A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

TrueLovE

You Have My Heart
Nuk ka mundesi sesi te kemi ne kete shtet plotesisht te pa edukuar duke filluar nga lart poshte
 
Last edited by a moderator:
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

eshte pyetje "?" apo konstatim "!" sa i perket titullit, pastaj per permbajtjen: mund ta shtjellosh pakez qe te jemi me te qarte sa i perket zhvillimit te diskutimit me vone?

p.s. kompletamente= plotesisht:D
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Fatkeqsisht mashkulli shqiptar ne raport me sjelljen e tij perkundrejt femrave le shume per te deshiruar, dhe kjo eshte nje e vertete e hidhur.
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

sigurisht qe kan meshkujt shqiptar edukat,kultur,nivel ,etj etj.
Ne qofte se i referohemi shoqeris Shqiptare ne % atehere ketu shoqeria shqiptare bjen ne te zez,pasi pjesa mbizoteruese nuk ploteson normat elementare te sjelljes sociale si individ i pergjegjshem ne shoqeri.
shumica nuk i njohin se nuk kan informacionin e duhur ,se si bashkjetohet ne nje komunitet social,cka e ben te pamundur nivelin normal te sjelljes njerzor te atij komuniteti.
(ketu hyne shum faktor pastaj,,qe nga shteti,ligjet.informim,bokuptimi,dija,,etj etj..)
Nejse gjithesesi Shqiptari duhet te mesoj te kretikoj veten dhe gabimet,por jo secili nga ne te hedhim mbi tryezen ton mbeturina dhe te ik epr vete duke fajsuar te tjeret,qe ketu fillon ndryshimi,pra duhet te ndjejm pergjegjsin per te bere dicka pozitive qe ky mentalitet te ndryshoj,patriarkalizmat ne Shqiperi po shkatrrojn familje te tera,po mbushin gazetet shqiptare me kronika te zeza,ke malle te shfletosh informacinon e shtypit Shqiptar,,se vdekje,vrasje,,krime te renda ne familje,C'ka eshte prov e nje shoqerie tranzite dhe ne zierje totale.

 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

nuk jan te tan njisoj....ka nga ato meshkuj qe kan ku;lture ....kan njerezim
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Ne menyre absolute nuk mund te themi qe ka apo nuk ka, si cdo shoqeri apo komunitet ka nga ato lloj element negative qe prishin imazhin e shoqerise.
Nese me fjalen ''edukat'' kuptohet--sjellja e gabuar e personave ne shoqeri dhe familje,mos respektim apo dhe munges kulture ,mund te them se 80% e meshkujve shqiptar nuk kane edukaten e duhur.
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

T'paska hidheruar sigurisht ndonje shqiptar :p
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

une do te thoja se perqindje e madhe kan kulture edukat, ne cdo vend te botes ka nga ato me nji drras mangut,por Shqiperia mban rekord me ato qe ju eshte shemb catia fare :D
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

E pse spaskemi edukat ne ne sjemi aljena qe mos te kemi edukat.........
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Ata te cilet posedojn edukate shihen ne veprat e tyre . Por , ne pergjethesi per Shqiptaret s'mund te flasim , se eshte shume veshtire per te vlersuar . Po ,per shembulle ne kete forum , shihen ne shkrimet e tyre se kush posedon edukate dhe e kunderta .
Edukata nuk ka asgje te perbashket me emrin , krahinen , token , ngjyren , shkollimIN .
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

sigurisht qe kan meshkujt shqiptar edukat,kultur,nivel ,etj etj.
Ne qofte se i referohemi shoqeris Shqiptare ne % atehere ketu shoqeria shqiptare bjen ne te zez,pasi pjesa mbizoteruese nuk ploteson normat elementare te sjelljes sociale si individ i pergjegjshem ne shoqeri.
shumica nuk i njohin se nuk kan informacionin e duhur ,se si bashkjetohet ne nje komunitet social,cka e ben te pamundur nivelin normal te sjelljes njerzor te atij komuniteti.
(ketu hyne shum faktor pastaj,,qe nga shteti,ligjet.informim,bokuptimi,dija,,etj etj..)
Nejse gjithesesi Shqiptari duhet te mesoj te kretikoj veten dhe gabimet,por jo secili nga ne te hedhim mbi tryezen ton mbeturina dhe te ik epr vete duke fajsuar te tjeret,qe ketu fillon ndryshimi,pra duhet te ndjejm pergjegjsin per te bere dicka pozitive qe ky mentalitet te ndryshoj,patriarkalizmat ne Shqiperi po shkatrrojn familje te tera,po mbushin gazetet shqiptare me kronika te zeza,ke malle te shfletosh informacinon e shtypit Shqiptar,,se vdekje,vrasje,,krime te renda ne familje,C'ka eshte prov e nje shoqerie tranzite dhe ne zierje totale.

