Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

CON_MAN ....me vjen keq po Muhamendi me flamurin e Bizantit nuk rrine dot me nje vend , te ben me shume ""TURK""" se kurre !!!!

pse po e perzin me flamurin ne kete vend
arabia ska flamur te shtetit sikur ne qe kemi
ajo ka nje flamur te thjesh ku shkruhet la ilahe ilallah muhammed resulullah
edhe aj flamur nuk eshte i arabis
po eshte flamur i muslimaneve
sdi pse e lidh flamurin e bizantit ketu
pastaj islami nuk perfaqesohet me flamuj , ne e kemi flamurin ton edhe skemi nevoj ta nderrojm
qka ne duhet te nderrojm eshte e keqja brenda nesh
per kete aresye na ka keshilluar profeti muhammedi a.s
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Familja Kabashi denoncon intrigat e Kishes Katolike‏

REAGIM

Bekimi i priftit e mallkimi i Nënës


Salih KABASHI


(Edhe në emër të familjes së Hysen, Selim e Smajl Kabashit nga Gurrakoci, Tomoci, Tomoci i Epërm e Lubjana)

I nderuari Loverdjali!

Shkrimi qe keni sjell i nderuar, per mendimin tim nuk eshte asgje tjeter pos nje loje e rrezikshme qe per aktore ka njerez me horizonte te kufizuara te mendjeve njerezore. Madje ky shkrim eshte nje denziformat e llojit me te paskrupullt te dabatuceve qe mbshtillen e sillen pas virtualitetit. Kjo eshte nje loje djalli dhe mendoj se ju me kete perzirje ne kete loje keni ngelur ne provim. Me keqardhje e them kete.
Une percjelle shtypin cdo dite ne Kosove. Kam lexuar edhe shkrimin qe eshte sjellur nga hapesi i temes. Gazeta prestigjioze qe ka botuar shkrimin eshte nje nder gazetat qe boton edhe cdo kunderargumentim te mundshem me fakte. Jam lexues i rregullt i kesaj gazete qe nga faqeja e pare, cdo dite, dhe kjo gazete nuk permban nje kunderargumentim te tille. Ne kete aspekt une do kisha dashur te shihja informacionin qe keni sjellur ju se ne cilen gazet ditore apo televizion eshte publikur. Perndryshe munde te konkludoj se ju keni sjellur nje nder denziformatat me te paskrupullta te mundshme. Madje ne menyre indirekte je futur ne lojra me ndjenjat e familjeve pa dijenin e tyre. Kjo eshte e pajustifikueshme miku im. Nuk arsyetohet me asgje, aq me pak kur ju mbaheni si nje besimtar i devotshem. Ju bej thirrje ti therrisni zeri te arsyes tuaj.

Me respekt.

Mos te harrojme te theksojme se une kisha pare nje shkrim: "Bindjet fetare janë shumë personale" të Bajram Kabashit, botuar në gazetën Express të datës 23 gusht 2008)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Aha! Keshtu paska qene puna, per letra azili demek! LOL

Se per cfare lloj letrash ishte lexo ketu:

Duke parë se institucionet kulturore shtetërore shqiptare nuk janë duke bërë punën e dëshiruar e të duhur në drejtim të ringjalljes shpirtërore të kombit tim, mendoj se populli shqiptar duhet të gjejë vetë mënyrat për të dalë nga kjo gjendje amullie. Unë kisha dashur që nisma ime të jetë vetëm fillimi i asaj që do të ishte ndriçim i plotë dhe i vërtetë kombëtar.
http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/02/kosova.bmp Duke qenë i vetëdijshëm se në këtë rrugë vjen një kohë kur fjalët mbarojnë dhe duhet të nisin veprimet konkrete, unë, Bajram Kabashi, me banim në Norvegji, në pajtim të plotë me familjen time, fali tokën time në Gurrakoc të Burimit (Komunës së Istogut), me sipërfaqe 1000 metra katrore, me qëllim të ndërtimit të një Qendre Kulturore Arbërore, e cila do të merrej kryesisht me hulumtimin, botimin dhe editimin e të dhënave të shekujve që janë lënë në harresë deri në ditët e sotme. Ai Institut dëshiroj të quhet ’Papë Kelmendi XI’, Pontifex Maximus.
I vetëdijshëm se për Papa Kelmendin e XI-të në të ardhshmen do të bëhet edhe më shumë në nivelet institucionale të popullit shqiptar, megjithatë, si bir i këtij populli që vazhdimisht duhet ta ndriçojë rrugën e vet të dhimbshme nëpër histori, në kërkim të identitetit të cënuar, e shoh të nevojshme që për kujtim të këtij njeriu, atdhetari e fetari të madh, të veprës së tij largpamëse, të jashtëzakonshme në favor të kombit, t’i them: ’Papë Kelmendi XI, Bir dhe Atë i këtij populli, urdhëro në tokën arbërore’. Në këtë mirëseardhje dëshiroj që të bashkohen sa më shumë arbërorë kudo ku janë që “Festën e rikthimit” ta bëjmë edhe më të madhërueshme.
Dëshiroj të deklarohem personalisht ashtu sikurse edhe në emër të familjes sime që toka ime në Gurrakoc të Burimit, mu në qendër, në vendin ku kryqëzohet rruga Pejë-Mitrovicë dhe Istog (Burim) - Klinë, definitivisht i takon Papa Kelmendit të XI-të, Arbërorit, andaj të tjerëve u takon që ta shpiejnë përpara idenë time e të familjes sime. I qoftë falë toka ime sepse është edhe toka e tij, e çdo shqiptari zemërbardhë e atdhetar!
Jam i gatshëm që të bashkëpunoj me të gjithë ata, institucione apo individë, të cilët kanë ide për ta pasuruar këtë Nismë qoftë me ide, qoftë me ndihmesa materiale për t’i dhënë formën konkrete projektit tim tashmë të shfaqur në formë ideje. Të gjithë ata që në çfarëdo mënyre do ta ndihmojnë realizimin e këtij projekti, paraprakisht i falënderoj nga zemra duke ua shprehur mirënjohjen time më të thellë.

Vëllazërisht, Bajram Kabashi më 28 nëntor 2007 Norvegji
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

I nderuari Loverdjali!

Shkrimi qe keni sjell i nderuar, per mendimin tim nuk eshte asgje tjeter pos nje loje e rrezikshme qe per aktore ka njerez me horizonte te kufizuara te mendjeve njerezore. Madje ky shkrim eshte nje denziformat e llojit me te paskrupullt te dabatuceve qe mbshtillen e sillen pas virtualitetit. Kjo eshte nje loje djalli dhe mendoj se ju me kete perzirje ne kete loje keni ngelur ne provim. Me keqardhje e them kete.
Une percjelle shtypin cdo dite ne Kosove. Kam lexuar edhe shkrimin qe eshte sjellur nga hapesi i temes. Gazeta prestigjioze qe ka botuar shkrimin eshte nje nder gazetat qe boton edhe cdo kunderargumentim te mundshem me fakte. Jam lexues i rregullt i kesaj gazete qe nga faqeja e pare, cdo dite, dhe kjo gazete nuk permban nje kunderargumentim te tille. Ne kete aspekt une do kisha dashur te shihja informacionin qe keni sjellur ju se ne cilen gazet ditore apo televizion eshte publikur. Perndryshe munde te konkludoj se ju keni sjellur nje nder denziformatat me te paskrupullta te mundshme. Madje ne menyre indirekte je futur ne lojra me ndjenjat e familjeve pa dijenin e tyre. Kjo eshte e pajustifikueshme miku im. Nuk arsyetohet me asgje, aq me pak kur ju mbaheni si nje besimtar i devotshem. Ju bej thirrje ti therrisni zeri te arsyes tuaj.

Me respekt.

Mos te harrojme te theksojme se une kisha pare nje shkrim: "Bindjet fetare janë shumë personale" të Bajram Kabashit, botuar në gazetën Express të datës 23 gusht 2008)

I nderuari kiterr 123

Se pari, une nuk futem ne nje loje nese nuk di te luaj. Andaj, asesi nuk ngeli ne provim, ke parasysh. Nuk ka perse te vjen keq, ajo eshte bindja juaj dhe e respektoj opinionin tend. Shume mire e dime se cfare lajmesh sjellin gazetat, pa dallim. Le te jene prestigjioze apo e kunderta. Asgje s'eshte perfekte, ketu bejne pjese edhe shkrimet gazetareske. Ka genjeshtra me bollek edhe aty, mos ke dert. Konkludimet e juaja jane te pabaza. Nuk ke nevoje te mirresh me konkludime te kota, me beso ! Besoj qe vet prifti me x gazetarin kane qene ata t'cilet kane luajtur me ndjenjat e kesaj familje.
Perveq asaj qe kam te aferm ne Gurrakoc te Klines, dhe ca shok per rreth te cilet me kane njoftuar per kete "GENJESHTER", une kam hasur edhe nje tjeter gazete ku kishte botuar reagimin e Salih Kabashit. Sigurisht qe ke ndegjuar per Gazeten Kritike (shih: Gazeta Kritika). Aty edhe eshte publikuar reagimi i Salihut. Madje ishte edhe e-maili i tij aty.

Per me teper:

Kritika - Doreshkrim - Sakramentet e Spërkatjet e Priftit Pren Kola dhe Mallkimi i Nënës Fatime

p.s. Mos e konsidero si te shenjte ate gazeten prestigjioze:gjujpeshk:

Respekt
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

(shih: Gazeta Kritika). Aty edhe eshte publikuar reagimi i Salihut. Madje ishte edhe e-maili i tij aty.

Per me teper:

Kritika - Doreshkrim - Sakramentet e Spërkatjet e Priftit Pren Kola dhe Mallkimi i Nënës Fatime

p.s. Mos e konsidero si te shenjte ate gazeten prestigjioze:gjujpeshk:

Respekt

Kam ca pyetje rrethe kesaj gazetes fantome te cituar nga ana juaj. Eshte gazet ditore apo e decenieve ? Kush eshte botues i saj? Ne cilen mahalle te Kosoves botohet? Sa eshte numri i shitjeve apo eshte gazete elektronike?

Dhe te lutem beje kujdes se fjalen e shejte nuk kam perdorur askund!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

BRICIOLO...shpirt kush jane dyshimet e tuaja per keta njerez (shprehu qarte) ?????

Si nuk paska te beje kombi me fene, por me mentalitetin ???? A eshte mentaliteti ceshtje civilizacioni, a eshte civilizacioni i lidhur me historine , a eshte historia e lidhur me simbolet kombetare dhe figurat kombetare ??? A kane popujt identitete kombetare ??? (perndryshe ishin perzi te gjithe pa asnje lloj kufiri dhe ndarje).

ps. Para nje vit e ca ne FV u mendua te hapej nje nenteme per "" IDENTITETIN KOMBETAR """ (e mban mend mire besoj ) , por per shkak te injorances,ofendimeve dhe nivelit te ulet nuk u hap.( Kemi devijuar paksa nga tema per momentin )

Kam dyshime rreth kthimit te ktyre ne fene e krishtere..Kam pare shume idiote ne Shqiperi qe kthenin fe si ti donte qejfi ne baze te interesave te tyre..Mjafton te mendosh per budallenjte qe i futen sektes se DESHMITAREVE TE JEHOVAIT per te kuptuar nivelin e intelektit fetar shqiptar, per mos folur per mormonet, shientistet, islamiket etj etj etj...

Per kthim ne origjina mund te flasim kur behet fjale per dicka me vlere, ku ka artikuj te gjate e te stergjate qe flasin per kete lloj ndryshimi, jo keshtu kot me kot!

Ne shtetin modern koncepti i Kombit eshte shume me i thelle dhe nuk vjen zinxhir sic thua ti!
Te flasim ne 2008 per nje civilizim te mundshem te Kishes Katolike, edhe jam dakort, po ne kohen e Gjergjit, kisha ishte cdo gje pervecse civilizuese!
Civilizimi nuk vjen nga feja, sidomos ne vendet laike, civilizimi vjen nga perballja e vazhdimshme me situata te reja. Fati yne eshte qe nuk kemi qene kurre shtet konfesjonal dhe nuk kemi patur kurre lidhje me fene!

Analizoje si te duash situaten, por civilizimi vjen nga ndryshimi!
E vetmja gje e mire qe ka feja e krishtere eshte se ndryshon vazhdimisht dhe mundohet te shkoje hap pas hapi me organizatat kombetare dhe nderkombetare. Gje qe nuk bejne fete e tjera! KAQ!

