ku te ardhurat për fryme janë sa 29 për qind e mesatares se BE. Maqedonia renditet e treta me 30 për qind, ndërsa Mali i Zi me 40 për qind.

Por ajo që është më shqetësuese, ka te beje me faktin se pavarësisht se Shqipëria ka ndër rritjet më të larta ekonomike në rajon, të ardhurat për frymë në vend kundrejt mesatares së Bashkimit Evropian po rriten shumë ngadalë, madje tre herë më pak se ato të disa fqinjëve tanë.

Në vitin 2005 treguesi i të ardhurave për frymë në Shqipëri ishte 22 për qind. Në 2006 arriti 23 për qind dhe në 2007, 24 për qind. Me këto ritme qytetarët shqiptarë do jenë njëlloj të pasur me ata të BE-së pas plot 75 viteve. /tch/
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Nuk kuptoj me cfare mase Eurostati ak llogaritur te ardhurat per koke te viteve 1910 duke marre parasysh qe ne Shqiperi nuk egzistonin istitucjone qe merreshin me censimentin e popullsise (censimentet e para jane bere ne kohen e Enverit) dhe duke marre parasysh se kur flitet per te ardhura Pro Capite te cdo shteti, behet mesatarja midis te pasurve dhe te varferve....
Pra merret pasuria e te pasurve, ajo e te varferve dhe behet pjestim per gjithe popullsine!

Konkluzjoni del qe ky sondazh i bere, nuk eshte i vlefshem, per arsyjet e mesiperme dhe per faktin sepse ne 2008 ne Shqiperi nuk paraqiten te ardhurat ne trajten e duhur...Pra asnje nuk tregon te ardhurat mujore te sakta! Sidomos ata qe kane te ardhura mujore te larta, me shume nga cduhet!
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Per te ardhur keq vertet....:(

Politika Shqiptare ka deshtuar...klasat politike jane pa asnje vlere ne shqiperi....Dhe populli e rinia shqiptare diskutojne per gjera siperfaqesore...............Ne jemi te varfer jo vetem ekonomikisht por edhe shpirterisht akoma sjemi te formuar mire....per fat te keq...kemi shume e japim pak......JEMI TE KORRUPTUAR....TE PAAFTE.

Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Pajtohem me Bricolon. Statistikat jane joreale. Me te varfer jemi por jo aq sa e paraqesin ato statistika. Askush nuk e paraqet gjendjen reale te financave te tij, per t'i ikur tatimeve.
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

cfare thoni ore ne te varfer cja fute pordhes kot dhe keta me keto sondazhet e leshit
a nuk e shikoni ne shqiperi ke vetem mercedaza, si i tallin shqipetaret qe vijne nga greqia me ato breshkat e tyre,kafenet plote me njerez apo ka pak te tilla .
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Nuk kuptoj me cfare mase Eurostati ak llogaritur te ardhurat per koke te viteve 1910 duke marre parasysh qe ne Shqiperi nuk egzistonin istitucjone qe merreshin me censimentin e popullsise (censimentet e para jane bere ne kohen e Enverit) dhe duke marre parasysh se kur flitet per te ardhura Pro Capite te cdo shteti, behet mesatarja midis te pasurve dhe te varferve....
Pra merret pasuria e te pasurve, ajo e te varferve dhe behet pjestim per gjithe popullsine!

Konkluzjoni del qe ky sondazh i bere, nuk eshte i vlefshem, per arsyjet e mesiperme dhe per faktin sepse ne 2008 ne Shqiperi nuk paraqiten te ardhurat ne trajten e duhur...Pra asnje nuk tregon te ardhurat mujore te sakta! Sidomos ata qe kane te ardhura mujore te larta, me shume nga cduhet!

Edhe pa u llogaritur sakte (por mendoj se merret mesatarja e popullates) duket moj Bri.......inflacioni eshte i dukshem.
Te ardhurat mujore shteterore hyjne poshte mesatares kundrejt nje konsumi mujo
r.
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

cfare thoni ore ne te varfer cja fute pordhes kot dhe keta me keto sondazhet e leshit
a nuk e shikoni ne shqiperi ke vetem mercedaza, si i tallin shqipetaret qe vijne nga greqia me ato breshkat e tyre,kafenet plote me njerez apo ka pak te tilla .

kafenet dhe mercedezat jane pasuri fallso....jo jetezgjatese :kercejme:
Jane vetem nje fasade ne te shumten e rasteve...
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Logaritjet nuk besoj se jane te sakta , pasi jemi me te varfer seç e paraqesin statistikat e Euro stat. Jemi aty rreth 10 here me te varfer se vendet e evropes se bashkuar .
Se marr vesh si na nxoren kaq te pasur njehere.
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

kafenet dhe mercedezat jane pasuri fallso....jo jetezgjatese :kercejme:
Jane vetem nje fasade ne te shumten e rasteve...

bella jo vetem keto por si popull kemi shume gjera fallso dhe nuk e pranojme realitetin
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

bella jo vetem keto por si popull kemi shume gjera fallso dhe nuk e pranojme realitetin

ta mbeshtes mendimin :D...jam dakort....dhe jo vetem kaq...por shpesh here merremi edhe me diskutime boshe....po tjeter muhabet ky :lexim:
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

nuk dua te jem egoist por tani mund te them qe jam me mire se sa kam pas qene...pastaj keto te dhena sa te verteta jane?dhe e bukura e kesaj kohe eshte se tani mund ta shpreh lirisht mendimin tim...pastaj do te doja te pyetja shqiptaret nje nga nje nese jan me te pasur tani opo dikur....statistikat jane per statistiket..pasurine e dikujt vashtire ta dish
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Per te ardhur keq,gjendja sa vjen dhe po perkeqesohet.................
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

