Disa mendime nga disa ditë pushimi në Dhërmi:
1. Tek kompleksi Green Coast çuditërisht ishte vapë edhe pasdite, si tek komplekset Turke, besoj shumë shpejt do fillojë bakllavaja dhe tollumba edhe aty;
2. Në klube kishte plasur shisha, dëshmi e prejardhjes pellazgo-ilire të oligarko-lacërisë sonë, mundet me këtë ritëm që tingujt e tallavasë të pushtojnë dhe amfiteatrin e Bylisit;
3. Gjithmonë në klube kishte plasur arredimi tajlandezo-balez, atmosfera azie-juglindore kudo, edhe tek stafet filipinase të disa hoteleve, që besoj do shtohen, punë ka;
4. Ndërtimet e reja, fshatërat turistikë të investitorëve strategjikë janë objektivisht të shëmtuara, për 5-10 vitesh kur materialet të degradohen do duken si pallatet e Titos;
5. Kësaj radhe u ndjeva përfundimisht i huaj, e mendoj se shumë shpejt më kollaj do kalojë një gamile në vërrën e gjilpërës se sa një shqiptar i ndershëm përtej trarëve që oligarkët do vendosin në hyrje të çdo plazhi të Jugut.
6. Ka gjithnjë një shpresë dhe ajo quhet Himarë, ku gjithnjë do ketë vend për ne pellazgo-ilirët e vërtetë, sepse Himara është si ne, e tregon veten me atë artitekturë alla-Bathore.
Kaq për momentin. Mendime fejsbukiane.

Last edited by a moderator: