Gjendja e pakices greke ne Shqiperi

WxP

Staf në FV.AL


Pakica kombetare me e madhe qe jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise eshte pakica greke. Popullsia e saj, sipas te dhenave nga Regjistrimi i Pergjithshem i Popullsise dhe i Banesave i vitit 1989 eshte 58.758 banore. Pjesa derrmuese e saj jeton ne jug te vendit, ne 40 fshatra te rrethit Gjirokaster, 35 fshatra te Sarandes, 16 fshatra te Delvines dhe 3 fshatra te Permetit. Pakica kombetare greke eshte pakica e pare e njohur nga shteti shqiptar dhe mund te thuhet se ceshtja e pakicave kombetare ne Shqiperi ka qene identifikuar per nje kohe te gjate me pakicen greke.

Njohja e kesaj pakice eshte bere nepermjet nje deklarate te posacme qe Shqiperia beri para Keshillit te Lidhjes se Kombeve me 2 tetor 1921. Sot pakica kombetare greke gezon te gjitha te drejtat, ne perputhje me standartet me liberale evropiane dhe vlerat qe rregullojne jeten e nje shoqerie te hapur demokratike dhe pluraliste. Rol pozitiv ne permiresimin e pozites se pakices greke ne Shqiperi, padyshim, luan edhe fryma e re, qe karakterizon marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise, te cilat zhvillohen dhe zgjerohen vazhdimisht. Pakica kombetare greke ka organizaten e saj politiko-shoqerore "Omonia". Te drejtat dhe interesat e saj mbrohen edhe nga Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, e cila ne zgjedhjet e qershorit 2001 fitoi 3 vende ne Parlamentin shqiptar.

Perfaqesimi i pakices greke ne Parlament realizohet gjithashtu edhe nga deputete te tjere minoritare, te zgjedhur nepermjet partive te tjera politike qe veprojne ne Shqiperi. Pakica greke ka perfaqesuesit e saj ne te gjitha nivelet e qeverisjes vendore. Ne zgjedhjet e vitit 2000 per organet e qeverisjes vendore, pakica greke zgjodhi 8 kryetare te keshillave te komunave, si dhe 19 kryetare dhe nenkryetare te komunave. Gjithashtu, nga keto zgjedhje dolen 103 anetare te keshillave bashkiake dhe te komunave si dhe 16 anetare te keshillave te qarqeve.

Anetaret e kesaj pakice jane punesuar ne nje numer te madh institucionesh, si te administrates qendrore, ashtu edhe te asaj vendore.Arsimimi i kesaj pakice perfshin tre nivele shkollimi, njesoj si edhe per shqiptaret: Ai parashkollor, 8-vjecar dhe te mesem te pergjithshem. Per pakicen greke: Ne rrethin e Gjirokastres jane 18 shkolla 8-vjecare dhe 14 shkolla vartese te ciklit fillor (klasa I-IV) dhe 2 shkolla te mesme te pergjithshme; ne rrethin e Sarandes jane 17 shkolla 8-vjecare dhe 4 vartese; ne rrethin e Delvines jane 7 shkolla 8-vjecare dhe 7 vartese dhe ne rrethin e Permetit vetem 2 shkolla vartese te ciklit fillor (klasa I-IV).

Keto shkolla, qe permendem me lart funksionojne ne zonat, qe banohen tradicionalisht nga kjo pakice, nderkohe qe me kujdesin e shtetit shqiptar dhe duke u bazuar ne legjislacionin, qe kemi permendur me lart, jane hapur qe ne shtatorin e vitit 1996, klasa per femije minoritare, prane shkollave 8-vjecare me nxenes shqiptare, ne qytetet Gjirokaster, Sarande dhe Delvine, ku ka banore te pakicave kombetare greke, te cilet gezojne te drejten te arsimohen ne gjuhen e tyre. Ne keto klasa zhvillohet mesimi njelloj si ne te gjitha shkollat e tjera te pakicave.
 
Titulli: Gjendja e pakices greke ne Shqiperi

Jam shume skeptik mbi faktin e ketyre pakicave greke ne Shqiperi, kam bindjen se asnje prej tyre nuk ka 1% gjak grek...

Te ashtequajturit pakica sot lobojne per te perbere shumicen, per te marre Shkumbin e poshte, per te pushtuar qeverine, nese ende nuk e kane arritur...

Sikur shteti fqinj ti jepte te njejtat te drejta shumices shqiptare ne Greqi...
 
Titulli: Gjendja e pakices greke ne Shqiperi

E keqja e kesaj pakice eshte se ato jane vertete maxhorance persa i perket influences dhe rolit te tyre ne politiken shqipetare dhe ne procesin e vendimarrjes.

Perfaqesohen me shume sesa meritojne me velga te athines ne parlament dhe pushtetin lokal duke filluar me PBDNJ-ne dhe Bollanon qe ndiqen nga shume shqipetare trumcake te deklaruar si greke.
 
Titulli: Gjendja e pakices greke ne Shqiperi

Kjo vjen alfonc sepse parate e taksapagusve,Eurot e fondeve dhe bankave Europiane e boterore kah nji studimi i fundit llogjik ka dale qe nuk i kenaqin xhepat e qvritarve Shqiptare.Nuk u mjaftojne.
Ky studim bazohet ne shifra statistikore qe cojne ne perfundim llogjike si:
1)
-perqindaja qe kane ata ne raport me popullsine dhe perqindja qe ata zene si pjesmarje ne parlament dhe punesim ne administraten publike.
-perqindja qe ata kane me popullsine dh perqindja qe zene ne totalin e biznesit shqiptar si numer dhe si shume lekesh kapitale themelor dhe kapitale qarkulluese.
2.prqindja qe zene pakicat shqiptare me shtetesi greke por me origjine shqiptare ne shtetin grek dhe pjesmarja e tyre ne qeverisjen politike-publike.
 
Titulli: Gjendja e pakices greke ne Shqiperi

Per mendimin tim keto probleme vijne nga mungesa e aftesise se Shteti shqiptare te kenaqe popullin. Dihet qe masat fshatare nuk kane marre arsimin e duhur si ne qytet dhe kane munges bagazhi ne shume ceshtje jetesore. Shqiptaret ne fshatra kane jetuar si skllever deri me ardhjen e demokracise..Shume pak veta kane qe te lumtur nga sistemi komunist i kooperativave. Ata roberoheshin per te ushqyer qytetaret dhe vete mezi arrinin ne fund te muajit.

Kjo situate e veshtire sjell njerezit te eglendisen ne shtete te tjera e te kerkojne nenshtetesi te tjera...Nga i gjeti greku pakicat greke ne shqiperi, hiq vorioepiriotet...Edhe ata thone qe jane gjysem keshtu e gjysem ashtu! Minorancat jane ajo pjese e popullsise qe me shume vuan per mendimin tim, se nuk eshte as ketej as andej, eshte ne mes si te thuash!
 
Titulli: Gjendja e pakices greke ne Shqiperi

Gabimisht etiketohen si pakicë Grekët , në fakt ata janë shumicë edhe do të vazhdojnë të jenë për shumë kohë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top