Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Te rrespektuar ju kisha preferu te mirreni me gjerat e juaja e jo me ate se kush e nderroj e kush jo fen.

Po he o flori se ne muhabet po bejme . A po do me na pengu aaaa?
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

CYBER_SPATACUS ... me termin "" PAGAN"" eshte e kunderta e """" CIVILIZIMIT""" shkurt e shqip njeri i shpellave !!!...

aaaa dmth po te bej dhe ty te njejten pyetje qe bera tema e darvinit
Iliret ishin te krishtere ??? Romaket ishin te krishtere ??? Greket e lashte ???? KInezet ??? Egjiptianet ??? se besoj te jetonin ne per Shpella me sa duket nga pasuria kulturore qe kane lene deri me sot ???
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Une ju preferova nuk jau ndalova ju vazhdoni ju deshiroj sukses

Flm doktor , jeni shume i sjellshem. He se nuk do a çojme shume gjate .
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

LOVERBOY...dhelpra kur nuk i kapi rrushte tha qe jane te pabere ...!!!
Ose zgjidhni... lavazhin dhe ndergjesoni vetveten , ose vdisni pa identitet ...Kthim mrapa nuk ka, vetem tranzicion ne kohe per te mbyllur plaget e shtate brezave te pushimit turk !!

Mirela mos ki frike nga e verteta kur duket qarte si e bardha mbi te zeze ...

ps. Hartini e ka perkufizuar qarte "" THELBIN"" , pergezime ....

O Askushius po pse feja katolike ne shqiperi lindi o mik? Ne qofte se ketu duhet te kethehemi ne identitet duhet te thuash se ne cilat vite duhet te kethehemi se po u kethyem shum mbrapa do jemi zezake apo majmune.,gjith bota po perpiqet ti kaloje gjithe keto doktrinat fetare ndersa ne po i futim perseri,njeriun te mire apo te keq nuk e ben feja, kabashi katolik do te jete perseri i njejte me ish kabashin mysliman pak rendesi ka menyra si falet.ndryshon ndonje gje ndrimi i fese ne karakterin e ketij njeriu; JO
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

uroj familje te tjera ti bashkohen fese se mrekullueshme dhe paqesore katolike. ska moment ma te pershtatshem me ju bashku kesaje feje se krishtlindjet. bejeni kete per vete dhe dhurate per femijet tuaj
Gent paqesore po thua ,vertet?Tani besoj, se me pare meqe je besimtar e di si eshte perhapur kjo fe ne amerike apo jo?
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Nuk do diskutoj shume rreth kesaj ngjarje, nuk eshte nje rast i cili do jete ne rastet e rralla se raste te tilla ka mjaft neper bote. Ndoshta ne shqiptaret i marrim me tragjike ngjarjet e tilla se rrethi yne eshte shume i ngusht dhe kjo bie ne sy.Nese deklarimi i kryefamiljarit eshte i till siq e ka pershkruar gazetari ne gazet, ateher ky njeri per mendimin time nuk i perket shoqeris njerzore. Po nuk je njeri feja dhe politika nuk te bene dot njeri...
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

CYBER_SPARTACUS... pagan do te thote qe te jesh pa fe dhe "" I PACIVILIZUAR"" . Pagan quheshin te gjithe ai grupim njerizish qe jetonin te shperndare ne zonat rurale dhe te vecuar nga grupimet shoqerore qe nuk perkrahen fene (civilizimin) . Civilizimin e sollen fete . U vendos kisha dhe rreth kishes filluan te ndertohen shtepite dhe keshtu u ndertuan qytetetet , bashkejetesa njerzore, format e organizimit te jetuarit ne komunitet .....pra CIVILIZIMI

GjARPRUSHA... sa e ngushte behesh ti ne kendveshtrim me fjalet e gazetes. Rendesi ka "" THELBI !!!!... FAMILJA U KTHYE ATY KU I KA RRENJET ""...!!!!!!!

ps. Ne kohet e sotme ""PAGAN"" i bi qe te shkosh rreze ndonje mali dhe te jetosh aty i perhumbur nga njerzit dhe nga civilizimi, as emri s`ka cte duhet . Pandaj te them qe ne do kthehemi ne fene kristiane , ne rrenjen e civilizimit tone !!!.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

