A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

E diskutuar shumë por edhe shumë fyese për meshkujt.Edukata nuk ka gjini,nuk ka krahinë dhe as emër.Nëse meshkujt janë të paedukatë duhet të ndalojmë dhe të themi që janë të paedukatë për një arsye të thjeshtë,të tillë edukatë ka edhe familja e tij.Në edukimin e një individi, rolin parësor e ka familja,më tepër nëna.Dikush që ka një nënë të paedukatë,bëhet edhe i paedukatë.Pra del që barrën e edukimit e ka femra më së shumti.Sa të edukuara janë femrat që kanë fëmijë të paedukuar?Sa e edukuar është shoqëria jonë në përgjithësi? Nëse dimë këto mund edhe të themi që në proporcion me edukatën e shoqërisë të përgjithshme është edhe edukata e meshkujve.
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Nuk e dija qe edukata varet nga materializmi perkundrazi ,gjithsesi ne shkrimin tend ke pershkruar kohen e komunizmit, pikerisht kur ne k'te kohe sipas jush konsideroheshim te varfer dhe te pa emancipuar , edukata ishte parimi kryesor nder njerez :)

Ps.... Do theksoja qe edhe modestia ka lezetin e saj, por vetem ne vendin dhe kohen e caktuar jo gjithmone pasi merr 1 kuptim tjeter arrogant!!!! :)

Zana mos ngaterro edukaten me kulturen sepse ndonese ndervaret nga kultura duhet dalluar prej saj. Edukata lidhet me kodet e sjelljes, normat morale te shoqerise dhe standardet individuale qe zgjedh secili nga ne ne komunikim me te tjeret. Edukata meret ne familje, zhvillohet ne shkolle, dhe modifikohet ne kontekste shoqerore. Ne kohe te komunizmit (ndonese nuk bej mire qe e permend kaq shpesh sepse une nuk e kam jetuar ate kohe) kishte miresjellje, por me zhvillimin e gjendjes politiko-financiare dhe shoqerore ne Shqiperi doli mesazhi qe me miresjellje nuk arrin gje...keshtu pra sebashku me komunizmin hodhen poshte edhe miresjelljen. A pret ti te gjesh edukate ne xhungel? Ne shoqerine tone (po perfshij edhe veten time ketu) ka doza te forta harbutlleku e mosrespekti te rregullave te miresjelljes.

Tani te shtjelloj pak me teper ate kuptimin materializmit sepse e paske kap mbrapsht mesa shoh. Me gjithe keto ndryshime demografike edhe tejzgjatje ne tranzicione tek ne, shoqeria ka mbetur rurale (mos te ofendohet askush ketu, se jam vete vajze fshati :)). Historikisht fshati ka patur nivel me te ulet arsimi sesa qyteti por kane ruajtur zakonet e traditat. Besoj deri ketu je dakort? Sic mund te shohim nga shtete te zhvilluara te botes, industrializimi shoqeruar me shkollimin kane kultivuar rregull, disipline, respekt ndaj tjetrit edhe kulture ne komunikim. Ne te tilla vende mbizoteron heshtja edhe njerezit jane te ftohte. Nuk pershendesin miremengjes, kur ulen prane ne tren apo autobuz lexojne apo krijojne nje forme "pune" per veten apo thjeshte mbyllin syte sepse nuk kane deshire te komunikojne me personin ngjit. Ndersa ne (kuptohet qe po flas ne vija te pergjithshme) jemi te zhurmshem, gjaknxehte e duam gjithmone te sfidojme ligjin e rregullat. Ne vend qe te largohemi nga zenkat e perleshjet i kerkojme me ngulm. Ndoshta kjo e fundit eshte atribut i mentalitetit ballkanik.