Sa bukur ke folur ne pjesen e fundit!

Per edukaten, sdua te tregohem e padrejte e te them "meshkujt shqiptar" ( edhe pse tema i referohet atyre), por kjo nuk dmthn qe femrat jane te perjashtuara nga ky "thes".
Do filloja me nje shembull te diteve te fundit, kur vete ne kinema ose ne vende te tjera ku duhet te ruash qetesine per te respektuar ate qe po jep spektakol para teje, ose thjesht ate qe eshte ulur afer teje dhe do te shijoj spektakolin ne qetesi, ti le telefonin me zile, dhe me e bukura, kur bie zilja dhe pergjigjesh... Hmmm, sbesoj qe duhet shume per te menduar, qe kur hyn ne shfaqje telefoni behet silent, nqs ke nje urgjence e duhet te pergjigjesh, ngrihesh dhe flet perjashta.

Ose rasti tjeter, me plehrat e hedhura gjithandej. Ata qe pine cigare, e hedhin bishtalecat ne reren e plazhit. Kaq veshtire eshte ti mbledhin? Neser do vene ne te njejten plazh, dhe do qahen qe eshte i ndotur, dhe qe sben njeri gje te mbledhi plehrat.

Edukata shikohet ne shume gjera, duke filluar nga xhestet me te vogla ( ketu me kujtohet Kreta qe thoshte per djemt e Tr, me super makina dhe me doren ne hunde...) deri tek sjellja ne situata qe kerkojne edukate.

Duke mare parasysh qe ka nje pjese te mire shqiptaresh qe kane emigruar, mund te kishin mesuar se si te sillen ne vende te ndryshme, mund te respektojne shtetin e tyre kur kthehen ( e jo ta mbysin edhe me shume), mund te bejne shume gjera...por kur se kuptojne qe kane mungesa, ca mund te presesh me!

Ne menyre absolute nuk mund te themi qe ka apo nuk ka, si cdo shoqeri apo komunitet ka nga ato lloj element negative qe prishin imazhin e shoqerise.
Nese me fjalen ''edukat'' kuptohet--sjellja e gabuar e personave ne shoqeri dhe familje,mos respektim apo dhe munges kulture ,mund te them se 80% e meshkujve shqiptar nuk kane edukaten e duhur.
Sa e repte je treguar, thua te jete kaq e madhe %?

une do te thoja se perqindje e madhe kan kulture edukat, ne cdo vend te botes ka nga ato me nji drras mangut,por Shqiperia mban rekord me ato qe ju eshte shemb catia fare :D
Vendi rekordeve ne!
 
Pe: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Meshkujt shqiptare jane perversa, as qe behet llaf t'kene edukate...duke fillu nga komentet qe te bejne neper rruge edhe nga veprimet te tipit te te ndjekin nga mrapa si debila.
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Sot nuk jan se jan paksa me nerva , por dje kan qenedhe neser do te jen .
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

EDUKATE? vetem nese kane pas ndonje te dashur me kete emer LOLLOLLOL
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Sa e repte je treguar, thua te jete kaq e madhe %?

Eshte realiteti i rrepte Zizi jo une, pa ofenduar askend.
Jemi nje komunitet qe nuk e duam edukaten por e shikojme si te detyruar.
Muajt e fundit ka plote raste te vrasjeve ndaj femres shqiptare,te gjitha keto vijne nga mungesa e elementit kryesor qe eshte berthama e nje shoqerie apo familje ''edukata''
Ne nje familje ku nuk ka regulla, edukat ,kulture nuk ka produktivitet te mire, thjesht rriten njerez pa humanizem.
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

po po duhet te kene....
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Varet nga sjellja qe te ben personi tjeter atehere varet edhe sjellja jote.....e dini ate shprehjen:"mos ngaterro personalitetin tim me sjelljen time se sjellja ime varet nga ty kurse personaliteti jam une....."
 
Pe: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Meshkujt shqiptare,varet tek njeriu,karakteri,nuk ndahen meshkujt sipas shtetit,pasi pyll pa derra nuk ka...
 
Titulli: Pe: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Meshkujt shqiptare,varet tek njeriu,karakteri,nuk ndahen meshkujt sipas shtetit,pasi pyll pa derra nuk ka...

GLOOM mos u bej kaq feministe se s'te ka per hije ty :p
po edhe pa derra femra nk jeton dot :p:p:p
 
Pe: Titulli: Pe: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

GLOOM mos u bej kaq feministe se s'te ka per hije ty :p
po edhe pa derra femra nk jeton dot :p:p:p

Ne fakt u shpreha mir,se mund te shprehesha me keq:p Por ajo qe doja te thoja ishte se meshkuj te keqij ka ne gjithe boten,meshkuj pa edukate ka ne cdo vend,nuk mund te marrim e te cilesojme nje kategori meshkujsh e te themi keshtu jane...
Ka meshkuj shqiptare qe rregullat baze te edukates nuk kane,ka meshkuj po ashtu shqiptare qe e bejne femren te ndohet me e vleresuara ne ate vend...Cdo gje varet tek karakteri jo kombi...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Ne fakt u shpreha mir,se mund te shprehesha me keq:p Por ajo qe doja te thoja ishte se meshkuj te keqij ka ne gjithe boten,meshkuj pa edukate ka ne cdo vend,nuk mund te marrim e te cilesojme nje kategori meshkujsh e te themi keshtu jane...
Ka meshkuj shqiptare qe rregullat baze te edukates nuk kane,ka meshkuj po ashtu shqiptare qe e bejne femren te ndohet me e vleresuara ne ate vend...Cdo gje varet tek karakteri jo kombi...

Nuk mund te te them qe nuk ke te drejte :)
Cdo gje ndikon te karakteri i cdo kush , dhe varet se c'fare formimi ka .. si the edhe vet ti "Cdo gje varet tek karakteri jo kombi..."
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Eh jan pak konfuze keto kohet e fundit. Pa pune, pa lek, pa shkolle..ikin ne emigrim te shkretit per te ndihmuar veten e familjet e tyre, e truri zjen, indinjohet, rrebelohet dhe keshtu edukata del nga xhepat :--P


Megjithate nuk e kuptoj mire zhvillimin e temes, dmth pergjigjen tende trulove. Por edukaten e kemi te gjithe thjesht nuk ka fushe apo hapsire per ta praktikuar :) Duke filluar nga shteti, qe del neper lajmet duke ofenduar, sulmuar e agresiv. Edukata eshte arratis nga shtepia e saj me kohe ne shqiperi.
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Normal qe kan.Pse ka djem Europian/Amerikan... qe jan vetem me edukate? S'ka te paedukat?
Djemt Shqiptar se lejn kurre femren te paguaj ne tavoline. (Shembull)
Djemt Shqiptar te ftojn per kafe ne menyr shoqerore. (femra e mer per keq...)
Ne fjalor jan icik te manget... Por s'esht dicka qe s'rregullohet,lerjani kohes.
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Kane edukate ...por jo te mjaftushem (disa meshkuj).
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Ja të jap një përgjigje të saktë për pyetjen tënde. Nuk janë pa edukatë, po janë të vrazhdë dhe kështu duhet. ثshtë e vërtetë që ata nuk janë si burrat e butë perëndimorë.

Arsyeja pse ju duken të vrazhdë është se ata nuk duan të komandohen prej femrave. Meshkuj të edukuar janë ata që u binden grave për çdo gjë dhe lejojnë që komandën ta kenë ato. Grave u pëlqejnë tipat e butë se i mbajnë si lolo, si puna e qenit tënd.
 
Pe: Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Ja të jap një përgjigje të saktë për pyetjen tënde. Nuk janë pa edukatë, po janë të vrazhdë dhe kështu duhet. ثshtë e vërtetë që ata nuk janë si burrat e butë perëndimorë.