CYBER_SPARTACUS... pagan do te thote qe te jesh pa fe dhe "" I PACIVILIZUAR"" . Pagan quheshin te gjithe ai grupim njerizish qe jetonin te shperndare ne zonat rurale dhe te vecuar nga grupimet shoqerore qe nuk perkrahen fene (civilizimin) . Civilizimin e sollen fete . U vendos kisha dhe rreth kishes filluan te ndertohen shtepite dhe keshtu u ndertuan qytetetet , bashkejetesa njerzore, format e organizimit te jetuarit ne komunitet .....pra CIVILIZIMI

GjARPRUSHA... sa e ngushte behesh ti ne kendveshtrim me fjalet e gazetes. Rendesi ka "" THELBI !!!!... FAMILJA U KTHYE ATY KU I KA RRENJET ""...!!!!!!!

ps. Ne kohet e sotme ""PAGAN"" i bi qe te shkosh rreze ndonje mali dhe te jetosh aty i perhumbur nga njerzit dhe nga civilizimi, as emri s`ka cte duhet . Pandaj te them qe ne do kthehemi ne fene kristiane , ne rrenjen e civilizimit tone !!!.

Mesa duket nuk e ke shume te qarte konceptin mbi paganizmin. Paganizmi nuk eshte rendi primitiv dhe per me shume mos ngaterro emrat fetare me emrat e njerezve. Po ti hysh ne thelb do kuptosh qe emrat fetare gjithashtu jane te bazuar mbi emrat pagane...
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

BRICIOLO... shpirt ku e sheh ""TURPIN"" ti ketu ??? Nuk po shof ndonje familje shqiptare te krishtere qe i kthehet islamit ...vetem mysliman shqiptare qe kthehen ne orgjine !!!

ps. Mos ki frike nga lavazhi ...

Pikerisht ketu e shoh turpin une, ne faktin qe hapen tema krenuese per dicka kaq shume natyrale!

Eshte si te thuash, nje shqiptar u kthye ne shqiperi...e te hapesh tema te tilla per kete me duket si e tepruar. Eshte detyre e cdo personi qe e ndjen veten Shqiptar apo cfaredoqofte tjeter, te bej gjera te tilla...S'eshte per tu krenuar!
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Familja Kabashi denoncon intrigat e Kishes Katolike‏



REAGIM



Bekimi i priftit e mallkimi i Nënës





Ne një debat që ka filluar në disa forume të internetit e që merr shkas një shkrim të botuar te gazeta e përditshme Koha Ditore e datës 28. 07.2008, me titullin “Familja Kabashi i kthehet fesë katolike” me nënshkrim Agron Gashi, ka shkaktuar një habi në qytezën Gurrakoc të komunës së Istogut.



E para sepse në këtë vendbanim, ku shumica e banorëve përbëhet prej kabashëve, ç’prejse dihet dhe gjithmonë ka pasur dhe aktualisht ende ka shumë persona me emrin e bukur Bajram, që para së gjithash u vihet fëmijëve kur ata lindin në ditët e festës myslimane të bajramit, apo për të evokuar emra trimash e heronjsh shqiptarë siç ishin Bajram Daklani a Bajram Curri, apo ndonjë axhë, gjysh a dajë i famshëm me atë emër. Ky Bajrami që përmendet në shkrimin e cituar është, pra, një nga disa bajramat e shumtë kabashë e gurrakocas e tomocas. Le ta identifikojmë Bajramin e shkrimit të Kohës Ditore. Baba i tij, Hyseni dhe e ëma Fatimja, ia patën lënë këtë emër sepse ai kishte lindë, si fëmijë i tyre i pestë, ditën e parë të Bajramit të Madh të 1957-ës, në fshatin Tomoc. Le ta them menjëherë se pikërisht unë isha fëmija i parë i Hysen Ahmetit dhe i Fatime Osman Morinës, e cila ende rron dhe ka 85 vjet. Kjo le të jetë e qartë. Sepse askush nuk e ka hallin as i bëhet dert se ai më nuk dëshiruaka të jetë Bajram, natyrisht pos nënës sonë plakë, e cila nuk e gjen dot fillin se çfarë zorri e shtyri birin e saj të ndërrojë fe... Ndoshta është mirë të sqarohet se Bajram Hysen Kabashi dhe reja e kunata jonë Ajshja, gruaja e tij, kanë edhe dy pasardhës, tashmë të rritur, Dardanin dhe Dardanën që i duam shumë jo vetëm pse ata nuk pasuan aktin shpërndërrues të prindërve të tyre. Që të mos lëmë asnjë mundësi konfuzioni, le ta themi se vajzën e vogël të tyre deri më sot të gjithë e kemi njohur dhe e njohim me emrin Puhizë, e jo, Driada, siç ka pohuar çuditërisht i ati i saj.



