Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Keni komunikim me prindrit?

Titulli: Keni komunikim me prindrit?

Kohes fundit skam shum komunikim me prinderit thjesht ato gjera qe i dua nuk me perkrahin.
Por as konflikte nuk kam,jam i qet kaloj sadopak koh me ta vetem qe te dij se kam 1 familje kam dy prinder.
Kshtu qe raportet jan dobesuar ndermjet meje dhe prinderve shkaku sepse siq me duket mua nuk e kan besimin e plot ne mua.
 
Jam shume e lidhur me prinderit. Sidomos me mamin. Cdo hall e gezim eshte njeriu i pare qe ja tregoj. E pyes akoma per sh gjera. Kur mar bekimin e saj t'kem kundra te gjithe s'me intereson.
E vetmja gje qe sme ka pelqyer shume ka qene "Sedra e tepert e mamase". Turp ketu e turp atje. ? Madje tek gabimet e mia qofte dhe sot jam e rezervuar sepseeeee Ajo e ben te duket si fund i botes. Merzitet:" Po si mi mam e bere?! po edhe sikur te ishte ashtu t'i duhet t'beje kshu."? Ndonjehere harron qe jam rritur e kam 2 vajza vete. Por per prindin nuk rritet femia asnjehere.
Qe femi nuk u kam thene kurre jo prinderve. E bej edhe sot. Plus fakti qe kam kaq vite larg sikur me shtyn te mos ua prish per asgje. Ka raste kur jane gabim ata, ama e kaloj si me te qeshur edhe me fund une prap bej c'dua.
Pastaj a kam qene e lire?! Kam shkuar ku kam dashur, veshur c'kam dashur, dashuruar ke kam dashur, studiuar cfare kam dashur. Plus pastaj pas 18tave u largova dhe ta merr mendja qe ne 2 kontinente te ndryshme ben cfare do vet.

Nqs do e lexonre vellai im kete do thoshte: posi posi. Jetoj une ktu ne Tirane me prinderit jo ti. ?
 
????? a mund ta zhdukni ket tem?
Jo per gjo, por nderkoh mendoj qe e kam permiresu goxha shqipen

Sa omel omel i paskam ran pershkrimit. Kam pas 1miliard gjera ne tru dhe paska dal vetem nje pordhe ???
Nje gje dua ta korigjoj... sjam aspak e cuditcme, eshte shumica qe eshte teper normale.
 
Po nuk patet komunikim me prinderit me ke do keni me boten.O zot lexova nje koment kur tha njeri sa x te thene qe Kam nje familje.What the fuckkkkk.
Tema: Me shume sec duhet .Nuk e imagjinoj dot jeten pa pranine e tyre.Frymemarrja gjithcka e imja jan ata.❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️
 
Kam shm komunikim:
Patjeter qe nuk nderhyjne ne vendimet e mia,ama flasim,konsultohemi.
Pavareisht se vendimi eshte i imi.
Per sa i perket gjerave ne pergjithesi jemi ok,ne cdo aspekt.?
 
Kur hapa temen, spo ju pyesja nese i doni apo jo.
Normale qe i duam... te mire apo te keq, do ti duam gjithmon! Askush se ve ne dyshim.
Pyetja ishte a keni komunikim... dmth sa flisni me to? Arrini te kuptoheni? Flisni per gjerat personale? Ndani me to cdo lloj gjeje apo shqetesim?
Jan tipa qe ju inkurajojne apo thon fjalen e keqe perpara asajt te mires?!

Per vete, si deti me ujin e wc ?
 
po kam.. Plaka me thot su bere nje her njeri.. po kafsh ngele..

Plaku me thot ca plani ke per jeten?

Realisht di gje njeri ca plani kam une per jeten? lol
 
Une per vetem nenen kam tani dhe kam ndare dhe ndaj c'do gje me te, duket si klishe por tani ne kete cast te jetes eshte I vetmi motiv qe jam gjalle e me shtyn para..
dua ta bej te ndihet sadopakez krenare per mua!
Por ja qe nuk qenka e lehte...
asnjehere nuk eshte por s'di...
 
Aq sa duhet, po.
 
kam posi.....
heren e fundit qe pati difekt linja e internetit per nja 6 ore, zbulova qe ne shpi kisha nenen dhe vllain dhe u shtruam vence me muhabet sepse deri ne ate moment kishim komunikuar vetem me Uazap apo Fisbuk.... ?
Ishin vertet njerez interesant dhe te dashur keta te mijte. :lol::lol::lol:
 
Patjeter, qe nga momenti qe hap syte dhe deri kur i mbyll aty jane 24 ore. Ku do plasemi tjeter? ?
 
Po edhe pse mundohem mos ti them cdo gje , sidomos ne momente te veshtira
E kam pike te dobet mamin dhe cdo fjale apo shqetesim i imi i shkakton dhimbje...kshuqe per kete kam mikeshat e mia
Por me mbeshtet ne cdo gje ...edhe kur bej gabime ,sepse sjam perfekte
 
Po kam . Por komunikimin e afert dhe qe gjeja veten e kam pas me tim At.
Por ama dhe me Nenen shume,por duke qene se nena ka syrin kritikues pak te ashper,ne vitet e rinise kisha me shume dallg me te se sa konsensus.
Me tim at gjithmone,ishte heroi i syve te mi.
Lus zotin sa dopak ti ngjaje ne qetesine,arritjet ,miresine qe ai pati dhe dha gjithe jeten e ti.
Dasht zoti qe im bir nje dite te ndihet po kaq krenare ,per prinderit,mua,sa une ndiehm per tim At.
 
Une time meje mundohem
mos ti them gje.Me dhimbset kur mendoj qe do merzitet,sepse cdo nene merzitet edhe nese ka fuqine te te perkrahe e te te bej te parendesishme cdo gje qe ndodh.
Edhe kur ndonjehere i teegoj dicka,behem pishman.Flase gjithmone ne lidhje me problemef qe kalojme spo merzitje te vogla.
Kurse me tim et skisha nevoje shprehja asgje.Nuk e genjeja dot edhe sikur te perpiqesha.
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 3 23.1%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 8 61.5%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 6 46.2%
Back
Top