Arsyeja pse ju duken të vrazhdë është se ata nuk duan të komandohen prej femrave. Meshkuj të edukuar janë ata që u binden grave për çdo gjë dhe lejojnë që komandën ta kenë ato. Grave u pëlqejnë tipat e butë se i mbajnë si lolo, si puna e qenit tënd.

Me duket po ngaterron edukaten me karakterin...Te jesh me edukate sdo te thote te jesh lolo i femres,por te kesh miresjellje,te tipit : Flm,te lutem,jo te tipit ik moj po ca di ti,qepe gojen,mbylle etj etj...Burrat perendimore sjane te bute jo,pasi nese ve re edhe atje ekziston dhuna e sharjet e fyerjet...Meshkujt shqiptare sic e the dhe ti duan te komandojne,por kjo sdo te thote qe ne cdo gje qe thuhet e bejne kane te drejte...Te komandosh do te thote te jesh i afte te marresh situaten ne dore,e te marresh situaten ne dore do zgjuarsi,i bie qe shqiptaret jane shume te zgjuar e femrat Bukuroshe,kurse ne perendim femrat e zgjuara e meshkujt lolo...Nje mashkull me karakter ku perfshihet edhe edukata,rregullat e miresjelljes i ka baze te vetes se tij,komanden ne zgjedhje e ne gjera te tjera mund ta kete,por ska pse ngre zerin,ska pse bertet apo ska pse perdor dhune...Respekti krijohet me miresjellje jo me te bertitura...Fundi i fundit pjese e edukates eshte dhe vrazhdesia...
Nese te pergjigjem per veten,sme pelqen nje mashkull qe thote po po ok ok cdo moment,por nje mashkull me karakter,ku mashkulliritetin e tij se tregon me dhune e me ngritje zeri por me finese e me respekt...
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Nuk jan te gjithe njesoj,ka dhe nga ata meshkuj qe din ta respektojne femren.
 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!



Mendoj qe shum pak ka djem shqiptar me edukate.

Mua sa me kan ren ne sy: disa e dijn interesin, poashtu edhe jane te lazdruar shum (pas femrave) te pamoralshem...


Pra e perseriti siq thash me larte: shum pak ka djem shqiptar me edukate.

 
Titulli: A kane edukate meshkujt shqiptar sot !!!

Ja të jap një përgjigje të saktë për pyetjen tënde. Nuk janë pa edukatë, po janë të vrazhdë dhe kështu duhet. ثshtë e vërtetë që ata nuk janë si burrat e butë perëndimorë.

Arsyeja pse ju duken të vrazhdë është se ata nuk duan të komandohen prej femrave. Meshkuj të edukuar janë ata që u binden grave për çdo gjë dhe lejojnë që komandën ta kenë ato. Grave u pëlqejnë tipat e butë se i mbajnë si lolo, si puna e qenit tënd.

Edukata nuk tregohet vetem ne cift, por dhe ne mardhenjet me njerzit e tjere qe te rethojne.
Nuk eshte ndonje gje per te lavdruar, kur shef nje njeri qe i duket vetja qendra tokes dhe te tjeret nje hic, duke qen se ai eshte i huaj ne ate shtet dhe te tjeret-hicat- jane vendasit. Nuk them ti pelqej te gjithe, por as ti veri vize nga fillimi te gjitheve. Njeriu duhet te pershtatet vendit dhe ta respektoj ate vend.
Te flasesh ne menyre arogante, me nje njeri qe nuk e njeh, nuk ben pjes nga edukata.
E raste mund te te jap ne vazhdim.

Miresjellja shihet qe nga momenti qe zbret nga ashensori dhe i thua miremengjes pastrueses ose portjerit, kur i thua faleminderit nje njeriu qe te ofron nje sherbim ( nje bilet, nje kafe, apo nje gje me te madhe), kur ndjek regulla minimale te edukates dhe miresjellje.
Nuk mund te jetosh ne nje kuti, vetem ti me te dashuren tende, ose me familjen tende. Do sdo, do kontaktosh dhe me njerez te tjere.

Edhe s'besoj qe je lolo, nqs i thua partneres tende "mund te me japesh e mua x gje/mund te me vesh per te ngrene, te lutem" se sa ti thuash " o gru, kam uri, shtro tavolinen"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top