Mos ngaterro sferen shpirterore me ate kombetare:)
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Kam ca pyetje rrethe kesaj gazetes fantome te cituar nga ana juaj. Eshte gazet ditore apo e decenieve ? Kush eshte botues i saj? Ne cilen mahalle te Kosoves botohet? Sa eshte numri i shitjeve apo eshte gazete elektronike?

Dhe te lutem beje kujdes se fjalen e shejte nuk kam perdorur askund!

A din cfare u themi njerezve t'cilet diskutojne dhe kerkojne cdo here dic me shume, keshtu si puna juaj?

"Edhe 2 jave n'deti mos deshte?":dance:

Une pranova nje gole. Me pastaj shenova nje, dhe u tregova juve se jam ne fushe, dikush eshte aty qe t'ju tregoje juve se si duhet lozur. Andaj, ju jeni ata t'cilet tani duhet te tregoni aftesite e juaja ne fushe, e jo te diskutoni rreth goles qe e keni marre, si dhe nga erdhi ajo gole ???.

p.s. Nga postimet e juaja, fillova te fitoj bindjen se e paske shenjteruar ate gazete.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

A din cfare u themi njerezve t'cilet diskutojne dhe kerkojne cdo here dic me shume, keshtu si puna juaj?

"Edhe 2 jave n'deti mos deshte?":dance:

Une pranova nje gole. Me pastaj shenova nje, dhe u tregova juve se jam ne fushe, dikush eshte aty qe t'ju tregoje juve se si duhet lozur. Andaj, ju jeni ata t'cilet tani duhet te tregoni aftesite e juaja ne fushe, e jo te diskutoni rreth goles qe e keni marre, si dhe nga erdhi ajo gole ???.

p.s. Nga postimet e juaja, fillova te fitoj bindjen se e paske shenjteruar ate gazete.

Po po keshtu u thoni ju njerezve te cilet kerkojne argumente te bazuara. Kete e kam kuptuar kaher miku im dhe nuk kishte nevoj per spjegimin e radhes. :gjujpeshk: Gazeta per te cilen kacavirresh (Koha Ditore) nga opinionberja, mendimberja dhe spektri lexues ne Kosove, cdo here deri me sot, ta kesh para sysh deri me sot ne te gjitha sondazhet e bera nga institucione vendore e nderkombtare del te jete gazeta me prestigjioze dhe me me nam. Madje nuk eshte rastesi edhe bashkpunimi i saj me gazetat me me ze te botes. Opinioni im dhe juaji mbi te nuk terhjek asnje rendesi per momentin. Ti kthehemi temes.
Ju i nderuar permes nje shkrimi te dyshimt, i postuar ne viertualitet, poashtu i postuar nga dikush qe qendron prapa virtualitetit, pa asnje argument qe do duhej te mbarte ne vete, shkrim te cilin e kan vizituar 200 vizitor pa lene koment dhe e kan kritikuar dy anetare te asaj faqe, pa asnje arsye bindese te mendjes mundoheni te baltosni njerez. Kjo miku im eshte me shume se hipokrizi. Ju miku im vazhdoni edhe ta mbroni ate baltosje me kembngultesi per nje arsye qe nga cilido kendveshtrim eshte e drejt personale e njeriut ne kete bote. Ju miku im ne menyren me cinike mundoheni ta baltosni njeriu e pafajshem. Kjo me brengos. Aspak besimi i tij. Ku na qenka ky Sali Kabashi i cili duke pasur te gjitha ato gazeta ditore dhe televizione ardhka e na dergoka kundershtine e tij ne nje faqe elktronike? Deshiron te fsheh turpin apo te laj mut me shurre!!!
Andaj miku im, ne kete menyre, me keto shkrime, TI, jo qe nuk ke shenuar gole por je duke shenuar ne porten tende. Je duke i paragjykuar gjerat miku im. Je duke paragjykuar te drejten e pacenueshme te nje njeriu vetem per arsye egoje. Madje ne menyren me keqdashese. Baltosje cinike.

Andaj, miku im ju beje thirrje si miku mikut, ti therrisni zeri te arsyes tuaj.:gjujpeshk::gjujpeshk:

Me respekt.
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Ju sygjeroj ta shikoni emisionin Cosmo që emetohet në KTV por mund ta shikoni një episod të tij edhe përmes faqes së KohaVisionit aty mund t'i shihni disa konvertime që janë bërë në fshatin Brus kohëve të fundit, dhe të gjithë ata katolik që janë aty thonë që moti kanë qenë katolik dhe që të gjitha ato familje kanë ardhur nga Shqipëria para vitit 1912, kjo sipas historianëve është një propagandë serbe e fëlliqur që ta "dëshmojë" që kinse para vitit 1912 në Kosovë ska pasur Shqiptar, dhe që të gjithë ata kanë ardhur nga Shqipëria. Pastaj nga ky fshat sic citohet nga një banor musliman, në këtë fshat viteve të fundit kisha kroate ka ndërmjetsuar me dhjetra martesa me banorë Shqiptarë të cilët në këmbim për tu martuar është dashur të konvertohen dhe tani më shumë se 69 familje të këtij fshati janë shpërngulur në Kroaci dhe pothuajse që të gjithë ata që kanë shkuar atje apo fëmijët e tyre nuk i dijnë as edhe dy fjalë Shqip! Nëse konvertohen vetëm nga dëshira se e ndjejnë të bëhen katolik nuk shoh asnjë lloj problemi por që konvertimi i tyre të rezultoj me asimilim, këtu po që e shoh problem, madje tepër të madh!

Code:
http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=10989&Itemid=97
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

ky gjest per mendimin tim perben vetem fillimin pasi shume familje do ndjekin kete gjest. dalengadale po largohen nga feja islame. ajo fe nuk eshte fe e shqiptareve
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

kiterr, asgje s'ke thene si ne shumicen e rasteve vetem filozofon.

Eshte virtualitet apo realitet, si te duash thuaj, nuk ka rendesi. Nqfs eshte jo e vertete ajo cfare une them, urdhero deshmoje te kunderten, e lere filozofine anash se nuk jemi ne oren e filozofise i nderuar. Pastaj, halla ime jeton mu ne Gurrakoc. Keshtu qe deshmia u forcua me fakte. Ti nuk sjell fakte, por vetem flet nga hamendja, dhe kjo nuk me cudit fare, se gjithmone ke qene keshtu ne forum.