E dyta punë. Kushdo ka të drejtën e mendimit të lirë, të ndërgjegjës dhe të besimit. Fundja, kështu shkruan edhe në nenin 18 të Deklaratës së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut. Dhe jo vetëm kaq. Po ajo deklaratë përmban edhe lirinë e individit për ndërrimin e bindjeve dhe të fesë. Edhe për këtë shkak personalisht e as familjarisht nuk na bëhet vonë, as na pikëllon dhe as na impresionon pse Kisha e Zallkuqit (Zllakuqanit) është bërë streha shpirtërore e Bajramit tonë konvertit. Por, na vjen keq pse Bajrami para se të bëhej Gjergj, ka një kohë që edhe me shkrim, edhe me deklarime, me sjellje, (të cilat kulmuan në raportin e përmendur të Kohës Ditore), tregoi se veprimi apo akti i tij i shpërndërrimit po bëhej, më shumë se nga bindja, nga urrejtje e papërmbajtur,e pajustifikueshme dhe me asgjë relevante e argumentuar kundër fesë islame. Ndërkohë që besimit islam i kanë takuar së paku 10 breza nga filli gjenealogjik familjar. E njëjta gjë vlen edhe për nënën tonë, familja e së cilës ndër breza kanë qenë myslimanë të përkushtuar jofanatik. Me urrejtjen e tij të shprehur, ikjen e vet nga myslimanizmi në kristianizëm Bajram Kabashi e ka bërë në mënyrën më të pandershme të mundshme, skajmërisht të padinjitetshme dhe aspak burrërisht.



Me deklarimet e tij ai ka fyer rëndë ndjenjat fetare të shumicës së shqiptarëve, posepo edhe të familjes së tij pak më të gjerë. Por, besoj se as katolikët e shumtë shqiptarë, të ndershëm e të mençur siç dijnë të jenë ata, nuk mund të ndjehen mirë kur brenda komunitetit të tyre shohin t’u jetë futur një njeri me kaq obsesione, me aq paragjykime, me aq paranojë e me aq urrejtje, shkurt, një njeri që shkatërroi të gjitha urat mbi të cilat ka kaluar mbi 50 vjet të jetës së tij. Nuk besoj se dikush mund të ndjehet mirë kur ka pranë vetes atë që ka këputur fijet e marrëdhënieve të deritashme njerëzore, që ka shkelë me këmbë mbi një jetë të tërë të përbashkët familjare dhe që në fund ia ka bërë shkrum zemrën e nënës plakë, duke ikur për në Norvegji (ku jeton pandërprerë nga lufta e këndej).



Le të jetë si të jetë, inshallah Bajrami tash e tutje, bile si Gjergj, do të gjejë paqen shpirtërore dhe këndelljen e tij shëndetsore. E nëse do të ngre farë shtëpie (gjë që deri tani nuk e ka bërë), atëherë do të shohim nëse transferi i tij paska qenë dobiprurës...



E treta ka të bëjë me priftin. Nëse duhet t’i besojmë shkrimit e nënshkrimit të gazetarit Agron Gashi, ai prift u quaka Don Pren Kola. Dhe prifti i nderuar paska pas thënë:



“... kthimin në fenë e vjetër, familja Kabashi e ka bërë me dëshirën dhe vullnetin e vet dhe me përkrahjen edhe nga të afërmit e tyre.”(kursivi ynë)



Nëse këtë ia ka thënë Bajrami, të cilit prifti ynë ia paska bërë të mundshme të bëhet Gjergj, atëherë, unë me të gjithë pjellën e Hysenit e të Fatimes, minus Bajrami, deklaroj(më) me keqardhje se me rrenë e paska nisë fenë e re (a të të moçme, si të dojë). E nëse këtë prifti e ka nga mendja dhe goja e tij, atëherë edhe prifti duhet të qortohet për shpifje e gënjeshtra dhe duhet paralajmërohet, dhe ne po e paralajmërojmë seriozisht, se për një shpifje të tillë mund të paditet në gjyq.