E kur mendon qe te gjithe analistet dhe economistet me te mire , jepnin menimdet e tyre pozitive per zhvillimin e shpejt te shqiperise pas ardhjes se pluralismit dmth fillimi i viteve 90 dhe thonin qe : Shqiperia esht nje nga shtetet e vetme qe e ka debitin publik 0 e kjo ka qen nje nga avantazhet e shqiperise per marrje e qindrave kredive nga qeverit tona te hajdute ne banken qendrore europiane ose FMN per zhvillimin e shqiperis e ter keto kredi gjysma e mos me shum ka avulluar pa e mor vesht askush e ndersa tani ne 2008 vetem pse FMN merr ne shqyrtim kerkesen e qeveris shqipetare per "lejen e nje kredie " :( ministri i financave e quan nje arritje heroike pa piken e turpit :(:(
Nuk habitem aspak nga keto studimet qe jan ber eurostat e esht me verte per te ardhur turp , gjithmon po te ken piken e sedres qeveritaret tane e piken e humanizmit , por ato se kan e si bien ndermend apsak qe zonat e thella te shqiperis jetojn me keq se ne boten e 3 :( :( mos shikoni tiranen apo ndonje qender qyteti tjeter , por ka shum e shum krahina te tjera qe shum njerez trendi ne shqiperi , sja din egzistenzen e gjendjen e mjerimit ...
Gjithesesi nese tani gjendja sipas grafikut ishte me 1% ngritje ne vit :( mendoj se vitet ne vazhdim , sidomos 2009 ka per te qen shum e erret :( sepse emigrantet ose me mir (polmoni ) i economis shqipetare , do ta ulin rend prurjen e investimeve apo te eurove sepse shum vete ketej po ngelin pa pune apo jan ne gjendje pushimi e nuk i dihet akoma edhe per sa koh gjendja do jet keshtu , por 2009 sigurisht do jet e ndjeshme per shqiperine , pavarsisht se Idiot berisha doli e tha para ca kohesh qe shqiperia zdo cenohet minimalisht , ju garantoj un juuuu me pak fjal perralla me mbret si gjthmon e mjer ato qe jan te semur pas tij .
...
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

100 vjet pak jemi duhet te ishim me shume kemi permiresuar:p:p .........nuk e di se sa eshte e vertet por ne jemi t e vetmit qe nuk jemi te rregjistruar si popull te dime se sa jemi ...............para 100vjetesh edinim se i numeronte xhaxhi edhe kafshet pse jo ta dinte se qfare kishte brenda territorit te vet.
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Edhe pa u llogaritur sakte (por mendoj se merret mesatarja e popullates) duket moj Bri.......inflacioni eshte i dukshem.
Te ardhurat mujore shteterore hyjne poshte mesatares kundrejt nje konsumi mujor.
Bella Eurostati ka filluar si ent me lindjen e komunitetit europian..Eshte kronologjikisht e pamundur te kete te dhena mbi rregjistrimet e popullates shqiptare para vitit 1950:)

Pastaj duke konsideruar qe Shqiptaret jetonin ne kushte skllaverie deri ne diten e clirimit, s'me duken te sakta krahasime te tilla...

Ky artikull me duket sikur do te tregoje qe Shqiperia ishte me mire ne kohen e pushtuesve turq se sa tani...

Ky eshte vleresimi im i artikullit si ekonomiste jo si patriote!

Per te bere krahasime te tilla, duhen marre parasysh jo vetem vitet ne fjale, por numri i popullsise, te ardhurat, fuqia e kerkeses se mallrave etj etj etj...
Vetem atehere mund te mendojme dhe vleresojme nese njerezit jetonin me mire apo me keq!
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Ky per mendimin tim eshte paradoks,niveli i sotem i jeteses nuk perputhet kurre me ate 100 vjet me pare.Vete llogjika nuk e pranon nje gje te tille.
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Mendoj si Agrodolce siper qe thote se frymemarrja e ekonomise shqiptare jane emigrantet. Mjafton te shikohen shtepijat private qe ndertohen gjithandej dhe asnje nen tre kat. Apo shume aktivitete te tjera private qe financohen nga te afermit e tyre nga jashte.
Njerzit ne shqiperi vishen e mbathen me mire se ne qe jetojme jashte.Bar, ristorante, CASINO, jane gjithmone plot o njerz.
Pastaj statistikat nga do i marrin kur punojne te gjith (o pothuajse) ne te zeze.
Ne realitet,mua me duket se nuk kemi qene kurr me te pasur.
Letrat flitekn ndryshe, mbase eshte nje truko per te marre ndonje ndihme nga Europa lol
 
Titulli: Shqiptarët, më të varfër se 100 vjet më parë

Qe jemi vendi me i varfer ne europ kjo dihet dhe nuk do ngrihemi ndonje her si PS si PD kush mer drejtimin ne shtet e kan mendjen vetem per te vjedhur askush nuk mundohet te hapi vende pune, Rrofshin firmat e huaja se ne nuk jemi te zoterit te bejm asgje vet, Dhe pse mendoj qe nese shipria do futet ne europ do ndryshoi shum...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top