Me t'mira =)
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

LOVERBOY.... sic e pranon dhe vete , kjo per ty eshte nje ""LOJE"""(pra nuk ka asgje te vertete)!!! Ti vazhdo luaj lojen tende te felliqur , ne po bazohemi te fakti qe Gjergj Kabashi sot e kesaj dite eshte i krishter katolik. !!!(cfare fakti do ti me shume se kaq )

ps. Luaj... persa kohe ka injorante qe te perkrahin ...
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Ke pire caj ti me te ? Ke folur me te ? Po me mire se sa njerezit qe jetojne per rreth tyre nuk e din askush. Sikurse ju qe sollet nje shkrim gazetaresk, te njejten gje bera edhe une. Juve ju mbetet t'vazhdoni me tutje, jo mua. Une vetem mund t'ju keshilloj qe mos t'mirreni me propaganda, asgje me shume.

Ciao !
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Ti nuk sjell fakte, por vetem flet nga hamendja, dhe kjo nuk me cudit fare, se gjithmone ke qene keshtu ne forum.

Me t'mira =)

E ke marr me shume merak, miku im :dance: Pastaj se si jam une ne jeten reale dhe virtuale :gjujpeshk: mendoj se po i paragjykon gjerat :ciaoo:Mendoj se njihemi shume pak. Nuk di cfare faktesh po kerkon kur ato i ke sheshazi. Mesa se kush eshte Gjergj Kabashi ( ai Bajrami qe ju ka trazuar) :gjujpeshk:Lexo per te, e leje qa thojne plakat e Gurrakocit.
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Ne fakt, plaka s'mirret me gjera te atilla. Kam lexuar aq sa e kam pare te nevojshme per te. Dhe ne fund, doli e verteta ne shesh. Dhe ate e ke para sysh. Apo ndoshta syte i ke, e drite nuk te bejne.

Sdq, ketu e perfundoj kete teme. E imja ishte t'ua paraqes genjeshtrat ne fushe. E juaja eshte t'filozofoni tani me vrrca & mrrca !
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Sdq, ketu e perfundoj kete teme. E imja ishte t'ua paraqes genjeshtrat ne fushe. E juaja eshte t'filozofoni tani me vrrca & mrrca !

E kuptojme o miku im e kuptojme. :gjujpeshk:E verteta eshte vetem ajo cfare shohin syte tuaj. Madje ajo eshte e vertete verberisht qorre :gjujpeshk:

Nga Bajram Kabashi
Afro tre dhjetëvjetsha të kaluar në profesionin e gazetarisë e publicistikës në Kosovë,- në mënyrë aktive atje, e pasive qëkur jam në mërgim në Norvegji, pothuaj që s'më ka ndodhur, sikurse kësaj rradhe, që të vihem para një dileme se a duhet t'i përgjigjem dikujt apo jo, të përgjigjem për diçka që njeriu nuk ka nevojë të përgjigjet e as të shprehet e sqarojë publikisht pos nëse në një a mënyrën tjetër është i detyruar, pra i pyetur nga dikush për të dhënë sqarime.
Eshtë plotësisht e vërtetë se une me gruan e vajzën time, sikurse dhe familjet Mehaj e Maksutaj nga komuna e Burimit (ish-Istogut), jemi pagëzuar në Kishën Katolike të Zallkuqit (Zllakuqanit), në fund të korrikut dhe në fillim të muajit gusht. Por,ne, nuk kemi ndërruar fe, s'jemi konvertuar nga islami në katolicizëm, siç dëshiron të na paraqes Qemal Morina me kokëfortësi të çuditshme në një reagim të çuditshëm, aty-këtu jologjik dhe pa ndonjë pedagogji, kulturë kombëtare e respekt njerëzor dhe për fatin e keq të tij si pedagog me emër e post të nderuar në një fakultet të nderuar,- siç është Fakulteti për Studime Islame në Prishtinë, me shpjegimet e tij jointelektuale ai e përdhos, fyen e keqinterpreton,- me qëllim a pa qëllim kjo nuk është aq me rëndësi, historinë e vuajtur të të parëve tanë, të gjyshërve e stërgjyshërve që për shkak të lirive të mëdha që i kanë gëzuar nën pushtime(!), u është dashur të lënë e marrin fe e ndërrojnë kombësi në mënyrë vullnetare!?...
Qemal Morina nuk e kupton apo nuk do ta kuptojë se në Kosovë e në trojet shqiptare në përgjithësi, pra gjithkund ku mundi të ruhej gjuha shqipe e populli nuk u greqizu, maqedonizu,serbizu, malazezizu e boshnjakizu, përpos atyre shqiptarëve që vazhduan ta praktikojnë besimin islam ishin edhe shqiptarët që e ruajtën besimin ortodoks e katolik e në këtë kontekst ishte dhe është edhe pjesa më e madhe e popullit tone që mund t'i quajmë indiferentët fetar, laramanët apo kriptokatolikët. Pra shpjeguar me gjuhën psikologjike këta janë ata që s'kanë lënë diçka me ëndje dhe s'kanë dashur të marrin diçka pa ëndje, kundër vullnetit të tyre, në kundërshtim me gjuhën e zemrës, ndjenjat e ndjesitë e tyre shpirtërore. Une dhe të pagëzuarit e tjerë me atë rast jemi ndër këta të fundit. Kur e kemi ndërmarrë vendimin tone për t'u pagëzuar, pra për ta përfunduar një dilemë e ngarkesë të panevojshme shpirtërore, as që kemi menduar e paragjykuar se a do të na përkrah a mohoj në qëllimin tone Qemal Morina , Krist Kristaj i supozuar apo prapambeturie haxhiqamile e katundeve tona…
Bjeshka nuk ka ardhur tek ne, por ne shkuam tek ajo, pra ne e lypëm e gjetëm në Kishën Katolike të Zallkuqit, priftin e zgjuar Don Pren Kola, të cilit z.Qemal Morina mëkot i bije në qafë. Atë ne nuk e njihnim më pare andaj të kishim lutur që t'i heqësh nga koka yte ato "teoritë konspirative" për ca interesa të Serbisë etj, etj. Ato janë fryt i një gjykimi destruktiv e mënyre negative të të menduarit. As paraqitja ime në të përditshmën Koha Ditore, nuk ka të bëjë aspak me mënyrën siç keqinterpreton ti këtë çështje. Une asnjëherë, as dje, as sot, as nesër nuk kam folur e as kam zemër të flas ndonjë fjalë të keqe ndaj ndonjë besimi, pra as ndaj besimit islam. Ajo që kam folur e do të flas lidhet në fushën e keqinterpretimit e keqpërdorimit të fesë për qëllime e efekte politike, asaj ortodokse në rastin e Shqipërisë ku Anastasios Janullatos i Greqisë padrejtësisht e udhëheq KOASHin, duke dashur të krijoj në rradhë të parë indiferencën e besimtarëve ordodoksë shqiptarë ndaj kombit në frymën e shumë e shumë grekomëdhenjve, sikurse edhe të Titoni Venizellosit kur kanë dashur ta aneksojnë Korçën shqiptare,(Venizellos:"Korçarët janë shqiptarë, por kanë ndërgjegje greke!"), si hap të parë e si hapa të tjerë dashurinë për grekët e Greqinë,etj, etj; ndërsa pas luftës çlirimtare të UاK së e deri sot e edhe më tej do të shkruajë e mendoj për pasojat e islamizmit politik në Kosovë. Kjo që po ndodhë në Kosovë i dashuri Qemal Morina i ka kaluar suazat e veprimtarisë normale fetare. Ndikimi nga jashtë, sidomos nga Lindja e Mesme, për ç'gjë përgjegjësinë kryesore e bartë Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë që feja islame në Kosovë të cilën e praktikojnë një masë e konsiderueshme e popullit, të shkëputet nga tradita islame vendëse. Këtë une e kuptojë si një përpjekje perfide për ta goditur integritetin e kombit dhe harmoninë e domosdoshme brendakombëtare. I nderuari Qemal Morina flet për njëfarë "harmonie fetare" e kombëtare në stilin "ne i kemi lejuar" etj, etj. Une e pyes z.Qemal Morina se kush qenkit "Ju"? A je ti shqiptar apo mysliman në rradhë të parë, Qemal Morina?
Me shprehje të tilla e fyen parasëgjithash Bashkësinë Islame të Kosovës sikurse edhe vet Fakultetin për Studime Islame në Prishtinë sepse para popullit shqiptar flet në stilin joshqiptar "ne kemi lejuar",etj. Kujtoj se ndaj paraqitjes së tillë do të ishte dashur të reagonte para meje Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Instituti Historik i Kosovës, Instituti Albanologjik i Kosovës, Ministria për Arsim e Kosovës, etj, etj, sepse përmes një fjalori të tillë jonjerëzor e fyen historinë kombëtare, përhap urrejtje ndërfetare me një fjalë ndihmon të lind një e keqe që s'është e njohur në historinë e këtij trolli: racizmin brendakombëtar! Nëna Tereze nuk duhet nga shumëfetaria shqiptare se ajo është katolike, por se njihet e vlerësohet nga e gjithë bota e qytetëruar për vepër humane në favor të njerëzimit; Papa Albani nuk është e thënë të pranohet për shkak se ai ishte papa i parë shqiptar në rradhë të parë, porse vepra e tij e jashtëzakonshme e ka nderuar historinë e kulturën e kombit, Abdyl Frashëri, Haxhi Zeka, Gjergj Fishta e deri tek Adem Jashari, nuk njihen, duhen e nderohen nga kombi se i kanë takuar kësaj a asaj feje, por se kanë bërë vepra të jashtëzakonshme në favor të ndërtimit kombëtar, kulturës shqiptare dhe Atdheut!
Prandaj, "zemërgjerësisë" tënde i themi: Falemnderit! Nuk je as ti e as njerëzit si ti ata që mund t'ua japin e t'ua marrin të drejtat të tjerëve …
Këto të drejta na i garanton edhe Kushtetuta e tashme e Kosovës të cilën ti duhet ta lexosh dhe interpretosh ashtu siç duhet, se me gjithë të metat që mund t'i ketë si pasojë e ndikimit të Planit Ahtisari,- pra me gjithë faktin se ajo nuk është Kushtetutë çfarë do të duhej ta kishte një popull sovran, megjithatë ajo është Kushtetuta e vendit tënd e jo Sheriati! Qoftë si Bashkësi Islame e Kosovës a qoftë si Fakultet për Studime Islame, Juve u takon që ta interpretoni dhe respektoni Ligjin për Mbrojtje nga Ndotja Akustike, që me atë a emërtim tjetër duhet të ekzistojë në atë kushtetutë. Feja islame, sikurse cilado fe tjetër pa përjashtim, duhet të ekzistojë për vete e jo për të tjerët; besimtari duhet t'i lutet Zotit apo Allahut për vete e jo për të tjerët. Dehja e askujt nuk është dehja a mahnitja ime! Nuk ka nevojë e madje është e ndaluar me ligjin e cekur që duhet ta përmbajë Kushtetuta e Kosovës, që përmes altoparlantizmit të bëhet zhurmë tejet shurdhuese fetare, në rastin konkret zhurmë dhe propagandë e palejuar islame. Nëse vazhdohet kështu pra nëse nuk respektohet ligji në mënyrë strikte për të gjithë ata që e shkelin atë, atëherë kjo jo vetëm që është torturë por edhe padrejtësi historike ndaj jetës kombëtare shqiptare. Dukuria e tillë quhet islamizim i dhunshëm, vërshim dhe mbytje e jetës kombëtare…
Qemal Morina,
Nëse nuk jemi kuptuar atëherë mund t'a vazhdojmë debatin, por së pari të kisha lutur që as ti e as të tjerët që u "tronditën" nga akti ynë njerëzor, -që është fryt i dëshirave e synimeve tona të pafshehura, të mos përhapni të pavërteta e disponime negative të të tjerëve ndaj nesh. Të them kështu se për herë të parë në jetën time pas pagëzimit pata dhe patëm mundësi ta shihnim e përjetonim injorimin e përpjekjen e organizuar(!) të disa "turqve" të jetës sonë për të na futur në getot e imagjinatës së tyre. Gjëra të tilla nuk guxojnë të ndodhin në Kosovën shqiptare. Për herë të parë e pashë dhe e pamë se katoliku i imagjinatës së tyre nuk bëka të jetë pjesë e "tyre"! Ky antishqiptarizëm i pavetëdijshëm, apo kjo ndërgjegje "turke", duhet të luftohet që në start. Kjo është mungesë flagrante emancipimi shoqërore e kombëtar andaj me këtë çështje pashtyshëm duhet të merret politika e Kosovës, Ministria për Arsim dhe ajo për Kulturë e Kosovës.Përkundër faktit se ndërsymjet e tilla mund të lënë pasoja mes vëllezërish, pikëpamjet e bindjet tona për pagëzimin tonë në katolicizëm nuk ndryshojnë se ato kanë qenë paraprakisht të mendura. Nuk e dijmë ende se kush qëndron pas një tendence për të na leçitur e parë në sytë e disa syleshëve e primitivëve si "të tjerë", si "katalik", si "katalikt e Zllakuqanit" etj e marrëzira të tjera, por e themi hapur se jemi krenar që në kushtet e rrethanat e lirisë që ka ardhur të përcaktohemi lirisht për çkado e mos t'i ndrydhim ndjenjat e bindjet tona fetare e njerëzore. Edhe ti duhet të jeshë i lumtur për këtë vendim tonin ashtu sikurse edhe për ndjenjën e kënaqësisë e të triumfit që e paske parë e hetuar tek vëllai yt, prifti Don Pren Kola.
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Nga humbe LoverDjali ?
Apo nuk ta pati qejfi kete deklarate ?
Me behet qejfi qe e solle kete shkrim Kitrra, sepse perndryshme do te kisha kontaktuar ne privat Don Pren Kolen. per te konfirmuar kete ngjarje , dhe nqs ishin shpifje fjalet e thene nga ai ..
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Po edhe qe qenkan kthyer ne fen katolike namin se paskan bo lool aj musliman qe eshte me vepra nuk kthehet kurr :ciaoo:
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Kush gazete prestigjoze e Kosoves e ka shkruar """ REAGIMIN"""(ku eshte linku) ????? Pervec shpifjeve dhe felliqesirave te forumeve islamike qe kane perdorur emrin e Salih Kabashit per te shkaktuar trazira...!!!!

GJERGJ KABASHI E TUNDI KOSOVEN NGA THEMELET , SHUME TE TJERE DO VIJNE MBAS TIJ !!!!!



hahaha asgje nuk ka tund hiq :D shum pak persona e din ket send :D edhe ata qe e din nuk ju intereson :D

por qe te vin mbas tij ate mundesh tja bejsh qefin vetes :D sepse pak veta e bejn at qe e ka ber aj :D
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

edhe ......
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Familja Kabashi distancohen nga i konvertuari Bajram Kabashi

" Krejt në fund, pasi që prifti në mënyrë fort hileqare na ka përmendur si familje, respektivisht të "afërm" që gjoja e paskemi mbështetur aktin e kthimit të Bajramit ne katolicizëm, kam autorizimin e të deklaroj në emër të farefisit e të familjes së ngushtë e të gjerë se ne as kemi ditur se çfarë fabrikonte me kokën e tij Bajram Kabashi. Dhe për të qenë të ndershëm deri në fund, ne të gjithë mbesim me shumë bindje dhe shumë krenari në fenë tonë, në besimin e baballarëve e të nënave, të gjyshërve e të gjysheve, të stërgjyshave e stërgjysheve...., duke e konsideruar atë të mrekullueshme e të hyjnueshme."




Shkruan: Qemajl Morina

(Përgjigje në reagimin "Bindjet fetare janë shumë personale" të Bajram Kabashit, botuar në gazetën Express të datës 23 gusht 2008)



Me interesim lexova reagimin e Bajram Kabashit. Ajo që më la përshtypje, ishte se reagimi në fjalë përshkruhej me një mllef, mos tolerancë, urrejtje, islamofobi, deri edhe në kërcënime, jo vetëm ndaj meje, por edhe Bashkësisë Islame dhe Fakultetit të Studimeve Islame, si bartëse të jetës islame në Kosovë. ثshtë për çdo keqardhje që Z. Bajram Kabashi në reagimin e tij, vjellë vrer ndaj çdo aspekti që ka të bëjë me islamin dhe myslimanët, që nuk është në traditën tonë shqiptare. Ai, në urrejtjen dhe mos durimin e tij shkon aq larg sa që ritualin e ezanit, e quan "ndotje akustike", të cilin deri më tash nuk e ka bërë askush. Ai kërkon përgjegjësi edhe nga institucionet më të larta të Kosovës, siç janë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Ministria e Arsimit etj., përse ato heshtin në një shkrim timin, të publikuar në të përditshmen "Zëri", të datës 11 gusht 2008, me titull: "Ku mund të na çojnë konvertimet"?! Vlen të theksohet se artikulli në fjalë nga shumica dërrmuese e lexuesve shqiptarë, është vlerësuar korrekt, tolerant, tej mase i balancuar, krejtësisht i qartë për ata që duan ti kuptojnë gjërat drejtë.

اështja e besimit, është mbase çështje më komplekse, më e ndjeshme në jetën e njeriut. Besimi është mapa orientuese në jetën e njerëzve. Secili mendon se mapa e tij është më e saktë. Mirëpo, këto bindje nuk duhet të politizohen, por të trajtohen si vlerë e intimes së tyre. Besimi buron nga shpirti i njeriut, atë nuk mund ta gjesh në objekte.

Tradita shqiptare e ka kultivuar këtë qasje dhe në këtë mënyrë ka evituar fërkimet fetare. Askush nuk ia konteston z. Bajram Kabashit alias Gjergjit ta ndërroj fenë dhe emrin e vet. Sepse kjo është e drejtë e tij personale si dhe e çdo individi tjetër. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ai nuk ka të drejtë ta ofendoj askënd, as mua, e aq më tepër institucionin e Bashkësisë Islame. Nëse jo për diçka tjetër, së paku për shkak të një kolegialiteti që kemi pasur gjatë viteve të nëntëdhjetë, kur ai punonte si gazetar i "Bujkut". Mua më kujtohet se ka qenë iniciativë e z. Bajram Kabashit, që të ndriçohet figura e Mulla Ramushit të Tomocit - Istog imam i fshatit të tij, për të cilin Bajrami ka pasur një respekt të madh. Vlen të theksohet se Mulla Ramushi edhe pse i shtyrë në moshën 90 vjeçare, forcat serbe e masakruan atë gjatë agresionit serb në Kosovë në vitin 1999. Z. Bajrami në fillim të reagimi të tij mohon se ai, dhe bashkë mendimtarët e tij ta kenë "ndërruar fenë, apo të jenë konvertuar nga Islami në katolicizëm". Për të shtuar, ashtu siç "dëshiron të na paraqesë Qemajl Morina me kokëfortësi të çuditshme, në një reagim të çuditshëm, aty-këtu jologjik dhe pa ndonjë pedagogji, kulturë kombëtare e respekt njerëzor".

Mua sa më kujtohet, në shkrimin tim në të cilin thirret i nderuari z. Bajram Kabashi e të cilit ia jep të gjitha këto epitete negative, kam thënë tekstualisht: "besimi është çështje e brendshme dhe krejtësisht private e çdo individi". Mu ashtu siç pohon z. Bajrami në reagimin e tij të titulluar: "Bindjet fetare janë shumë personale". Andaj, nuk di prej nga i tërë ky mllef, nervozizëm, mos durim dhe urrejtje e Bajram Kabashit, ndaj një shkrimi objektiv e që ka për qëllim të vetëm ruajtjen e traditës së tolerancës sonë ndërfeatare. Arsyetimi i yt i nderuari z. Bajram se ti nuk je konvertuar, nga islami në katolicizëm, por vetëm "je pagëzuar duke përfunduar një dilemë e ngarkesë të panevojshme shpirtërore". I nderuari z. Bajram, ky është vendimi yt personal. Kjo është zgjedhja e jote. Kjo është bindja e jote dhe besimi yt. Këtë më së miri e vërteton, vet fakti se grigjës tënde nuk iu janë përgjigjur as dy fëmijët tu të rritur, Dardani dhe Dardana.

Mirëpo, pohim yt, që ka të bëjë me dukurinë e laramanizmit, e demanton reagimi i familjes Kabashi, i nënshkruar me emrin e vëllait tënd, Salih Kabashi, që mbanë titullin: "Bekimi i priftit e mallkimi i Nënës". Sepse, aty thuhet se familja e juaj i kanë takuar besimit islam së paku 10 breza nga filli gjenealogjik familjar, si nga babai, Hysen Ahmeti dhe nga nëna, Fatime Osman Morina. Ti dhe bashkëmendimtarët tu keni " bërë mirë që keni shkuar te bjeshka e jo bjeshka te ju". Por, unë po e theksoj edhe një herë se konvertimet spektakulare janë të dëmshme dhe gjithmonë kanë shkaktuar efekt të kundërt.

Sipas njohurive të mia modeste, edhe Vatikani është kundër konvertimeve pompoze, që për bazë kanë interesin vetjak, apo politik. Për Vatikanin besimi është gjëja më serioze në jetën e njeriut dhe çdo keqpërdorim, instrumentalizim i tij për qëllime jo fetare është i palejueshëm. Në kohën e globalizmit, ku paralelisht globalizohet e mira dhe e keqja, çdo spektakël konvertues do të krijonte probleme të pazgjidhshme për popullin tonë dhe do të ishte prelud për shthurje mbi baza religjioze. Toleranca fetare nuk është produkt aktual politik, por një vlerë substanciale e traditës sonë, një vlerë që përcakton identitetin tonë kombëtar. Ne, edhepse nuk pajtohemi me ju, por ne nuk mund të jemi kundër zgjidhjes dhe vendimit tuaj. Mirëpo, ti dhe bashkëmendimtarët tu nuk keni të drejtë të na ofendoni neve që nuk mendojmë si ju. Ashtu siç ke vepruar ti, i nderuari Bajram me shokët tu me rastin e konvertimit apo pagëzimit tuaj. Mjafton të lexosh prononcimin tënd të publikuar në "Koha ditore" të 28 korrikut, ku thua se këtë hap e ke ndërmarr si reagim ndaj "islamizimit të dhunshëm". Nuk mund të kuptoj i nderuari Bajram se si arriti ky "islamizimi i dhunshëm" të shqetësojë ty në Norvegjinë e gjerë dhe të gjatë, ku jeton, që nga viti 1999?! A nuk është kjo një shpifje ndaj bashkëbesimtarëve tu të deri djeshëm dhe vëllezërve tu të sotëm në gjak, gjuhë dhe komb?!

Ne nuk na habisin shpifjet e këtilla të dalin nga goja e peshkopit Artemije, po të dëgjojmë shpifje të këtilla nga goja jote këtë nuk mund ta besoj. Ne nuk kemi nevojë që ti nga Norvegjia e largët të na mbash leksione se si duhet ta rregullojmë jetën tonë në Kosovë dhe me çka duhet të merret politika e Kosovës. Këtë do ta rregullojmë ne vet. Nuk bëjmë përçarje, ne që respektojmë së pari besimin tonë dhe besimin e të tjerëve, por përçarës janë ata që përbuzin dhe fyejnë ndjenjat fetare të tjerëve. Por, edhe të këtillët, kushdo qofshin ata, do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre.

Me deklarimet tua , z. Bajram, ti ke fyer rëndë ndjenjat fetare të shumicës së shqiptarëve, por edhe të familjes tënde. Konvertimi yt mund të shërbejë si arsyetim për rregullimin e "letrave" duke u ankuar para autoriteteve azildhënëse se je nën presion nga "islamistët e dhunshëm". Por, nuk ke të drejtë të shkaktosh përçarje në mes popullit tënd. Sepse ti nuk mund ti dish marrëdhëniet ndërfetare më mirë se ne që jetojmë në Kosovë. Do të kisha dashur që reagimin tim ta përmbyll me citimin e pjesës së fundit të letrës së familjes Kabashi, në të cilën janë distancuar nga veprimet tua destruktive, ku thuhet: "Krejt në fund, pasi që prifti në mënyrë fort hileqare na ka përmendur si familje, respektivisht të "afërm" që gjoja e paskemi mbështetur aktin e kthimit të Bajramit ne katolicizëm, kam autorizimin e të deklaroj në emër të farefisit e të familjes së ngushtë e të gjerë se ne as kemi ditur se çfarë fabrikonte me kokën e tij Bajram Kabashi. Dhe për të qenë të ndershëm deri në fund, ne të gjithë mbesim me shumë bindje dhe shumë krenari në fenë tonë, në besimin e baballarëve e të nënave, të gjyshërve e të gjysheve, të stërgjyshave e stërgjysheve...., duke e konsideruar atë të mrekullueshme e të hyjnueshme.