E katërta ka të bëjë prapë me priftin, por më shumë me gazetarin. Edhepse ky farë Agron Gashi të lë përshtypjen e një zëdhënësi të paguar nga prifti. Në fakt tërë shkrimi s’është gjë tjetër pos një propagandë e ultë, arrogante dhe primitive fetare dhe përçarëse. Më shumë se një çerek shekulli jetoj në Evropë dhe ende nuk më ka rastisë që të lexoj që gazetarë e gazeta serioze të vihen në shërbim të klerit, të kishës e të hapjes së faqeve të tyre për propaganda fetare. Bashkësitë e komunitetet fetare kudo në botë kanë mediat e tyre. Le t’i ketë edhe Bashkësia Islame, edhe Kisha Ortodokse, edhe Kisha Katolike. Atje le të shkruajnë sa të duan dhe sa herë të duan për transfere të ngjashme ndërfetare. Ky farë prifti ynë duke keqpërdorur një gazetar (sheshazi) të papërvojë të një gazete me përvojë dhe që lavdërohet për profesionalizëm, me paralajmërimin-thirrje (!) se të dielën e ardhshme grigja katolike do të begatohet edhe me konvertim edhe të 16 anëtarëve të familjes Mehaj nga Prigoda, ka ra shumë poshte dhe është zhveshur në tendenciozitetin dhe fanatizmin e tij brutal fetar. Koha Ditore dhe gazetari Gashi do të duhej të mos kishin rënë në gracka të tilla që cënojnë objektivitetin e gazetës dhe dëmtojnë profilin e një gazetari. Koha Ditore ka abuzuar me konstruktit gjuhësore Familja Kabashi, Familja Mehaj, Ndërsa dihet se se në Podgur, kabashë e mehaj janë qindra familje.



A mos po kujton prifti zallkuqas (zllakuqanas), Pren Kola se është viti 1990 kur shqiptarët patën hedhur librezat e kuqe të Lidhjes së Komunistëve dhe në vend të 200 mijë sa kishte Lidhja e Komunistëve të Kosovës, u bënë për pak ditë 500 mijë anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës? Lum prifti! Transferi i para gati dy decenieve ishte i motivuar atdhetarisht dhe diç e tillë nuk mund të ndodhë edhe njëherë, sidomos jo kur thirrjet bëhen për mobilizime mbi baza të një feje kundër fesë tjetër. Grigja e besimtarëve nuk shtohet pse një Bajram bëhet Gjergj, një Ajshe Anë, pse duke abuzuar me një fëmijë, një emër i bukur me tingëllimë shqip Puhizë bëhet për shqiptarët Driadë asgjë domethënëse..., pse 16 mehaj nga Prigoda, punë e madhe, mund të ndërrojnë fe e emra... Sepse, edhe Gjergji, edhe Ana, edhe Puhiza si dhe mehajt (farefisi i Ajshes), do të shkojnë në Norvegji, a nuk iku kësodore edhe Bajrami ynë, ose Gjergji i ri 51 vjeçar..., dhe pasi “të bëjnë letrat”, duke u ankuar para autoriteteve azildhënëse se janë nën presion nga “islamistët e dhunshëm”, do të vijë ndonjëri prej tyre gjatë pushimeve që të shohin dhe të angazhohen edhe për konvert-transfere të tjera, me qëllim që ta zbrazin Kosovën dhe ta lënë të shkretë pishinën e bukur dhe, në këtë rast krejtësisht të pafajshme në Zallkuq.



