1949: Greqia i kërkon SHBA-së Shqipërinë

Lauri

Anunnak
Zbardhet nga Arkivi letra konfidenciale që Greqia i dërgon SHBA-së për të marrë Shqipërinë e jugut në vitin 1949

Pas Luftës së II Botërore, Shqipëria dhe pozicioni i saj në Ballkan vazhdonte të shqetësonte Perëndimin, Lindjen por mbi të gjitha fqinjët e saj, Greqinë dhe Jugosllavinë. Të dyja këto shtete nuk e ndryshuan politikën e tyre kundrejt Shqipërisë. Shqipëria ishte një shtet i dobët, politikisht ekonomikisht dhe duke qenë se regjimi i ri i pasluftës ishte komunist, ishte dhe një kërcënim për Perëndimin.

Midis fqinjëve të saj, Greqia ishte më aktivja në ndërtimin e një qëndrimi kundrejt “problemit” shqiptar. Zyrat e Ministrisë së Jashtme në Athinë kishin filluar nga puna në mbledhjen e fakteve dhe argumenteve kundra ekzistencës së një shteti shqiptar.

Raportet e Memorandumet e kësaj Ministrie arritën Departamentin e Shtetit Amerikan me qëllim sigurimin e mbështetjes Amerikane kundër Shqipërisë. Diplomatëve grekë do tu jepej një rëndësi e veçantë dhe do të konsideroheshin si të vetmit ekspertë në “çështjet e Ballkanit”.

Në thelbin e sugjerimeve tyë tyre, qëndronte zhdukja e pavarësisë shqiptare. Për të qenë korrektë zyrat e Athinës propozonin më shumë se një zgjidhje të “problemit” shqiptar, por që çuditërisht të siç do ta shohim në dokumentet më poshtë asnjëri prej tyre nuk ishte realizueshëm përveç njërit.

Shqipëria duhej të bashkohej në një shtet me Greqinë në formën e një federate por që rolin kryesor do ta mbante Greqia. Kjo e fundit i dinte vështirësitë e këtij plani dhe prandaj kërkonte ndihmën e Shtetit Amerikan.

Dokumentet më poshtë janë një korrespondencë midis Ambasadës Amerikane në Athinë dhe Departamentit të Shtetit bashkë me Memorandumet e bëra nga grekët.


Ambasada Amerikane në Athinë
2 maj 1949

Konfidenciale

Lënda: Transmetohet një memorandum për çështjen shqiptare, përgatitur nga ministria e Jashtme Greke


I nderuar Sekretar i Shtetit,Uashington,

Zotëri,

Kam nderin t'ju transmetoj të përkthyer në anglisht një studim të përgatitur nga ministria e Jashtme Greke për çështjen shqiptare, që u përpilua nën drejtimin personal të zotit Pipinelis, nënsekretar për Punët e Jashtme të Greqisë, dhe që paraqet pikëpamjet e tij në këtë çështje.

Sikurse është në dijeni Departamenti, zoti Pipinelis është një studiues i thellë i çështjeve të Ballkanit, një diplomat me eksperiencë dhe, për shkak të pozitës dhe të aftësive të tij, ai luan një rol drejtues në formulimin e politikës së jashtme greke. Prandaj pikëpamjet e tij për problemin e bezdisshëm të Shqipërisë meritojnë të merren në konsideratë.

Analiza e bashkëlidhur për situatën shqiptare bazohet në faktin se pavarësia shqiptare nuk ka qenë asnjëherë më shumë se sa një teori. Lidhur me këtë, referimi ka të bëjë me kontrollin italian të këtij vendi para lufte si dhe me nënshtrimin e pasluftës të Shqipërisë fillimisht nga Tito dhe më vonë direkt nga BRSS-ja.

Kjo vartësi e Shqipërisë nuk i atribuohet vetëm lakmisë së fqinjëve të saj ose mungesës së nacionalizmit shqiptar, por më shumë ka të bëjë me prapambetjen ekonomike, ndryshimet racore dhe mungesën "në mënyrë të mjaftueshme të një klase sunduese të kulturuar" në Shqipëri.

Mendohet se rreziqet që dalin nga nënshtrimi aktual ndaj tutelës ruse i kalojnë caqet e rrezikut për Greqinë dhe Jugosllavinë dhe përfshijnë kërcënimin për Italinë dhe për vijat e komunikimit mesdhetar si një urë kalimi e fuqishme ruse në Adriatik.

Prania e 600.000 shqiptarëve në Jugosllavi dhe kërkesat greke për Epirin e Veriut, përmenden si faktorë që komplikojnë më tej pozitën e shtetit shqiptar në Ballkan. Ndryshe nga komenti i zakonshëm për këtë çështje në shtypin grek, studimi i bashkëlidhur flet për një farë njohje të problemit real kur deklaron:

"Në themel të çështjes së Epirit të Veriut qëndrojnë ndjenja me rrënjë të thella, gjë që për popullin grek e bën zgjidhjen e saj më të vështirë se sa një çështje tjetër. Nga ana tjetër, për shqiptarët Epiri i Veriut përbën pjesën jugore të vendit të tyre dhe bashkimi i tij me Greqinë do të konsiderohej prej tyre si një pushtim".

Në parantezë mund të shënohet se për çdo grek është tepër e çuditshme që të pranojë se ka një palë shqiptare për këtë çështje.

Shqyrtohen tre zgjidhje të problemit shqiptar:

1. Ndarja e Shqipërisë ose midis Greqisë dhe Jugosllavisë ose midis Greqisë, Jugosllavisë dhe Italisë.
2. Administrimi i vendit nga një tutor i një organizate ndërkombëtare ose nga një fuqi e pa interesuar.
3. Federatë e Shqipërisë me Jugosllavinë ose me Greqinë.

Ndarja konsiderohet shumë pak e pranueshme nga opinioni publik ndërkombëtar i cili do ta konsideronte këtë si një akt agresioni nga ana e Greqisë dhe e vendeve të tjera pjesëmarrëse. Për më tepër studimi nxjerr në pah atë çka duket e arsyeshme.

"Në mënyrë të veçantë për sa i takon Greqisë, aneksimi i të gjithë territorit në jug të lumit Shkumbin, i banuar nga një popullsi e madhe heterogjene e njohur mirë për shpirtin e vet të mosnënshtrimit do të komplikonte akoma më shumë problemet e vetë Greqisë dhe, me siguri, nuk do të çonte në stabilizimin e situatës".

Tutela ndërkombëtare, ndonëse teorikisht e mundshme, hidhet poshtë për faktin se ajo do të sillte me vete vështirësi për zbatimin e një politike të përbashkët nga kombe të ndryshme, gjë që do të linte pa përgjigje çështjet bazë të marrëdhënieve të Shqipërisë me Greqinë dhe Jugosllavinë dhe do të përjetësonte

"...një shtet tjetër të vogël në organizimin e ngatërruar politik dhe ekonomik të Evropës...dhe kufij të tjerë administrativë, ekonomikë dhe kulturorë në një zonë evropiane ku "ballkanizmi" ka shkuar tashmë shumë larg".

Shkrirja e Shqipërisë me një shtet kufitar konsiderohet si zgjidhja më racionale.

Federata jugosllavo-shqiptare deklarohet e vështirë sepse do t'u shtohej problemeve tashmë të komplikuara të minoritetit të Jugosllavisë dhe do të ndeshej me atë që njihet si armiqësi racore shekullore midis sllavëve dhe shqiptarëve.

Nga ana tjetër sillen si evidencë disa ndodhi të rralla nga e kaluara për të treguar se shkrirja e Shqipërisë me Greqinë ka një traditë historike të respektueshme dhe do të ishte në përfitimin reciprok strategjik, ekonomik dhe politik. Qeveri lokale vendase dhe vetëvendosje për të dy popujt pjesëmarrës konsiderohen si kushte të domosdoshme, por do të ketë një administrim të përbashkët të çështjeve ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të dy vendeve.