Por, me një ndryshim nga desh e dele të reja (në trajta Bajramash- Gjergjash), bashkuar grigjës së Don Pren Kolës, ne nuk urrejmë e nuk fyejmë fetë e tjera, as besimtarë të konfesioneve të tjera minoritare, jomuhamedane në trojet shqiptare... dhe më gjerë në botë. Ky është edukacioni ynë ardhur nga familja dhe predikuesit e fesë së Muhamedit a.s. Bajramit neve nuk kemi çka i themi, feja e tij e re, ishte zgjidhja e tij e lirë, ndërsa trishtimi që ai i ka shkaktuar nënës sonë, po pati fuqi njerëzore, le ta injorojë...

Pastë kohë e paftë nëse për të ishte më i rëndësishëm e njerëzor sakramenti i priftit apo dhimbjet që ai i ka shkaktuar Nënës Fatime, ta dashur për të gjithë Gurrakocin dhe rrethinën.

Krejt në fund: ai, sado i lajthitur, nevrik...., sado tepër I paqartë dhe paragjykues në konceptet tij mbi fetë, kombin, kulturën e historinë, megjithatë është edhe do të mbetet vëllai ynë nga nëna e baba, nga gjaku e gjuha, trolli që na ka rritë, nga gjinjtë e vetëm të nënës sonë (shqiptare e myslimane e devotshme)që na kanë ushqyer "vëllezërit tanë myslimanë", apo "vëllezërit tanë shqiptarë ortodoksë", si dhe "vëllezërit tanë katolikë", janë shprehje tepër e fuqishme dhe nuk rrënohen dot nga dom Pren Kola dhe aleancat e tij kundërkombëtare e anticivilizuese!"

Gazeta Express











p.s. Beni, ketu jam i nderuari mik, mos ke frike. Ndoshta juve deri me tani ju mundonte reagimi i pare lol =)
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Bajramit duhet me ii ardh marre mas pari se kur ee ka ndrru fen osht duft me ndrru edhe mbiemrin sepse na ka qit ftyren e zez
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

edhe ai prifti ii mjer qe ka deklaru se ee ka pas perkrahjen ee farefisit ka gabu edhe gazetari nuk osht duft me qit bmiemrin [ KABASHI} nfaqe te par te gazetes
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Me falni ne cilen pjese te temes del ne PAH virtyti i tolerances Islamike?

Faleminderit!
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

edhe ai prifti ii mjer qe ka deklaru se ee ka pas perkrahjen ee farefisit ka gabu edhe gazetari nuk osht duft me qit bmiemrin [ KABASHI} nfaqe te par te gazetes

Mos e perdhose mbiemrin se ska lidhje me kete pune. Mbiemri Kabashi ( edhe si fis ) ka egzistuar ne keto troje edhe para ardhjes se besimit Islam, dhe ky mbiemer ska te beje aspak as me Islamin e as me krishterimin. :gjujpeshk:
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Mos e perdhose mbiemrin se ska lidhje me kete pune. Mbiemri Kabashi ( edhe si fis ) ka egzistuar ne keto troje edhe para ardhjes se besimit Islam, dhe ky mbiemer ska te beje aspak as me Islamin e as me krishterimin. :gjujpeshk:

po i nderum veq ne jame e gazeta thuhej" familja kabashi" , i perfshinte te gjith aj zoteria qe bderroi fen
si une pse jam muslim te kem te drejt te them tash krejt shqiptaret jan musliman
skam te drejt te flas per ty po veq per vete
e aj zoteria mori guximin te shprehej ashtu prandaj i ka fyer familjen kabashi
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Bajramit duhet me ii ardh marre mas pari se kur ee ka ndrru fen osht duft me ndrru edhe mbiemrin sepse na ka qit ftyren e zez

Nqs ai eshte "turperuar" po e fusim ne thonjeza. sepse ai nuk ka bere asnje turp . ai ka bere zgjidhjen e vet personale dhe po ashtu dhe antaret e familjes se veten.
Ai nuk ju ka nderruat fene e fisit , por te veten . keshtu qe ju te tuajen mbajeni me shendet , dhe ai te veten me shendet.
Shyqyr qe nuk eshte Islami i dhunshem se kush e di se cfare do ishte bere, ndonje gjakderdhje e papare.. ;)
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

po i nderum veq ne jame e gazeta thuhej" familja kabashi" , i perfshinte te gjith aj zoteria qe bderroi fen
si une pse jam muslim te kem te drejt te them tash krejt shqiptaret jan musliman
skam te drejt te flas per ty po veq per vete
e aj zoteria mori guximin te shprehej ashtu prandaj i ka fyer familjen kabashi

Ja se cfare thote lajmi i mesiperme.
Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Komunës së Burimit(Istogit)

Ti e ke lexuar artikullin apo ja fut kot ?
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Hehe sa interesant, nuk eshte e para familje qe kthehet ne Fen Katolike, por a pyesni ju se pse e kan bere? A thua keta te gjore fshatare te ngrate kan hulumtuar Fen e vertet? Pergjigja eshte Jo dhe Jo, keta jan kthyer shkaku i parave, kan marrur para te majme nga kishat katolike, kush nuk beson ejani tek une ne kosov dhe ju bindi me fakte te gjalla, kjo ka ndodhur dikur edhe ne fshatin Koretin te komunes se Kamenices, kur nje familje eshte kthyer ne Fen krishtere dhe me pas e braktisi duke u rikthyer perseri ne Fen Islame, dhe tregojn qe kan qen te paguar nga 2000 euro ne muaj dhe i kan premtuar qe do ti dergojn ne Londer, apo Paris, por gje qe premtimin nuk e mbajten.. E keshtu me radh, sidoqofte arsyet jan nga me te ndryshmet, dhe une nuk dua te dal kunder askujt, vetem e permenda nje fakt, nje te vertet qe ndodh ne Kosov.. Porse nese marim shembull, ne njerezit e civilizimit te larte, si nga Amerika, Anglia, Gjermania e Franca, shohim se feja Islame ne kohen e fundit eshte duke marre hov te madh ne zgjerimin e saj sidomos ne keto vende, dhe ne te gjitha keto vende Feja Islame ze vendin e dy-te per nga madhesia, dhe se numri i tyre rritet dita e dites... Sidoqofte edhe kjo nuk eshte ndonje argument qe tregon Fen e Vertet, te gjitha jan Fe te njerezve, te gjitha mesojn per mir, asnjera nuk e lejon te keqen (ne perjashtim te hebrejve) ndaj edhe une per vete edhe pse jam musliman, kam vertet nje respekt te vecant per vellezerit Të Krishter.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top