Krejt në fund, pasiqë prifti në mënyrë fort hileçare na ka përmendur si familje, respektivisht të “afërm” që gjoja e e paskemi mbështetur aktin e kthimit të Bajramit në katolicizëm, kam autorizimin të deklaroj në emër të farefisit e të familjes së ngushtë e të gjerë se ne as kemi ditur se çfarë fabrikonte me kokën e tij Bajram Kabashi. Dhe për të qenë të ndershëm deri në fund, ne të gjithë mbesim me shumë bindje dhe shumë krenarë në fenë tonë, në besimin e baballarëve e të nënave, të gjyshërve e të gjysheve, të stërgjyshërve e stërgjysheve..., duke e konsideruar atë të mrekullueshme e të hyjnueshme. Por me një ndryshim nga desh e dele të reja (në trajta Bajramash-Gjergjash), bashkuar grigjës së Don Pren Kolës, ne nuk urrejmë e nuk fyejmë fetë e tjera, as besimtarë të konfesioneve të tjera minoritare jomuhamedane në trojet shqiptare..., dhe më gjerë në botë. Ky është edukacioni ynë ardhur nga familja dhe predikuesit e fesë së Muhamedit a.s.. Bajramit neve nuk kemi çka i themi, feja e tij e re, ishte zgjidhja e tij e lirë, ndërsa trishtimin që ai i ka shkaktuar nënës sonë, po pati fuqi njerëzore, le ta injorojë... Pastë kohë e paftë nëse për të ishte më i rëndësishëm e njerëzor sakramenti i priftit apo dhimbjet që ai i ka shkatuar Nënës Fatime, të dashur për gjithë Gurrakocin dhe rrethinën.



Krejt në fund: ai, sado i lajthitur, nevrik..., sado tepër i paqartë dhe paragjykues në konceptet e tij mbi fetë, kombin, kulturën e historinë, megjithatë është dhe do të mbetet vëllau ynë nga nëna e baba, nga gjaku e gjuha, trolli që na ka rritë, nga gjinjtë e vetëm të nënës sonë (shqiptare myslimane e devotshme) që na kanë ushqyer. “Vëllezërit tanë myslimanë” apo “vëllezërit tanë shqiptarë ortodoksë” si dhe “vëllezërit tanë katolikë”, janë shprehje tepër të fuqishme dhe nuk rrënohen dot nga Dom Pren Kola dhe aleancat e tij kundërkombëtare e anticivilizuese.



Salih KABASHI




(Edhe në emër të familjes së Hysen, Selim e Smajl Kabashit nga Gurrakoci, Tomoci, Tomoci i Epërm e Lubjana)
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Shume zhurme, shume zhurme, madje e pajustifikuar per asgje. :gjujpeshk: Njeriu ka nderruar besimin fetar dhe nuk eshte as i pari as i fundit qe e beri. Thjeshte ceshtje personale. :gjujpeshk::gjujpeshk: Madje kete iritimin e familjes nuk munde ta arsyetoj ne asnje menyre. :gjujpeshk: Thjeshte, njerez fisnore.
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Aha! Keshtu paska qene puna, per letra azili demek! LOL
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Aha! Keshtu paska qene puna, per letra azili demek! LOL

Epo u paska vjedhur taktiken prifti ca hoxhallareve kesaj radhe :ciaoo::gjujpeshk: Pres te akuzohet per perdorim te licences se patentuar ne menyre ilegale :gjujpeshk:
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Dhe pse kjo kundrapergjigje ..
Pse ju paska djegur familjes kaq shume , sa budalliqe paska fol djali i huaj. dhe per ke ? per vellane , turp te kete ne rralle te pare qe tregon jeten private te vellait , per azil apo per tjeter , ai e ka bere me deshiren e vet..
Dhe turp nje deklarate e tille . vetem sepse eshte kthyer katolik , apo cfaredo te jete konvertuar, ai qenka edhe 50 vjec , dhe eshte ne gjendje te gjykoje.
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Komunës së Burimit(Istogit) është pagëzuar të dielën në kishën Shën Gjon Pagëzuesi në fshatin Zllakuqan të Klinës,në një aktë që e ka qujtur:Kthim në fenë e vjetër,atë katolike.
Kryefamiljari Bajram Kabashi ka thënë pas pagëzimit,ku mori emerin Gjergj,se këtë hap e ka marrë si reagim kundër islamizimit të dhunëshëm.
Nuk po konvertohem.Ne në Dukagjin për të mos u pajtuar me një islamizim të dhunëshëm kemi vendos me iu këthye rrënjëve të vjetra,ka thën ai(v,i Bajrami-Gjergji).Po e bëj këtë sepse jam në mospajtim të plotë me islamizimin e Kosovës.Islamizim i tashëm po e mbyt jetën kombëtare.
Pagëzimi I familjes Kabashi,ku bashkëshortja e Bajramit,Ajsha,është pagëzuar si Ana,ndërsa vajza e ka ruajtur emrin Driada,është konfirmuar edhe nga famullitari i Kishës së Zllakuqanit,Don Pren Kola.Ai tregoj se kthimin në fenë e vjetër,familja Kabashi e ka bërë me dëshirën dhe vullnetin e vet dhe me përkrahjen edhe nga të afërmit e tyre.Meshën,ritin dhe pagëzimin e kësaj familje e ka udhëhequr vetë famullitari Don Pren Kola,në paraditën e së dieës.
Famullitaro ka paralajmëruar se javën tjetër do të bëhet pagëzimi edhe i 16 anëtarëve të familjes Mehaj nga Prigoda e Burimit(Istogut),të cilët po ashtu kanë shprehur dëshirën që të kthehen,sic thonë ata,në fenë e tyre të mëhershme.