Theksohet se, forma ekzakte e kësaj shkrirje do të kërkojë studim të detajuar por mund të gjenden precedentë në perandorinë austro-hungareze, perandorinë britanike ose federatën zvicerane.Në përfundim theksohet se kjo zgjidhje e problemit shqiptar, do të zgjidhte automatikisht çështjen e Epirit të Veriut sepse qytetarët e Shqipërisë dhe Greqisë do të kenë mundësi të lëvizin lirisht brenda kufijve të komunitetit të tyre të përbashkët politik dhe mund të gjenden lehtësisht procedura të kënaqshme për qeveri lokale vendëse. Këto pikëpamje paraqesin një hap përpara në mendimin grek për çështjen shqiptare.

Natyrisht që zgjidhja e propozuar do të ndeshet me vështirësi të mëdha, bile edhe në qoftë se një qeveri jo komuniste do të vendosej në Shqipëri. Duke ripërsëritur kërkesat e veta ndaj Epirit të Veriut, pa bërë dallim midis qeverisë aktuale shqiptare dhe popullit shqiptar dhe duke trajtuar refugjatët shqiptarë në Greqi, si armiq të huaj.

Greqia ka ngjallur dyshimin dhe armiqësinë e të gjithë shqiptarëve të shquar jo komunistë. Nga ana tjetër, pa dyshim, ndihma e vazhdueshme dhe e hapur për guerilasit, që jep regjimi aktual shqiptar, si dhe përdorimi i territorit shqiptar si një bazë për sulmin italian kundër Greqisë më 1940 kanë krijuar një zemërim të thellë midis popullit grek, zemërim i cili mund të kundërbalancohet vetëm me ndihmën e akteve dhe veprimeve konstruktive nga ana e udhëheqësve politikë dhe intelektualë të Greqisë.

Ka të ngjarë që shqiptarët jo komunistë të shohin në këtë propozim të shkrirjes së vendit të tyre me Greqinë vetëm një mjet për ta futur Shqipërinë nën kontrollin grek.

Sidoqoftë besohet se disa propozime ndërmjetëse si vendosja e doganave të përbashkëta dhe rregullimi i çështjes së Epirit mbi bazën e qeverisë lokale vendëse, do të pranohen nga shqiptarët jo komunistë dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin për përmbysjen e regjimit aktual të Hoxhës në atë vend.

Prandaj është e këshillueshme që zoti Pipinelist të inkuadrohet në shqyrtimin e mundësive të mësipërme dhe bashkërisht të ndihmojmë në lehtësimin e armiqësisë midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke ndryshuar propagandën lidhur me Shqipërinë dhe duke i ofruar një trajtim më të mirë refugjatëve shqiptarë në Greqi, disa nga të cilët mund të jenë udhëheqës të një qeverie të ardhshme jo komuniste.


I juaji me respekt
Harold B. Minor

I ngarkuar me punë a.i


Bashkëlidhur:

Memorandumi për çështjen shqiptare përgatitur nga ministria e Punëve të Jashtme Greke

Origjinali për Departamentin e Shtetit
Kopja për GTI



---


Konfidenciale

Lidhja Nr. 1 e dokumentit 344 datë 12 maj 1949 dërguar nga

Ambasada Amerikane në Athinë

Kopje


Zhvillimet e fundit lidhur me Shqipërinë do të nxjerrin në pah çështje më të mëdha për të ardhmen e këtij vendi. Kur tensioni aktual në Ballkan të bjerë dhe të pasohet nga një situatë normale, do të shtrohet çështja se çdo të bëhet me këtë vend dhe si mund t'i jepen sigurime një regjimi të brendshëm që përvoja e dhimbshme e së kaluarës të mos përsëritet.