Pra, gjerat jane te lidhura zinxhir...zhvillimi i nje shteti...mundesite per popullin...te ardhurat...edukata...kultura.

ps..faleminderit per keshillen, do e kem parasysh ;)
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

aman se na bate me psikoza... Me thane te drejten per mua , meshkuj me edukate jane ata qe nuk ofendojne nje femer ne asnje lloj rasti kjo eshte edukate per mua. Mjafton edhe coban delesh tek po ha nje cope buke e mollatare e gjysma i del nga goja tek flet me mua ...por eshte mashkull i thjeshte e nuk ofendon ...Kjo eshte Edukata per mua. :D
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

E diskutuar shumë por edhe shumë fyese për meshkujt.Edukata nuk ka gjini,nuk ka krahinë dhe as emër.Nëse meshkujt janë të paedukatë duhet të ndalojmë dhe të themi që janë të paedukatë për një arsye të thjeshtë,të tillë edukatë ka edhe familja e tij.Në edukimin e një individi, rolin parësor e ka familja,më tepër nëna.Dikush që ka një nënë të paedukatë,bëhet edhe i paedukatë.Pra del që barrën e edukimit e ka femra më së shumti.Sa të edukuara janë femrat që kanë fëmijë të paedukuar?Sa e edukuar është shoqëria jonë në përgjithësi? Nëse dimë këto mund edhe të themi që në proporcion me edukatën e shoqërisë të përgjithshme është edhe edukata e meshkujve.
Ke te drejte po kjo hapsja e temes gjithmon kshu i ngateron temat flet per meshkujt shqiptar pershkruan kombin gjera pa lidhje
...
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Zana mos ngaterro edukaten me kulturen sepse ndonese ndervaret nga kultura duhet dalluar prej saj.)
#


Per mua edukate do te thote kulture, apo e kunderta :)

Ti mbase i shikoke si kendveshtrime te ndryshme, per tu cuditur :D
dhe tani jam pak e qarte se nga i vleresoke njerezit ne k'te kendveshtrim.... :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

#


Per mua edukate do te thote kulture, apo e kunderta :)

Ti mbase i shikoke si kendveshtrime te ndryshme, per tu cuditur :D
dhe tani jam pak e qarte se nga i vleresoke njerezit ne k'te kendveshtrim.... :)
Ideja ketu ishte te vazhdonim nje diskutim te mirefillte lidhur me temen (jo titullin e saj) dhe se si mund te permiresohet dhe jo per te bere vleresime njerezish. Por nejse...ku eshte Kitrra e Iron_Leon kur duhen thuaj!
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Ideja ketu ishte te vazhdonim nje diskutim te mirefillte lidhur me temen (jo titullin e saj) dhe se si mund te permiresohet dhe jo per te bere vleresime njerezish. Por nejse...ku eshte Kitrra e Iron_Leon kur duhen thuaj!

Korigjimi im s'kishte qellim ofendimi aspak :) ( nqs se e more per te tille :) ) dhe i qendroj akoma asaj qe thashe .....qe te jesh i/e varfer s'do te thote qe s'ke edukate apo e kunderta!!!!

Tani nqs do te thuash qe edukata fitohet pa marre parasysh materializmin, dhe Kultura ne 1 menyre apo tjeter imponohet per 1 pjese .... atehere jam dakort :)
Por prape se prape ne raste te tilla kur Kultura te imponohet per arsye te ndryshme, kjo s'do te thote qe je i/e edukuar jashte k'tij imponimi....
Kurse 1 i/e edukuar s'ka nevoje te imponohet, ajo fitohet :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Edhe une kujtoja qe edukata eshte kulture bujqesore :)
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Une mendoja te kunderten hahhahah a jan femrat ne nje nivel kulture sa duhet te jene kuptohet flas per femrat shqiptare se sdua te flas per te huajat
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Tani ka kohe qe forumin tone e ka ngerthyer nje lloj revulucioni ****ual dhe tere debatet sillen dhe behen me nje rresht. Kur ka nje rresht edhe munde te lindin keqkuptime.

Sa i perket debatit ketej mbi edukaten dhe kulturen kam pershtypjen se po i ngaterrojme gjerat, ndoshta edhe nga mosdija.

Une mendoje se edukata, kultura dhe civilizimi jane gjera qe jane te ndryshme nga njera tjetra.

Edukate - dicka e dukur, personale dhe momentale.

Kulture - dicka e kultivuar, fenomen qe i pergjigjet shoqerise dhe dicka qe pritet fryt, fryme shpirterore e shoqerise.

Civililizim - kombinim mes kultures dhe parase apo dicka qe shtrin ndikim ne nje rreth me te madhe se kultura dhe qe ka ndikim ne disa shoqeri.


Them te drejten se ne keto dy te fundit, por nuk se eshte edhe me pak ndikim ne te paren, nje rol te rendesishem luan edhe paraja.

E zgjerova pak por do kycem perseri per ti arsyetuar ato qe kam thene.

Ama me kusht qe te bejme debat se me ka marre malli te mesoje ndonje gje te re.
 
Pe: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

S'kanë faj njerëzit që fjalët kanë nga më shumë kuptime
e kur e flasin, kujtojnë që përfshin gjithëçka.

1. Edukatë - mirësjellje;
2. Edukatë - arsim (i arsimuar)

Nëse hapësi i temës ka menduar në mirësjelljen e njëzve,
atëherë duhet të merret e para, përndryshe e dyta.

Edukatë, njeri e i arsimuar, i shkolluar, i formuar, me nje fjalë
që ka nxënë dije gjatë trajinimit (shkollimit).

Edukata - mirësjellje, kulturë e bazuar në norma (vlera) morale.

Ka njërëz të arsimuar, që nuk kanë sjellje të mirë, por edhe njërëz
të sjellshëm por të paarsimuar (paedukuar).
Pra, sjellja e mirë nuk varet gjithmonë nga shkalla e arsimimit,
kemi të atillë që mos ta prefshin rrugën...
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

A ben ta shtjellosh me tej kete mendim...me disa shembuj?


Burim per te treguar nje njeri edukate nuk eshte vlera pasurore e nje njeriu qe posedon ai . ''Vlera pasurore ose paraja mund te sherbej si burim , vetem ne pazar per te bler domate e patate !''
Burim i edukates se nje njeriu eshte Prindi - Shkolla - Feja . Edukata nuk eshte e kufizuar vetem te te pasurit , dhe per mua te mendojsh ne kete menyre eshte mendim jo i sakte , sic e thash ne fillim baze i edukates jane ato elemente : Prindi , Shkolla , Feja ,,, po mund te kete edhe elemente tjera ......

Shembull konkret e nderuar per te treguar me mire po theme keshtu : Po ta kishte marr paraja formen e Priderit dhe Mesuesve , athere edhe une do te thosha se te pasurit jane me me edukate . Po ja qe paraja eshte vetem nje leter , dhe asnje forme nuk eshte e mundur te marr ne vete !
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Mvaret prej individ.disa edhe kan edukat disa jan te lar nga truri
 
Une personalisht e shikoj tek menyra si shprehet ne impaktin e pare. Nje mashkull qe si njeh fjalet baze te mirsjelljes it’s a turn off :p
 
Pe: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Meshkujt shqiptare jane perversa, as qe behet llaf t'kene edukate...duke fillu nga komentet qe te bejne neper rruge edhe nga veprimet te tipit te te ndjekin nga mrapa si debila.
E paskam dhene mendimin tim ne 2012 kur kam shkel per here te fundit ne Shqiperi ? Po jane edukuar kto vitet e fundit, s’di gje.
Me gjate s’flas dot sepse s’kam pasur te bej me ta.
 
Eduakata nuk eshte nacionalitet . Si nga cdo nacionalitet tjeter ne bote edhe tek ne shqiptaret kemi njerez te kategorive te ndryshme rrethe edukates dhe manifestimit te saj .
Une per vete gjithe investimin ne jete mundohena ta persos sa me shume edukaten . Dhe shpeshe here ndjena mire kur marr komplimente ne kete drejtim .
Te edukuarit me moralin me te larte jane krijesat me me vlere ne shoqeri .
 
nuk jam fare dakort ,varet ke te ka perballur ty jeta por nuk do te thot qe te na futesh te gjithave ne nje thes
Do jet prekur ne seder
Mbase njona i ka fishkellu dhe duke ju afruar, me gojen qe akoma i vjen ere, i ka than : te hongshna tulet

Se perndryshe ska shpjegim tjeter
 
Skane pasur najher, qe tken sot:p
 
Te thuash a kane meshkujt shqiptare sot edukate, eshte sikur ajo barcoleta , thenjen te gjithe meshkujt jane njesoj, e ka zbulu nje femer kineze, burri i se ciles i ka humbur ne shopping.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top