Burimi:E perditëshmja Koha Ditore 28.07.2008





mendoj qe gjithsecili ka te drejten e zgjedhjes x cfare te doje...
eshte i lire te vendose vete..
po ne zllakuqan nuk ishin te gjithe katolike???


P.S: nje xshendetje x famullitarin DON PREN KOLA...eshte me i miri ne ate zone!!!

dhe lini menjane keto grindje...:D
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Le të jetë si të jetë, inshallah Bajrami tash e tutje, bile si Gjergj, do të gjejë paqen shpirtërore dhe këndelljen e tij shëndetsore. E nëse do të ngre farë shtëpie (gjë që deri tani nuk e ka bërë), atëherë do të shohim nëse transferi i tij paska qenë dobiprurës...

:eek:hh::eek:hh::eek:hh:

Te arrije vellai te shkruaje keto fjale per vellain e vet vetem per kete arsye, te ndahen dy vellezer per te mbrojtur besimet, kjo tregon shume qarte qe ndikimi fetar kur gjen terren neper kokeboshe arrin deri ne kete grade degjenerimi.

Turp per kete shkrim qe ka bere, edhe njehere vulos pikerisht te kunderten e asaj qe predikon...
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

mendoj qe sduhet me qu pluhen rreth ksaj pune
edhe vet po thoni e drejt e tij
askush se ka detyru
ka pas mundesui me qen pun interesi po so me rendesi
islamit nuk i vyn njerez te cilet e shesin fen per qmim te kesaj bote
mos u grindni rreth kesaj pune se sja vlen
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

NOSTRA_22, ....pse e beson ti qe Salih Kabashi e furmulon dhe e shkruan kaq bukur shqipen... ???? Edhe shkrimi i pare dhe i dyte jane shkrime gazetareske me prapaskena fetare. Vetem nje gje eshte fakt dhe te kjo bazohemi , qe ai u kthye ne "" RRENJEN KRISTIANE"" !!!

BRICIOLO... shpirt , jam dakort me ty kur thua qe eshte proces ""I NATYRSHEM"" , kete kam theksuar dhe une me siper(mund te themi dhe proces nder breza) . Jam dakort kur thua qe eshte ""DETYRE"" e cdo shqiptari , jam dakort kur thua "" PA KRENARI"" dmth pa shume "" BUJE""" . Por nuk me vjen aspak ""TURP"" dhe te ""KRENOHEM "" per kete perderisa jam ne neforumin e "" BESIMTAREVE KATOLIK""" !!!!!!!!!....

CON_MAN... as shqiptarizmit nuk i interesojne njerez qe nuk njohin historine dhe ""MASHTROJNE VETVETEN""" !!!!
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Sa shume dhemb e verteta !

Mos postoni heren tjeter genjeshtra te prifterinjeve !

TURP !
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Kush gazete prestigjoze e Kosoves e ka shkruar """ REAGIMIN"""(ku eshte linku) ????? Pervec shpifjeve dhe felliqesirave te forumeve islamike qe kane perdorur emrin e Salih Kabashit per te shkaktuar trazira...!!!!