Nga ana politike dhe kombëtare Shqipëria aktualisht është një vakum. Që kurse Shqipëria u bë fillimisht një protektoriat italian më 1926-ën, ndoshta edhe para kësaj kohe, nuk ka pasur shprehje spontane të vullnetit të popullit. Neni 27 i Traktatit me Italinë njeh pavarësinë e Shqipërisë, por kjo njohje duhet të shikohet lidhur vetëm me rezervimet e formuluara, kur përmendet për herë të parë pavarësia e Shqipërisë (shiko letrën e zotit Eden të 30 dhjetorit dhe deklaratën e zotit Hall më 17 dhjetor 1942).

Lidhur me statusin politik të këtij vendi nuk ka ndonjë angazhim detyrues të ndonjë karakteri ndërkombëtar. Nga pikëpamja strategjike dhe politike, Shqipëria nuk është gjë tjetër aktualisht veçse një post i avancuar për penetrimin rus në Mesdhe.

Megjithatë, gjendja e tensionuar që zhvillohet sot në Shqipëri e bën të kohës shtruarjen e këtyre çështjeve. Ka të ngjarë që një shpërthim i papritur i çështjes shqiptare t'i vërë fuqitë kryesore botërore përpara një problemi imediat që kërkon zgjidhje të shpejtë.

Për zgjidhje të tilla, vetëm përvoja e së kaluarës mund të na shërbejë si një rrëfyes. Kjo përvojë tregon se qysh në fillim kur u themelua si një hegjemoni autonome në vitin 1913 dhe deri në nënshtrimin e saj të plotë ndaj sundimit italian më 1939, shteti shqiptar ka rënë nën tutela të njëpasnjëshme të huaja, të cilat e kanë kthyer pavarësinë shqiptare në një nocion vetëm teorik.

Si rezultat i traktateve të 1926 dhe 1927, Italia gradualisht dhe pa vështirësi arriti të marrë kontrollin e të gjithë shërbimeve administrative shqiptare nëpërmjet këshilltarëve dhe misioneve teknike, si dhe të fitojë koncesione shumë të mëdha politike dhe ekonomike nga Shqipëria si kthim për huatë e vazhdueshme që ishin të nevojshme për shkak të deficiteve buxhetore, gjithnjë e në rritje, deri sa më në fund qeveria italiane, kishte në fakt, një zotërim të fortë në të gjithë organizimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë.

Kështu, ishte relativisht e lehtë për Italinë që, në kohë të përshtatshme, ta pushtonte Shqipërinë me ushtrinë e saj dhe të përdorte territorin e saj si trampolinë për invadimin e Greqisë dhe të Ballkanit.

Pas luftës së Dytë Botërore pavarësia shqiptare ra nën kontrollin e Jugosllavisë së Titos. Lidhjet e përbashkëta ideologjike, solidariteti i hekurt ekzistues midis partive komuniste të Ballkanit dhe një sërë marrëveshjesh ekonomike dhe politike e bënë Titon, bile përpara rivendosjes zyrtare të pavarësisë shqiptare dhe jugosllave, dhe sigurisht shumë më tepër që nga ajo kohë, të ushtrojë deri në mesin e vitit 1948 një mbikëqyrje absolute dhe shtypëse mbi Shqipërinë.

Pas përleshjes Tito-Informbyro, Shqipëria duke se iu nënshtrua plotësisht Moskës dhe është e qartë se çdo lehtësim në ushtrimin e kësaj tutele do të bënte të nevojshme që Shqipëria nën udhëheqës të rinj dhe nën një regjim politik tjetër të kërkonte një mbikëqyrës të ri tek fqinjët.

Sëmundja nga e cila vuan pavarësia shqiptare nuk ka të bëjë vetëm me etjen e vendeve të përmendura më sipër ose me mungesën e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve. Ajo ka të bëjë me shkaqe më të thella që lidhen me statusin ekonomik të këtij vendi, me ndryshimet racore të popullit të tij dhe sidomos me mungesën në mënyrë të mjaftueshme të një klase sunduese të kulturuar të aftë për të frymëzuar popullin shqiptar për të ndjekur politikën e vështirë të ruajtjes së pavarësisë së tij kombëtare.

Me mungesa në komunikacion, e varfër në lëndët e para, pa metoda për shfrytëzimin e ekonomisë dhe pa personel teknik, Shqipëria ka nevojë të domosdoshme për ndihmën të madhe ekonomike, e cila sidoqoftë në rast se i jepet nga një fuqi fqinjë, do të përmbante dispozita dhe kondita që do ta çonin në vartësi politike dhe ekonomike.

Në Shqipëri investimi në shkallë të gjerë i kapitalit, në formën e tij klasike, nuk është i mundur për shkak të rezultateve të pakta që do të jepte sepse e ka të kufizuar sferën e prodhimit e të konsumit, sepse ka pasiguri politike dhe mungon puna e përshtatshme dhe biznesi i kualifikuar. Ndihma falas e pa interes është e mundur vetëm në formën e ndihmës së përkohshme.

Natyrisht një ndihmë e tillë nuk duhet të konsiderohet si një marrje përsipër e detyrimeve financiare të përhershme për administrimin ekonomik të vendit.

Prandaj ishte e natyrshme që rindërtimi ekonomik i Shqipërisë duhej të ndërmerrej ekskluzivisht nga vende fqinje të tillë që kërkonin të siguronin avantazhe politike dhe strategjike atje dhe, që nga ana e tyre, do të ishin të gatshëm të merrnin përsipër barrën e një ekonomie të dobët, që do të thoshte mbulimin e deficiteve të përhershme të buxhetit shqiptar.

Por nënshtrimi i Shqipërisë ndaj influencës së huaj prek jo vetëm popullin shqiptar, por edhe fqinjët e saj dhe në mënyrë të veçantë Greqinë. Nënshtrimi i Shqipërisë nga Italia do ta ekspozonte Greqinë ndaj rrezikut imediat të një pushtimi ushtarak, nga një distancë prej pak duzina kilometrash larg Metsovës dhe Thesalisë, në një mënyrë të tillë, që të ndante territorin e Greqisë në dysh dhe të vendoste fushën e Thesalisë, një qendër jetike prodhimi, nën kontrollin e pushtuesit.

Për Jugosllavinë, gjithashtu, ura që ofron territori i Shqipërisë, përbën një kërcënim vdekje prurës kundër Maqedonisë dhe, në përgjithësi, kundër Jugosllavisë së Jugut ku vetëm një korridor rreth 150 km i gjatë ndan inkursionet politike dhe ndoshta ushtarake nga Sofia dhe Tirana.

Për Jugosllavinë ky kërcënim është akoma më i madh për faktin se një minoritet, me madhësi të madhe e me prejardhje shqiptare, jeton në territorin jugosllav në rrethe e Kosovës, Gjakovës dhe Tetovës që janë ngjitur me Shqipërinë, ndërsa masa të mëdha popullate sllave, shumica e të cilëve me prejardhje bullgare, kanë penetruar thellë në jug të Maqedonisë së Vardarit.

Në mënyrë të veçantë zvogëlimi nga shteti shqiptar i tutelës ruse, në formën që paraqitet sot, përveç rreziqeve që përmban kundër fqinjëve imediatë të Shqipërisë, përmban gjithashtu rrezikun e një ure detare ruse që të çon në Adriatik dhe Mesdhe.

Nuk ka nevojë për parashikime të guximshme në eventualitet e një lufte të ardhshme për të pasur të qartë rëndësinë që ka kjo urë. Ajo përbën një kërcënim kundër Italisë dhe për pasojë, kundër Francës e Evropës Perëndimore, ajo rrezikon linjat detare në Adriatik drejt Jugosllavisë dhe Evropës Qendrore si dhe kërcënon Greqinë dhe linjat detare në Mesdheun Lindor.


***

Karakteri i paqëndrueshëm i marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë dhe Greqinë komplikon akoma më shumë pozitën e shtetit shqiptar në Ballkan.

Për sa i përket Jugosllavisë, shqiptarët nxisin kërkesat nacionale në rrethin e Kosovës ku banojnë mbi 600.000 shqiptarë nën sundimit jugosllav. Për më tepër, duke pas pësuar inkursione politike të përsëritura nga Jugosllavia si në vitet 1921-1924 dhe, me vonë, në regjimin e Titos, shqiptarët kanë, natyrisht, shumë dyshime ndaj Jugosllavisë.

Po kështu, jugosllavët, duke menduar se Shqipëria do të nënshtrohet, herët ose vonë, nga një fuqi e huaj, më e mundshme nga Italia, natyrisht janë të preokupuar për neutralizimin e rreziqeve që sjell një situatë e tillë dhe për të parandaluar ngjarjet nëpërmjet vendosjes së influencës së tyre të plotë në Shqipëri.

Për sa i përket Greqisë, çështja e Epirit të Veriut ka formuar një hendek të pakapërcyeshëm midis dy popujve. Për grekët Epiri i Veriut është një rajon i vjetër grek që, për gjenerata të tëra, ka lulëzuar nën drejtimin dhe kulturën greke, por i cili qysh nga koha e Ali Pashës po ç'helenizohet gradualisht nëpërmjet persekutimit, shpërnguljes dhe shtypjes të çdo lloji.

Si të gjitha çështjet e mëdha politike në Ballkan, çështja e Epirit të Veriut në themel ka ndjenja me rrënjë të thella gjë që e bën zgjidhjen e saj për popullin grek më të vështirë se sa ndonjë çështje tjetër.

Nga ana tjetër për shqiptarët, Epiri i Veriut përbën pjesën jugore të vendit të tyre dhe bashkimi i tij me Greqinë do të shikohej prej tyre si një pushtim.


***


Duke pasur parasysh këto konsiderata të përgjithshme, është në përgjithësi e lehtë të parashikohet çdo të ndodhë kur tensioni diplomatik aktual do të bjerë dhe Shqipëria të kthehet në formën e saj të vjetër politike dhe nacionale.

Në mënyrë të ngadaltë ose shpejt, marrëdhëniet e saj me Greqinë dhe Jugosllavinë do të mbesin armiqësore. Duke mos pasur bazat e domosdoshme ekonomike dhe politike për stabilizimin e një jete politike të pavarur, Shqipëria është e detyruar të kthehet përsëri nga një fuqi e huaj e gatshme të paguajë për pavarësinë shqiptare, në këmbim të fitimeve që do të nxjerrë.

Tensioni aktual në Ballkan nuk do të ulej dhe do të vazhdonte të ekzistonte një burim grindje dhe rreziku.Atëherë çfarë mbetet të bëhet në mënyrë që problemi shqiptar mund të zgjidhej në rrugë të tillë që t'i shërbente paqes ndërkombëtare dhe qetësisë në Ballkan?

Zgjidhja e parë, e cila është diskutuar shpesh në të kaluarën dhe që ka përbërë subjektin e akteve ndërkombëtare midis Greqisë dhe Serbisë në vitin 1913 dhe midis Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë më 1919, konsistonte në copëtimin e këtij vendi dhe ndarjen e tij midis Greqisë dhe Serbisë, ose midis Greqisë, Jugosllavisë dhe Italisë.

Në atë kohë kjo zgjidhje dukej të ishte më e natyrshmja dhe mënyra radikale për likuidimin e një burimi turbullire. Në atë kohë shteti shqiptar nuk ishte njohur akoma nga opinioni publik si një entitet i aftë për ekzistencë dhe çdo njeri e quante normale që ai vend të shkatërrohej për shkak të konflikteve të brendshme dhe të mungesës ekonomike.

Sot, pas një gjenerate jetë politike të pavarur (ndonëse vetëm nga pikëpamja nominale e tillë) një zgjidhje e tillë e çështjes shqiptare do të binte padyshim ndesh me ndjenjat e publikut ndërkombëtar dhe do të konsiderohej si një akt agresioni nga ana e Greqisë dhe Jugosllavisë.

Në mënyrë të veçantë për sa i takon Greqisë aneksimi i të gjithë territorit në jug të lumit Shkumbin, i banuar nga një popullsi e madhe heterogjene që njihet mirë për shpirtin e saj të mosnënshtrimit, do të komplikonte akoma më tepër problemet e saj dhe sigurisht nuk do të çonte në stabilizimin e situatës.

Zgjidhja e dytë që të vjen në mend është administrimi i vendit nën një tutelë të një organizate ndërkombëtare ose nga një fuqi e painteresuar. Kjo zgjidhje, ndonëse teorikisht e mundur, me kusht që një numër prej këtyre fuqive të mëdha të ishin të gatshme që, për një periudhë të gjatë vitesh, të furnizonin për mbulimin e deficiteve të një ekonomie tipike të falimentuar dhe të merrnin përsipër përgjegjësitë politike për drejtimin e pavarësisë së Shqipërisë, do të ndeshej me vështirësi për ndjekjen e një politike të përbashkët nga një organizëm kolektiv.

Kjo zgjidhje nuk do të përbënte gjithashtu një përgjigje për çështjen bazë të marrëdhënieve midis Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Greqisë e Jugosllavisë nga ana tjetër, një problem ky që në analizë të fundit është jetik sa për vetë këto vende aq edhe për Shqipërinë.

Së fundi, kjo zgjidhje do të sanksiononte definitivisht pak a shumë një shtet tjetër të vogël në organizmin ekonomik dhe politik të ngatërruar të Evropës dhe duke vendosur kufij të tjerë ekonomikë, administrativë dhe kulturorë në një zonë evropiane ku "ballkanizimi" ka shkuar tashmë shumë larg.
 
Titulli: 1949: Greqia i kërkon SHBA-së Shqipërinë

çmenduri qysh nga titulli qe lexohet ncncnc kto grekt jan per ti q.. (_I_) legenat paskan pas ftyr me i kerku leje SHBA pse nuk erdhen ti kishim çu çik nez penthymat!
 
Titulli: 1949: Greqia i kërkon SHBA-së Shqipërinë

Viti 1949 nuk eshte i vetmi qe kerkesa te tilla jane bere. Lobi Grek ne SHBA vazhdon te kerkoje fuqishem pjesen jugore te Shqiperise edhe ne ditet tona.

Shqiperia dhe Shqipetaret do te jene gjithnje ne rrezik te pakapercyeshem nese nuk jane te bashkuar dhe te marrin ne dorezim te ardhmen e tyre. Edhe sot ne shqiperi kemi politikane qe per interesa vetjake ja nxijne jeten kombit dhe interesave mbarshqiptare duke e lene vendin ne meshire te fatit. Pastaj duhet qe te huajt si ambasadori amerikan te dale me nje deklarate per te thene fjalen e fundit. Ai na eshte bere si president i vendit i shoqeruar me ambasadorin Italian.
 
Titulli: 1949: Greqia i kërkon SHBA-së Shqipërinë

me aqe sa di une me 1949 u bene disa provokime nga zona e bilishtit ku vendi ishte ne gadishmeri lufte ,pastaj sa ka incidenti tjeter nga vitet 90 qe solli ushtrin ne kakavije greku por turku e beri te terhiqej(mec kame degjuare se nuk e di a ka ndonje dicka konkrete)
pastaj s'kan se perse merziten greket se jua japim vete ne ca e nga ca
 
Titulli: 1949: Greqia i kërkon SHBA-së Shqipërinë

Mire thua ti vitk se ate gje po bejne qeveritaret tone....prit kur ta marrin nje pjese te jugut nuk do jete e larget
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top