GJERGJ KABASHI E TUNDI KOSOVEN NGA THEMELET , SHUME TE TJERE DO VIJNE MBAS TIJ !!!!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

ka dhe familje te tjera qe po presin nen shi ta bejne dicka te tille
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Une vetem solla te verteten e hidhur. Ju vazhdoni te propagandoni & enderroni !:biciklete:

PAQE:aeroplan:

pse qenka e hidhur per kete familje te kthehet ne origjine dhe fene e te pareve te tyre?
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Jo tre Po 20 persona nga komuna e klines sepse perj nga atje jam i kom agjallart e me kan tregu mirpo gjdo kush e ka at te veten besimin e vet po mendoj :D
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

Bravo komuna e Klines. Pjese tjeter e kosoves duhet te ndjeke shembullin e Klines.
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

BRICIOLO... shpirt , jam dakort me ty kur thua qe eshte proces ""I NATYRSHEM"" , kete kam theksuar dhe une me siper(mund te themi dhe proces nder breza) . Jam dakort kur thua qe eshte ""DETYRE"" e cdo shqiptari , jam dakort kur thua "" PA KRENARI"" dmth pa shume "" BUJE""" . Por nuk me vjen aspak ""TURP"" dhe te ""KRENOHEM "" per kete perderisa jam ne neforumin e "" BESIMTAREVE KATOLIK""" !!!!!!!!!!


Une kam dyshimet e mia personale mbi keta njerez sinqerisht.

Katolike jam, dhe me bindje te plote, por nuk mund te them kurresesi se kam zgjedhur katolicizmin per hir te kombit.
Kombi eshte dicka tjeter, qe nuk ka te beje me fene! Feja nuk eshte asgje me shume se sa nje ceshtje mentaliteti.
Per mua, shqiptaret fetare nuk ndahen ne islamike, katolike, protestante apo ateiste. Per mua shqiptaret ndahen ne njerez inteligjente, budallenj, injorante, te prapambetur apo paraprijes!

Asnje person inteligjent nuk perdor fene kunder Kombit! Cfaredolloj feje, te pakten ajo e krishtera dhe ajo islamike, mesojne te respektosh veten, prinderit, familjen, fisin, kombin etj...
Demet midis tyre dalin ne momentin qe ato duan te japin shpjegimin filozofik apo shkencor te njera tjetres!

Gje qe nuk ka te beje fare me sferen mistike te feve!
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

katolicizmi shqiptar ska lidhje as me romen as me stambollin. ne kemi fene tone dhe kulturen tone. Mjaft me kultures se huaj turke, greke apo magjypesh italiane ne vendin e shqiptareve. lexoni Fishten ne vend te profetit mohamed, lexoni nolin ne vend te janullatosit
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

katolicizmi shqiptar ska lidhje as me romen as me stambollin. ne kemi fene tone dhe kulturen tone. Mjaft me kultures se huaj turke, greke apo magjypesh italiane ne vendin e shqiptareve. lexoni Fishten ne vend te profetit mohamed, lexoni nolin ne vend te janullatosit

ke ta lexojm ne vend te jezusit

je gabim ketu i nderuar
se ta lexosh profetin muhammed dhe profetin jezus nuk te bene me pak shqiptar
perkundrazi sa me teper qe lexoj profetin muhammed une per dit e ma teper ndihem em patriot e me shqiptar
se mesazhi i tij ka qen i till
ta duash atdhen , popullin tend
qte besh qe njerzt nuk e kuptojn si duhet
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

BRICIOLO...shpirt kush jane dyshimet e tuaja per keta njerez (shprehu qarte) ?????

Si nuk paska te beje kombi me fene, por me mentalitetin ???? A eshte mentaliteti ceshtje civilizacioni, a eshte civilizacioni i lidhur me historine , a eshte historia e lidhur me simbolet kombetare dhe figurat kombetare ??? A kane popujt identitete kombetare ??? (perndryshe ishin perzi te gjithe pa asnje lloj kufiri dhe ndarje).

ps. Para nje vit e ca ne FV u mendua te hapej nje nenteme per "" IDENTITETIN KOMBETAR """ (e mban mend mire besoj ) , por per shkak te injorances,ofendimeve dhe nivelit te ulet nuk u hap.( Kemi devijuar paksa nga tema per momentin )
 
Titulli: Familja 3 anëtarëshe Kabashi nga Gurrakoci i Burimit i kthehet fesë katolike

CON_MAN ....me vjen keq po Muhamendi me flamurin e Bizantit nuk rrine dot me nje vend , te ben me shume ""TURK""" se ""SHQIPTAR""" !!!!!
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top